Poezi nga Rabindranath Tagore
Përktheu Maksim Rakipaj
O grua, jo vetëm vepër e Perëndisë,
por edhe e gjithë burrave je ti,
që përherë të zbukurojnë
me bukurinë e zemrave të tyre.
Poetët thurin për ty një rrjetë
me fije të arta përfytyrimesh,
piktorët trajtave të tua u japin
një pavdekësi të re.
Perla të jep deti dhe minierat
arin e tyre, kopshtet rrisin
më të bukurat lule për zbukurimin tënd
për të t’i shtuar vlerat –
Dëshirë e zemrës së burrave
lavde i thur rinisë tënde,
Ty grua, që je gjysmë grua
dhe gjysmë ëndërr. / KultPlus.com
