Filmi “The Menu”, pretendohet të jetë shkaku i mbylljes së restorantit “Noma” me pronar shqiptar

Njerëzit po ia vënë “fajin” filmit të Ralph Fiennes, “The Menu” për mbylljen e Noma-s, që është cilësuar si një nga restorantët më të mirë në botë.

Skenari i komedisë përqendrohet te çifti Margo (Anya Taylor-Joy) dhe Tyler (Nicholas Hoult) të cilët udhëtojnë në një ishull të madh për të ngrënë në një restorant të njohur që menaxhohet nga kuzhinieri Slowik (Ralph Fiennes).

Me regji të Mark Mylod, filmi vjen si një qasje e mprehtë jo vetëm për qesharakun e kulturës së ushqimit dhe pijeve, por edhe për politikën klasore dhe elitizmin që shpesh vjen me të.

Pasi filmi u shfaq në Disney+ në fillim të këtij muaji, restoranti me tre yje “Noma” njoftoi se do të mbyllte dyert, dhe shumë përdorues në mediat sociale janë shprehur tashmë se ndoshta nuk bëhet fjalë për një rastësi.

Noma, i drejtuar nga René Redzepi, është një restorant në Kopenhagë, Danimarkë , i cili njihet si një novator i kuzhinës së re nordike.

Që nga hapja e dyerve të tij në 2003, ai është cilësuar si restoranti më i mirë në botë.

Një përdorues shkroi në Twitter: Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time që The Menu, ishte një gozhdë në arkivol për Noma-n.

Një tjetër shkroi: “Pashë The Menu dje dhe sot mora vesh që Noma po mbyllet…vështirë të mos i lidh këto të dyja në mendjen time.

Pronari i Noma-s, René Redzepi ose (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut ndërsa e ëma daneze. / KultPlus.com

“Noma”, restoranti më i mirë në botë u thotë “lamtumirë” klientëve

Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma, do të mbyllet.

Noma, i cili gjendet në Kopenhagen, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vite u votua si restoranti më i mirë në botë. Por shefi i tij, Rene Rexhepi thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, Noma do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme.

Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin. “Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vitesh të mund të rikthehet përsëri.

Rene Rexhepi është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë i famshëm për menytë e tij stinore të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut. /atsh / KultPlus.com

‘Noma’ e Rene Rexhepit sërish shpallet ‘Restoranti më i Mirë në Botë’

“Noma” në pronësi të shqiptarit Rene Rexhepi është shpallur sërish “Restoranti më i Mirë në Botë”.

Njoftimin në Twitter e ka bërë vet restoranti duke konfirmuar këtë çmim.

“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Çmimi i restorantit më të mirë në botë për vit është i pesti më radhë.

Ditë më parë, ky restorant kishte marr 3 yje Michelin.

Rene Rexhepi është shqiptar nga Xhepçishti i Tetovës, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka./KultPlus.com