Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi

Nga: Nue Oroshi

Ngulmimet dhe përplasjet qiellore në mes tokës,diellit, hënës marsit,saturnit dhe jupiterit ecin në lartësinë qiellore pranë ngulmimeve që i bëjnë luftë qiellit Arbëror.Ashtu si çdo herë gjatë historisë nëpër periudha të ndryshme kohore pranë ngulmimeve të qiellit shqiptar janë paraqitur edhe ditët me shi pranë panteonit të zi.Këto ditë me shi të errëta dhe pa diell i patëm të shpeshta.

Ato i patëm të shpeshta për faktin se shpesh i përziem rrugët e mbijetesës.Çdo herë kur kishim djem e vajza puntor dhe të ditur, çdo herë na delnin politikan harbutë e kopukë që e orjentonin liburnien shqiptare drejt panteonit të zi, pa u mërzitur fare për ditet e errëta dhe me shi.Edhe sot në Trojet Arbërore po ecin paralel me njëra-tjetrën dy drejtime ajo intelektuale dhe kombëtare që bashkarisht janë duke u munduar që ti nxjerrin trojet shqiptare nga kjo sketerrë dhe nga kjo mjegullnajë që janë mbetur në një rrugë pa krye.E në këtë mjegullnajë politikanët tanë na i ka zënë”Kalikangja” siç njihet në popull dhe ju kanë përzier rrugët.Ecjakët e tyre janë pushteti mbi të gjitha.Madje për pushtet thonë ata nuk njohin as komb e as shtet.Ata kur dëshirojnë të mbrohen kur e humbin prestigjin në sytë e elektoratit shqiptar mundohen të tregohën atdhetarë, e në fakt ata janë vetëm tregtarë flamujsh që ndërrojnë flamujtë sa herë që t´iu kërkohet.E toka Arbërore shpeshherë lëshon gjamën e intelektualëve dhe idealistëve atdhetarë të cilët asesi nuk mund të pajtohen se çka po ndodhë në trojet shqiptare.

Është fatkeqësi se në trojet shqiptare sot kemi politikanë shërbëtor dhe servil por asesi politikan mendjendritur që e qojnë përpara çështjen e Arberisë tonë.Në këto kufizime të memorjes, së trurit të tyre janë të regjistruara vetëm numrat.Nuk mbajnë asgjë në mendje përveç shifrës se milionave të fituara pa djersë.E këto miliona shumë shpejt do të bëhen edhe mollë sherri e familjarëve te tyre.Çdo gjë e fituar pa mund shkon ashtu siç fitohet por i lenë shenjat në mur edhe pasi të hiqen gozhdat e ngulura.E në ditët me shi pranë panteonitë të zi qiellor qëndron djelmënia dhe vajzëria shqiptare e cila çdo ditë është duke e shikuar përspektivën jashtë tokës së arbdheut.Sikur tregtarët e flamujve të kishin menduar vetëm njëherë me kokë ata nuk do ta sjellnin gjendjën e shteteve shqiptare në këtë gjendje, ku edhe qielli është duke lotuar pranë rrezeve të diellit që nuk janë duke shëndritur ka kohë.Edhe ajo kënga e vjetër që shumë po shëndritë ky diell dhe pak po nxenë e ka kuptimin e vet.Të paktët kanë mbetur edhe idealistët dhe atdhetarët.Të vjen sot me gjemu kur sheh shqiptar që para Gjergj Kastriotit e qesin Ballaban Pashën, e ma shumë japin kontribut për Sulltan Mehmetin e Sulltan Muratin,dy pushtues të tmerrshëm të tokave Arbërore, se sa për Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin.Arbërorët tanë sot nuk dinë çka dojnë.

Një pjesë e mirë e tyre e kanë mohuar vetvetën dhe kombin e tyre.Mohimi i vetvetës na ka sjellur në atë gjendje as mish e as peshk.Edhe kjo kohë do të kalon, edhe këto ngjarje do t´i shënoj historia jonë,por ajo që do të mbetët e ngulitur në turpin e politikanëve është fakti se si u tjetërsua shqiptaria për dy dekada.Ky tjetërsim nuk është bërë gjatë shumë shekujve se të parët tanë ishin qendrestarë.Kurse sot na u ka mbushë vendi e kombi me kusarë e tregtarë të flamujve ideologjikë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm mos të ecë shqiptari përpara.Kur ngulmon qielli për tokën Arbërore apo kur kemi ditë, muaj dhe vite me shi pranë panteonit të zi ajo që mbetët të themi është pyetja se deri kur kështu.Pse nuk i kthehemi njëherë e përgjithmonë tek besa e dhënë dhe fjala e mbajtur.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit asnjëherë me gjuajtë gurin e me mshef dorën.

E kur kujtoj ata burra të hershëm shqiptar që për besën e dhënë e dhanë edhe jetën dhe sakrifikuan familjen për tokën e Arbërit, mendja më shkon se sa shumë dallkaukë e kopukë kishim pasur ne shqiptarët gjatë historisë tonë kombëtare,por kam përshtypjen se këta të sotmët ja kanë kaluar të gjithëve, sepse në të kalurën i kemi njohur dhe numëruar në gishta kurse sot janë rritur aq shumë sa që lirisht mund të themi se idealistët kanë mbetur të paktë kurse tregtarët e flamujve janë rritur.E fatkeqësi është se tradhtitë janë duke i bërë në emër të patriotizmit, që po e përdorin vetëm kur bien ngushtë për çështje personale. Arbëria jonë do ti mbijeton këtyre matrapazëve dhe do të kthjellohën por duhet shumë punë dhe angazhim që të sherohën plagët që po na i lenë kjo kastë politike në ikje. /KultPlus.com

Mendime për njeriun dhe studiuesin punëtor, Nue Oroshi

Nga: Ermelinda Kashah

Në letërsinë dhe kulturën mbarë shqiptare, jo pak spikasin autorë, studiues, me vepra të përfunduara dhe cilësore, ku në varësi të ndjeshmërisë estetiko-morale, meritojnë të vlerësohen, të studiojnë për të krijuar një përfytyrim më racional të të gjitha vlerave bashkëkohore. E kështu, krejt papritur sot, unë gjendem përballë një libri interesant të një studiuesi që jo pak ka kontribuar në mbarë trojet shqiptare për të risjellë, për të na përmendur ato vlera që dikur ishin harruar.I them studiues, dhe nuk i them mik, sepse unë nuk kam miq kur vlerësoj një libër, nëse nuk bindem se a është e nivelit tim shkencor, sigurisht për mua kërkon një llogaritje me ekuacion të fortë.

Ju e dini të nderuar lexues, që, sapo keni hapur faqet e para të këtij libri, se sa i njohur është studiuesi Nue Oroshi ne hapësirën mbarëkulturore shqiptare, ku përmes një përvoje të gjatë ai sjell në ditët tona, të mira apo të vështira, qofshin ato, përvojën e gjatë si kryetar i shoqatës “Trojet e Arbrit”.Aktualisht studiuesi jeton në Gjermani, ku kontributin dhe vështirësitë i ka dyfish, pasi dihet sesa e vështirë është të njohësh temat dhe motivet jetësore, adhurimin dhe respektin për gjuhën e bukur shqipe, metodikën e veçantë të përpilimit të tekstit në përgjithësi. Po çfarë më bëri përshtypje sa e shfletova materialin kur ende ishte në dorëshkrim ? Më bëri përshtypje titulli “SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË NJË REALITET E JO ËNDËRR ROMANTIKE”Interesant.

Pjesët e librit bashkë me titujt të bëjnë përshtypje. Duket se një brengë njerëzore e ka munduar studiuesin në fjalë. Duke qënë se unë jetoj në Gjirokastër, e kam pak problem çështjen e dialektit, mirëpo këtu kuptova komunikimin e fuqishëm që studiuesi ka me gjuhën, përdorimi me vend i shprehjeve të pasura figurative, i formave që kanë provuar gjatë kohës vlerë poetike.Vura re qëndrimin kritik dhe të pakompromis të fenomenit, ku përmes trajtimit të argumentit, shfaqet edhe dituria, edhe eleganca në mjedisin autonom shqiptar.Vura re se studiuesi preku Çamërinë,figurën e madhe të Gjergj Kastriotit, përmend të madhin Gjergj Fishta, kur dihet se Fishta për një gjysëm shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe,madje për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar.I madhi shkrimtar shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues e kaloi në Shkodër ku dhe fama e tij letrare nisi në fillim shekulli, kurse arriti kulmin aty nga fundi i jetës.Ai për të gjallë u bë një masë e madhështisë letrare shqiptare, i njohur brenda vendit, kudo që lexohej dhe ku vlerësohej krijimtaria letrare shqiptare.

Pas ndryshimeve të viteve nëntëdhjetë, Fishta u rikthye në letërsinë dhe në kulturën shqiptare i cili kish kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit për një gjysëm shekulli. Po përmend dy argumenta në të cilën gjithë teoria e tij estetike mbështetet në arsyetimin filozofik: 1.E ngritur mbi një filozofi idealiste, teoria lëshon një rreze drejt kuptimit materialist, atëhere kur teoricienti pohon se:- “objekti i veprës artistike, s’mund të jetë i bukur po s’qe dhe i vërtetë”. 2.Si shkrimtar i vërtetë, mendimtar dhe filozof, Fishta riprodhon mbresat e përftuara në shpirt dhe jo sendet e përjashtme. Vura re afërsinë që krijon me natyrën dhe elementet e saj. Fjalë të tilla si: qielli, pranvera, guri, nëna shqiptare, rreze, diell jepen në kuptimin metaforik për të treguar se kjo është saga e një dite, është një e vërtetë që dua t’ju tregoj, është dhe hapësira nga pikëpamja e vëllimit diskursiv, prandaj dhe autori ndonjëherë luan edhe me intertekstin.Ajo që më ka prekur është dhe pjesa që ka të bëjë me testamentet si plagët shpëtuese të artistëve tanë dhe mosheshtja pranë sfidave kombëtare, thirrja e mendjes për rininë e humbur.Sidomos kjo temë e fundit është plagë therëse për Shqipërinë tonë të madhe.

Prandaj dhe studiuesi duket sikur komunikon me auditorin e caktuar, që në këtë rast jemi ne. Ai kërkon të na thotë se periudhat revolucionare duan të na shfaqen më dukshëm se kurrë, prandaj dhe ky libër sot do të marrë peshën më të madhe të kohës për të përpunuar këtë barrë të opinionit mbarëkombëtar e sidomos shqiptar.Nuk zbuten kontraditat kollaj, sepse dëshira ndesh ndonjëherë në një varg pengesash.Por jemi ne që sot i japim shtysën këtij libri për një frymë të re dhe novatore.Ky libër sot është zëri i shoqërisë që jeton te ne, ku me gjuhën e estetikës psikologjike të Jungut, do të thoshim se këtu nuk flitet për një gjendje të veçantë, por flitet për një kritikë bashkëkohore, sikur duhet të themi: “ Ngrehuni o njerëz, se po na shtypet liria.”Më kujtohen rilindasit tanë, më kujtohet Konica i cili konsolidoi të mirën e çdo sistemi dhe ndonjëherë solli provokimin xhojsian.Gjëja e parë që më ra në sy teksa e lexova, është fakti se sa me shumë dashuri, seriozitet dhe përgjegjësi ka shkruar autori, përmes vështrimeve qoftë dhe diakronike, as dhe sinkronike, për vlerat e njëmendta artistike. Vura re afirmimin e mendimeve njësoj si poezi e metaforës e atyre yjeve që flasin që ndonjëherë duhen dhe refuzohen dhe që rrjedhin nga gjiri i burimeve njerëzore.

Përfundim

Kjo vepër rrjedh natyrshëm, po aman ka atë tensionin e duhur për të shkuar nga faqja në faqe, përmes pezullisë kërshëritësë rrëfimore.Gjuha përcjell te receptuesi një atmosferë duke e bërë shumë afër shtjellimin e ngjarjeve, që duket sikur duhet të na thotë pse koha është e pamjaftueshme për atë dashuri të madhe.Nuk është shkrimi,por dëshmimi që përcjell Nue Oroshi, është akti që ngazëllen dhe ndërlikon qasjen tonë ndaj këtij libri. Është dashuria e pakushtëzuar për atë ëndërr të madhe duke zgjedhur të dëshmojë jetën në funksion të një jete tjetër, të asaj jete që do ta ëndërronim ne të gjithë (kujtojmë këtu pjesën ku autori flet për luftën e njerëzisë ndaj djallëzisë).
Gjithkush ka të drejtë të shkruajë një libër, por të drejtën më të plotë unë mendoj se e kanë ata autor që i qëndrojnë më pranë halleve njerëzore, tek e fundit le t’i hedhin të gjitha ngjyrat që kanë në shpirt, shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht.Pushteti i dashurisë rrezaton këtu sot, si dritë terri dhe ylli dhe rri aty thellë mërguar.Është njësoj si një poezi që ecën gjurmëve të baladave pa u bërë baladë, duke bërë një kthesë të domosdoshme në gjithë esencën politike dhe si kozmologji.Prandaj dhe shkrimtari meriton nivelin e merituar shkencor, fuqinë deduktive mbi një material tejet serioz dhe kushtrues.Uroj që ky libër për ju lexues të dashur, të vijë si rezultat i një reflektimi të gjatë dhe shpresojmë që ne kontribuesit intelektual të mos ju kemi zhgënjyer. /KultPlus.com

Në sheshin e kristaltë ku përpjeket jehu i tingllimës dhe burimzymtësia e borbardhave

Nga Nue Oroshi

Jehu i tingllimës në sheshin e kristaltë përplaset me kohën e cila numëron rrezët e diellit pranë panteonit magjikë. Në majekrahun e jehonës magjike sillën kuajtë e varreve të cilët duke vrapuar pas ngrënies kanë mbetur në mes të dy detrave me një vrap që s´ndalet asnjëherë.

Buzë këndit magjik burimzymtësia e borbardhave ecë me fluturim pa e folur asnjë fjalë për kohën e lënë pas.Bregu i pikllimës i shkrimtarit tonë të madhë Teki Dervishi, është bregu i stolive magjike kurse sheshi i kristaltë nuk është natyrorë. Ai u ndërtua gjatë një kohëzgjatje të gjatë historike duke përfshirë shumë periudha kohore të cilat herë me lakmi e herë me egërsi,herë me butësi e herë me fortësi sillën e mbështillën ndaj njëra-tjetrës pa e gjetur asnjëherë fijën e lëmshit. 

Aritmetika e politikës dhe kufiri i artit është një mbijetesë e cila përputhët me njëra- tjetrën vetëm atëherë kur perëndon dielli.Politikanë mund të behët çdo kush nëse e përfshinë valët e detit apo rrëmbimi i ecjakjëve të shpejta të ujit dhe mund ta vendosë në bregun e pikllimës. Por artistë,shkrimtar,poet e filozofë,nuk mund të bëhet çdo kush.
E kam fjalën për artistat e vërtetë që luajnë me artin e fjalëve dhe i sillen e mbështillen ato sikurse ai mjeshtri i mirë që nuk i lenë vend imagjinatës.Këtu nuk përfshihen edhe ata shkarravitësit e letrës nga e bardha në të zezë.Prandaj dallimi në mes të artistit dhe shkarravitësit të letrave është një botë e cila dallon shumë nga njëra- tjetra.

A nuk është turp për të gjithë këta intelektualë në diasporë që jemi,të mos jemi në gjendje t´i afrohemi se paku shkrimtarëve tanë të mëdhenj siç ishin profesor: Ernest Koliqit, Martin Camajt, profesor Zef Valentinit, Gjelosh Gjokajt, profesor Kristë Malokut, profesor Isuf Luzajt, profesor Arshi Pipës, At Athanas Gegajt, Tahir Kolgjinit dhe shumë e shumë të tjerve që lanë gjurmë të pashlyera në artin dhe kulturën shqiptare. Këta ishin dhe do të mbetën shkrimtarët e artistët shqiptarë të cilët jetuan, punuan, shkruan e vepruan jashtë kornizave të realizmit socialistë më një fjalë janë shkrimtarë të kalibrit evropian. E pikërisht për këtë arsye se janë shkrimtarë të kalibrit evropian kanë mbetur në margjinat e harresës. Sikur të ishte gjallë Teki Dervishi ai do të mallkonte me fjalët më të rënda për këtë harresë. Jo vetëm këta shkrimtarë të mëdhenj që i kemi harruar apo vetëm i kujtojmë aty këtu,por e kemi harruar edhe doajenin e letërsisë dhe romansierin e dramaturgun më të madhë shqiptarë Teki Dervishin.

Për veprën e Teki Dervishit nuk kujdesët kush që ta përkthej në gjuhë të huaja sepse ishte dhe mbeti një shkrimtarë modern që e bëri letërsinë ashtu siç duhet të jetë.

Asnjëherë nuk mori urdhëra për të shkruar letërsinë, romanin,dramën apo poezinë por me mendjen e shpirtit, e drejtoj muzën e të shkruarit në këndveshtrimin modern. Derisa harrojmë shkrimtarët dhe artistët tanë që e bënë letërsinë për çdo ditë ndëgjojmë promovime të shkrimtarëve të realizmit socialistë që dridhën e përdridhen para pasqyres për veprat e shkruara dhe të pashkruara. Pra, me një fjalë i kemi harruar ata që janë shkrimtarë dhe po mirremi me shkarravitësit e letrave, që me shkronja të zeza po ja humbin bardhësinë letrës,pikërisht në sheshin e kristaltë,tek jehu i tingllimës dhe burimzymtësia e borbardhave. / KultPlus.com


Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

Nga Nue Oroshi

Acari i dimrit ka mbuluar me borë Kosovën. Krahas këtij acari që e ka kohën kemi edhe acarin politikë. Si do i përballon Kosova këtyre dy acarëve mbetët të shihet në të ardhmen. Burazonet e heshtjës e kanë kapluar mendimin e lirë të qytetarit. Kuloarët vlojnë nga mendimet sesi do të jetë e nesërmja. Qytetarët ballafaqohen me kalimin e veshtirësive jetësore në dimrin me ngricë dhe me borë. Poetët meditojnë se çka kanë në plan për të shkruar, shkrimtarët shkruajnë e shëmbin vargjet e tyre, piktorët janë të mbyllur mbrenda galerive duke bërë ekspertizatë e tyre për portrete të  dukshme dhe të padukshme.

Në një skaj ideologët janë duke menduar për ide te reja se si do të duket skena politike e Kosovës pas dy vitesh. Secili me mendimet dhe idetë e veta mendojnë që ta dërgojnë përpara çështjet që i takojnë.Si duket vetëm lisat e gjatë dhe fushat pjellore e kanë humbur gjelbërimin sepse bardhësia e borës i ka bërë bashkë afër njëri-tjetrit hallegjinjët e shumtë. Skaj një fletore të mbushur me shpresë nxënësit e mendojnë të ardhmën e tyre kurse shumica e fëmijëve kërkojnë një perspektivë. Të rinjët dhe të rejat nuk janë fajtorë pse nuk e gjejnë perspektivën e tyre.

Ata kërkojnë që jeta t´iu mundësoj edhe atyre që të hapin një familje të re,të gjejnë dikund një vend të ri të punës. Ndryshimet politike që do të vijnë mbrenda dy vitesh në Kosovë, do të tregojnë gjithçka. Më së vështiri e kemi ne ideologët e Shqipërisë Etnike, që nuk duhet të na shkojë koha pa e realizuar qëllimin dhe vizionin e bashkimit kombëtarë në një shtet të përbashkët. Ngricat politike që e kanë kapluar Kosovën kanë lënë partitë politike pa vizion dhe pa shtegdalje. Ato sillen në një rreth viciozë pa pasurë një plan të përbashkët apo të përveçshëm se si duhet të dilet nga kriza politike. Liderët në ikje të shumicës së këtyre partive janë lodhur me vetvetën në mungesë të ideve dhe konceptëve politike se si duhet të ecët përpara.

Të vetmën brengë si duket e kanë se çka duhet folur ditën e nesërme,cilën parti apo lider politikë duhet kritikuar duke përdorur atë formulën e vjetër se mbrojtja më e mirë është sulmi. A kanë bërë ndonjë bilancë të aktiviteteve kryeministrat e qeverive tona në Kosovë për këto 20 vjet  të qeverisjës së tyre politike pavarsisht se cila parti ka qenë në krye të qeverisë se sa vende te punës kanë hapur nëpër sektore të ndryshme.

Sa investitor të huaj kanë sjellë në  Kosovë. Sa kanë qenë në gjendje të afrojnë kushte për investime për Diasporën e madhe shqiptare dhe shumë projekte tjera. Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat politike do të dalë në Pranverë. Por vizioni për të ecur përpara duhet ta mundoj çdo shqiptarë të ndershëm dhe atdhetarë. Meqense politika është një art i veshtirë këtë art mundët ta kryejnë vetëm përsonalitetet që mund ta bëjnë ndryshimin dhe t´i sigurojnë Kosovës një perpektivë të mbarë. Koha e tyre po vjen. /KultPlus.com

Viti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe ideja e Shoqatës “Trojet e Arbrit “për ngritjen e dy monumenteve në Prizren

Shkruan: Nue Oroshi

Ky vit është viti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Pasi që jemi në shtator, muajin e nëntë të këtij viti deri me tani nuk është treguar ndonjë aktivitet konkret i cili do të qonte përpara figurën e madhe të kryeheroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Nga akademitë dhe sesionet shkencore të mbajtura më i kompletuari ka qenë ai që ka organizuar më 28 Korrik 2018, Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë” Trojet e Arbrit “me rreth shtatëdhjetë studiues dhe më një pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare në Evropë dhe Amerikë.

Edhe pse ky vit është shpallur vit i Gjergj Kastriotit nga dy Qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë dorën në zemër pak është duke u parë aktiviteti i këtij viti të Skënderbeut. Janë mbajtur akademi dhe sesione shterpe në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Madje aty këtu në diasporë kemi pasur si ligjërues disa historianë që fare nuk mirren me figurën e Skënderbeut dhe epokën e tij duke i nënvlerësuar Historianët Medeivistë që me kompetencë shkencore mund të flasin për figurën e Skënderbeut. Por ajo që më dhembë është fakti se sa do të kompletohen këto akademi dhe sesione shkencore me botimin e librave për Skënderbeun mbetët një pikëpyetje shumë e madhe. Vërtetë është e dhimbshme kur përkrahen në mënyrë institucionale shoqata dhe organizata jo serioze madje edhe ndonjë Institucion e në fund nuk del asgjë konkrete pra, nuk botohet asnjë libër. Këto akademi shkencore i ngjajnë organizimeve pa koncepte që mbahen sa për t’i arsyetuar aty këtu mjetet e shumta që kanë ndarë dy Qeveritë shqiptare. Aty ku më dhembë më se shumti është fakti se sa libra shkencorë do të botohen në këtë vit jubilarë për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Në bazë të akademive dhe sesioneve shkencore të mbajtura deri më tani del se minimum duhet të botohen njëzet libra të reja gjatë këtij viti të Skënderbeut. Por meqenëse shumica e organizimeve janë mbajtur me 2-3 ligjërues apo 5 apo 6 ato paksa më serioze dihet qartë mirëfilli se shumë pak në këtë vit do të kemi botime për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe periudhën e artë historike shqiptare. Por gjithmonë aty ku mbretëron errësira ka ngapak edhe dritë e cila edhe pse fillon si shkëndije e vogël ajo përhapet dhe bënë dritë në të gjitha trojet shqiptare.

Ajo që nuk do të lenë në errësirë vitin e Skënderbeut është “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “e cila është duke përgatitur një libër Enciklopedikë me rreth 800 – 900 faqe dhe me rreth shtatëdhjetë autorë nga shumë institucione shkencore nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Por kjo shoqatë nuk e ka lënë me kaq vitin e madh të Skënderbeut. Ajo ka dalur me dy ide konkrete. E para që në Shatërvan në qytetin e Prizrenit të vendosët monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe ideja e dytë është që në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet Muzeu Kombëtarë me emrin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Kjo bëhet edhe për faktin se Prizreni njihet nga historiografia shqiptare si qytet ku ishte qendër e zotërimeve të Kastriotëve, si dhe për faktin e dytë se pikërisht në Kalanë e Prizrenit gjatë rikthimit në vendlindje Gjergj Kastrioti dhe kalorësit e tij kishin qëndruar disa ditë në Kalanë e Prizrenit pastaj kishin marrë rrugën për në Dibër e për tu kthyer përfundimisht në Krujë.

Shoqata “Trojet e Arbrit “së shpejti do ta fillon aksionin përgatitor për grumbullimin e mjeteve për realizimin e këtyre dy projekteve kombëtare për faktin se Prizreni si një qytet historik dhe që lidhë tri kryeqytetet shqiptare : Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën e meriton një nderë të tillë. Uroj që viti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut të mos jetë vetëm vit kalues sa për sy e faqe por institucionet shkencore shqiptare ta ndjekin rrugën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” dhe të dalin me botimet e tyre shkencore që se paku krahas Trojeve të Arbrit të kemi minimum edhe dy vepra të mira shkencore për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun një në Tiranë e një në Prishtinë, e sa i përket organizimeve që janë mbajtur gjithandej Trojeve Shqiptare ato organizime tash veç janë harruar edhe nga organizatorët e tyre e le më të mendojnë se duhet botuar veprat me peshë shkencore që do ta ndriçojnë figurën e madhe të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut .Se si do të duket përfundimisht Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Muzeu me emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në Prizren kjo do të planifikohet nga grupi i eksperteve të lëmive të ndryshme si historianë, arkitektë, skulptorë që janë pjesë e një këshilli të gjerë për kryerjen e këtyre dy ideve konkrete të Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

(Këndvështrimet e shprehura në rubrikën e opinioneve të gazetës online KultPlus, jo domosdoshmërisht paraqesin qëndrimet e redaksisë së KultPlus.com)

Bjen kushtrimi që ngjallë jetën, e latë pezull Anton Çettën

Nue Oroshi

Vendimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës për mos aprovimin e kërkesës së Këshillit Organizues për vendosjen e lapidarit të profesor Anton Çettës para objektit të Institutit Albanologjik në Prishtinë, ka shqetësuar miliona shqiptarë pa dallim feje, krahine apo ideje. Ka shqetësuar mbarë shqiptarët atdhetarë që i thonë bukës -bukë e ujit-ujit, përveç shqipfolësve pansallavisto aziatikë të cilët tash janë duke punuar që Kosovën ta drejtojnë drejtë shkrepave të Anadollit.

Njëri ndër këta shqipfolës është edhe drejtori aktual i Institutit Albanologjik të Prishtinës njëfarë Hysen Matoshi. Ky piun i rrjetit famëkeq talibanesk të Kosovës tash e tregoj fytyrën e vet të vërtetë. Edhe pse dihet botërisht se ky vendim vetëm është nënshkruar nga ky farë drejtori sepse është marrë krejt diku tjetër dhe nga persona krejt të tjerë. Opinioni i gjerë duhet ta dijë se mjetet për ngritjen e lapidarit të profesor Anton Çettës janë ndarë nga Institucionet e Kosovës, lapidari është i gatshëm por për momentin është i lënë pezull nga forcat e errëta pansllavisto- aziatike, të cilët e kanë okupuar Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe janë duke luftuar për një orientim kundër Evropian të Kosovës.

Është brengosës fakti se edhe pse Komuna e Prishtinës ka dhënë fillimisht leje për vendosjen e lapidarit të profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik, kryetari i tashëm i Prishtinës Shpend Ahmeti, është tërhequr nga vendimi i tij pas ankesës që ka bërë Instituti Albanologjik në krye me Hysen Matoshin për anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për moslejimin e shtatores së profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik. Me këtë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë një gabim të pafalshëm për anulimin e këtij vendimi. Ai duhet ta rikthej vendimin e parë në fuqi, dhe këshilli organizues i vendosjes së përmendores së prof. Anton Çettës ta shpejtoj procedurën e vendosjes së lapidarit të profesor Anton Çettës në vendin e vetë para Institutit Albanologjik. Anton Çetta pajtimtari i kombit shqiptarë sot është lanë as në tokë dhe as në qiell.

Shqiptarët e Anton Çettës janë ndarë në dy taborre. Ata që e duan ngritjen e lapidarit të profesor Antonit para Institutit Albanologjik, si dhe ata që e kundërshtojnë ngritjen e përmendores së profesor Antonit. Është fatkeqësi se në të njëjtën kohë kemi shqiptarët e orientimit Evropian që duan profesor Anton Çettën, dhe ata të orientimit pansllavisto-aziatik që nuk e duan profesor Anton Çettën. Me këtë e them lirisht se nuk ka mbetur pezull lapidari i profesor Anton Çettës por pezull ka mbetë orientimi Evropian i shqiptareve në Kosovë, orientim që dita – ditës është duke e humbur drejtimin e tij dhe është duke u mjegulluar. Për këtë veprim të këtij farë drejtori duhet reaguar menjëherë Ministria e Arsimit konkretisht Ministri Shyqeri Bytyqi duhet urgjentisht ta bëj pezullimin e këtij drejtori.

Këtë çështje duhet ta merr në shqyrtim në mënyrë urgjente edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili në mënyrë urgjente duhet që t’i kërkon raport me shkrim vartësit të tij në Ministrinë e Arsimit Shyqeri Bytyqit,e jo ti lëshoj mjete me shuma të larta dhe të paparashikueshme pikërisht personit që e kundërshton lapidarin e Anton Çettës para Institutit Albanologjik siç beri ditë më parë këshilltari i Kryeminstrit Haradinaj, Jahja Lluka duke përkrahur një drejtor të tillë të dhunshëm dhe duke quar dëm mjete të shumta në Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Prandaj këtu nuk është mbetur gjë tjetër përpos faktit se Këshilli Organizues duhet të jetë këmbëngulës, për vendosjen e lapidarit të profesor Anton Çettës duke u bazuar në vendimin fillestarë që ka lëshuar Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti, i cili më vonë nga presionet që ju bënë nga forcat e errëta u dashtë ta anuloj vendimin e tij. Kurse shqiptarët pa dallim feje, krahine apo ideje të dalin të organizuar dhe në mënyrë masive ta vendosin lapidarin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik.

S’ka rrugë tjetër sepse organet e dhunshme të këtij Instituti nuk lëshojnë pe në veprimet e tyre të shëmtuara dhe nuk kanë respekt fare për veprimtarinë studiuese, atdhetare, humane dhe pajtimtarë që bëri profesor Anton Çetta. Ah profesor i nderuem Anton! Në vitet e nëntëdhjeta kur të pata marr në intervistë ndër të tjera me pate thënë se kur të hiqet mjegulla leht do ta kemi. Të gjithë kemi menduar ashtu por fare nuk doli e vërtetë. Pushtuesit osman dhe ata pansllavist na i lanë kopilat e tyre të cilët sot janë duke e lënduar çështjen shqiptare dhe e kanë sjell deri në buzë kapitullimi, por shpejtë do t’iu vjen fundi, se ende ka djem nënash shqiptare qe do ti dalin zot tokës arbërore. / KultPlus.com