Fenomenet e trashëguara të letërsisë në Ekuilibrin Letrar të Nysret Krasniqit

Fatlinda Thaçi Cakaj

Ekuilibri letrar shpalos refleksione të thella mbi natyrën e letersisë, procesin e shkrimit dhe ndikimin e kontekstit shoqëror e kulturor në krijimtarinë letrare, autori analizon marrëdhëniet mes autorit e lexuesit, si dhe autori ngul këmbë që të ruaj parimin themelor të letërsisë, pra kujtesën shpirtërore, ekuilibri letrar si objekt të studimit ka aspekte fenomenologjike të artit letrar, duke i parë në prizmin e estetikës, ka të bëjë me shqyrtimin e ndryshmeve të perceptimit, përvojës, dhe kuptimit që lexuesi ose kritiku ka ndaj një teksti letrar. Në këtë kontekst, fenomenologjia, një qasje filozofike që kërkon të kuptojë strukturën e perceptimit dhe përvojës së individit, aplikohet për të analizuar se si lexuesi ndjen dhe interpreton një veprim artistik. Në aspektin e estetikës, vlerësohet bukuria dhe kënaqësia që shkakton një veprim artistik, duke përfshirë tekstet letrare.

Ekuilibri letrar vërehet kur autorët ndërtojnë vepra që sjellin harmoni nëpërmjet gjuhës, strukturës, temës, dhe stilistikës, duke e bërë atë tërheqëse për lexuesin në një mënyrë që përputhet me qëllimin dhe synimet e tyre artistike. Për të kuptuar këtë ekuilibër, kritikët përdorin koncepte fenomenologjike për të shqyrtuar përvojën e lexuesit përballë tekstit, duke u fokusuar në perceptimet, emocionet, dhe interpretimet e tyre. Përvoja estetike e lexuesit  ndikon në vlerësimin e një teksti letrar dhe në përcaktimin e ekuilibrit letrar të tij.

Në përgjithësi, ekuilibri letrar trajton një harmoni dhe njëkohësisht një tension të qëndrueshëm mes elementeve të ndryshme të një teksti letrar, duke siguruar një përvojë të pasur estetike dhe intelektuale për lexuesin. Përdorimi i artit letrar për të komunikuar ide të tilla shpesh rrit kuptimin dhe ndërgjegjësimin e lexuesit në lidhje me çështje komplekse shoqërore, politike, dhe humaniste. Një nga avantazhet e kësaj teknike është që ajo mund të bëjë që konceptet filozofike të jenë më të kuptueshme dhe më të afërta për lexuesit, duke iu mundësuar atyre të ndjehen pjesë e historive dhe përvojave që paraqiten në libër. Kjo ndikon në mënyrë pozitive në perceptimin dhe në qëndrimin e tyre ndaj temave të rëndësishme shoqërore dhe humaniste.

Përveç kësaj, përdorimi i metaforës dhe fenomeneve autoritare në artin letrar janë një mjet i fuqishëm për të shprehur kritikën sociale dhe politike, duke e bërë atë një formë efektive të protestës dhe ndryshimit shoqëror. Përmes përvojës artistike, lexuesit  ndjehen të përfshirë në diskutimet për çështjet më të thella dhe  ndihmojnë në përhapjen e ndërgjegjësimit për problemet aktuale. Në fund të fundit, librat që përdorin këtë lloj qasjeje janë mjet për të krijuar një dialog midis autorit dhe lexuesit, duke e nxitur reflektimin dhe debatin mbi temat dhe konceptet që trajtojnë. Kjo bën që arti letrar të jetë një burim i pasur për shpjegimin dhe përmbushjen e kuptimit tonë të botës dhe të vetvetes.

Konceptet letrare të kapitullit të parë

Metaforika, Imagjinimi, Morfologjia, Litota, Mënia, Metafizika, Refuzimi, Aporite, Gjenuinja

  • Mënia-Në këtë pjesë analizohen dhe detajizohen konceptet autoritare te cenzures të bazuara në filozofinë e Platonit, i cili mendonte se idealja e një shoqërie të drejtë ishte një shoqëri ku filozofët të gjykuar si udhëheqësit më të drejtë do të udhëhiqnin. Thymos është emocioni i  urrejtjes dhe zemërimit, ndërsa menis intelegjenca dhe arsyeja, Platoni argumenton se në një shoqëri të drejtë thymos do të nënvlerësohej në favor të menis, për te shmangur konfuzionin dhe konfliktin shoqëror. Në të njëjtën kohë, në letërsinë shqiptare ka pasur një evolucion të ndjeshëm në mes thymosit e mënis. Autorët kanë shprehur zemërimin dhe revoltën ndaj cenzurës e ndjeshmërisë sociale nëpërmjet veprave të tyre, duke reflektuar ndërveprimin kompleks midis emocioneve dhe arsyjes në krijimtarinë e tyre.
  • Imagjinimi- Nëpërmjet fantazisë, poetët shpesh eksplorojnë sfera të ndryshme të imagjinatës, duke krijuar botë të reja, personazhe fantastike, dhe ngjarje të jashtëzakonshme. Kjo mund të shërbejë si një mjet për të shprehur ide dhe emocione të thella që janë jashtë kontekstit të perceptimit të zakonshëm. Në lidhje me metafizikën, poetët  përpiqen të kapin aspekte të së pashpjegueshmes dhe të së padukshmes nëpërmjet poezisë, duke u përqendruar në temat dhe pyetjet që lidhen me ekzistencën, shpirtin, dhe marrëdhënien tonë me botën. Poetët që janë marrë me këto tranformime; Rrahman Dedaj, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Visar Zhiti, Ervin Hatibi, etj.
  • Morfologjia- Morofologjia e poezisë në letërsinë shqiptare analizon dhe vlereson tranformimet e figurave duke i vënë në pah raportet komplekse midis natyrës dhe kulturës. Figurat mitike dhe legjendare që gjejnë rrënjë thellë në trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar shpesh reflektojnë një lidhje të ngushtë me natyrën dhe fenomenet e saj te veprat e Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Lasgush Poradecit, Anton Pashkut e Sabri Hamitit.
  • Metafizika- Hermenautika dhe shqyrtimi i elementeve metafizike në poezine e Sabri Hamitit ndihmon në zbulimin e estetikes së fshehur të autorit. Duke u përqendruar në interpretimin dhe analizen e thellë të veprave të tij, arrijmë të zbulojmë një pasqyrë më të plotë të pasionit e vizionit të autorit nga vepra e parë “Njeriu vdes i ri”, deri te “Kukuta e Sokratit”.
  • Litota- Këtu autori bën analize poetike te tregimit te Eqrem Bashës te vepra “Hije ne grila”. Përmes interpretimit bartian e sosyrian del ne konkluzion se tregimi e ruan shprehësinë e universalizuar të njeriut si individ dhe përmban vrojtimin meditues të autorit.
  • Aporitë- Ndryshe njihen si kontradiktat apo konfilktet e veshtira ne tekst janë aspekt i rëndësishëm në librin  në fjalë pasi autori vëren një çekulibrim terminologjik të tekstit e kritikës letrare, ndaj propozon që një studim letrar të përdor hermenatikën si pikë referimi.
  • Gjenuinja- Studimi i fenomeneve të teorisë letrare në një nivel të përgjithshëm përfshin një gamë të gjerë të shkencave humaniste dhe të mendimit filozofik që shërbejnë për të analizuar dhe interpretuar veprat letrare. Në këtë kontekst, filozofët, teoricienët e letrave dhe fenomenologët janë të përfshirë në një përpjekje për të kuptuar natyrën dhe rëndësinë e tekstit letrar. studimi i fenomeneve të teorisë letrare në një nivel të përgjithshëm ofron një kornizë të gjerë për të kuptuar dhe interpretuar veprat letrare. Filozofët, teoricientet e letrave, dhe fenomenologët ofrojnë qasje dhe mënyra të ndryshme për të analizuar tekstin, duke kontribuar në zhvillimin e një kuptimi më të thellë dhe më të gjerë të tij. Në Kosovë janë analizuar veprat studimore të Rexhep Qosjes, Sabri Hamitit.
  • Refuzimi- Analizohet fenomeni i përkthimit si një rikrijim në burgjet e Shqipërisë totalitare. Realizmi socialist e çekuilibroi sistematikën letrare shqiptare duke ua mohuar lirinë krijuese shkrimtareve.

Problematikat e dala nga qarqet Evroperendimore të filozofisë

Mea culpa, Ideologemat, Përhershmëria, Ekulibri

  • Mea culpa  ose fajësimi, shpesh shërben si një mënyrë për të rishikuar dhe reflektuar mbi gabimet dhe arritjet tona, dhe në këtë kontekst, trajtimi i ideve gnoseologjike dhe historike të “vdekjes së autorit” nga modernizimi deri në postmodernizëm është një temë e rëndësishme në studimin e letërsisë dhe artit në përgjithësi. Koncepti i “vdekjes së autorit” ka qenë një temë e rëndësishme në teorinë letrare, sidomos në periudhën e modernizmit dhe postmodernizmit.
  •  Ideologemat- Analiza e dialogeve të Platonit, siç janë “Kratili” dhe “Fedri”, dhe lidhja e tyre me  çështjen e kërkimit të formave ideale, është një temë e thellë që lidhet ngushtë me interpretimin dhe vlerësimin e censurës dhe lirisë letrare në kontekstin e metemit të realizmit socialist. Lidhja e dialogeve të Platonit me censurën dhe lirinë letrare në metodën e realizmit socialist reflekton tensionet e thella midis idealit dhe realitetit, midis kërkimit të formave ideale dhe kufizimeve që vijnë me një regjim cenzor. Kjo analizë ofron një perspektivë të thellë mbi sfidat dhe konfliktet në interpretimin e teksteve letrare dhe në ruajtjen e lirisë së shprehjes së artistit në një kontekst politik dhe ideologjik të caktuar.
  • Përhershmëria- Trajtohet parimi filozofik për një njohje të tekstit letrar, se si ai duhet të vendoset në kohë, në mënyrë që të marrë kuptim të ri e të saktë si dhe të ruhet autorialia.
  • Ekuilibri- Ekuilibri i identitetit personal dhe globalizimit është një temë e rëndësishme që reflekton tensionet midis individualitetit dhe ndikimit të shoqërisë globale në krijimtarinë dhe shprehjen personale. Në këtë kontekst, ideja e komunikimit global dhe ndikimi i tij në identitetin personal dhe në estetikën letrare është një temë e rëndësishme për diskutim. Analiza e ekuilibrit të identitetit personal dhe globalizmit në krijimtarinë letrare sjell në pah tensionet dhe sfidat që vijnë me komunikimin global dhe ndikimin e tij në individ. Ruajtja e një ekuilibri të qëndrueshëm është thelbësore për të siguruar integritetin e identitetit personal dhe për të promovuar një estetikë letrare autentike dhe të pasur.

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe vrojtimi metafizik e dokjesor

Në këtë analizë të titulluar “Hermenautika”, autori studion dhe shqyrton konceptet e Kanunit të Leke Dukagjinit, duke i ndarë ato në 12 libra dhe duke shpjeguar parimet themelore të hermeneutikës që aplikohen në interpretimin e këtij dokumenti historik dhe kulturor. Hermeneutika si një qasje interpretuese që përqendrohet në kuptimin dhe interpretimin e tekstit, merr në konsideratë kontekstin dhe kulturën që e rrethon atë.

Në këtë analizë, autori përdor parime hermeneutike për të kuptuar thellësisht mesazhet dhe rregullat që përmbahen në Kanunin e Leke Dukagjinit.

Për të interpretuar dhe kuptuar më mirë mesazhet dhe rregullat e Kanunit të Leke Dukagjinit, autori aplikon parime të hermeneutikës. Kjo përfshin marrjen në konsideratë të kontekstit historik dhe kulturor, kuptimin e gjuhës dhe fjalëve të përdorura në dokument, si dhe analizën e ndikimit të Kanunit në shoqërinë dhe kulturën shqiptare.

Përmes kësaj analize të hermeneutikës në interpretimin e Kanunit të Leke Dukagjinit, autori ofron një kuptim të thellë dhe të gjerë të këtij dokumenti të rëndësishëm historik dhe kulturor në kontekstin e tij. Hermeneutika jep një metodë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të kuptuar tekstin në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

Shënim: Punimi është prezantuar në lëndën Letërsi aktuale shqipe, te prof. dr. Sali Bashota, studimet master, Dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë./ KultPlus.com

                                                                                                               

Nysret Krasniqi publikon librin “Ekuilibri letrar”

Doli nga shtypi libri “Ekuilibri letrar” i autorit Nysret Krasniqi, botim i ASHAK-ut, i cili bërthamë të studimit e ka “mbrojtjen” e ligjësive specifike të letërsisë.

Etikë e intencë e tij është konceptualiteti estetik i artit letrar si fenomen primordial i qenies për ta ruajtur dhembjen shpirtërore. Dhembjet shpirtërore marrin forma individuale me trashëgimi arketipore në vepra letrare, për t’u shndërruar në kujtesë e rikujtesë universale. Kujtesa dhe rikujtesa, kur jetësohen në vepra artistike e ruajnë misterin e vetërregullimit dhe të shndërrimit të tyre në simbol, figurë apo në kratilizëm.

Sipas autorit, në këtë libër diskutohet prania e fenomenit të ndërhyrjes pikërisht në natyrën vetërregulluese dhe evolutive të shprehjes letrare si kujtesë, e cila botën letrare e ka shtyrë drejt konfliktit me arbitraritetin e filozofemave të autoritetit. Gjithashtu, në këtë libër argumentohet se si konceptet filozofike shpeshherë janë shndërruar në forma dhe doktrina autoritare, madje janë kthyer në ideologema dhe aparate politike, të cilat e kanë prerë evolucionin autonom letrar me synimin e kthimit të artit letrar në mjet pragmatik-propagandues si politikë që aspiron të renë progresiste.

Si rrjedhojë, argumentohet se insistimi në të renë progresiste, i mbrujtur me konceptet filozofike të dyshimit, shpeshherë e ka mohuar vetëdijen për gnosisin letrar dhe ka ndikuar në çekuilibrime të ligjësive specifike letrare. Për pasojë, misteri primordial i artit për ta ruajtur kujtesën është shndërruar në mjet për ta mbjellë harresën. Libri propozon ruajtjen e ekuilibrit letrar dhe këtë intencë e dëshmon nëpërmjet analizës fenomenologjike të letërsisë dhe të kulturës shqipe, por edhe me diskutime filozofike-teorike si spektër i ndikimit. / KultPlus.com