Opera Mbretërore e Londrës ka nisur të mbledhë para për të kaluar një nga krizat më të rënda në historinë e saj, e shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur të nxjerrin në shitje një pikturë të artistit David Hockney, të vitit 1970. Portreti i David Webster që do të dalë në ankand më 22 tetor, pritet të shitet në vlerën e 14-23milionë $.
“Ndërsa përballemi me krizën më të madhe në historinë tonë, shitja e portretit të mrekullueshëm të David Hockney të Sir David Webster është pjesë e strategjisë sonë për rimëkëmbjen,” tha Alex Beard, shefi ekzekutiv i Shtëpisë së Operës Mbretërore.
“Të ardhurat do të përdoren për të siguruar artistët më të mëdhenj të botës, që të mund të kthehen edhe një herë në skenat tona.”
Ashtu si edhe institucionet e tjera kulturorenë Britani dhe në gjithë botën, Opera Shtëpia Mbretërore u detyrua të mbyllet në Mars përshkak të shpërthimit të COVID-19 dhe nuk ka mundur të gjenerojë të ardhura nga ajo kohë.
Hockney vlerësohet si një nga gjigandët e artit britanik në shekujt 20 dhe 21,ndërsa portreti i Webster si “një pikturë e jashtëzakonshme”. Sir David Webster, i cili drejtoi Operën Mbretërore nga viti 1945-1970, përshkruhet si udhëheqës i vizionar që dha institucionit klasin botëror.
Të ardhurat nga shitja e portretit do të përdoren për rimëkëmbjen ekonomike të instituconit më të rëndësishëm kulturor në Britaninë e Madhe./ KultPlus.com