Punimet po shkojnë drejt fundit në godinën historike të Katedrales Notre Dame në Paris.
Punimi në pikturë i Virgjëreshës Mari dhe fëmijës së saj, i realizuar në shekullin XIX nga arkitektja Viollete le Duc, sapo është rikthyer në pozicionin e saj origjinal.
“Kjo kreshtë peshon 270 kilogramë, pak a shumë; ndaj kemi elementë të shumtë: pjesën finale, që është dhe pjesa më e madhe, si dhe gozhdët që janë pjesa më e vogël. Kemi ende katër operacione për të përfunduar dhe jemi në fund të procesit”, deklaroi Sinkron William Bloy, shef i ekipit të punëtorëve.
Megjithatë, katedralja pritet të rihapet për publikun vetëm më 8 dhjetor, që do të thotë se spektatorët që do të vizitojnë qytetin për Lojërat Olimpike nuk do të mund ta shohin strukturën e mrekullueshme.
Pas zjarrit në prill të 2019-s, presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se godina historike do të restaurohej brenda 5 vitesh.
Publiku shqiptar shijoi mbrëmjen e sotme muzikalin e famshëm francez “Notre Dame de Paris”, që u ngjit mbrëmjen e sotme në skenën e stadiumit “Air Albania”.
Kryeministri Edi Rama ndau një video nga spektakli “Notre Dame de Paris” duke e cilësuar shfaqjen si mjaft emocionuese.
Muzikali “Notre Dame de Paris” u luajt nga trupa ndërkombëtare, ndërsa rolin e Esmeraldës e luajti këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, Kanadaj, etj.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.\ATSH/ KultPlus.com
Zjarri në katedralen e famshme të Parisit nuk pikëlloi vetëm francezët, por mbarë botë më 2019.
E ndërsa në vitin 2019 presidenti Emanuel Macron deklaroi se do e vinte në funksion të plotë katedralen vetëm brenda 5 viteve, të gjithëve ju duk e pamundur, sot duket se punimet po shkojnë mjaft mirë.
“Ne bëmë një angazhim para gjithë botës që do ta kishim përfunduar katedralen tonë brenda pesë vjetësh. Reputacioni ynë është në rrezik. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkojmë të gjitha njohuritë tona, përpjekjet tona për të arritur këtë qëllim,”-tha Jean-Louis Georgelin, gjenerali në pension i ushtrisë përgjegjës për rindërtimin.
Nëse projekti i rindërtimit ka një simbol, atëherë ai është maja e katedrales 66 metra shembja dramatike e së cilës në flakë shënoi kulmin e tmerrshëm të fatkeqësisë së prillit 2019, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Sot, në shenjë të optimizmit në rritje, një majë zëvendësuese po përfundon në një zonë industriale në Francën lindore.
E ndërtuar nga qindra pemë lisi të ngritura dhe të prera në pyjet e lashta franceze, baza e majës, e vetme që peshonte më shumë se 80 ton u transportua në ditët e fundit në Paris dhe u ngrit në çatinë e katedrales.
Ajo duhej të matej me saktësi të plotë në mënyrë që të futej në qoshet e muraturës mesjetare ku arkitektët origjinal kishin vendosur kornizën e tyre të parë të çatisë 900 vjet më parë.
Brenda Notre-Dame është ende një dekor filmi futuristik, një masë e madhe skelash metalike drejtvizore të vendosura kundër kthesave dhe harqeve të gurit të lashtë gotik.
Përveç majës, po vazhdon puna në pjesët e mureve që ranë. E gjithë nënstruktura prej druri e çatisë po zëvendësohet gjithashtu për aq sa është e mundur me një kopje të saktë të asaj që u shkatërrua./KultPlus.com
Kush i ka harruar pamjet e tmerrshme nga zjarri në Notre Dame në 2019, që rezultoi në shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të monumentit emblematik? Për fat të mirë, tempulli madhështor do të rilindë fjalë për fjalë nga hiri i tij. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, pritet të rihapë dyert për vizitorët në dhjetor 2024 .
Pas shkatërrimit të Notre Dame, u prezantuan propozime të ndryshme arkitekturore, disa prej të cilave lidhën të kaluarën me qasjet moderne të dizajnit. Më në fund, megjithatë, u qartësua që të rivendosej forma e tij origjinale dhe kështu filloi një projekt i madh rinovimi, me një kosto totale prej rreth 850 milionë eurosh.
Punimet vonuan nisjen për shkak të pandemisë, por tani po ecën me shpejtësi, në mënyrë që deri në vitin 2023 Notre Dame pritet të gjejë sërish vendin e saj mes ndërtesave të qytetit, këtë herë si një simbol i ringjalljes.
Qëllimi fillestar ishte që të dorëzohej e gjithë ndërtesa deri në Lojërat Olimpike 2024, të cilat do të mbahen në Paris, për të mirëpritur numrin e madh të vizitorëve, megjithatë data e hapjes u shty për në dhjetor të po atij viti.
Synimi fillestar ishte që të dorëzohej e gjithë deri në kohën e Lojërave Olimpike 2024, të cilat do të mbahen në Paris, për të mirëpritur numrin e madh të vizitorëve, por data e hapjes u shty për në dhjetor të po atij viti.
Aktualisht vlerësohet se rreth 1000 punëtorë punojnë çdo ditë për të ofruar Notre Dame në të gjithë lavdinë e saj. Arkitektët ndjekin jo vetëm dizajnin origjinal të tempullit, por edhe metodat mesjetare të ndërtimit me materiale autentike, si druri i lisit në çati.
Vini re, megjithatë, se edhe nëse monumenti rihap dyert e tij në dhjetor 2024, puna e rinovimit pritet të përfundojë në vitin 2025 . Sidoqoftë, deri në fund të vitit të ardhshëm, vizitorët në Paris mund të shijojnë artin dhe arkitekturën e Notre Dame në ekspozitën që po zhvillohet aktualisht poshtë sheshit të katedrales, me titull ” Notre-Dame de Paris: Në zemër të punimeve ndërtimore” dhe hyrje falas./ KultPlus.com
Katedralja Notre-Dame në Paris është në rrugën e duhur për t’u rihapur për adhuruesit dhe publikun në vitin 2024, tha të enjten Ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak, më shumë se tre vjet pasi çatia e saj u shkatërrua nga një zjarr masiv.
Ajo tha se faza e pastrimit të projektit të restaurimit kishte përfunduar, duke lejuar që puna e rindërtimit të fillonte në fund të verës.
Notre-Dame është mbyllur për restaurim që kur zjarri në vitin 2019 shkatërroi çatinë e saj dhe bëri që maja e saj të rrëzohej, për tmerrin e shikuesve dhe njerëzve që shikonin në Francë dhe në mbarë botën në televizion dhe media sociale.
“Ne kemi besim se viti 2024 do të jetë viti i përfundimit të një pjese të madhe të kësaj pune, viti i rihapjes së katedrales për besimtarët dhe publikun”, tha Abdul Malak teksa vizitoi vendin.
Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, Presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja – e cila daton në shekullin e 12-të – do të rindërtohej dhe më vonë premtoi se do ta rihapte për adhuruesit deri në vitin 2024, kur Franca pret Lojërat Olimpike.
Katedralja do të rikthehet në modelin e saj të mëparshëm, duke përfshirë majën 96 metra (315 këmbë) të projektuar nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc në mesin e viteve 1800 dhe për të cilën është zgjedhur druri i ri.
Pas përfundimit të fazës së sigurisë në vitin 2021 dhe punës për pastrimin e brendësisë së katedrales, rindërtimi përfshin veçanërisht rindërtimin e strukturës së çatisë prej druri, qemereve dhe majës./ KultPlus.com
Një arkë prej plumbi, 700-vjeçare, u zbulua gjatë punimeve për rikonstruksionin e katedrales Notre Dame, e cila u përfshi nga zjarri më 15 prill 2019 .
Sipas medias vendase, në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë janë kryer gërmime për rindërtimin e kullës së katedrales, që u shkatërrua nga zjarri.
Gjatë gërmimeve u zbulua një rrjet nëntokësor që përdorej për ngrohje, i shekullit XIX.
Në mes të këtij rrjeti u gjet një arkë prej plumbi e shekullit XIV.
Arkeologët, të cilët vendosën një kamerë të vogël endoskopike brenda arkës, thanë se panë copa pëlhure, flokë të mundshëm dhe një mbulesë gjethesh në kokën e kufomës, një fenomen i njohur për t’u përdorur në varrosjet e klerikëve të njohur.
Kryetari i Institutit Kombëtar për Kërkime Arkeologjike (INRAP), Dominique Garcia tha se arka do të jetë një mundësi për t’i kuptuar më mirë praktikat dhe ceremonitë funerale në Mesjetë.
Ekspertët theksuan se është hera e parë që një arkë kaq i ruajtur mirë gjendet në Notre Dame. / KultPlus.com
Puna për ngritjen e Notre Dame në Paris ka përfunduar, duke lejuar që restaurimi të fillojë, dy vjet pasi një zjarr shkatërroi papafingon dhe shpërthimin i saj i përhapi flakët më tej.
Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se katedralja – e cila daton në shekullin e 12’të, do të rindërtohej. Ai më vonë premtoi se do ta rihapë atë për adhuruesit në vitin 2024, kur Franca të presë Lojërat Olimpike.
Faza përfundimtare e përpjekjeve për të siguruar strukturën e saj të mëparshme, përfshinte përforcimin e qemerëve të dëmtuar nga zjarri me harqe druri, tha agjencia shtetërore që drejton punën, duke shtuar se ishte në rrugën e duhur për të përmbushur datën e synuar të rihapjes.
Katedralja do të rikthehet në modelin e saj të mëparshëm, duke përfshirë majën 96 metra, të projektuar nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc, në mesin e viteve 1800 dhe për të cilën është zgjedhur lëndë druri e re.
Puna e restaurimit pritet të fillojë gjatë muajve të ardhshëm pas një procesi për të zgjedhur kompani.
Zjarri në Notre Dame shkaktoi tronditje në Francë dhe në mbarë botën. Parisienët e përlotur dhe turistët panë ferrin e tërbuar mbi katedrale, e cila shënon qendrën e Parisit. / KultPlus.com
Franca është në kërkim të lisave të vjetër për rindërtimin e kupolës së katedrales Notre Dame, e cila u shkatërrua në një zjarr të vitit 2019.
Është vlerësuar se rreth 1.000 pemë lisi 150-200-vjeçare do të nevojiten për rinovimin e katedrales 96 metra të lartë, transmeton Guardian.
Ndërtuesit francezë do të kombinojnë pemët e zakonshme me lisat e vjetër.
Presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja do të rinovohet plotësisht deri në vitin 2024, por mbetet pyetja nëse kupola, e cila u shtua në vitin 1859, do të riprodhohet në një “mënyrë moderne”, siç zbuloi udhëheqësi francez./ KultPlus.com
Që prej zjarrit shkatërrimtar të vitit të kaluar, ka pasur debate të shumta mbi pamjen e Notre Dame pas procesit të restaurimit. Por kryearkitekti i vendit për monumentet historik, Philippe Villeneuve, e bëri të qartë se komisioni përgjegjës për restaurimin nuk duhet të bëjë absolutisht asnjë lloj ndryshimi.
Notre Dame sipas tij, duhet të duket saktësisht siç ishte përpara! Kjo çështje ka ngjallur debate të zjarrta në Francë që kur presidenti Emmanuel Macron sugjeroi shumë shpejt pas fatkeqësisë që maja 96 metra e lartë e saj të zëvendësohej me diçka “ më bashkëkohore”. Sipas Macron, maja e katedrales së famshme ishte shtuar gjatë një rinovimi madhor në mesin e shekullit të 19-të nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc, dhe nuk ishte pjesë e origjinalit.
Ai madje pat thënë se Notra Dame mund të rindërtohej e të bëhej edhe më e bukur se përpara. Eksperti kryesor në vend mendon ndryshe dhe ndonëse e pranoi se presidentit i takon fjala e fundit, ministrja e re e kulturës, Roseline Bachelot, theksoi se ekziston një konsensus i gjerë mes publikut dhe specialistëve që kupola e kishës, të duket ashtu siç ka qenë. /KultPlus.com
Kanë rifulluar punimet në katedralen e Notre Dame të shkatërruar nga zjarri në Paris, të cilat u ndaluan pas pandemisë Covid-19.
Sot në mëngjes filluan të çmontohen skelat që tashmë ishin në funksion para zjarrit të prillit 2019, në mes të përpjekjeve të mëparshme të restaurimit në strukturat e vjetra.
Kjo fazë e tanishme e punimeve është vlerësuar shumë e rrezikshme sepse skelat peshojnë mbi 200 tonë, dhe mendohet se janë shkrirë së bashku për shkak të nxehtësisë së flakës.
Teknikët do të hyjnë në brendësi të katedrales me litar për të çmontuar 40,000 tubat, një nga një. Kjo fazë pritet të zgjasë tre muaj.
Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një afat kohor prej pesë vjetësh për veprat e konservimit, një shifër që konsiderohet gjerësisht joreale. /KultPlus.com
Guri i parë i Katedrales së Notre-Dame, në Paris, u vendos nga Papa Aleksandri III, në vitin 1163, i cili inauguroi punën ndërtimore të një vendi adhurimi hyjnor në qendër të qytetit.
Që atëherë kisha u restaurua dhe u rindërtua shumë herë, fillimisht e dëmtuar nga shenjat e kohës dhe më pas nga revolucionet, mbi të gjitha nga ai Francez, por edhe Komuna e Parisit e vitit 1871 (ndër të tjera).
Katedralja e Notre Dame, në sajë të faktit që është simbol universal i qytetit dhe i krishterimit në përgjithësi, gjithmonë është rindërtuar dhe restauruar, ndonjëherë me përmirësime estetike dhe të tjera me ndërhyrje përkeqësuese, duke mbetur një simbol në mendjen e të gjithë atyre të cilët kanë vizituar kryeqytetin francez.
Më poshtë disa fotografi shumë të vjetra të Katedrales, që u përkasin viteve 1800.
Më 15 prill 2019 u dogj katedralja me famë botërore e Parisit Notre-Dame. Prej atëhere ekspertët po merren intensivisht me planet për rindërtimin. Por se kur do të fillojë ai nuk është ende e qartë.
Djegia e simbolit të Parisit, katedrales Notre-Dame dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shpëtuar ç’qe e mundur, janë ende në kujtesën e shumë njerëzve. Menjëherë pas djegies Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në një fjalim në televizion: “Ne do ta rindërtojmë një Notre-Dame edhe më të bukur. Dhe dua që ajo të jetë gati për pesë vjet”. Prej atëhere arkitektë, inxhinierë, arkeologë dhe historianë artit po merren me qëmtimin e dëmeve që ka shkaktuar zjarri në katedralen 850-vjeçare.
Ende asnjë bilanc përfundimtar i dëmeve
Gjeologu Jean-Didier Mertz dhe ekipi i tij i “Laboratoire de recherche des monument historiques” (LRMH), një nga laboratorët më të njohur kërkimorë për monumentet historike në Francë, bëjnë pjesë në grupin e këshillarëve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame. Ekspertët merren me elemente të ndryshme që lidhen me monumetet historike si: llojet e gurëve, llojet e druri, të betonit, të metaleve apo të tekstileve, dhe japin rekomandime për restaurimin më të mirë të mundshëm të një ndërtese.
Në LRMH që gjendet në Champs-sur-Marne, rreth 50 kilometra larg Parisit, ata po analizojnë tani gjendjen blloqeve të gurëve të mbetura pas djegies së katedrales. Qëllimi i analizave është jo vetëm të përcaktojë nëse këta gurë mund të ripërdoren, por edhe për të gjetur materiale identike që nevojiten për rindërtimin. Po ashtu Mertz do të dijë më shumë rreth llaçit që është përdorur në atë kohë. “Ne duam të zbulojmë se me çfarë e kanë bërë dikur llaçin e katedrales, e cila ka mbijetuar për shekuj, në mënyrë që ta riprodhojmë atë në të njëjtën mënyrë si para 850 vjesh.” – thotë Jean-Didier Mertz – që shton se ekspertët ende nuk mund t’i japin rezultatet përfundimtare.
Materiale ndërtim me peshë të rëndë
Një problem vërtet të madh për rindërtimin paraqesin panelet pesëmilimetërshe prej plumbi të çatisë, të cilat u shkrinë gjatë zjarrit dhe peshojnë më shumë se dyqind ton.
Por të paktën dritaret e katedrales kanë mbetur në gjendje të mirë dhe mund të rivendosen sërish, thotë Claudine Loisel, eksperte kimiste në LRMH. Megjithatë edhe dritaret përmbajnë plumb. Dhe shtresa e zezë e plumbit mbi xham është aq helmuese sa Claudine Loisel duhet të veshë një kostum mbrojtës dhe të mbajë maskë për fytyrën dhe syze mbrojtëse kur kryen ekzaminimet e saj.
E paqartë është për ekspertët deri tani se sa është dëmtuar prej djegies statika e katedrales, sa mbajnë ende muret e saj dhe ç’masa përforcuese duhet të merren për muret, soletat dhe elementet e tjera.
Ide të dalldisura për rindërtimin e Notre Dame
Pas premtimit të presidentit Macron për ta bërë Notre Dame më të bukur se ç’ishte më parë një sërë arkitektë të famshëm prezantuan idetë e tyre: Notre Dame me një çati prej xhami, Notre Dame me një pishinë në çati, Notre Dame me një kopsht urbane në çati.
Por asnjë nga këto sugjerime nuk do të zbatohet kurrë. Konkursi për rindërtimin do të shpallet në qershor të këtij viti – nëse kriza e Coronës nuk bën që të shtyhet kjo datë.
“Njerëzit nuk ka nevojë të shqetësohen se mbi katedrale do të ndërtohet ndonjë pishinë, teatër veror, apo që Notre Dame do të ketë një çati transparente ose diçka të ngjashme. Unë besoj se katedrales Notre-Dame do t’i jepet një pamje e re duke respektuar shumë rëndësinë dhe historinë e saj.” – thotë Aline Magnien, drejtore e LRMH.
Rindërtimi i katedrales është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Për këtë janë vënë në dispozicion dhe premtuar thuajse një miliardë euro nga rreth 320,000 donatorë. Por sot askush nuk mund të thotë me saktësi se kur do të fillojnë punimet. /KultPlus.com
Fotografi Roland Tasho ka çelur këtë fundjavë në Korçë, ekspozitën e titulluar “Notre-Dame, një vështrim fotografik”.
Imazhe të katedrales ikonë të Parisit u sollën në Korçë në ekspozitën e hapur fotografike në mjediset e Pedonales.
Ekspozita përmban 48 punime dhe është realizuar pas pas një qëndrimi disamujor në Paris, ku Tasho ka fiksuar momente shprehëse edhe nga Katedralja Notre-Dame.
Tasho e konsideroi ekspozitën si kujtesë botërore dhe historike për objektin e famshëm të kryeqytetit francez.
Në çeljen e kësaj ekspozite ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak.
Dy miliarderë që u zotuan për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, kanë dhuruar më në fund 18 milionë £, pasi i turpëruan publikisht.
Më i pasuri i Francës premtoi se do të dhuronte 800 milionë
£, për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, pas zjarrit, por muajin e
kaluar një përfaqësues i Fondacionit “Notre Dame”, ka thënë se askush nuk ka
dhënë asnjë qindarkë, deri më tani.
Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe
“Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”, dhuruan
paratë si një ‘paradhënie’, për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës, në mënyrë
që të fillojë puna restauruese.
Zyrtarët shprehen se shumë prej personave që dolën
vullnetarë në dhurimin e parave, për të rindërtuar “Notre Dam” kanë pritur për
të dëgjuar se çfarë do të përfshijë restaurimi, përpara se ata të vendosin se
për cilën pjesë do të paguajnë!
Skuadrat e specializuara po punojnë ende për ta bërë
ndërtesën të sigurt, sepse disa pjesë të ndërtesës janë delikate, pasi zjarri e
la strukturën e tij të paqëndrueshme.
Fondacioni “Notre Dame”, i cili po menaxhon projektin në emër të shtetit, vlerëson se kjo punë do të zgjasë rreth katër muaj, deri në përfundim të punimeve.
Arkitekti belg, Vincent Callebaut krijon një ri-dizajn të mahnitshëm të pjesës së djegur të katedrales Notre Dame në Paris.
Pjesa e djegur sipas projektit të arkitektit Callebaut, do të zëvendësohet me një xham të kristaltë me energji diellore, që ka një kopsht në krye të katedrales 850-vjeçare, ku do të mbillen 21 tonë fruta dhe perime çdo vit.
Vincent Callebaut ka paraqitur dizajnet e tij të reja për rindërtimin e katedrales së famshme, që do ta transformonte atë në një ndërtesë moderne, eko-miqësore.
Katedralja Notre Dame më 15 prill ishte përfshirë nga një zjarr i madh, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shumë shtete, biznesmenë e emra të njohur janë zotuar se do ta ndihmojnë rikonstruktimin e kësaj katedraleje, duke dhuruar shumë parash./KultPlus.com
Kur katedralja e Notre-Dame të rindërtohet, ka shumë gjasë që të mos duket siç ka qenë më parë. Kjo për shkak se Franca nuk ka pemë aq të gjata sa për ta bërë çatinë e saj siç ishte.
Kështu ka bërë të ditur Bertrand de Feydeau, nënkryetari i organizatës për mbrojte dhe promovim të trashëgimisë së Francës “Fondation du Patrimoine”.
“Ne do të duhet të zbatojmë teknologji të reja që do të lënë pamjen e katedrales ashtu siç ne duam,” deklaroi ai.
De Feydeau për CNN tha se nuk është e sigurtë nëse ka pemë të mjaftueshme në Evropë që përputhen me përshkrimin e asaj që do të nevojitet për ta rindërtuar kulmin ashtu siç ishte.
Sipas faqes së internetit të Notre-Dame, për ndërtimin e saj ishin prerë 1 mijë e 300 pemë, në mes viteve 1160 dhe 1170, e shumë prej tyre ka gjasë të kenë qenë 300 deri në 400 vite të vjetra aso kohe.
Kompania e sigurimit “Groupa”, ka ofruar të paguajë për 1 mijë e 300 pemë për rindërtimin e çatisë. Kompania tha se lisat duhet të jenë nga pyjet e Normandisë, në mënyrë që të përputhen me ndërtimin origjinal të saj.
Drejtoresha e Qendrës së Trashëgimisë Botërore, të UNESCO-s, Mechtild Rosslertha se katedralja duhet të rindërtohet siç ishte në fillim.
“Ne do të përdorim metoda moderne, por duhet të bëhet ashtu sic ka qenë”, ka deklaruar Rossler.
E disa ekspertë të tjerë kanë një tjetër mendim. Sipas tyre bazuar në zjarrin e së hënës (15 prill), druri nuk do të ishte një ide e mirë për rindërtimin e kulmit.
Katedralja e Notre Damit u përfshi nga një zjarr masiv të hënën rreth orës 18:30 i cili shkatërroi dritaret e qelqit dhe enterierin prej druri.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore 850 vjeçare nga guri, përfshirë dy kullat e saj, por pjesa e sipërme dhe çatia u shembën krejtësisht.
Shkaktari kryesor i zjarrit ende nuk është vërtetuar po hetimet e para kanë treguar se dyshimi kryesor është tek qarku i shkurtër elektrik.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është zotuar se brenda pesë vitesh do të bëhet rindërtimi i saj, madje se kjo katedrale do të bëhet edhe më e bukur se që ka qenë më parë.
Deri tani për rindërtimin e saj janë grumbulluar më shumë se 1 miliardë dollar./Ndërtimi.info/ KultPlus.com
Gjignati amerikan “Walt Disney”, që ka fituar miliona dollarë të ardhura nga filmi vizatimor “Kurrizo i Notrë Damit” i publikuar në vitin 1996, bëri sot një dhurim prej pesë milionë dollarësh për rindërtimin e katedrales Notre Dam në Paris, pjesërisht e shkatërruar nga zjarri që ra të hënën.
“Notre Dam është një simboll shprese dhe bukurie që ka farkëtuar zemrën e Parisit dhe shpirtin e Francës ndër shekuj, arkitektura e tij frymëzon respekt dhe nder”, theksoi drejtori i përgjithshëm i sipërmarrjes, Robert Iger, i cituar sot në një komunikatë të sipërmarrjes.
“Kompania Walt Disney qëndron në krahë të miqve dhe fqinjëve tanë (…), duke ofruar mbështetjen tonë të sinqertë si dhe një dhuratë prej pesë milionë dollarësh për restaurimin e kësaj vepre arti të pazëvendësueshme”, shtoi Robert Iger.
Filmi i rreth katedrales, “Kurrizo i Notrë Damit”, i ka sjellë më shumë se 300 milionë dollarë fitime “Disney”/ ATSH-AFP. / KultPlus.com
Shqipëria solidarizohet me Francën duke u bërë ndër kontributorët e parë financiarë për rindërtimin e katedrales së Notre Dame.
Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 100 mijë euro.
Fondi i mbledhur deri më tani kap shifrën rreth 1 miliard euro. Vetëm në harkun e 24 orëve u mblodhën 700 milion euro.
Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimipike që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse ekspertët druhen se restaurimi mund të zgjatë me dekada./Ora News.tv/ KultPlus.com
Një zjarr i madh dje ka shkatërruar Katedralen 850-vjeçare, “Notre-Dame”, në Paris.
Struktura, duke përfshirë dy kullat kryesore të saj, ka shpëtuar por maja e saj u rrëzua para se zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen e famshme. Ai në një postim në Twitter në gjuhën frënge ka shkruar: “Ne do ta rindërtojmë atë. Të gjithë së bashku”.
Një burim potencial ndihmës, në këto përpjekje për rindërtim, është video-loja e vitit 2014 “Assassin’s Creed Unity” e cila është e bazuar në Paris, shkruan businessinsider.
Katedralja “Notre-Dame” në video-lojën “Assassin’s Creed Unity” e vitit 2014/Ubisoft
Siç është detajuar në bazë të veçorive të vitit 2014 të publikuar në “The Verge”, Caroline Miousse, një artiste e kompanisë “Ubisoft”, ka kaluar dy vjet duke analizuar detajet e katedrales në mënyrë që të krijojë katedralen “Notre-Dame” sa më të saktë që është e mundshme në video-lojë.
“Kam bërë disa gjëra të tjera në video-lojë, por 80 për qind nga koha ime ia kam kushtuar ‘Notre-Dames’”, ka thënë Miousse në atë kohë.
Kjo është për shkak se katedralja është një koleksion në “Unity” (“Unitet”) ku lojtarët mund të eksplorojnë brenda dhe jashtë, përcjell Koha.net. Seria “Assassin’s Creed” është e njohur për rikrijimet e saj të detajuara me dashuri të vendeve historike dhe Katedralja “Notre-Dame” në “Unity” nuk është përjashtim.
Për fund, mbetet të shihet nëse “Ubisoft” do t’i ofrojë informacionet e saj digjitale qeverisë franceze. / KultPlus.com
Shteti i Kosovës do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët.
Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.
Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.
Ishte presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili të martën kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame. / KultPlus.com
Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar para katedrales Notre Dame disa minuta para se të vërshohej nga zjarri, ka marrë dhenë në mediat sociale.
Momente të ngrohta dhe plot lumturi, të një babai me vajzën e tij duke lozur pranë katedrales historike në Paris, figurojnë në fotografi, njofton Klan Kosova.
Turistja Brooke Windsor, ka thënë se e ka shkrepur atë fotografi rreth një orë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë.
Në një përpjekje për t’i gjetur ata, 23 vjeçarja e postoi foton në Twitter me mesazhin:
“Twitter nëse ke ndonjë magji, ndihmoje atë ta gjejë këtë”, njofton Klan Kosova.
Siç raportohet, mesazhi është ndarë online 66,000 herë nga njerëz në mbarë botën, të vendosur për të ndihmuar turisten Windsor të gjurmojë çiftin.
Brooke Windsor, nga Michigan i SHBA-ve, tha për BBC se kishte ende për të identifikuar njeriun dhe vajzën në foto, por kishte shpresë ta bënte këtë.