Shteti i Kosovës ka shënuar suksese dhe ka shkruar histori me shkronja të arta përgjatë viteve të fundit në sportin e xhudos, shkruan KultPlus.
Këtë vit, në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Tokio, Kosova arriti që të marrë dy medalje të tjera olimpike.
Të udhëhequra nga trajneri më i suksesshëm në histori të Kosovës, Driton Kuka, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ngritën flamurin e Kosovës në piedestalin më të lartë, duke triumfuar me medalje të artë në këto lojëra olimpike.
Suksesi i tyre i madh ka ndikuar që emri i Kosovës të përmendet në të gjithë botën dhe të marr njohje e ndoshat edhe “xhelozi” prej shumë vendeve.
Vajzat e Arta të Kosovës u pritën me ceremoni shtetërore me të arritur nga Lojërat Olimpike dhe patën një fjalim përpara qytetarëve në sheshet e Prishtinës.
Në anën tjetër, Toni është shpallur trajneri më i mirë në sportin e xhudos për vitin 2021, derisa edhe Krasniqi u shpallë xhudistja femër më e mirë për këtë vit që po lëmë pas.
KultPlus gjatë ditës së sotme do të bëjë publikimin e intervistave ekskluzive me vajzat e arta Distria Krasniqi dhe Nora Gjakovën. /KultPlus.com
Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po e përmbyllin këtë vit me një tjetër sukses.
Në përditësimin e ranglistës së garuesve për vitin 2021 nga federata botërore e xhudos, Distria Krasniqi është rënditur e para në kategorinë nën 48 kilogramë kurse Nora Gjakova rënditet e para në kategorinë nën 57 kilogramë, përcjell KultPlus.
“Kosova dominon prapë botën,pas përditësimit të Ranglistes Botërore dy Kampionet tona Olimpike janë në vendin e parë!”- thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë./KultPlus.com
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur trajnerin nga Kosova, Driton Kuka, si trajnerin më të mirë për vitin 2021 në xhudo, shkruan KultPlus.
Përmes një ceremonie të zhvilluar online, IFJ, ka bërë të ditur se Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021.
Ceremonia virtuale e çmimeve gjatë ditës së sotme ka bërë nderimin e xhudistëve, organizatave dhe individëve më të mirë në botë që kontribuan në një vit tjetër historikë për xhudon.
Trajneri Kuka udhëhoqi shtetin e Kosovës në dy medalje të arta në Lojërat Olimpike që u zhvilluan këtë vit në Tokio.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën që të fitojnë vendin e parë dhe kësisoj të sjellin dy medalje të tjera në Kosovë, pas xhudistes tjetër nga Kosova, Majlinda Kelmendit që shkroi historinë e para. /KultPlus.com
Federata Evropiane e Xhudos (EJU) në një mbrëmje të mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë ka shpërblyer sportistët më të mirë për këtë vit, shkruan KultPlus.
EJU ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.
Me dekoratë u shperblye edhe Federata e xhudos e Kosovës për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike.
Nora dhe Distria fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 që u zhvilluan në verën e këtij viti. /KultPlus.com
Ambasada e Kosovës në Tokio së bashku me bashkinë Minato kanë organizuar një foto-ekspozitë për Kosovën në Tokio, shkruan KultPlus.
Pasur parasysh se ky vit ishte vit i Lojërave Olimpike Verore Tokio2020, edhe karakteri i kësaj ekspozite është në këtë frymë – “Kosova, Sporti dhe Arritjet e Yjeve tona”.
Në ceremoninë hapëse të kësaj ekspozite fotografike, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti në fjalën e tij tha se përmes kësaj foto-ekspozite, ku janë të ekspozuara 60 fotografi Kosova synon të sjell një pjesë të Kosovës dhe historinë e sportit kosovar në Tokio, për qytetarët japonezë.
“Në fotografitë të cilat do të ekspozohen, vizitorët do munden të shohin Kosovën që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së më 17 shkurt 2008, pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Roio2016, dhe medaljen e parë të artë të fituar në xhudo. Gjithsesi, këtu është përfshirë edhe suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës në Lojërat Olimpike Verore Tokio2020, ku përsëri xhudistët tanë na bën krenarë me dy medalje të arta në xhudo. Në të njëjtën kohë, një hapësirë e veçantë e kësaj ekspozite i kushtohet peizazhit të bukur të Kosovës” ka thënë Mehmeti.
Ambasada e Kosovës në Japoni dhe Ngarkuari me Punë z. Arbër Mehmeti falënderojnë fotografin e njohur Kosovar Blerim Uka, fotot e të cilit po i shihni këtu dhe do të qëndrojnë në qendrën sportive të bashkisë Minato për dhjetë ditë radhazi. Gjithashtu, Ambasada e Kosovës në Japoni falënderon edhe Komitetin Olimpik të Kosovës për ndarjen e një numri të fotove të cilat gjithashtu janë pjesë e kësaj ekspozite “Kosova, Sporti dhe Arritjet e Yjeve tona”.
Në hapjen zyrtare të ekspozitës, pjesëmarrës ishin edhe niveli drejtues i qytetit Minato, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Japoneze, Ambasadori i Shqipërisë Gjergji Teneqexhiu, Ambasadori i Maltës André Spiteri, përfaqësues të Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit dhe përfaqësues të shoqatave Japoneze-Kosovare në Japoni.
Për arsye të masave të pandemisë, Ambasada e Kosovës ka mundur të ftojë vetëm një numë të kufizuar të mysafirëve për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të kësaj foto-ekspozite. Gjithsesi, ne ftojmë dhe lusim të gjithë ata që duan ti shohin këto foto dhe të mësojnë për Kosovën, të vizitojnë Qendrën Sportive të Bashkisë Minato e cila do jetë e hapur çdo ditë, përfshirë vikendet nga data 2-12 nëntor 2021.
Address: 〒105-0023 Tokyo, Minato City, Shibaura, 1 Chome−16−1 みなとパーク芝浦 3~8 階
Qendra Sportive e Bashkisë Minato, hapur në vitin 2014 është institucion publik dhe qendra kryesore e sportit dhe rekreacionit në bashkinë Minato. Kjo qendër sportive ka përdorim të gjerë dhe të shumëllojshëm në strukturën e saj. Përveç hapësirave për ekspozita dhe galeri, kjo qendër sportive përmban hapësira të atletikës, hapësira për stërvitje, pishina, kënde për fëmijë, për të rijnë dhe për të moshuarit.
Me mbi 860,000 vizitorë çdo vit që vizitojnë qendrën sportive të bashkisë Minato, ky institucion publik është hapësirë ideale që përmes kësaj foto-ekspozite, Kosova të arrijë tek sa më shumë qytetarë japonezë të cilët do të mësojnë dhe informohen më shumë për vendin tonë./ KultPlus.com
Unë, bija jote Kosovë t’i njoh tokat djerrë, t’i njoh shtëpitë e zbrazuna, shpresat shtjerrë, t’i njoh britmat e krimbat që dheun kalb ta kanë, t’i njoh gratë që shpirtin gjallë ta mbajnë; ta di lemerinë e nanave që errësu e ka diellin, dhimtat që rrafshu e kanë bregun, varret ku lulëkuqet çelin ma mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë bija jote. / KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot ka ndarë shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka, pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
“Ndërsa Qendrën Nacionale të Xhudos e cila u përurua ditën e djeshme, me investime të reja ta shndërrojmë në një kompleks sportiv dhe platformë ndërkombëtare, të cilën do ta përdorim edhe për të promovuar shtetin tonë”, thotë Çeku.
KultPlus ju sjell postimin e tij të plotë:
Nder i veçantë që sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të pres vajzat e arta të Kosovës, xhudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. Së bashku më zëvendësministren, Daulina Osmani atyre u ndamë shpërblimet shtetërore për sportistët pas rezultatit kulmor që patën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Është gjithmonë inspirues dhe frytdhënës çdo takimi me ta. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që sportin e xhudos ta shtyjmë përpara, ndërsa Qendrën Nacionale të Xhudos e cila u përurua ditën e djeshme, me investime të reja ta shndërrojmë në një kompleks sportiv dhe platformë ndërkombëtare, të cilën do ta përdorim edhe për të promovuar shtetin tonë. / KultPlus.com
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka përuruar inagurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, përcjell KultPlus.
“Sportistet që i kanë dhënë shpresë, krenari dhe emocion një kombi të tërë, që me sukseset e tyre kanë kaluar çdo parashikim, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, tashmë do të kenë shtëpinë e tyre të xhudos”, ka shkruar Çeku.
KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:
Sportistet që i kanë dhënë shpresë, krenari dhe emocion një kombi të tërë, që me sukseset e tyre kanë kaluar çdo parashikim, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, tashmë do të kenë shtëpinë e tyre të xhudos.
Sot në qytetin e Pejës, në një ambient shumë të veçantë, të rrethuar me malet e bukura të Rugovës, përuruam Qendrën Nacionale të Xhudos.
Jam shumë i lumtur që tash gjenerata të tëra talentësh të rinj në sportin e xhudos, do ta kenë një vend të denjë për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive, të dedikuar pikërisht për ta. / KultPlus.com
Sot është hapur Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ku kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të vendit, shkruan KultPlus.
Presidentja me këtë rast ka nderuar me medalje dy kampionet olimpike, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën me titullin “Nderi i Republikës”.
Ndërsa Distria është dekoruar edhe me medaljen “Medaljen Presidenciale”, pasi që Nora Gjakova më herët është dekoruar me “Medalje Presidenciale”.
Po ashtu është dekoruar edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka me “Medalje Presidenciale”./ KultPlus.com
Sot është hapur Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ku kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të vendit, shkruan KultPlus.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar tri të artave se pikërisht këto vajza ia zbardhën fytyrën një kombi të tërë. “Na keni bërë krenarë, mburremi me sukseset e juaja”, ka thënë mes të tjerash presidentja Osmani.
Kurse kryeministri i Kosovës ka njoftuar me këtë rast se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, Majlinda Kelmendi do të shpallet “Qytetare me vlera të veçanta”.
Pas përurimit të këtij institucioni, tri të artat e Kosovës në xhudo: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë parë së bashku me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti duke e shijuar këtë moment./ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të përfshijë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë dy kampionet olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ky vendim është përshëndetur nga Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës.
Kuka tha se vendimi i Qeverisë Shqiptare është privilegj dhe nderë i veçantë për garueset e tij dhe Federatën e Xhudos së Kosovës. Kuka tregon se mbështetja e shtetit shqiptar është edhe në aspektet tjera.
“Propozimi i kryeministrit shqiptarë dhe vendimi i qeverisë shqiptare që kampionet tona olimpike të përfshihen në Forcat e Armatosura Shqiptare është privilegj dhe nder i veçantë për garueset tona dhe federatën tonë.
Përveç kësaj nuk është hera e parë që institucionet e shtetit amë na kanë mbështetë nderuar e edhe dekoruar sportistët por edhe trajnerin Driton Kuka”, – thotë Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”, transmeton KultPlus.
Më tej tregon edhe për mbështetjen tjetër të rëndësisë së veçantë, që i kanë tejkaluar pengesat që kanë hasur me disa shtete.
“Mbështetja tjetër e rëndësisë së veçantë nga Shqipëria për federatën tonë ka ardhur edhe me pajisjen e sportistëve tanë me shtetësi shqiptare.
Me këtë ne kemi tejkaluar pengesat që kemi hasur në shtete të ndryshme që se njohin pasaportën kosovare.
Andaj si kryetar i federatës së xhudos e vlerësoj lartë vendimin e kryeministrit Edi Rama si dhe gjitha institucionet tjera shqiptare për mbështetjen. Veprimet e tilla eliminojnë barrierat ndërshqiptare e jo retorikat e zbrazëta”, shprehet Kuka. /botasot/ KultPlus.com
Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura, transmeton KultPlus.
“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama. /abcnews/ KultPlus.com
Tri kampionet olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë nderuar nga tifozët në stadiumin Fadil Vokrri para takimin kualifikues për Kupën e Botës 2022 mes verdhekaltërve dhe Greqisë të dielën.
Kosova është duke u përballur me Greqinë në një ndeshje të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në Prishtinë, transmeton KultPlus.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët dardanë i shpalosën një pankartë të madhe me imazhet e tri kampioneve olimpike të Kosovës.
Krasniqi dhe Gjakova iu bashkuan Kelmendit si kampione olimpike, pasi fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 gjatë kësaj vere në Japoni.
Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.
Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik. /gazetaexpress/ KultPlus.com
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur kampionet Olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova si dhe trajnerin Driton Kuka.
Presidenti Meta i ka dekoruar ato me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, pas suksesit të tyre në Tokio të Japonisë.
Ky është njoftimi i Ilir Metës në rrjetet sociale:
Kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre i fantastik, Driton Kuka personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.Me “Medaljet e Arta” të fituara me meritë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, të tre këta sportistë janë sot ambasadorët dhe promovuesit më të shkëlqyer të vlerave dhe kontributeve, që Kosova mund të japë edhe në nivel botëror, përmes sportit. D’Istria, Nora dhe Toni, ashtu si më herët edhe kampionia tjetër Majlinda Kelmendi, një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe për lartësimin e krenarisë dhe të dinjitetit kombëtar, si shembuj të shkëlqyer frymëzimi dhe referimi për brezat e rinj në rrugën drejt suksesit.Me mirënjohje të thellë për këtë kontribut të vyer shumëdimensional, kisha sot privilegjin e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit” tre kryeshqiponjat e sportit shqiptar, kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka, si një inkurajim edhe për të gjithë sportistët e tjerë, të cilët duhet t’i konsiderojnë sukeset e tyre edhe si një mundësi të madhe të promovimit të vlerave të sportit, të kulturës dhe të trashëgimisë sonë kombëtare.Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve dhe gjithsecilit që mendon, punon dhe ndihmon në sukseset dhe promovimin e Kosovës dhe të vlerave të mbarë kombit shqiptar!
Pas suksesit në Lojërat Olimpike, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i dekorojë xhudistet kosovare Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Majlinda Kelmendin.
Njoftimin për KultPlus e ka dhënë, Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Osmani.
“Presidentja Osmani ka vendosur t’u ndajë një dekoratë xhudisteve tona që lartësuan flamurin e Kosovës dhe sportin kosovar”-ka thënë Kupina për KultPlus duke shtuar tutje se do të organizojnë një ceremoni për xhudistet kosovare bashkërisht me Ministrinë e Kulturës .
Kosova në Lojërat Olimpike Tokio 2020 është përfaqësuar nga 11 sportisë dhe 6 norma olimpike.
Në këtë ngjarje, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ia siguruan Kosovës dy medalje të arta, ndërkaq Loriana Kuka mori medaljen e bronztë.
Kosova ka tri medalje të arta në Lojërat Olimpike përfshirë të artën që Majlinda Kelmendi fitoi në “Rio 2016”./KultPlus.com
Komuna e Pejës ka organizuar një pritje madhështore për të artat e Kosovës, Distria Krasniqin e Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka, të cilët kanë shijuar këto momente, shkruan KultPlus.
Kuka ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga kjo pritje, mbrëmje që është shënuar edhe me fishekzjarrë.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e Kukës.
Peja ime …
Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!
Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje.
Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!
Faleminderit për pritje madheshtore Peja ime ./ KultPlus.com
Ekipi olimpik i xhudos tashmë ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”. Dy kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë kanë shkelur në tokën dardane.
Në konferencën për media, kampionia olimpike Nora Gjakova tha se kjo medalje shkon për gjithë popullin e Kosovës.
“Është një sukses i jashtëzakonshëm. I kemi tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Dua ta falënderoj trajnerin Driton Kuka. Falënderoj familjen që gjithmonë na kanë përkrahur, si mu si Akilin. Faleminderit popullit të Kosovës. Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë Gajkova. / KultPlus.com
Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës është nisur nga Tokyo për në Kosovë.
Pas përfaqësimit dinjitoz në Lojërat Olimpike të Tokyos, ekipi i xhudos ateron në Kosovë nesër rreth orës 20:00 dhe me vete do të sjellë dy medalje të arta olimpike.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar edhe agjendën e ekipit të xhudos pas arritjes në Kosovë, të cilën KultPlus e sjell më poshtë
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave
Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë.
Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë:
1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.
2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 21:00.
Agjenda:
Pritja ceremoniale në Aeroport
Itenerari i fluturimit
Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP
Tifo grupi “Dardanët” do të organizojnë mirëseardhjen për ekipin e xhudos që kanë fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios.
Pas këtij suksesi historik për Kosovën, “Dardanët” i kanë ftuar të gjithë që t’iu bashkohen për të bërë një pritje madhështore për xhudistët që pritet të arrijnë të hënën në mëngjes në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosova do të kthehet me dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. / KultPlus.com
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ardhur me një njoftim zyrtar në lidhje me keqpërdorimin e emrit të kampioneve olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi në rrjetet sociale.
Emri i kampioneve olimpike të Kosovës ka filluar të keqpërdoret në rrjetet sociale nga njerëz të papërgjegjshëm.
Kjo ka bërë që KOK-u të vijë me një njoftim duke konfirmuar se asnjëra nga Distria, Nora dhe Majlinda nuk kanë llogari zyrtare.
KOK-u gjithashtu ua ka bërë me dije keqpërdoruesve se të gjithë do të paditen për prishje të imazhit.
Njoftimi i KOK-ut
Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.
Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.
KOK njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona./ KultPlus.com
Me disfatën e djeshme të Loriana Kukës në “Tokio 2020”, është mbyllur aventura e xhudistëve të Kosovës.
Ekipi i xhudos së Kosovës shënoi sukses të jashtëzakonshëm në këtë olimpiadë.
Në krye me trajnerin Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i sollën dy medalje të arta Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës tani ka publikuar renditjen e shteteve me më së shumti medalje në xhudo në këtë olimpiadë.
Kosova e zë vendin e dytë me dy medalje të arta të fituara, kurse Japonia zë vendin e parë me tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Kështu, Kosova lë pas vetes shtetet si Franca, Gjermania, Austria dhe Sllovenia./ KultPlus.com
Driton Kuka, trajneri i xhudistëve kosovarë ka njoftuar se me paraqitjen e Loriana Kuka edhe e kanë përfunduar garën në Lojërat Olimpike, gara që rezultuan shumë të arta, pasi që ekipi nga Kosova po kthehet me dy medalje të arta, përcjellë KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Samurajët Shqiptar …
Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare.
Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!
Dy Medalje të Arta!
Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!
Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!
Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.
Ekipi jemi ne që stërvisim, gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje, aty qëndron forca jonë e madhe!
Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit, por kjo krejt është shpaguar …
2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!
Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore!
Këta jemi ne!
I gëzofshim medaljet të gjithë ne, Shqiptarët kudo që jemi!
Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.
Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari!
Spo flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe!
Falë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, Kosova fitoi dy medalje të arta olimpike në “Tokyo 2020”.
Kur kanë kaluar katër ditë nga fillimi i këtyre Lojërave, Kosova vazhdon të mbetet lart në listën e vendeve me performancën më të mirë në Olimpiadë.
Kosova renditet e 10-ta me dy medalje të arta të fituara gjithsej.
Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta. / KultPlus.com
Kampionia olimpike në “Tokio 2020”, Nora Gjakova vazhdon të bëjë bujë në Japoni.
Ajo triumfoi dje në “Tokio 2020”, duke e fituar medaljen e artë në xhudo, raporton FrontOnline.
Ndërsa në shenjë respekti për vendin nikoqir dhe pritjen madhështorë që i kanë bërë ekipit të xhudos, Nora sot është shfaqur me veshje tradicionale japoneze.
Të kujtojmë se dje kryetari i bashkësisë së Japonisë kishte stolisur gjithë zyrën e tij me flamuj të Kosovës./ KultPlus.com