Kreu i OBSH’së ngre alarmin: ‘Vendi ku gjenden njerëzit më të rrezikuar në botë’

Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar në luftën e Ukrainës, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se nuk ka asnjë vend tjetër në Tokë ku shëndeti i miliona njerëzve është më i rrezikuar sesa rajoni Tigray i Etiopisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH’së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se situata në Tigray nga ku ai vjen ishte “katastrofike”, duke thënë se rajoni ishte “i mbyllur nga bota e jashtme” për rreth 500 ditë.

“Asnjë ndihmë ushqimore nuk është dorëzuar që nga mesi i dhjetorit,” tha Tedros në një konferencë shtypi, duke shtuar se rreth tre të katërtat e objekteve shëndetësore të vlerësuara nga OBSH në rajon ishin shkatërruar. Ai tha se nuk kishte trajtim për rreth 40,000 njerëz me HIV në rajon.

“Po, unë jam nga Tigray dhe kjo krizë më prek mua, familjen time dhe miqtë e mi  personalisht,” tha Tedros.

“Por unë, drejtori i përgjithshëm i OBSH’së, kam për detyrë të mbroj dhe promovoj shëndetin kudo që është nën kërcënim”, tha ai.

“Dhe nuk ka asnjë vend tjetër në tokë ku shëndeti i miliona njerëzve është më i rrezikuar se Tigray.”

Tedros tha se kriza në Ukrainë ishte “larg nga kriza e vetme të cilës po i përgjigjet OBSH”, duke përmendur problemet e vazhdueshme në Jemen, Siri dhe Etiopi.

Në fillim të këtij viti, qeveria e Etiopisë i dërgoi një letër Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke akuzuar Tedros për “sjellje të keqe” pas kritikave të tij të ashpra për luftën dhe krizën humanitare në vend. / KultPlus.com

OBSH: 70 % e popullsisë duhet të jetë vaksinuar deri në korrik

Le të “harrojmë” për momentin dozën e katërt dhe të përqendrohemi në vaksinimin e të paktën 70% të popullsisë së botës deri në korrik,” tha një shkencëtar kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë  Izraeli që ka miratuar dozën e katërt për persona me imunitet të dobët dhe të moshuarit mbi 60 vjeç, OBSH është e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën. Eksperti i OBSH-së Abdi Mahamoud tha të martën se nevojitet një koordinim global për të mbajtur në kontroll Omicron dhe nuk duhet t’u lihet në dorë kompanive private, duke iu referuar industrisë farmaceutike që prodhojnë  vaksina.

I pyetur për dozën e katërt, Mahamoud theksoi se në vend të kësaj, synimi duhet të jetë vaksinimi i 70% të popullsisë në mbarë botën.  Gjithashtu të martën, kreu i Komitetit Britanik të Vaksinimit, profesor  Andreë Polard i Oksfordit, theksoi se  është e pamundur që planeti të vaksinohet në 6 muaj. Shkencëtari që kontribuoi në krijimin e vaksinës AstraZeneca në vitin 2020 tha se duhet të presim rezultatet për efektin e dozës së tretë, raporton abcnews.al

“Vetëm personat më të rrezikuar mund të marrin dozën e  katërt,” tha ai.

Sipas tij, Omicron prek kryesisht traktin e sipërm respirator dhe jo mushkëritë. Ai parashikoi gjithashtu se vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm sigurojnë mbrojtjen e duhur kundër Omicron./abcnews.al /KultPlus.com