Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para takimit të sotëm me kryeministrat Kurti dhe Vuçiç ka thënë se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër, përcjellë KultPlus.com.

“Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Aneksi i zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruare Borrell në Tëeeter.

Ndërsa në një deklaratë të tij u shpreh se ka ardhur këtu për bisedime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime.

“Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve…Përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit. Në këtë mënyrë të rrumbullakosje të marrëveshjen për normalizim” , ka deklaruar Kurti./KultPlus.com

Zbulohen tre site të reja palafitesh buzë Ohrit, rreth 5200 vjet para Krishtit

Zbulimeve arkeologjike, në fushën e Korçës, u janë shtuar edhe tre site të tjera me palafite, në bregun e liqenit të Ohrit.

Sipas arkeologut shqiptar Ardian Anastasi, janë zbuluar tre site me palafite në breg të liqenit, të cilat mendohet se kanë ekzistuar rreth 5200 vjet para Krishtit.

Për të përcaktuar saktë vjetërsinë, arkeologu zvicerian i cili po punon së bashku me kolegët e tij shqiptarë, ka informuar prefektin e qarkut Korçë, Nertil Jole, se pritet rezultati i analizave laboratorike nga universiteti i Oxford-it në Angli.

Prej mostrave të strukturës së tokës, marrë nga gërmimet në të tre sitet, pritet të përcaktohet vjetërsia e këtyre shtëpive të ngritura mbi shtylla druri, në zona bregliqenore, me qëllim mbrojtjen nga përmbytjet apo kafshët e egra.

Arkeologët mendojnë se po konfirmohen të dhënat që provojnë elementet e agrikulturës shumë të hershme në fushën pranë liqenit, që ata i kanë quajtur edhe si “Fermerët e parë të Europës”, fakt i cili dëshmon për gjurmët e lashta të ekzistencës sonë.

“Frymëzuese të shohësh pasionin e arkeologëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, si dhe atyre nga Zvicra”, shprehet prefekti Jole.

Arkeologët po punojnë në terren me një projekt të përbashkët financuar nga qeveria zvicerane në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, për zbulimin e shtëpive prej druri-palafite në bregun e liqenit të Ohrit, në afërsi të fshatit Buqezë.

Ky projekt ka nisur në verën e vitit 2019 dhe përfundon në vitin 2025.

Hulumtime të tilla përveçse ngjallin kuriozitet, japin edhe jehonë pozitive për atraksione unike prehistorike në qarkun Korçë. / KultPlus.com

Fillon festivali i 60-të Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore në Ohër

Në Ohër prej sot deri më 8 korrik do të mbahet festivali Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore i këtij viti, një nga ngjarjet më të vjetra dhe më masive kulturore të këtij lloji në vend.

Edicioni i 60-të jubilar i festivalit do të hapet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa është parashikuar para publikut në skenën “Dolni Saraj” ku do të interpretojnë nxënësit në festival të drejtohen edhe Kryetarit i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski dhe Goran Simonoski, drejtor i Qendrës Kulturore “Grigor Përliçev”, i cili është organizatori i ngjarjes.

Nata e parë e skenës së festivalit është e rezervuar për shfaqjet e Ansamblit “Maqedonia” nga Shkupi, si dhe për Shoqatën akademike kulturore-artistike “Branko Kërsmanoviq” nga Beogradi.

Në kuadër të manifestimit do të promovohet edhe monografia “60 vjet Festival Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore” nga autori Milço Jovanoski.

Të gjitha ngjarjet janë të organizuara në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga koronavirusi, ndërsa hyrja e vizitorëve është e lirë./Zhurnal/KultPlus.com

UNESCO vëzhgon pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit

Grupi vlerësues i UNESCO-s ndodhet në Shqipëri gjatë kësaj jave, për të vlerësuar dhe parë punën e realizuar lidhur me shpalljen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit, si zonë e trashëgimisë botërore.

Ky ishte takimi i parë me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës, që do të pasohet me takimet me qeverisjen vendore në Pogradec dhe palën maqedone./KultPlus.com

Për herë të parë flitet shqip në “Ohridsko Leto” (VIDEO)

Me interpretimin e divës operistike Elena Moshuc, njëra prej këngëtareve më të mira operistike në botë, tenorit Kalin Bratesku dhe orkestrës simfonike të Filarmonisë së Maqedonase, nën dirigjimin e Nikollae Moldoveanu, në skenën e Teatrit Antik në Ohër u hap Edicioni i 58-të i manifestimit më të madh muziko-skenik – festivali “Vera e Ohrit”.

Para publikut fjalim mbajti edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili theksoi se ndjehet vërtetë i nderuar që si shërbyes, pra ministër i artistëve, ka kënaqësinë t’u drejtohet atyre, publikut dhe përkrahësve të festivalit muzikor më me renome në vend dhe në rajon.

“Arti është gjuha universale e botës. Thonë se gjuha është shpikur nga njeriu për të shprehur ndjenjat e tij, por realisht e përdor atë më shumë për t’i fshehur ato, për të gënjyer, për të vrarë. Vetëm në gjuhën e artit është çdo gjë e sinqertë, e pastër, hyjnore… Le të shijojmë këto muaj të gjuhës universale dhe hyjnore të artit dhe të rrezatojmë pak në këto kohë kur na nevojitet më së shumti. Të dashur artistë, skena është e juaja, na sillni të bukurën dhe të lartësuarën në jetën tonë”, porositi ministri Ademi.

Ndërkohë, kjo është hera e parë që në një ngjarje kaq të rëndësishme flitet edhe shqip, siç mund ta shikoni në videon e më poshtme. / KultPlus.com

The Guardian: Liqeni i Ohrit, një nga 10 bukuritë e Evropës

“Nuk duhet të jeni buzë detit që të shijoni plazhet dhe sportet e ujit. Resortet buzë liqeneve ofrojnë gjithashtu plazhe, shëtitje me varkë, ngjitje në mal dhe pamje mahnitëse”.

Kështu e përshkruan britanikja “The Guardian” në një artikull pamjen rreth liqeneve duke listuar 10 qytetet dhe fshatrat më të bukur në Evropë buzë liqeneve. Dhe në vend të parë është Liqeni i Ohrit dhe banimet rreth tij. Ohri, liqeni më i thellë dhe më i vjetër në Evropë.

“I ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ky liqen është një nga më të thellët në Evropë.

Vizitorët mund të zgjedhin të bëjnë dhe zhytje apo eksplorime në ujë, ngjyrat e të cilit janë herë blu e herë jeshile, -shkruan ‘The Guardian’. /KultPlus.com