Një mësuese kishte vendosur t’u jepte një mësim nxënësve nëpërmjet një loje.
Mësuesja i tha secilit në klasë që të sillte me vete një trastë me disa patate.
Çdo patateje do t’i jepej emri i një personi që ata urrenin. Pra, numri i patateve që një fëmijë do të vendosë në qesen e tij/saj do të varet nga numri i njerëzve që ai/ajo urrente.
Pra, kur erdhi dita, secili fëmijë solli disa patate me emrin e njerëzve që ai/ajo urrente.
Disa kishin 2 patate, ca 3, ndërsa disa të tjerë deri në 5 patate.
Mësuesja pastaj u tha fëmijëve t’i mbanin trastat me patatet me vete kudo që të shkonin për 1 javë.
Ditët kaluan, dhe fëmijët filluan të ankoheshin për shkak të aromës së pakëndshme që mbanin patatet e kalbura.
Përveç kësaj, ata që kishin 5 patate duhej të mbanin peshë ekstra në çantat e tyre. Pas 1 jave, fëmijët u lehtësuan sepse loja më në fund kishte përfunduar.
Mësuesja pyeti: “Si u ndiet kur mbajtët patatet me vete për një javë?”
Fëmijët i lanë frustrimet e tyre dhe filluan të ankohen për telashe që duhej të kalonin duke mbajtur patatet e rënda dhe me erë të keqe kudo që të shkonin.
Pastaj mësuesja u tregoi atyre kuptimin e fshehur prapa lojës.
Mësuesja tha: “Kjo është pikërisht situata kur mbani urrejtjen ndaj dikujt brenda zemrës suaj. Urrejtja e mbajtur për një kohë të gjatë do ta “kalbë” zemrën tuaj dhe ju do ta mbani me vete kudo që të shkoni.
Nëse nuk mund ta tolerosh erën e patateve të kalbura për vetëm 1 javë, a mund të imagjinoni të mbani urrejtje në zemrën tuaj për gjithë jetën tuaj?”
Morali: Hidhni tutje çdo urrejtje për çdokënd nga zemra juaj, kështu që ju nuk do të mbani barrë të kotë për një jetë të tërë.
Falja e të tjerëve është qëndrimi më i mirë për të marrë. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com