Mbahet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë”, Ilir Shaqiri përuron poemën “Adem Jashari”

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizoi sot akademinë letrare-artistike “Ora e lirisë për veprimtari tradicionale” në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Në kuadër të kësaj akademie, sot është përuruar edhe poema “Adem Jashari” e Ilir Shaqirit.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shyqeri Galica ka vlerësuar lart veprën më të re të Ilir Shaqirit “Adem Jashari”.

Kjo poemë sipas tij promovohet në 20 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe përshkruan sakrificën dhe mundin e kësaj familje për lirinë tonë.

Gjeneral Kudusi Lame recensent i poemës “Adem Jashari” ka thënë se kjo poemë është e veçantë për shumë arsye.

Kjo vepër e madhe sipas tij përshkruan familjen Jashari dhe komandantin Adem Jashari të cilët dolën përballë makinerisë ushtarake serbe për lirinë e Kosovës.

Ai tha se autori i poemës ka përdorë një mjeshtri me fjalë të arta.

“Poema është një përmendore për komandantin gjithshqiptar Adem Jashari, për UÇK-në dhe mbarë popullin shqiptar”, tha Lame.

Arben Veselaj recensenti tjetër për poemën “Adem Jashari” ka thënë se kjo poemë bartë shenjat e një kryevepre./ KultPlus.com

“Ora e Lirisë”, orë letrare në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës nesër, organizon akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, që do të jetë veprimtari tradicionale në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Në këtë aktivitet do të përurohet poema Adem Jashari, e poetit dhe artistit Ilir Shaqiri, ku do të referojnë studiues e shkrimtarë dhe do të deklamojnë pjesë të poemës tre artistë të njohur nga Tirana Bujar Asqeriu, Suela Konjari dhe Llesh Nikolla, kurse do të ketë dhe pika artistike muzikore./ KultPlus.com