O’Brien e Hovenier mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të Kaidanow

Në nderim të veprës së ambasadores amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga jeta ditë më parë, ndimëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien i është bashkuar nismës për mbjelljen e një peme.

Këtë e bën të ditur, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili thotë se kjo pemë do të qëndrojë simbol i trashëgimisë së Kaidanoë si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

”Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, u shpreh Hovenier, ndërsa mesazhin e tij e shoqëroi edhe me një fotografi të O’Brien pranë pemës.

Presidentja Osmani takon Jim O’Brien, flasin për tejkalimin e sfidave të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se takimet në Washington D.C. i ka filluar me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se me Jim O’Brien kanë pasur një diskutim përmbajtjesor për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, me qëllim siç ka thënë ajo, për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

“Diskutim përmbajtjesor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Tutje ka thënë ajo se bashkë kanë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka udhëtuar për në Uashington. Ajo do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

Presidentja Osmani flet me O’Brien: Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar sot në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien.

Me të kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, transmeton klankosova.tv.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”.