‘Mrika’, 66 vjet nga premiera e operas së parë shqiptare

Më 1 dhjetor 1958, pra 64 vjet më parë, u shfaq për herë të parë në Shkodër opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova.

“Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Opera “Mrika” ka dalë si trashëgimi vlerash nga të mëdhenjtë e qytetarisë shkodrane si Palok Kurti, Lec Kurti, Kardinal Mikel Koliqi, Pader Martin Gjoka, Shuk Shllaku dhe ka vazhduar kjo traditë të prodhojë të lartë të tjerë të muzikës si Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani, deri te shkodranet e ditëve të sotme.

“Mrika” mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos artistëve shkodranë, me në krye të madhin Prenk Jakova, që dhe Shqipëria të kishte operan e saj. Kujtimi i një plejade të tillë, e cila arriti një sukses të madh të kohës, e që vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një kujtim gati legjendë për realizimin e veprës operistike, është një detyrim moral i ditëve të sotme.

Patjetër që mbas kësaj vepre kanë dalë vepra të tjera, por kjo është pionierja e gjinisë së operas dhe njerëzit e saj, po ashtu, janë pionierët e fillimit të muzikës së madhe që na bashkonte me botën e qytetëruar./ata/ KultPlus.com

“Mrika”, opera e parë shqiptare dhe historia e shkopit të artë

Opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit të shquar shqiptar Prenk Jakova (1917–1969) me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq më 1 dhjetor të viti 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Ishte opera më katër akte dhe e vënë në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Këtë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në të gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me këngë, valle, pjesë korale, arie, duke e bërë atë një operë kombëtare.

Puna për operën filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet të fortë, Prenk Jakova fillon të hedhë në partiturë notat e muzikës që kishte në imagjinatën e vet. Të gjitha punimet mbasi i kalonte në piano, çdo pasdreke deri natën vonë, i konsideronte të përfunduara.

Kompozitori ishte shumë i vendosur dhe këmbëngulës për ta çuar punën deri në fund, ashtu siç e kishte programuar ai vetë. Në maj të vitit 1958, filloi puna për vënien në skenë të operës “Mrika”.

Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë, filarmonia e qytetit) herë në teatrin “Migjeni”, teksa më 27 nëntor bëhet prova gjenerale. Ndërsa, më 1 dhjetor 1958, u dha shfaqja e operës që pati një sukses të madh.

Drama muzikore u vu me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin, por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën.

Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të fillonte flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar, i dhuron Prenkës një shkop të artë si dhuratë nga orkestra, me të cilin do të dirigjonte Prenk Jakova operën atë natë.

Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet 50-të dhe në to, përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj. Aria e Mrikës, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit të dytë “Oh! Ç’janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shumë elemente lirike dhe dramatike, ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtatur vendit të ngjarjes, dialektit të të folurit, veshjes dhe botëkuptimit.

Për herë të parë, opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova, u interpretua nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, më 26 nëntor 1959. Kjo foto e rrallë, e nxjerrë nga arkiva e TKOBAP, na risjell të gjallë interpretimin e Marie Krajës, në rolin e Mrikës dhe Ibrahim Tukiçin, në rolin e Dodës./KultPlus.com

Opera e parë shqiptare “Mrika” (FOTO)

Opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit të shquar shqiptar Prenk Jakova (1917–1969) me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq më 1 dhjetor të viti 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera më katër akte dhe e vënë në skene nga regjisori Andrea Skanjeti, shkruan KultPlus.

Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në të gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me këngë, valle, pjesë korale, arie, duke e bërë atë një operë kombëtare. Puna për operën filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet të fortë, Prenk Jakova fillon të hedh në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo pasdreke deri natën vonë, i konsideronte të përfunduara. Kompozitori ishte shumë i vendosur dhe këmbëngulës për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vet. Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operës.

Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë filarmonia e qytetit) herë në teatrin Migjeni, përfundimisht më 27 nëntor bëhet prova e përgjithshme. Kurse më 1 dhjetor 1958 u bë shfaqja e operës e cila pati një sukses të madh. Drama muzikore u vu me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën.

Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante. Pesë minuta para se të fillonte flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkës një shkop ari si dhuratë nga orkestra, me të cilin do të dirigjonte Prenk Jakova operën atë natë.

Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj. Aria e Mrikës, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit të dytë “Oh ! Ç’janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shumë elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtatë vendit të ngjarjes, dialektit të të folurit, veshjes dhe botëkuptimit.

Për herë të parë opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova u interpretua nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë në 26 nëntor 1959. Kjo foto e rrallë, e nxjerrë nga arkiva e TKOBAP na risjell të gjallë interpretimin e Marie Krajës, në rolin e Mrikës dhe Ibrahim Tukiçin, në rolin e Dodës./ KultPlus.com