Në një shesh të Kievit ku kryengritjet e fundit popullore kanë prishur ambiciet e Moskës në Ukrainë, një orkestër u mblodh para një turme të vogël të mërkurën për të luajtur himnin kombëtar ndërsa forcat ruse përparonin me sulme të qytet, transmeton KultPlus.
Orkestra Simfonike Klasike e Kievit performoi gjithashtu një fragment nga “Ode e Gëzimit” të Beethoven-it, mbi të cilin bazohet himni i Bashkimit Evropian – një shenjë e dëshirës së qeverisë së Ukrainës për t’u afruar më shumë me Evropën dhe për t’u larguar nga orbita e Rusisë.
Dhjetra njerëz u mblodhën për të parë në sheshin qendror Maidan, disa duke valëvitur flamujt ukrainas. Ata duartrokitën kur mbaroi himni kombëtar dhe një grua thirri “Për Ukrainën!”
Teksti i himnit përfshin vargjet, “Ukraina nuk është zhdukur ende… armiqtë tanë do të zhduken si vesa në diell”.
Dirigjenti Herman Makarenko u tha gazetarëve se koncerti ishte një thirrje për paqe.
“Ne do të donim të mbështesim presidentin tonë, Volodymyr Zelenskiy, i cili bëri thirrje, u bën thirrje dhe do t’u bëjë thirrje të gjitha qeverive të botës (të) ndalojnë luftën në Ukrainë”.
Ai tha se arriti të mbledhë rreth 20 muzikantë për performancën, në vend të 65-70 që zakonisht përbëjnë ansamblin.
Dhjetëra mijëra njerëz, të shqetësuar për prerjen nga trupat armike, janë larguar nga kryeqyteti për sigurinë relative të Ukrainës perëndimore./ KultPlus.com