‘Ktheji plagët e tua në urtësi’

Disa thënie të veçanta nga Oprah Winfrey.

“Çdo gjë që mund ta imagjinosh, mund ta realizosh”.

“Ti mban përgjegjësi për jetën tënde. Nuk ke pse fajëson dikë tjetër për vendimet e tua. Jeta ka të bëjë me të ecurin përpara”.

“Ktheji plagët e tua në urtësi”.

“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen e tij, duke ndryshuar sjelljen e tij”.

“Arsyeja se pse kam qenë përherë e suksesshme nga ana financiare, është se asnjëherë fokusi im nuk kanë qenë paratë, për asnjë moment”.

“Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendrohesh tek suksesi, por tek domethënia. Vetëm atëherë edhe hapat e vegjël dhe fitoret e vogla përgjatë rrugës do të kenë kuptim tepër të madh për ty”.

“Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtërat tanë që na lejon ne të kërkojmë për aventura të reja”.

“Ajo që unë e di me siguri, është se nëse bën një punë që të pëlqen dhe ajo punë të plotëson, atëherë çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.

“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh. Ti je ai që je sot, bazuar në atë çfarë ke besuar në të shkuarën”.

“Ji falenderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma më tepër. Nëse përqendrohesh tek ato që nuk ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”.

“Aventura më e madhe që mund të ndërmarrësh, është të jetosh jetën e ëndrrave të tua”.

“Nëse dikush të zhgënjen vazhdimisht e vazhdimisht, është pjesërisht edhe faji yt. Sapo dikush tregon një tendencë egoizmi, atëherë duhet ta kuptosh këtë gjë dhe të kujdesesh për veten tënde. Njerëzit nuk do të ndryshojnë thjesht, sepse ti do që ata të ndryshojnë”.

“Ti mund t’i arrish që të gjitha. E vetmja gjë që duhet të kuptosh, është se nuk mund t’i arrish dot të gjitha njëherësh”.

“Nëse ti e nënvlerëson atë që bën, atëherë edhe bota do ta nënvlerësojë atë që ti përfaqëson”.

“Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk frikësohet nga dështimet. Për to, dështimet janë thjesht një pengesë më tepër drejt madhështisë”. KultPlus.com

“Nga një vajzë e varfër dhe pa mbrojtje, në një miliardere”, historia motivuese e Oprah Winfrey

Oprah Gail Winfrey është një prezantuese, producente televizive, aktore, autore dhe filantropiste amerikane. Ajo njihet më së shumti për emisionin e saj të bisedave, The Oprah Winfrey Show, i transmetuar nga Çikago, i cili ishte programi televiziv më i vlerësuar i këtij lloji në histori. E quajtur “Mbretëresha e të gjitha mediave”, ajo ishte afrikano-amerikania më e pasur e shekullit të 20-të, dikur ishte miliarderja e vetme me ngjyrë në botë. Deri në vitin 2007, ajo renditej si gruaja më me ndikim në botë.

Oprah Winfrey është shprehur se fëmijëria e saj ka qenë e mbushur me abuzime, të cilat nuk ia uron askujt t’i përjetojë. Në 6 vitet e para të jetës, ajo u rrit nga gjyshja e saj mjaft e ashpër, në kushte të jashtëzakonshme varfërie. Varfëria në shtëpinë e tyre ishte aq ekstreme, saqë Winfrey shpesh vishte fustane të bërë me thasët e patateve, ose të miellit. “Gjyshja më rrihte aq shumë, saqë më ngeleshin shenja në kurriz, të cilat gjakoseshin herë pas here. Pastaj më rrihte kur shihte njolla gjaku në fustanet e mia”, është shprehur moderatorja e famshme.

Nga mosha 9 deri 13 vjeçare ajo u abuzua seksualisht. Në moshën 14 vjeçare, Oprah mbeti shtatzënë, por fatkeqësisht fëmija lindi para kohe dhe vdiq në spital një javë pas lindjes. Në moshën 14 vjeçare, Winfrey nisi një punë part time në një stacion radioje për njerëzit me ngjyrë.

Por si nisi suksesi i saj? Pasi përfundoi gjimnazin, ajo u zhvendos në Tennessee për të jetuar me të atin e saj, ku dhe ndoqi “Universitetin e Tennessee” për shkencat e komunikimit. Në moshën 19 vjeçare, Oprah fitoi një vend pune si moderatore lajmesh në një kanal televiziv lokal. Në atë kohë, ajo u cilësua si moderatorja më e re e lajmeve dhe si femra e parë me ngjyrë që prezantonte lajmet  për televizionin “WLAC” të Nashville. Në vitin 1983, Oprah Winfrey nisi të prezantonte një emision mëngjesi me kohëzgjatje 30 minuta, me shikueshmëri shumë të ulët, në televizionin “WLS” të Chicagos. Në vetëm pak muaj, emisioni u shndërrua në talk-shown më të ndjekur në Chicago. Tri vite më vonë, talk-show u zgjat në një orë dhe u riemërua si “The Oprah Winfrey Show” (Emisioni i Oprah Winfrey), i cili u shndërrua nga lokal në kombëtar dhe i siguroi kështu moderatores një pasuri të jashtëzakonshme.

Historia e Winfrey është një shembull perfekt se gjithçka mund të arrihet në jetë, pavarësisht se ku ke lindur apo si je rritur. “Ktheji plagët e tua në pjekuri”, ka thënë moderatorja, duke na dhënë kështu një shembull të jashtëzakonshëm se mund t’ia dalim mbanë të sigurojmë gjithçka që dëshirojmë në jetë. /KultPlus.com

Oprah flet për herë të parë për ‘prapaskenat’ e intervistës së Meghan dhe Harryt

Kur Oprah Winfrey u ul në kopshtin e Harry dhe Meghan, përballë tyre për t’i intervistuar, ajo nuk e imagjinonte që kjo intervistë do të bënte një jehonë të tillë, saqë do të ishte në gjendje të lëkundte ekuilibrin e familjes mbretërore britanike.

Prezantuesja e famshme ka folur për herë të parë për intervistën e bujshme, me rastin e prezantimit të librit të saj “What Happened To You? Conversations on Trauma, Resilience, and Healing”.

“Nuk ia kisha idenë se do të bënte zhurmën që bëri dhe vazhdon të bëjë”, tha Winfrey për gazetaren Nancy O’Dell.

Ajo tregoi se çfarë e befasoi më shumë, ishte fakti që Markle u shkoi gjërave deri në fund, duke bërë akuza të rënda – para së gjithash, atë të racizmit – kundër institucionit mbretëror.

“Unë kam qenë duke u përgatitur për një kohë të gjatë,” u shpreh Oprah.

“Ishte me të vërtetë e rëndësishme për mua që ajo që publikuam të dilte kur të gjithë mund ta shihnin, pa deklarata të rrjedhura para intervistës që mund të keqkuptoheshin.”

Në total, intervista zgjati 3 orë e 20 minuta.

Oprah i kërkoi ekipit që ishte me të, të ishte i rezervuar për ato çfarë kishte dëgjuar. Ajo u tha:

“Ne të gjithë e dimë se çfarë u tha këtu dhe sa e rëndësishme është t’u besosh njerëzve që sapo e ndanë këtë gjë, kështu që shpresoj që ju të mos dilni jashtë dhe të ndani atë që sapo ndodhi këtu”.

Sa i përket Meghan dhe Harryt, Oprah tha se qëllimi i përbashkët me ta ishte e vërteta.

“Unë u thashë atyre se ishte shumë e rëndësishme për mua të kuptoja cili ishte qëllimi i tyre, në mënyrë që të mund të isha në një linjë me ta. Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Meghan dhe Harry donin të ishin në gjendje të ndanin historinë e tyre dhe të ishin në gjendje ta bënin atë në mënyrën më spontane të mundshme”./ KultPlus.com

Historia mes Meghan dhe Kate, publikohet emaili që Markle i dërgoi pallatit mbretëror

Javën e kaluar u transmetua intervista e Meghan Markle dhe Princ Harryt për Oprah Winfrey. Intervista e shumëpritur ka bërë bujë të madhe në media, duke “tronditur” pallatin mbretëror me deklaratat që u bënë.

Gjatë kësaj interviste, Meghan nuk la pa përmendur edhe kunatën e saj, Kate Middleton. Markle u shpreh se pallati mbretëror refuzoi të korrigjonte historinë e rreme se ajo e kishte bërë Kate të qante para dasmës me Princ Harry-n.

Sipas saj, ka qenë Kate ajo që e kishte bërë këtë gjë kundrejt Meghan, shkruan “Harper’s Bazaar”. “Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, rrëfeu Dukesha e Sussex”.

Madje pas deklaratave të çiftit, ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Meghan, Janina Gavankar. Kjo e fundit është shprehur se kishte shumë “e-maile dhe mesazhe” që dokumentonin keqtrajtimin që pallati i ka bërë Dukeshës së Sussex-it.

Pas gjithë këtyre akuzave të forta, është bërë publik një e-mail që Meghan i ka dërguar familjes mbretërore që tregon se ajo nuk ka ndjerë fare mbështetje prej tyre.

 “Harper’s Bazaar” pretendon se ka siguruar një e-mail që Meghan i ka dërguar njërës prej ndihmëseve të saj dhe në të shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të ndalur thashethemet për situatën e saj me Kate.

Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ William nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë e-mail:

“Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë,” shkruhej në një pjesë të email-it.

Kërkesa e saj u injorua dhe iu tha se “Dukesha e Cambridge-it kurrsesi s’mund të përfshihet në të tilla thashetheme”./ KultPlus.com

Oprah Winfrey, së shpejti me dokumentar mbi jetën e saj

Personazhi mediatik, Oprah Winfrey, do ta ketë një dokumentar biografik, i cili do të transmetohet në platformën “Apple TV+”.

Kjo platformë ka njoftuar të premten se dokumentari dypjesësh do të përqendrohet në jetën e Winfreyt. Ky projekt do t’i paraqesë kronikisht 25 vjetët e historisë amerikane nëpërmjet syve të Winfreyt, “që ishte person i thjeshtë për t’u bërë më pas miliardere, filantropiste, aktore, personazh mediatik dhe agjente e ndryshimit social”, transmeton KultPlus.

Dokumentari i Winfreyt do të udhëhiqet nga regjisori që ka fituar çmim “Oscar”, Kevin MacDonald, dhe producentja e nominuar për çmimin “Emmy”, Lisa Erspamer, e cila ndryshe njihet për punën e saj në “The Oprah Winfrey Show” dhe “Whitney.”

Në vitin 2018, “Apple” dhe Winfrey kishin arritur marrëveshje disavjeçare për krijimin e disa programeve origjinale. Disa emisione tashmë janë publikuar në platformë, përfshirë “The Oprah Conversation,” “Oprah Talks COVID-19” dhe “Oprah’s Book Club.” / KultPlus.com

Oprah dhuron 10 milionë dollarë në luftën kundër pasigurisë ushqimore nga COVID-19

Oprah Winfrey, mbretëresha e të gjitha medieve është mbretëresha e vullnetit të mirë gjatë krizës së koronavirusit.

Winfrey zbuloi në Instagram se do i dhurojë një milion dollarë Fondit të Ushqimit të Amerikës, dhe nëntë milionë dollarë do i shpërndahen organizatave të ndryshme të ndihmave në të gjithë vendin.

Të mërkurën, organizata jofitimprurëse “GoFundMe” u krijua, ndër të tjerë, nga Leonardo DiCaprio, Apple dhe Fondacioni Ford, si dhe është përqendruar në luftimin e pasigurisë ushqimore. / KultPlus.com

Oprah Winfrey rrëzohet në skenë (VIDEO)

Oprah Winfrey është përballur me një moment të sikletshëm në paraqitjen e fundit.

Një nga gratë më me ndikim në botë, është rrëzuar në skenë.

Moderatorja e njohur ka qenë duke folur në Los Angeles në kuadër të fjalimeve të saj për mirëqenien, në momentin kur ndodhi ngjarja, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë shikoni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=-zemAi-5teM


Oprah Winfrey i dhuron 13 milionë dollarë për universitetin historik

Oprah Winfrey i ka dhuruar 13 milionë dollarë për një universitet të njohur në Georgia.

Një javë pasi ia dhuroi mbi 1 milion dollarë United Negro College Fund, magnatja e mediave ia ka shkruar një çek Kolegjit Morehouse në Atlanta.

Universiteti është themeluar 160 vjet më parë për t’i arsimuar meshkujt afrikano-amerikanë.

Image

Oprah e bëri njoftimin për donacionin e saj të fundit derisa po fliste në kolegj, ku ajo ishte duke u nderuar për një donacion të mëparshëm prej 12 milionë dollarësh vite më parë, i cili ka ndihmuar në mbulimin e shkollimit të pothuajse 600 studentëve, shkruan KOHA Ditore.

Winfrey ndodhet në Atlanta pasi e ndihmoi mikun e saj Tyler Perry ta lansonte kompleksin e tij të ri të studios në qytet gjatë fundjavës.

Donacioni i saj i përgjithshëm prej 25 milionë dollarësh për Morehouse është më i madhi që i është dhënë shkollës ndonjëherë.

“Mezi po pres që të shoh se çfarë do të bëjnë (studentët) me të ardhmen e tyre,” tha Oprah derisa e bëri publik donacionin e saj të fundit. / KultPlus.com

Oprah Winfrey: Për të qenë të suksesshëm bëjini vetes këtë pyetje…

Winfrey, e cila u ngrit nga askundi për t’u bërë një pionere e medias dhe miliardere e sukesshme, thotë: “Ky është me të vërtetë sekreti i suksesit tim”, gjatë një fjalimi në Kolegjin Smith.

Dhe pikërisht, të gjithë duam të dimë se kujt po i referohej, figura më e dashur amerikane që po përflitet se mund të kandidoj dhe për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Sekreti, shpjegon ajo, është “fuqia e shërbimit”. Por ju duhet të përuleni dhe të besoni se suksesi është i barabartë me shërbimin ndaj të tjerëve.

Ajo i referohet autorit të sukesshëm Gary Zukav, i cili beson se ju duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që dini të bëni më mirë dhe se cili është qëllimi juaj në këtë botë – për çfarë duhet të shërbeni. Ajo flet për zbulimin e vetes.

Pyetja që Winfrey do që secili prej nesh ti bëj vetes është: Si mund të jem i dobishëm? Përkthimi: Cilat janë talentet unike që kam për të ofruar? Çfarë mund të bëj në mënyrë specifike?

Hapi 1: Besoni në arsyen “pse” prapa çdo gjëje që ju bëni. Duhet të besosh se po bën diçka kuptimplotë.

Hapi 2: Gjeni talentin tuaj unik dhe investoni gjithë veten tuaj në shërbim të qëllimeve tuaja. Ju duhet të përdororni vazhdimisht dhuratat që zoti ju ka dhënë.

Hapi 3: I pari je gjithmonë ti!! Nëse e vendosni veten të fundit dhe konsumoheni, nuk do të keni më asgjë për të tjerët, aq më pak për qëllimet që po përpiqeni të arrini. Kjo është mënyra se si Oprah Winfrey, e përcakton suksesin.