NASA: Zbuluam një eksoplanet me oqean dhe kushte të nevojshme për jetën

Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA thanë se kanë zbuluar një eksoplanet me potencial për një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe një sipërfaqe të mbuluar nga oqeani.

”K2-18 b”, një eksoplanet 8,6 herë më i madh se Toka, u ekzaminua me ndihmën e teleskopit hapësinor ”James Webb”.

”Prania e molekulave që përmbajnë karbon, përfshirë metanin dhe dyoksidin e karbonit, ishte intriguese, pasi disa astronomë besonin se këto botë ka mjedise premtuese për të kërkuar prova për ekzistencën e jetës”, tha NASA.

“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e shqyrtimit të mjediseve të ndryshme të banueshme në kërkimin e jetës gjetkë”, tha astronomi në Universitetin e Kembrixhit dhe autori kryesor i punimit që shpalli gjetjet, Nikku Madhusudhan.

Bollëku i metanit, i dyoksidit të karbonit dhe mungesa e amoniakut mbështesin hipotezën se mund të ketë një oqean nën një atmosferë të pasur me hidrogjen në ”K2-18 b”.

”Ka gjithashtu një zbulim të mundshëm të një molekule të quajtur dimetil sulfide (DMS), por nevojiten më shumë kërkime”, tha NASA.

Në Tokë, DMS prodhohet vetëm nga jeta, me pjesën më të madhe të molekulës që emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare.

”Ndërsa ‘K2-18 b’ shtrihet në zonën e banueshme dhe përmban molekula karboni, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se mund të mbështesë ekzistencën e jetës”, shtoi NASA.

“Qëllimi ynë përfundimtar është identifikimi i jetës në një eksoplanet të banueshëm, i cili do të transformonte të kuptuarit për vendin tonë në univers”, tha Madhusudhan./ atsh / KultPlus.com

Shkencëtarët: Në oqeane ka mbi 171 trilionë mbetje plastike

Shkencëtarët kanë zbuluar se në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë mbetje plastike.

Sipas lajmit të BBC, një grup shkencëtarësh që studiojnë ndotjen plastike në oqeane, analizuan të dhënat rreth mbetjeve nga viti 1979.

Për të arritur një rezultat rreth numrit të mbetjeve plastike në oqeane, të dhënat në këtë analizë iu shtuan një modeli matematikor.

Sipas kësaj, në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë copë plastike.

Shkencëtarët paralajmëruan se nëse nuk merren masa lidhur me dendësinë plastikave në oqeane, deri në vitin 2040 numri i mbetjeve do të rritet trefish.

Dr. Marcus Eriksen nga Instituti “5 Gyres” tha se copët plastike që ndotin oqeanet në vitin 2005 ishin 16 trilionë, ndërsa ky numër për 18 vjet është rritur në rreth 171 trilionë.

Ata nuk kanë mundur të gjejnë një arsye të qartë për rritjen e shënuar pas vitit 2005, por kjo mund të shpjegohet me zbutjen e marrëveshjeve të fuqishme, copëzimin e plastikës apo mungesën e të dhënave të mjaftueshme më parë.

Oqeani Atlantik i Veriut vlerësohet të jetë një nga oqeanet me më shumë mbetje plastike.

Më 5 mars u arrit një marrëveshje për këtë temë në Kombet e Bashkuara (OKB) pas disa vitesh negociatash për mbrojtjen e biodiversitetit në det të hapur. / atsh / KultPlus.com

Viti 2020 konsiderohet viti i qetësisë së oqeaneve

Viti 2020 ishte një vit ndryshimesh jo vetëm për njerëzimin, por edhe për natyrën: si në një kuptim pozitiv, me rënien e emisioneve ndotëse për shkak të ndalimit të industrive dhe transportit, dhe në një kuptim negativ, me mbetjet e krijuara me maska ​​dhe doreza.

Ndër efektet pozitive të përkohshme të pandemisë së koronavirusit në planetin tonë ekziston edhe një heshtje e papritur e oqeaneve. Mbi 200 hidrofone (instrumente që regjistrojnë tinguj nën ujë), të vendosura në zona të ndryshme të botës, kanë regjistruar zhurmat e botës nënujore përkohësisht të qeta falë ndalimit të trafikut të anijeve dhe të gjitha aktiviteteve njerëzore të kryera në oqeane. Tingujt nënujorë përshkojnë distanca të gjata, dhe hidrofonët janë në gjendje të kapin sinjale me frekuencë të ulët edhe nga mijëra kilometra larg.

Ideja e shkencëtarëve është që të kombinohen të dhënat e mbledhura nga hidrofonët me mjete të tjera monitoruese të jetës së egër detare, të tilla si gjurmimi, për të kuptuar ndikimin e zhurmës së shkaktuar nga aktiviteti njerëzor në speciet e oqeanit. Në fakt, dihet shumë pak për efektet e tingujve Antropocen në jetën detare.

“Ne duhet të kuptojmë se cilët lloje tingujsh janë të dëmshëm dhe në cilat zona të oqeanit kafshët më të prekshme mund të ekspozohen ndaj këtyre tingujve”, shpjegon Peter L. Tyack, profesor i biologjisë së gjitarëve detarë në Universitetin e St. Andrews, Skoci.

Ishte viti 2015 kur një komunitet ndërkombëtar ekspertësh filloi Planin Ndërkombëtar të Shkencës për Oqeanin e Qetë (IQOE), një program shkencor për të promovuar vëzhgimin dhe studimin e peizazhit nënujor. Viti i “heshtjes së oqeaneve” duhej të ishte 2022 , por duke pasur parasysh qetësinë e papritur të regjistruar për shkak të Covid-19, organizata vendosi vitin 2020.

Ajo e krijuar nga pandemia e koronavirusit është një mundësi e rrallë dhe e papritur për studim, pasi ka pasur pak të tjerë në historinë moderne. Një situatë e ngjashme, megjithëse më e shkurtër, ndodhi më 11 shtator 2001, pas sulmeve terroriste në Kullat Binjake në Nju-Jork dhe Pentagon.

Ndalimi i përkohshëm i trafikut ajror dhe detar, si dhe lejimi i shkencëtarëve për të studiuar efektet e të ashtuquajturave konturime dhe mungesa e tyre në modelet e klimës, gjithashtu bëri të mundur studimin e nivelit të stresit nivelet te balenat, duke zbuluar se zhurmat e aktivitetit njerëzor shkaktojnë stres kronik në disa kafshë detare./ KultPlus.com

“Mayflower”, anija pa kapiten që do të lundrojë në oqeane

Ashtu si makinat pa shoferë që bëjnë udhëtime në tokë, anijet autonome po shfaqen si një mënyrë e re për të përshkuar oqeanet e botës.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim anijes autonome “Mayflower”, një anije pa kapiten me energji diellore që do të udhëtojë nga Britania në Shtetet e Bashkuara duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ajo quhet “Mayflower”, por nuk është aspak e ngjashme me anijen e shekullit të 17-të që solli pelegrinët në Amerikë. Anija e re “Mayflower” është autonome, pa asnjë pasagjerë ose ekuipazh në bordin e saj dhe ajo kontrollohet nga inteligjenca artificiale.

E prodhuar nga organizata detare jofitimprurëse Promare dhe kompania teknologjike IBM, anija pa kapiten, plotësisht autonome do t’i bëjë homazhe pelegrinazhit origjinal të vitit 1620, duke bërë udhëtimin transatlantik nga Britania në Plimith të Masaçusetsit prillin e ardhshëm.

Shefi Ekzekutiv i kompanisë IBM për teknologjinë, Andy Stanford-Clark thotë se një nga qëllimet kryesore të këtij udhëtimi është mbledhja e të dhënave.

“Përmes këtij udhëtimit shpresojmë të mësojmë më shumë rreth ndikimit që ndryshimi i klimës dhe ndotja kanë mbi oqeanet”, thotë ai.

Anijet pa kapitenë me aftësi autonome nuk janë një gjë e re, por ato zakonisht janë të telekomanduara ose të programuara për të udhëtuar në linja të caktuara.

“Mayflower” do të vetë-drejtohet.

“Sapo të dalë në det, jashtë diapazonit të rrjetit 4G, ajo do të jetë e vetme. Ne shpresojmë që t’i marrim komunikimet satelitore, por nuk varemi nga ato”, thotë Andy Stanford-Clark, shef për teknologjinë në kompaninë IBM.

“Anija duhet të jetë në gjendje të ndjejë dhe kuptojë vetë mjedisin e saj dhe të marrë vendime”, thotë Don Scott, ekspert i teknologjisë i kompanisë Marine AI.

Këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale dhe programet e mësimit të makinerisë të kompanisë IBM.

“Anija është trajnuar për të identifikuar mijëra imazhe të gjërave të ndryshme në oqean që sistemi i inteligjencës artificiale i kompanisë IBM i njeh dhe pastaj në bazë të këtyre të dhënave programi vendos se cilën rrugë do të ndjekë”, thotë Andy Stanford-Clark, shef për teknologjinë në kompaninë IBM.

Duke përdorur kamerat dhe sensorët në bord, anija do të kryejë gjithashtu eksperimente të ndryshme shkencore. Studiuesit e dinë se suksesi i saj nuk është i garantuar.

“Kamerat mund të dëmtohen, mbulohen me pika uji, dhe për këto arsye mund të mos jenë në gjendje të përçojnë imazhe të qarta. Këto janë sfidat me të cilat përballemi gjatë krijimit të sistemeve për të shmangur dështimin e misionit”, thotë Don Scott, ekspert i teknologjisë i kompanisë Marine AI.

400 vjet më vonë, teknologjia padyshim që ka evoluar, por trashëgimia e anijes “Mayflower” vazhdon të jetë e fortë. /VOA/ KultPlus.com

Një oqean i ri po krijohet në Afrikë

Matjet e reja satelitore ofrojnë të dhëna të çmueshme për studimin e çarjes tektonike në një prej vendeve më të pazakonta gjeologjike në planet, shkruan të shtunën rrjeti amerikan NBC.

Në atë vend, që paraqet njërën prej pikave më të nxehta në Tokë – përgjatë rajonit Afar, në Afrikën Lindore – mund të qëndrosh saktësisht në vendin ku, thellë nën tokë, kontinenti po ndahet.

Ky vend ndodhet përfundi bashkimit të tri pllakave të mëdha tektonike, të cilat gradualisht po shkëputen njëra nga tjetra. Është ky një proces i komplikuar gjeologjik, për të cilin shkencëtarët thonë se pas disa miliona vitesh do ta ndajë në dysh Afrikën, duke krijuar një oqean të ri.

Tani për tani, dëshmia më e qartë është çarja e re, e gjatë 56 kilometra, në shkretëtirën e Etiopisë.

Lëvizjet tektonike në kontinentin afrikan janë duke u studiuar tash e sa dekada, derisa matjet e reja satelitore po ndihmojnë që të përcillen dhe kuptohen më mirë këto ndryshime.

“Është ky i vetmi vend në tokë në të cilin mund ta studiojmë se si po krijohet një oqean”, ka thënë Christopher Moore nga Universiteti britanik Leeds. /KultPlus.com