Olti Vata është pjesë e një shoqate muzikore të Francës, ku edhe shkëmbejnë kulturat e ndryshme ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Dhe pikërisht çiftelia është instrumenti muzikor që ka dërguar Olti në këtë shtet evropian, i cili ka treguar për KultPlus se shumë shpesh me tinguj të çiftelisë i njofton edhe francezët, dhe jo vetëm.
“Francezët janë artistë, e pëlqejnë shumë instrumentin e çiftelisë, ata e duan muzikën e huaj”, ka thënë Olti për KultPlus.
Ai, pikërisht në një organizim të kësaj shoqate ka zgjedhë këngën “Bukuroshja e Lalës” dhe “Vallën e Kukësit”, i cili nëpërmjet tingujve ka bërë që muzika shqipe të jehojë edhe në Francë, përkatësisht në Strasburg.
“Asgjë nuk më bën më krenar se sa kur dëgjoj të rinj nga: Bosnja, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia, Ukraina e Franca, Gjermania e Venezuela të luajnë një ndër pjesët më të bukura të muzikës shqipe”, ka thënë Olti Vata.
Ai ka thënë para se të shkojë në Francë, ka qenë pjesë e Ansamblit të Mirditës, kurse përvojën e Shqipërisë tashmë po e ndanë me adhurues të kulturës në Francë./KultPlus.com