Kosova e historia e shqiptarëve numëron shumë gra e vajza që u bënë heroina të historisë shqiptare, e tillë ishte edhe Nurije Zekaj e cila qysh në moshë të re iu bashkua karvanit për Pajtimin e Gjaqeve, shkruan KultPlus.
Nurije Zekaj u lind më 11 mars të vitit 1967, në fshatin Raushiq të Pejës.
Si vajzë e re, ajo iu bashkua karvanit për Pajtimin e Gjaqeve, simbol dhe referencë e grave të asaj kohe në Kosovë, si dhe ishte aktiviste e çështjes kombëtare.
Më 23 prill të vitit 1990, në një aksident të orkestruar nga UDB-ja jugosllave, ajo humbi jetën. /albfem/ KultPlus.com