Takimet kulturore “Pena e Dritës” për muajin dhjetor, i kushtohen Pjetër Bogdanit, i cili pëkujtohet me “Ditët e Bogdanit” përmes një akademie solemne në Qendrën Bogdani Polis, shkruan KultPlus.
Në ditëkujtimin e kalimit në amshim të Pjetër Bogdanit, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), organizon Akademi Solemne “Ditët e Bogdanit”, me interpretime artistike dhe fjalime të autoriteteve.
Ngjarja do të mbahet më 6 dhjetor 2024 në ora 19:00, në Qendrën BogdaniPolis./ KultPlus.com

