Organizatës ‘Nëna Terezë’ në Indi i lejohet të marrë fonde të huaja, rikthehet vendimi

Qeveria e Indisë ka rishikuar edhe një herë vendimin e tyre për t’i lejuar fondacionit “Nëna Terez”, të marrë fonde të huaja, disa ditë pasi u refuzua licenca e saj, raporton BBC, tranmsmeton KultPlus.

Në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin e fondeve, me arsyetim se kishte diçka negative nga kjo organizatë.

Përfaqësuesit e linjës së ashpër hindu kanë akuzuar prej kohësh bamirësinë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim, gjë të cilën organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.

Por Misionarët e Bamirësisë tashmë janë kthyer në listën e shoqatave të miratuara për të marrë fonde të huaja.

Rivendosja e tij u postua nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e Kongresit Trinamool.

Qeveria ende nuk ka komentuar, por agjencia e lajmeve ANI tha se licenca u rivendos pasi “dokumentet e nevojshme (u dorëzuan) në departamentin përkatës”.

Organizata bamirëse me bazë në Kalkuta u themelua në vitin 1950 nga Nënë Tereza, një murgeshë katolike romake e cila u shpërngul në Indi nga vendlindja e saj Maqedonia.

Është një nga organizatat bamirëse katolike më të njohura në botë. Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj humanitare dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, 19 vjet pas vdekjes së saj. /KultPlus.com