OBSH publikon raportin për ëmbëlsuesin artificial që përdoret te pijet e gazuara

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e parë në lidhje me rrezikshmërinë e ëmbëlsuesit artificial që përdoret gjerësisht në botë, i quajtur aspartame.

Në raportin e OBSH-së thuhet se aspartame ka të ngjarë të lidhet me sëmundjet kancerogjene dhe se duhet të konsiderohet “ndoshta përbërës kancerogjen”.
Aspartame përdoret në produkte të ndryshme, nga pijet e gazuara dietike Coca-Cola, te çamçakëzët, akulloret dhe pastë dhëmbësh.

Disa nga hulumtimet e rishikuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të OBSH-së (IARC) tregojnë se mund të ketë një lidhje të mundshme midis aspartame dhe kancerit të mëlçisë, sakaq theksohet se ky konstatim nuk është definitiv.

“Gjetjet e provave të kufizuara të kancerogjenitetit tek njerëzit dhe kafshët, dhe e provave të kufizuara mekanike se si mund të ndodhë kancerogjeniteti, nënvizojnë nevojën për më shumë kërkime për të përmirësuar të kuptuarit tonë nëse konsumimi i aspartame përbën një rrezik kancerogjen,” tha Dr Mary Schubauer- Berigan i programit të Monografive të IARC.

Ndërkaq kategorizimi i ëmbëlusesit artificial si “kancerogjen” nuk merr pastaj parasysh nëse konsumohet pak apo shumë nga ky ëmbëlsues pasi cilësohet i rrezikshëm në çdo sasi.

Priten të zhvillohen kërkime të tjera për të patur një koncept më të qartë në lidhje me rrezikshmërinë e ëmbëltuesit.

Vendime të ngjashme të IARC në të kaluarën për substanca të ndryshme kanë ngritur shqetësime tek konsumatorët për përdorimin e tyre duke çuar në padi dhe presion ndaj prodhuesve që të rikrijojnë receta alternative. Kjo ka çuar në kritika nga industria ushqimore se vlerësimet e IARC mund të jenë konfuze për publikun.

Konfuzionet fillestare në lidhje me aspartame

Ka pasur një konfuzion rreth aspartame që në fillim. Në vitin 1974 , FDA miratoi përdorimin e aspartame në disa ushqime dhe pije, por vendimi u pezullua për disa vite për shkak të disa studimeve kontradiktore , kundërshtimeve ndaj miratimit të tij dhe pyetjeve në lidhje me vetë studimet fillestare. Disa shkencëtarë ishin të shqetësuar kur një studim i hershëm te kafshët tregoi se aspartame mund të ketë shkaktuar tumore të trurit te minjtë.

Vetëm në vitin 1981, pas një hetimi të plotë, FDA më në fund lejoi tregtimin e aspartame në ushqime të thata. Atë vit, Komiteti i Ekspertëve të FAO/OBSH për  përcaktoi parametrat për një konsum të pranueshëm ditor. / KultPlus.com

Lija e majmunit shpallet emërgjencë globale nga OBSH

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton KultPlus.

Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.

Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kishte pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit”, shtoi ai.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin. /KultPlus.com

OBSH: Evropa mund të marrë “frymë” nga virusi, është rritur shkalla e vaksinimit

Dy vite pas shpërthimit të pandemisë, Evropa mund të marrë frymë lirisht nga virusi për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit, variantit Omicron që është më i lehtë dhe faktit që jemi në fund të dimrit”, tha OBSH në një deklaratë.

“Kjo periudhë duhet të shihet si një armëpushim që do të na sjellë paqe të qëndrueshme,” u tha gazetarëve drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Evropa është gjithashtu në një pozitë të mirë për të shmangur çdo ringjallje, madje edhe të një varianti më virulent se Omicron, shtoi ai.

“Unë besoj se do të mund të mbajnë në kontroll variantet e reja që mund të shfaqen vazhdimisht, pa vendosur masat që kemi marrë më përpara, tha Kluge.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se skenari optimist do të ishte i vërtetë vetëm nëse vendet do të rrisin fushatat e tyre të vaksinimit dhe do të intensifikonin mbikëqyrjen për të zbuluar variante të reja.

Kluge tha gjithashtu se javën e kaluar janë regjistruar 12 milionë raste të reja në Evropë, rritja më e madhe javore që nga fillimi i pandemisë.

Ai madje shtoi gjithashtu se kjo rritje vjen si pasojë e variantit “Omicron”./abcnews.al/ KultPlus.com

OBSH: Puna në distancë është rrezik për shëndetin fizik dhe mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë  këtë të mërkurë ka paralajmëruar për rreziqet e punës së largët për shëndetin fizik.

Në raportin e fundit të OBSH theksohet se puna e largët fizike ndikonë në shëndetin mendor, dhimbjen e shpinës, izolim social dhe stresin e vazhduashëm nga vetmia.

“Kur organizohet dhe mbështetet siç duhet, puna në distancë mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësit dhe jetën sociale. Megjithatë, kur rreziqet për shëndetin dhe sigurinë e punës në distancë nuk shmangen dhe punëtorët nuk mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme gjatë punës së largët, kjo lloj pune mund të ketë efekte negative të rëndësishme shëndetësore”, thuhet në deklaratën e OBSH.

OBSH ndër të tjera thekson se puna e zgjatur në kompjuter me një lidhje në distancë mund të rezultojë në dëmtime muskuloskeletore dhe tendosje të syve, duke ndikuar në shëndetin mendor të punëtorëve pasi kontribuon në stres.

Ndër rreziqet e tjera për shëndetin fizik, OBSH thekson intolerancën ndaj nxehtësisë, ndriçimin, sigurinë e pajisjeve elektronike dhe cilësinë e ajrit në shtëpitë e punonjësve.

Ndërsa OBSH thekson se rreziqet e shëndetit mendor bazohen kryesisht në preferencat e punës së punonjësve, ajo paralajmëron mundësinë e izolimit social, vetmisë, ankthit dhe fajit.

Gjithashtu studimi zbuloi se puna në distancë rezultoi në një rritje të numrit të konflikteve të brendshme dhe të bashkëmoshatarëve. OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) po bëjnë thirrje për ndryshime kritike për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve, pasi ata ka të ngjarë të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pas pandemisë pasi punëtorët dhe punëdhënësit kanë parë disa përfitime nga ky regjim i ri punësimi./abcnews.al/ KultPlus.com

OBSH njeh zyrtarisht si sëmundje varësinë ndaj lojërave kompjuterike

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njohur zyrtarisht si sëmundje varësinë nga lojërat kompjuterike. Vendimi u miratua nga 194 ekspertë të fushave të ndryshme. Vendimi do të hyjë në fuqi në 1 janar 2022.

Me rastin e edicionit të 72 të Asamblesë së Shëndetit Botëror, organizata Botërore e shëndestësisë katalogoi zyrtarisht, varësinë ndaj lojërave kompjuterike si një sëmundje, duke renditur dhe karakteristikat e saj.

Vendimi u mor pas një votimi prej 194 ekspertësh, secili i specializuar në një fushë të ndryshme, të cilët vlerësuan rastin pas rishikimit të shumë provave që mbështesnin këtë tezë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varësia nga lojërat kompjuterike mund të shfaqet gjatë eksperiencave on line por dhe në lojërat e vecuara.

Simptomat e saj janë:

-Vështirësi për të kontrolluar aktivitetin e lojës: frekuencën, intensitetin, kohëzgjatjen dhe përmbajtjen

– Lojërave u jepet më shumë prioritet se sa interesave të tjera ditore apo aktiviteteve të përditshme.

– Ndryshimet e vazhdueshme në sjellje dhe pasojat që japin në ambiente familjare, sociale, profesionale dhe personale

Varësia nga lojërat kompjuterike, do të cilësohet një sëmundje zyrtare duke filluar nga 1 janari i 2022-shit. /ABC News