Personazhi kryesor i historisë sonë është një adoleshent me emrin Abraham – ose Abe, siç e thërrisnin zakonisht njerëzit. Abe ishte adoleshenti tipik, i nisur për të qenë lojtar yll në ekipin e shkollës së mesme të futbollit. Ai ishte në vitin e tij të fundit, me provimet e shtetit në horizont. Dhe ëndrra e tij ishte të bëhej një lojtar profesionist.
Por Ai nuk ishte thjesht i dhënë vetëm pas stërvitjes; atij i pëlqente edhe ana akademike e shkollës, veçanërisht lëndët shkencore, të cilat i jepte mësuesi i tij i preferuar z. Jackson.
Nga jashtë, dukej sikur gjithçka po shkonte mirë për Abe. Por një ditë, ai hyri në orën e tij të shkencës me një humor mjaft të prishur, duke ndier urrejtje ndaj gjithçkaje rreth tij. Z. Jackson vuri re se diçka nuk ishte në rregull dhe donte të zbulonte se çfarë po ndodhte, kështu që ai i kërkoi Abe të qëndronte pas mësimit.
Në bisedën private, zemër me zemër që pasoi, Abe u hap te Z. Jackson dhe i shprehu të gjitha. Ai po ndiente shumë stres dhe ankth në të dy fushat kryesore të jetës së tij. Në shtëpi, prindërit e tij po grindeshin dhe fjala “divorc” madje kishte filluar të lakohej. Në shkollë, e prisnin disa provime të ardhshme, një detyrë ese dhe një ndeshje finale e madhe e së premtes varej nga ai.
Ndeshja e së premtes ishte një pikë e veçantë presioni. Jo vetëm që një fitore mund ta çonte ekipin e tij një hap më afër arritjes në kampionatin shtetëror, por shkallët e stadiumit do të mbusheshin nga tifozeritë e të gjitha shkollave të tjera.
Dhe, mbi të gjitha, kishte peshën e asaj çfarë njerëzit presin nga lojtari yll i ekipit të futbollit. Nëse luante mirë, ai ndjehej nën presion që të vazhdonte të performonte akoma më mirë që t’i bënte njerëzit të lumtur. Nëse ai nuk do të luante mirë, ai e parandjente zemërimin e zhgënjimit të tyre.
Nuk duhet të jeni një lojtar futbolli i shkollës së mesme për t’u lidhur me këtë histori. Ashtu si Abe, me siguri keni hasur probleme familjare apo në punë, siç janë prezantimet, takime dhe intervista të rëndësishme. Ndonjëherë, me siguri ju e keni gjetur veten duke u ndjerë nën shumë presion nga shumë anë njëkohësisht – veçanërisht nëse e ndjeni peshën e pritjeve që vijnë me përpjekjen për të qenë një prind, menaxher, trajner i jashtëzakonshëm ose çfarëdo roli që mund të luani në jetë.
Si mund t’i kalojmë këto momente sfiduese dhe t’i kapërcejmë këto burime stresi? Epo, Z. Jackson ka një këshillë befasuese – jo vetëm për Abe por për të gjithë ne.
Pasi dëgjoi Abe-n që shprehte problemet e tij, Z. Jackson thjesht i tha: “Unë e di se si ndihesh.” Më pas, ai bëri diçka që nuk e prisni. Ai nuk i tha asnjë fjalë urtësie apo këshillë. Në vend të kësaj, ai i dha Abe-së një detyrë shtëpie – dhe një që duket fare pa lidhje me problemin e tij.
Detyra ishte kjo: të vlonte një karotë në një tenxhere me ujë, ta vëzhgonte atë për ca çaste, dhe të nesërmen raporto atë që ndodhi.
Atë natë, Abe kreu detyrën dhe të nesërmen, ai u takua me Z. Jackson pas orës së mësimit për të ndarë vëzhgimet e tij. Ai kishte zbuluar që pas rreth 10 minutash e zhytur në ujë të valë, karrota u zbut.
Z. Jackson më pas i tregoi kuptimin e detyrës. Karrota, shpjegoi ai, nuk u zbut vetvetiu; por e zbuti uji i vluar, që ishte ambienti në të cilin e kishe vënë Abe. Uji i vluar ishte një mjedis i ashpër dhe në thelb e dobësoi karotën duke e vendosur atë në rrethana stresuese.
Ndërsa Z. Jackson vazhdoi të shpjegojë, e njëjta gjë mund të ndodhë për të gjithë ne. Kur jeta bëhet e vështirë, edhe ne e gjejmë veten në ujë të vluar, le të themi. Duke zbatuar këtë mësim në jetën tonë, ne mund të shohim se si shtëpitë dhe vendet e punës mund të shndërrohen në mjedise të ashpra, dhe marrëdhëniet dhe karriera jonë mund të na vendosin nën rrethana stresuese. Nëse i lejojmë ato të na trondisin me emocione negative si frika dhe pashpresa, përfundojmë si karrota – e butë dhe e dobët.
Më pas, ne mund të bëhemi aq të rraskapitur dhe të dëshpëruar sa të duam të heqim dorë nga përpjekjet tona. Për shembull, ne mund të mendojmë të lëmë një punë që po na sfidon ose të largohemi nga një marrëdhënie që është në zgrip. Ose mund të bëhemi indiferentë dhe të pandjeshëm – duke mos i shijuar më gjërat në të cilat më parë kënaqeshim. Për shembull, përballë pengesave profesionale dhe financiare, një burrë i dorëzuar mund të humbasë vlerësimin e tij për gruan dhe fëmijët e tij dhe mund të ndalojë të kalojë kohën me ta.
Vështirësitë e jetës mund të na e bëjnë zemrën gur
Profesor Jackson pasi vuri re se Abe e kishte kuptuar moralin e caktimit të karotës si detyrë, ai i bëri një pyetje vijuese: Çfarë do të ndodhte nëse zien një vezë në vend të karotës?
Abe e dinte përgjigjen për këtë, kështu që ai nuk kishte nevojë të shkonte në shtëpi për ta zbuluar: do të kishim një vezë të zier, të ngurtësuar përbrenda. Z. Jackson pastaj shtjelloi pikëpamjen e tij. Edhe pse ato janë vendosur në të njëjtin mjedis dhe rrethana të ashpra (ujë të vluar), karrota dhe veza përfundojnë duke reaguar ndaj tij në mënyra të kundërta. Karrota zbutet; veza ngurtësohet.
Siç mund të keni dyshuar, kjo është edhe një metaforë tjetër me një moral të përfshirë brenda saj. Ashtu si veza, edhe ne mund të ngurtësohemi kur mjediset dhe rrethanat tona na mbajnë nën stres. Në të vërtetë, ekziston madje edhe një fjalë për gjendjen emocionale që rrjedh nga ky proces: “me zemër të ngurtë”. Në këtë gjendje, duket sikur zemrat tona janë ngurtësuar, jo më të afta për të lejuar që dashuria të rrjedhë brenda ose jashtë. Madje, ne mund të fillojmë të kapemi nga inati dhe urrejtja ndaj njerëzve në jetën tonë.
Duke u zier si veza me vështirësitë e jetës, në thelb po lejojmë të hyjë i gjithë negativiteti që perceptojmë në botën përreth nesh. Duket sikur ne po u themi të gjithëve dhe gjithçkaje përreth nesh, “Mirë fort, ju po tregoheni të ftohtë dhe të pashpirt me mua? Atëherë edhe unë do të jem i ftohtë dhe i pashpirt me ju!”
Në fund të bisedës së tij të dytë me Z. Jackson, Abe kishte mësuar dy mësime: ai nuk dëshironte të ishte karrota, dhe ai nuk dëshironte të ishte veza – por çfarë mund të ishte ai?
Epo, nëse e mbani mend titullin ose hyrjen e kësaj historie, ju tashmë e dini përgjigjen, kështu që nuk ka asnjë efekt të përpiqemi ta mbajmë pezull: përgjigjja është kokrra e kafesë.
Për ta ndihmuar Abe-n të kuptonte alternativën e fuqishme të përfaqësuar nga kjo farë e vogël e përunjur, Z. Jackson i dha një detyrë tjetër shtëpie: ziej disa fasule kafeje për rreth një orë, shiko se çfarë ndodh dhe raporto nesër.
Të nesërmen, Abe ishte mjaft i ngazëllyer për të ndarë zbulimin e tij me Z. Jackson. Patjetër që ndjehej i befasuar. Ndoshta do të jetë befasuese edhe për ju.
Rezulton se nëse zieni disa kokrra kafeje për një orë, përfundoni me një enë plot me kafe! Po po, kafe – si pija që merrni kur zieni ujin me kafe të bluar. Kokrrat aromatizojnë ujin në të njëjtën mënyrë si kafeja e bluar që e blejmë me pako; vetëm se atyre u duhet një kohë pak më e gjatë për të kryer magjinë e tyre.
Ndryshimi kokrrave të kafesë me karotën dhe vezën nuk ka sesi të jetë më i madh. Siç e dimë, kur një karotë dhe një vezë vendosen në mjedisin e ashpër të ujit të vluar, ata reagojnë në mënyra të kundërta – karrota bëhet e butë, veza bëhet e ngurtë. Por ndërsa ato, që të dyja, reagojnë në mënyra të kundërta, ekziston një ngjashmëri themelore midis tyre: ato që të dyja, si veza si karrota, përfundojnë duke u transformuar nga mjedisi i tyre.
Por me kokrrat e kafesë, transformimi shkon në anën tjetër; mjedisi përfundon duke u shndërruar nga kokrrat! Në një çast, është ujë. Një orë më vonë, është kafe.
Sigurisht, mësimi këtu nuk ka të bëjë me kokrrat e kafesë; ka të bëjë me ne. Edhe ne kemi aftësinë për të transformuar mjediset dhe rrethanat përreth nesh. Në ushtrimin e kësaj aftësie, ne demonstrojmë se fuqia brenda nesh është më e madhe se fuqia e forcave jashtë nesh. Dhe për ta përdorur këtë fuqi, Z. Jackson do të argumentonte, ne vetëm duhet të dimë se ne e kemi atë.
Urtësia e tij këtu mund të thuhet në një fjali të vetme: Mendoje veten si një kokërr kafeje, dhe edhe ti mund të shndërrosh gjithçka përreth teje.
Përmes veprimeve të tij, Abe demonstroi fuqinë metaforike të fasules së kafesë.
Pasi mbaroi bisedën e tij të tretë me Z. Jackson, Abe u frymëzua aq shumë nga mësimi i fasulit të kafesë, saqë ai e ndau atë me të gjithë shokët e tij të futbollit. Ata ishin goxha të frymëzuar dhe e arritën të fitojnë ndeshjen e madhe dhe të arrijnë në kampionatin shtetëror.
Ata përfunduan edhe kampionët e kampionatit shtetëror gjithashtu – por Abe dëmtoi gjurin e tij pasi ai ra në tokë ndërsa bëri një lojë që ndihmoi në sigurimin e fitores së ekipit. Ishte një dëmtim serioz, duke e vënë atë në paterica dhe duke kërkuar operacion. Por ai e dinte, ëndrra e tij për të luajtur futboll në të ardhmen mund të shuhej.
Më vonë në jetë, aftësia e Abe-s për të aplikuar mësimin e kokrrës së kafesë do të testohej seriozisht.
Abe po punonte sa mundte në zyrën e tij të shitjeve, por dukej sikur asgjë nuk po jepte efekt. Pavarësisht sa e stërmundonte veten në të, bilancet e tij të shitjeve vazhduan të binin.
Por nuk ishte vetëm Abe që po humbiste. Bashkëpunëtorët e tij dhe shoqëria e tij në tërësi ishin në të njëjtën telashe. Javë pas jave, ata vazhduan të mos arrinin qëllimet e tyre të shitjeve dhe objektivat e të ardhurave. Tregu ishte i ashpër dhe kishte ndryshime të mëdha makroekonomike dhe teknologjike që po ndodhnin në industrinë e tyre. Si rezultat, ata ishin duke u shtrydhur nga forcat e jashtme përtej kontrollit të tyre.
Me punën e tij në rrezik, një grua dhe tre fëmijë për të mbështetur, një qira shtëpie, dy makina, faturat e kujdesit shëndetësor dhe borxhet e kartave të kreditit për të paguar, Abe po bëhej gjithnjë e më i shqetësuar dhe po dyshonte aftësinë e tij për të përmbushur detyrimet.
Duke u acaruar me këto emocione negative, ai filloi t’i shihte gruan dhe fëmijët e tij më shumë si një pengesë sesa si dhurata, dhe ai filloi të tërhiqet nga partnerja i tij. Kur ajo përpiqej të fliste me të për vështirësitë e tij, ai dilte nga dhoma. Me fjalë të tjera, një pjesë e tij po shndërrohej në një vezë.
Ai gjithashtu filloi të mendojë për të hequr dorë. Ai mendoi të linte punën e tij dhe të gjente një të re, të ribashkohej në ushtri ose madje të ikte nga jeta e tij dhe të rifillonte përsëri. Një pjesë tjetër e tij ishte kthyer në një karotë.
Por më pas, një ditë të ftohtë dimri, ndërsa po pinte kafenë e tij të mëngjesit dhe po mendonte këto mendime të ngjashme me karrotën, ai ndjeu poshtë filxhanit ngrohtësinë e pijes së nxehtë. Në atë moment, ai kujtoi mësimin e Z. Jackson për kokrrat e kafesë, të cilën ai e kishte harruar mes gjithë stresit në jetën e tij.
Frymëzuar nga mësimi përsëri, Abe u kthye në punë dhe i përveshi mëngët. Në vend që të ndjehej keq për veten e tij, ai u përqëndrua në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mundësive të reja për kompaninë e tij. Numrat e shitjeve të tij u kthyen, dhe ai u vlerësua gjatë gjithë rrugës deri sa iu besua posti i Kreut të Shitjeve dhe Marketingut.
Nën udhëheqjen e Abe-së, kompania rimori pozicionin e saj duke rregulluar operacionet e saj, duke adoptuar ide dhe teknologji inovative dhe duke shtuar produkte dhe shërbime të reja në formacionin e saj. Kushtet rrethuese ekonomike mbetën sfiduese – por në vend që t’i shikonte me frikë, keqardhje ose dorëheqje, kompania i përqafoi ato si një mundësi për të evoluuar.
Këtu, do ta lëmë Abe-n në momentin e tij të triumfit dhe do të nxjerrim dy mësime përfundimtare nga historia e tij:
“Njerëzit që ecin përpara në këtë botë janë ata që ngrihen dhe kërkojnë për rrethanat që ata duan, dhe kur nuk i gjejnë, i krijojnë. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com