Kosova po mbron nderin e Evropës në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Japonia ka katër tituj në dy ditët e para, ndërsa planet e japonezëve i kanë prishur vetëm dy xhudistet kosovare.
Pasi të shtunën Distria Krasniqi mori të artën në kategorinë deri 48 kilogramë, këtë sukses të hënën e arriti edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.
EJU, Unioni Evropian i Xhudos, e ka vlerësuar shumë lartë suksesin e Norës.
“Një e arritur mahnitëse për sportisten dhe për vendin e saj. Titulli i dytë olimpik në Tokio”, ka shkruar EJU. / KultPlus.com
Agjencia e lajmeve në Amerikë, Associated Press ka shkruar një artikull për triumfin e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike.
“Nora Gjakova fiton të artën në ditën e zisë për Kosovën” – është titulli që i ka vendosur artikullit kjo agjenci e lajmeve.
Shkrimi i plotë:
Nora Gjakova solli pak grimca lumturie për Kosovën duke e fituar medaljen e artë të dytë në Lojërat Olimpike të Tokyos të hënën.
Teksa shteti i saj mban ditë zie për shkak të vdekjes së 10 personave në aksident rrugor të dielën, 28-vjeçarja Gjakova e mori titullin me IPPON ndaj francezes Sarah-Leonie Cysique në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo iu bashkua Distria Krasniqit, që e fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kilogramë të shtunën, si e dyta dhe e treta medaliste e artë në histori të Kosovës. Majlinda Kelmendi fitoi të parën në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro në vitin 2016, gjithashtu në xhudo.
“Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova solli dritë për Kosovën” shkroi presidentja Vjosa Osmani në Facebook.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona” – tha ajo.
“Mbretëresha e artë” – shkroi Komiteti Olimpik i Kosovës në postimin e tyre në Facebook.
Gjakova e arriti finalen pas një fitore shokuese ndaj xhudistes japoneze, Tsukasa Yoshida. / KultPlus.com
Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka uruar Nora Gjakovën pas triumfit në ‘’Tokyo 2020’’, ku arriti ta fitonte medaljen e artë, të dytën për Kosovë në këto Lojëra dhe të tretën në përgjithësi, transmeton KultPlus.
IJF-ja është krenuar me medaljet e fituara nga xhudistet tona.
‘’Nora Gjakova – kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin e vajzave kosovare, pasi Nora Gjakova merr medaljen e tretë të artë të Kosovës në Lojërat Olimpike – të gjitha në xhudo!’’, ka shkruar IJF-ja në faqen zyrtare. / KultPlus.com
Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë olimpike duke mposhtur francezen Sarah Leoine Cysiquen në finalen e së hënës. Nora garoi në kategorinë 57 kilogramë, shkruan KultPlus.
Në një video të publikuar, Nora shfaqet tejet e gëzuar për këtë fitore që ia siguroi medaljen e parë olimpike. “Nuk po mund ta besoj”- u shpreh Nora menjëherë pas fitores. Nora Gjakova fitoi medaljen e artë ne Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, e që është medalja e tretë olimpike për Kosovën./ KultPlus.com
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e lumtur për suksesin e Nora Gjakovës, e cila siguroi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, shkruan KultPlus.
Më poshtë po ju sjellim të plotë reagimin e presidentes Osmani:
Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!/KultPlus.com
Edhe një medalje. Edhe një e artë. E dyta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, e treta në dy Olimpiada.
Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovën medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.
Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.
Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni./ KultPlus.com
Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovën medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.
Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë, raporton Gazeta Express.
Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.
Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni./ KultPlus.com
Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.
Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, raporton Gazeta Express.
Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.
Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme./ KultPlus.com
Nesër Nora e Akil Gjakova garojnë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” me fillim prej orës 4 pas mesnatës me kohën tonë lokale.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe xhudistes Majlinda Kelemendi e cila është ndalur në luftën e parë në garën e xhudos por që mbetet krenaria e Kosovës dhe kampione olimpike, dëshira për një tjetër medalje olimpike akoma mund të realizohet nga Nora dhe Akil Gjakova. / KultPlus.com
Sukseset e grave e vajzave shqiptare në fushën e artit, kulturës dhe sportit çdo herë shtrihen përtej kufijve, shkruan KultPlus.
Ishte pikërisht xhuditstja kosovare, Nora Gjakova ajo që sot i siguroi Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin e Xhudos dhe regjisorja Luana Bajrami ajo që shënoi një moment tjetër historik, duke dërguar për herë të parë një film kosovar në festivalin më të rëndësishëm të filmit, atë të Kanës.
Këtyre sukseseve i është gëzuar edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i cili ka shkruar se janë vajzat tona ato që po ngrisni republikën në majat e suksesit botëror.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Dy lajme të jashtëzakonshme sot. Vajzat tona në art dhe sport sërish e ngritën Republikën tonë në majat e suksesit botëror.
Regjisorja e talentuar Luana Bajrami me filmin e saj “Luaneshat e Kodrës” do të jetë pjesë e Festivalit të Kanës. Ky është moment historik pasi është hera e parë që një film kosovar do të jetë pjesë e festivalit më të rëndësishëm në botë.
Në anën tjetër, xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest. Ky është paralajmërim i fuqishëm për sukseset që pritet t’i kemi sivjet në Lojërat Olimpike në Tokio./ KultPlus.com
Paraprakisht, Nora e kaloi rundin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në rrethin e dytë, ajo e eliminoi polaken Julia Kowalczyk.
E në të tretin ishte më e mirë se holandezja Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale.
Aty, ajo ishte më e suksesshme se rusja Anastassia Konkina. Por, fatkeqësisht u ndal në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait./express/KultPlus.com
Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Gjakova në raundin e tretë e mundi garuesen nga Holanda, Sanne Verhagen me Wazari në Golden Score, shkruan Gazeta Express.
Paraprakisht, Gjakova kishte mposhtur polaken Julia Kowalczyk në raundin e dytë, kurse në raundin e parë kishte kaluar pa lojë.
Akil Gjakova është eliminuar pak më herët nga Kampionati Botëror i Xhudos 2021 në Hungari, pasi e humbi luftën e parë kundër italianit Giovanni Esposito të martën.
Ai i bashkohet Flaka Loxhës dhe Distria Krasniqit si tre nga pesë xhudistët kosovarë që dëshpëruan në këtë turne në Budapest.
Megjithatë, Kosova ende i ka edhe dy xhudistë në garë për medalje, Nora Gjakovën në kategorinë -57 kilogramë dhe Laura Fazliun në kategorinë -63 kilogramë. / KultPlus.com
Sot, Distria Krasniqi u shpall për herë të parë kampione e Evropës në xhudo. Në po të njëjtën garë, Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë, përcjell KultPlus.
Në luftë për vend të tretë në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani.
Nora e nisi ditën me fitore bindëse ndaj spanjolles Carla Ubasart Mascaro. Më pas e mposhti edhe më bindshëm rusen Daria Mezhetskaia. Por në gjysmëfinale, pas 11 minutave luftë, humbi nga portugezja me përvojë, Telma Monteiro.
Lufta gjysmëfinale ishte e vështirë dhe Monteiro është ndalë disa herë më arsye për të kërkuar ndihmë nga mjeku. Vlerësimi i gjyqtarëve po ashtu është vlerësuar i dyshimtë. Por Monteiro në fund realizoi hedhje dhe shkoi në finale, ndërsa Nora mbeti të luftojë për të bronztën. / KultPlus.com
Xhudistet e Kosovës sërish me medalje, flamuri ynë këtë herë u ngrit në Gjeorgji. Ministri Hajrulla Çeku uron xhudisten Nora Gjakova, e cila në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji u stolis me medalje të artë. Përgëzime edhe për trajnerin Driton Kuka, tërë përfaqësuesen e Kosovës në xhudo dhe federatën.
Ky sukses, përveç formës së lartë të Norës, është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë. Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë. Falë tyre simbolet tona shtetërore depërtojnë edhe në vendet që akoma nuk e kanë njohur shtetin tonë.
Ministria do të vazhdojë të jetë përkrah dhe në mbështetje të sportistëve tanë.
Urime Norë, urime Driton! Suksese xhudistëve tanë atje, presim medalje tjera në Tbilisi. / KultPlus.com
Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë në evenimentin që po mbahet në Gjeorgji. Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet.
Në xhiron e parë, Gjakova ishte e lirë, ndërsa në rrethin e dytë e mundi me Ippon ukrainasen Mariia Skora.
Në meçin e dytë garuesja kosovare e mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Austria, Sabrina Filzmoser. Ndërkaq, në çerekfinale Nora ajo e mundi serben Marica Perisic.
Gjakova ishte e sigurt edhe në gjysmëfinale, ku ishte më e mirë se sllovenia Kaja Kajzer.
E në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike. Kosova po përfaqësohet në këtë Grand Slam me katër garues.
Nesër do të garojnë dy xhudistët tjerë të Kosovës, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, kurse të dielën Loriana Kuka. / KultPlus.com
Nora Gjakova e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër francezes Helene Recevuax, në turneun e parë të këtij viti në xhudo që po mbahet në Katar.
Gjakova e nisi luftën në mënyrë mahnitëse duke e mbërthyer kundërshtaren, ku e shënoi edhe pikën e fitores.
Kosovarja tani është vetëm një fitore larg sigurimit të një medaljeje në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi xhudisten serbe Marica Perisic.
Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me Tsukasa Yoshida.
Në luftë për medalje mbeten edhe Distria Krasniqi (në gjysmëfinale) dhe Majlinda Kelmendi (në çerekfinale).
Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./ KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ministrja Dumoshi fillimisht ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që u mbajtën më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
“Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojërat të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përkushtimin tuaj si tuaj si trajner”, tha ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke e dëshmuar edhe njëherë që kemi talente në sport”, u shpreh tutje ministrja duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë sportistët për faktin se po i sjellin vendit medalje e suksese.
Ndërkaq kryetari Agron Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që bashkërisht të arrihen sukseset e synuara.
Ministrja e drejtuesit e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuar në qytetin e Pejës dhe ku ministria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Ministrja Dumoshi, gjithashtu, tha se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes tonë me renome ndërkombëtare. / KultPlus.com
Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kur po specifikohen figura të ndryshme që e kanë bërë krenarë Kosovën, nuk është vetëm fusha e muzikës që po lë shenja ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Edhe në fushën e sportit, kemi shumë figura të rëndësisshme shqiptare, por KultPlus ka përzgjedhë ato gra, që tashmë kanë shënuar historinë për Kosovën.
Uta Ibrahimi është alpinistja shqiptare, që është edhe gruaja e parë shqiptare që është ngjitur në majën e Everestit, e cila, për këtë vit poashtu ka paralajmëruar ngjitje të reja.
Pastaj është Getta Beqa, e cila poashtu u bë kampione botërore për vitin 2017, në fitness, sikurse është edhe Nora Gjakova, e cila është poashtu një xhudiste mjaftë e suksesshme, ku shpesh herë ka marrë medalje të ndryshmë në gara botërore./KultPlus.com