Tashmë është bërë pothuajse e zakonshme që artistët shqiptarë të deportojnë edhe në tregun ndërkombëtar.
Bëhet e ditur se artistët shqiptarë, G4SHI dhe Njomza Vitia, do të lansojnë një projekt të përbashkët muzikor, për të cilin akoma nuk dihet data e saktë e publikimit, shkruan KultPlus.
G4SHI në një positm në llogarinë e tij personale në Instagram, ka shprehur lavdatat më të mëdha për artisten shqiptare.
‘Kjo është një prej artisteve më të mira të kohës tonë… ju ende nuk e dini’, thuhet në postimin e tij.
Ndërkaq, G4SHI është në përgatitje të albumit të tij të ri, i cili pritet të lansohet në gusht të ketij viti. / KultPlus.com
Këngëtarja Vesa Luma e cila prej vitesh jeton në Zelandën e Re, mbrëmë në po këtë vend është takuar me një tjetër artiste shqiptare të njohur botërisht, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për këngëtaren Njomza Vitia e cila karrierën e
saj po e zhvillon në Amerikë, por një koncert që ajo mbajti mbrëmë në Zelandë të
Re bëri që të dy shqiptaret të takohen dhe me këtë rast të konfirmojnë një lajm
të ri.
Vesa, përmes një statusi në Instagram ka bërë të ditur që
ato janë bërë bashkë për të sjellë një projekt, teksa edhe ka shpërndarë një
fotografi të përbashkët.
“Çfarë nate, Njomza
ju jeni e mahnitshme. Çfarë zëri, çfarë performance, shumë krenare me juve.
Mezi po pres për këngën tonë, ky është lajmi”, ka shkruar krahas këtij imazhi
Vesa.
Një bashkëpunim që po pritet me padurim është edhe ai në mes
të Bebe Rraxhës dhe Mc Kreshës.
Kujtojmë që Njomza këtë erdhi në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”. / KultPlus.com
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te festivali më i madh i muzikës “Sunny Hill”, i cili do të mbahet këtë fundjavë.
Në mesin e shumë yjeve pritet të performojë edhe këngëtarja Njomza Vitia, e cila vjen pas shtatë viteve në Prishtinë.
Me këtë rast, ajo ka përgatitur një surprizë për fansat e saj, teksa tregon se në këtë festival do të interpretojë një këngë të papublikuar deri më tani.
“Do performojë një këngë të papublikuar në Sunny Hill”, ka shkruar Njomza, në postimin e ndarë në InstaStory.
Përveç Njomzës, në festival do performojnë edhe Calvin Harris, Miley Cyrus, Ilira Gashi e shumë artistë tjerë të mëdhenj. /Telegrafi/
Nuk janë të paktë tashmë shqiptarët që kanë arritur të kenë sukses jashtë vendit, veçanërisht ata të kategorive sport dhe muzikë.
Në këtë të fundit, është tashmë edhe një artiste e re shqiptare, e cila po synon tregun amerikan të muzikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila së fundmi ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.
Se është në hapa të sigurt drejt famës, këtë e tregon edhe faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, e cila i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.
“Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.
Regjisor o klipit është Chad Tennies, i njohur për punën e tij në video muzikore “Bad & Boujee” të grupit të famshëm të hip hop-it, Migos.
Njomza Vitia përndryshe është e lindur më 22 prill të vitit 1994. Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese.
Njomza rrjedh nga një familje nga Prishtina, prindërit e saj kanë emigruar së pari në Gjermani, vendi edhe në të cilin Njomza u lind, teksa më pas familja e saj u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.
Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.
Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.
Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller, apo i njohur më shumë si ish-i dashuri i Ariana Grandes.
Një punë kaq e madhe e bën të qartë synimin që artistja e re shqiptare ia ka vënë vetes, drejt një tregu aq të madh siç është ai ndërkombëtar. /KultPlus.com