Nazmie Hoxha ishte këngëtare e muzikës popullore shqipe, e cila lindi në Gjonaj të Prizrenit, më 25 tetor të vitit 1952, shkruan KultPlus.
Antarësimi në Shoqërinë Kulturo-Artistike të Prizrenit, ishte hapi bazë për karrierën e saj, në muzikën popullore.
‘Ylli i bardhë, djalë i dashur’, ishte kënga e parë me të cilën Hoxha u paraqit para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, mori pëlqimin e këngëtarëve të kohës, të cilët e shihnin si këngëtare me perspektivë, dhe më këtë i hapen dyert e incizimit të këngëve të saja në RTP.
‘Qetësia e lartë mbretëron mbi ne’, ‘Sa më shpejt ma vure këmbën’, ishin këngët e para të saj, të cilat u transmetuan në media.
Dhe nga viti 1972, Nazmie Hoxha ishte pjesëmarrse e rregullt në festivale të ndryshme që organizoheshin gjatë asaj kohe në Kosovë. Po ashtu, ajo mori pjesë edhe në organizime të ndryshme jashtë vendit.
‘Si dukat i vogël je’ dhe ‘Shtrona moj nuse, shtrona…’, ndër të tjera janë këngët e saj më të famshme.
Ajo vdiç më 5 maj 2007 në Prishtinë./KultPlus.com
https://fb.watch/jE2i-64nsM/