Sot nis Octoberfest-i në Mynih

16 shtatori është një datë që të gjithë adhuruesit e birrës e kanë rrethuar me të kuqe në kalendarin e tyre.

Këtë ditë, në fakt, nis Oktoberfesti i Mynihut, i cili njihet globalisht si festivali më i rëndësishëm i birrës në botë.

Një festë që filloi në 1810 për të festuar martesën midis princit dhe mbretit të ardhshëm, Ludwig I të Bavarisë, me princeshën Therese të Saxe-Hildburghausen.

Tetë vjet më vonë, në 1818, ideja u përdor përsëri nga William I, Mbreti i Württemberg, i cili thirri një festival të madh në Shtutgart për të lehtësuar moralin e fermerëve që kishin humbur të korrat e tyre për shkak të motit të keq, duke krijuar kështu ”Cannstatter  Volksfest”.

Me kalimin e kohës, tradita e festave të birrës ka kaluar kufijtë gjermanë dhe është përhapur në të gjithë botën dhe, në shumicën e rasteve, periudha e zgjedhur mbetet midis mesit të shtatorit dhe mesit të tetorit.

Në Vjenë festohet nga 21 shtatori deri më 8 tetor me ”Wiener Kaiser Wiesn”.

Edhe një muaj festimesh me lumenj birre në Trento ku zhvillohet ”Oktoberfest Trento” nga 15 shtatori deri më 15 tetor, një ngjarje e krijuar për të kujtuar Andrea Michele Dell’Armi që konsiderohet një nga krijuesit e Oktoberfest-it të Mynihut.

Nga 18 deri më 21 tetor, Varshava i bën homazhe birrave të prodhimit me festivalin ”Piwa”.

Festivali i birrës mbërriti edhe jashtë shtetit, pasi nga 21 deri më 23 shtator, Denver pret Festivalin e Madh të Birrës Amerikane./ atsh/KultPlus.com

Mynihu ndërmerr veprime ligjore kundër Octoberfest të Dubait

Kryeqyteti jugor i Gjermanisë, Mynihu, po ndërmerr veprime ligjore kundër organizatorëve të një festivali alternativ të birrës Octoberfest në Dubai.

Tradita e famshme e Mynihut u anulua për të dytën herë radhazi këtë vit për shkak të kufizimeve antiCOVID-19.

Ngjarja “Octoberfest shkon në Dubai” është ende aktive dhe reklamon rreth 30 tenda mbi 400 000 metra katrorë, me një “koncept higjiene” për t’i mbajtur vizitorët të sigurt nga infeksioni.

“Motoja jep përshtypjen e gabuar se ngjarja u zhvendos nga shtëpia e saj e zakonshme bavareze në Dubai”, tha Departamenti i Biznesit në Mynih.

Qyteti ka kërkuar një deklaratë pushimi dhe heqje dorë në të cilën organizatorët në Dubai bien dakord të mos reklamojnë më ngjarjen e tyre me Octoberfest në Mynih./atsh/ KultPlus.com

Nis “Oktoberfest”, festivali i birrës në Munih

Në Munih është koha për të lënë pas krahëve problemet e për të shijuar birrën. Parakalimi i një karroce me kalë, karuzelët e bandat muzikore i dhanë nismë edicionit të 184 të festivalit të famshëm “Oktoberfest”.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter i vendosi rubinetin fuçisë së parë të birrës duke e shpallur zyrtarisht të hapur festivalin më të madh të birrës në botë.

Miliona vizitorë nga e gjithë bota pritet të vijnë në kryeqytetin Bavarez përgjatë 18 ditëve të ardhshme.

Organizatorët shpresojnë që aktiviteti të josh rreth 7 milionë njerëz, më shumë se sa vitin e kaluar kur pati 5.6 milionë vizitorë, transmeton tch. Moti me shi nuk i pengoi pjesëmarrësit e parë të paduruar, me turma të mëdha njerëzish që mbërritën përpara ceremonisë hapëse në 12 të drekës.

Për të dytin vit radhazi festivali do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku do të përfshihen kontrolle në hyrje, vendosja e një gardhi rreth zonës ku do të zhvillohet aktiviteti dhe ndalimi i çantave të mëdha. Masa të tilla u aplikuan për herë të parë në historinë e festivalit vitin e kaluar pas serisë së sulmeve të dhunshme që goditën Gjermaninë jugore. Megjithë masat e shtuara të sigurisë, pjesëmarrësit në “Oktoberfest”, nga bavarezët autoktonë tek turistet po festojnë si zakonisht.

“Ne nuk shqetësohemi për këtë. Nëse ndodh, ndodh. Por këtu ka mjaftueshëm policë dhe besoj gjithçka do të shkojë mirë”, shprehet një vizitor.

Edicioni i 184 i “Oktoberfest” do të përfundojë në 3 tetor./ KultPlus.com