Pamje të pabesueshme nga Ontario: Shtëpitë mbulohen plotësisht me akull

Një stuhi që goditi kontinentin amerikan i ka kthyer shtëpitë në brigjet e një liqeni në Ontario, në një qytet të vogël “të kristaltë”, ku ndërtesat janë mbuluara me shtresa të trasha të akullit.

Një fakt interesant është se ky qytet bregdetar në qarkun Fort Erie quhet Crystal Beach (Plazha e Kristaltë), ku temperaturat e ulëta dhe bora kanë krijuar “vila të kristalta”.

Banorët e Fort Erie thanë se valët e liqenit u përplasën me muret e shtëpive të tyre gjatë ditëve të kaluara, raporton cnn.

“Uji u ngriu në pjesën e pasme të shtëpive. Kështu që ju thjesht mund të imagjinoni vëllimin dhe forcën e ujit që vjen mbi mur dhe e godet atë dhe pastaj ngrihet menjëherë – është absolutisht e pabesueshme”, tha Derek Tupling.

Në Fort Erie temperaturat gjatë natës së sotme ranë në minus 20 gradë Celsius. Parashikuesit e Shërbimit Kombëtar të Motit paralajmëruan se erërat mbi liqenin Erie do të ishin në 90 kilometra në orë dhe se valët mund të arrinin më shumë se shtatë metra.

Ndryshe, temperaturat në zonën e Fort Erie pritet të rriten rreth 20 gradë mbi normalen gjatë të premtes. / KultPlus.com

5 vite nga aprovimi i Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario

8 dhjetori është një ditë shumë e veçantë për komunitetin shqiptarë në Toronto. Prej pesë vitesh tashmë ata i gëzohen një prej arritjeve me te mëdha si komunitet, Miratimit të ligjit të Trashëgimisë Shqiptare i njohur ndryshe dhe si “Nëntori Shqiptar”. Ligji mori miratimin nga përfaqësuesit e mbretëreshës më 8 Dhjetor 2016 dh hyri në fuqi menjëherë.

Ky ligj nderon festat e nëntorit si dhe u njeh shqiptarëve ndihmesën e tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore të Provincës. Më poshtë është fjalimi i deputetit liberal Shafiq Qaadri, i cili e drejtoi procesin 3 vjeçar së bashku me deputeten tjetër, ministre, Laura Albanese i mabjtur ditën e miratimit.

Lobues të ligjit ishin Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Torontos. / KultPlus.com

Promovohen librat e dy shqiptareve në Ontario të Kanadasë

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze ka rezervuar gjithmonë hapësirë për të afruar shqiptarë të ndryshëm me histori dhe jetë të ndryshme.

Këtë herë në shtëpinë e saj, ajo hapi dyert për dy emrat mjaft të shquar të jetës intelektuale në komunitetin shqiptar.

Sanije Gashi dhe Eglantina Mandia, ishin të ftuarat e nderit që do të mblidhnin përreth shumë gra e vajza të tjera e për t’u treguar se lidhja me librin bëhet edhe më e fortë me kohën.

Aktiviteti i zhvilluar pak ditë më parë do t’i jepte jetë krijimtarisë së gazetares e publicistes Gashi dhe shkrimtares e ish-mësueses Mandia, cilat këtë herë do të promovonin botimet përkatëse.

Aktivitetin e hapi Presidentja e Nderit, Ruki Kondaj duke përshëndetur të gjitha gratë e bordit Arta Tafaj, Irma Luli, Irene Breznica, Brunilda Mersini, Amarda Pone, mësuesen e gjuhës shqipe Mirka Hallidri, valltaren e njohur “Nderi i Kombit” Lili Cingu, si dhe surprizën e të ftuarve, Laura Albanese, Ministre e Emigracionit dhe Shtetësisë së Ontarios, tashmë mike e shqiptareve e jo vetëm në Kanada. Në këtë aktivitet Ambasada e Kosovës u përfaqësua me sekretaren e parë të Ambasadës Blerta Ademi.

Do të startonte me vëmendjen ndaj “Terrori 1998-1999” i Sanije Gashit e cila përloti të gjithë të pranishmit për kujtesën e fortë të dhimbjes së shkuar së popullatës kosovare ndaj regjimit serb.

Libri i Eglantina Mandia “Fytyra e Dashurisë”, u analizua nga Arta Tafaj, anëtare e bordit, duke theksuar mënyrën e të shkruarit, mirësinë dhe emocioni që të përshkron kur lexon tregimet e saj, për bukurinë e fjalës së përdorur dhe lexoi një shkrim tejet të bukur e emocionues.

Si çdo herë, Albanese i përshëndeti pjesëmarrësit dhe shkrimtaret dhe e quajti me vlerë të njihen figura të tilla të çmuara nga komuniteti nëpërmjet këtyre aktiviteteve. Ajo theksoi se gjatë krizës Kosovare 1999 ka qenë gazetare në “OMNI 1” dhe ka raportuar rreth ngjarjes, ndërsa librin e quajti një testament me shumë vlerë dhe premtoi që patjetër do ta lexojë./ ata