“Njohja e Shqipërisë” përmes librave, një udhëtim me autorë

 

“Sepse urat nuk janë bërë më gurë e zall, por me njerëz, me fjalë, me atë që jeton në zemrat e njerëzve dhe në historinë e tyre, në atë që ndërtohet me pasion, kujdes e dashuri”.

Ky ishte thelbi i takimit të parë të “Njohja e Shqipërisë përmes librave”, të iniciuar në Itali nga “Albania News”. I ftuari i parë ishte Livio Muçi, botues, profesor i Botimeve në Universitetin e Leçes dhe ish zyrtar i Einaudi, një punë që i kushtoi 30 vite të jetës së tij dhe themelues i shtëpisë botuese Besa, me qendër në Nardo në provincën e Leçes në Puglia.

“Një shtëpi botuese që lindi me vëmendjen e kushtuar atyre fushave letrare që janë penalizuar gjithmonë nga qarku i madh botues, dhe që është krenar për një flamur të veçantë: letërsinë nga Ballkani, të cilën ai konsideroi një thesar të kulturës së çmuar. Ekspertiza e tij, që vjen nga përvoja, një qëndrim proaktiv që vjen nga dëshira për të pasur sukses dhe pasioni i atyre që besojnë fort në atë që bëjnë”.

Gjatë takimit, që u moderua nga Arbër Agalliu dhe Denata Ndresa u bisedua për punën e madhe botuese të bërë prej tij për të mbrojtur kulturën dhe dinjitetin e një populli të larguar nga tokat e tij në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë. Një punë që nis të mbillet tashmë pas udhëtimit të parë të Muçit në Shqipëri, fundi i viteve ’80, dhe sot ka më shumë se 50 autorë shqiptarë dhe qindra libra nga trojet shqiptare, redaktuar dhe botuar nga Livio Muci Editore.

Por çfarë e bën një njeri të dëshirojë të shpëtojë një trashëgimi kulturore që nuk është e tija? Çfarë e shtyn një njeri të kalojë kufirin me Serbinë për të arritur në Kosovë dhe për të sjellë libra në gjuhën shqipe? Çfarë e shtyn jë njeri, botues, të shkëptet nga pjesa tjetër e vijës së tij botuese kombëtare dhe të zhytet në atë det që bashkon dhe ndan- dhe pastaj e gjen veten në anën e më të dobëtit. Mbase dashuria, sepse librat janë si dashuria. Ato ndryshojnë jetën tonë./ Albania News / KultPlus.com