Më 23 prill premiera e serialit botëror “Gangs of London”, pjesë e tij edhe aktorë shqiptarë

Jeta Zymberi

Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar trileri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Kjo seri britaniko-amerikane e aksionit, është vendosur të transmetohet më datë 23 Prill në Sky Atlantik, shkruan KultPlus.

Ndryshe nga gjithë serialet e tjera botërore, këtë seri po e presin me padurim shqiptarët sepse pjesë e saj janë edhe gjashtë aktorë shqiptarë të cilët shumë shpejt do të kthehen në personazhet e preferuar të publikut.

Eri dhe Orli Shuka, janë dy prej aktorëve shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë po e ndërtojnë një karrierë mbi baza të forta.

Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka). Një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza. Xavier e thërret Mirlinden, lady Macbeth. Ajo është grua e fortë dhe që i dëgjohet fjala. Pika e dobët e Luan dhe nxitësja e veprimeve të tij në të njëjtën kohë.

Aktori tjetër që është pjesë e kësaj serie, është Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat por kësaj radhe ai i ka hyrë një tjetër rruge. Asaj të suksesit botëror.

Aktorit kosovar Florist Bajgora ka një rol interesant në këtë serial dhe pritet të marr vëmendje.

Fotografia: Jetmir Idrizi

Por, ajo që nuk është ditur deri më tani është fakti që këtij seriali tashmë i është bashkuar edhe aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.

KultPlus ka mësuar gjithashtu se tashmë është dhënë premiera online dhe kuptojmë që në këtë projekt marrin pjesë edhe aktorët Nebli Basani dhe Arita Sadiku.

 ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizate krimi kërcënon paqen.

Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të luajnë edhe aktorët shqiptarë.

Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

“Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për aktorët shqiptarë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=4CJ5p4XisHs&feature=share&fbclid=IwAR3xuzXi7WZ7R62u_rwZ7t6SRawfL-ZY3LcqRn_drra-TnMzCE73kSFZhbc

Çifti shqiptar pjesë e serialit “Gangs of London”, luajnë përkrah aktorëve të famshëm botërorë

Jeta Zymberi

Ata janë një çift i jashtëzakonshëm jo vetëm në jetën e përditshme por edhe në profesion. Si të tillë ata tashmë kanë fituar rolin e dytë ku luajnë përkrah njëri-tjetrit. Eri dhe Orli Shuka, janë aktorë shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë po e ndërtojnë një karrierë mbi baza të forta, shkruan KultPlus.

Eri Shuka në vendlindjen e saj njihet për rolin në filmin “Darka” të Suela Bakos. Por ishte roli i dytë, ai në filmin “Hyena” nga Gerard Jonson i cili i bëri “bashkë” Erin dhe Orlin. Ky rol si duket ishte një mundësi shumë e mirë për të dy, sepse nuk vonoi dhe ata pranuan ftesa të reja, por kësaj radhe për një projekt botëror.

Në një intervistë për KultPlus, Eri Shuka na rrëfen për rrugëtimin e saj si aktore në Shqipëri dhe tashmë në Londër dhe gjithë këtë eksperiencë bashkë me bashkëshortin.

“Filmi im i parë është “Darka” nga Suela Bako. Shumë e lumtur për rolin pasi punova me miq dhe profesionistë shumë të shtrenjtë për mua. Projekti i dytë ishte si pjesë e produksionit, Dilect Coach, në filmin “Hyena” nga Gerard Jonson. Një eksperiencë fantastike, më pëlqen shumë Gerard. Kam kërcyer me vajzën time të vogël vallen e Tropojës dhe ishte një nga skenat e tij të preferuara”, ka treguar aktorja fillimisht për KultPlus.

Por, ishte viti 2016 kur ajo bashkë me Orlin morën një mesazh në email nga Pulse, ku ju është kërkuar ndihmë për projektin “Gangs of London” dhe pas këtij mesazhi ata zhvilluan takimin e parë me regjisorët Gareth Evans dhe Matt Flannery. Ky takim rezultoi me një kontratë përmes secilës Eri dhe Orli Shuka u bënë pjesë e serialit. Xhirimet e episodit të parë filluan në janar të këtij viti, duke e mbyllur sezonin e parë në korrik më 10 episode.

NEW YORK, NY – APRIL 20: (L-R) Cast members Orli Shuka, Elisa Lasowski, Peter Ferdinando, and director Gerard Johnson attend the premiere of “Hyena” during the 2015 Tribeca Film Festival at Regal Battery Park 11 on April 20, 2015 in New York City. (Photo by Rob Kim/Getty Images for the 2015 Tribeca Film Festival)

 “Gangs of London” është një seri e ardhshme britaniko-amerikane e aksionit. Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar teaseri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka). Një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza. Xavier e thërret Mirlinden, lady Macbeth. Ajo është grua e fortë dhe që i dëgjohet fjala. Pika e dobët e Luan dhe nxitësja e veprimeve të tij në të njëjtën kohë.

“Është shumë fantastike të jesh në një projekt të tillë dhe pjesë e një kaste si kjo, eksperiencë e re njëkohësisht. E kam shijuar shumë sezonin e parë dhe të shohim çfarë do të ndodhë tutje”.

Por, se sa janë ndihmues për njëri tjetrin në xhirime, Eri shprehet me të qeshura se kjo është më mirë se martesa.

“Kjo është pjesa më e bukur. Kur na ofrojnë ndonjë projekt bashkë, pyetja e parë që na bëjnë: Jeni rehat  të punoni bashkë? Unë dhe Orli e shijojmë shumë, është tamam festë. Punojmë shumë mirë bashkë. Orli është pak më serioz se unë në punë. Unë e marr më lehtë po me shumë qejf. Orli është pak kritik dhe ndonjëherë më thotë Eri merre seriozisht”, vazhdon të tregoj ajo rreth bashkëpunimit të tyre në projekte.

Por, pjesë e këtij seriali është bërë edhe aktori kosovar Florist Bajgora. Eri ka treguar se me Floristin nuk kanë ndonjë skenë bashkë, por që ja kanë kaluar shumë mirë dhe kanë marrë kritika të mira nga produksioni.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të ketë rastin të luaj edhe aktorët shqiptarë.

EDINBURGH, UNITED KINGDOM – JUNE 18: Orli Shuka, Gjveat Kelmendi and Gordon Brown attend the Premiere of ‘HYENA’ at Festival Theatre during the Edinburgh International Film Festival on June 18, 2014 in Edinburgh, Scotland. (Photo by Roberto Ricciuti/Getty Images)

E pyetur nga KultPlus se si është të punosh me produksionet e huaja, Eri përgjigjet thjesht dhe bukur: “Në fakt është më relaksim të punosh me produksionet e huaja, po aq dashuri dhe pasion vështirë të gjesh. Në gjithashtu kemi shumë energji, pasion dhe dashuri dhe kjo besoj është arsyeja pse na duan”.

Seria “Gangs of London” është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017. Në një serial ëndërrojnë të luajnë shumë aktorë, por Eri thotë se nuk është prej personave që “fluturon”, ajo pret edhe më shumë nga vetja.

“Nuk jam person që fluturoj, por padyshim uroj që karakteri im të vazhdoj dhe zhvillohet më tej por dëshira ime është edhe një projekt në Kosovë dhe kam arsye: Në 2018 radio drama ‘On Kosovo’ me kolonë zanore të JP Harvey dhe një kast aktorësh të përzier, anglez – shqiptar ku fitoi iadio drama më e mirë e vitit në BBC4. Regjisorja Nadia Molinary deshi ta vinte në teatër për 20 vjetorin e Pavarësisë dhe bën një workshop, unë u dashurova pas kësaj drame që është e shkruar aq bukur, Nuk u mundësua projekti dhe unë akoma e kam mendjen aty”, thotë Eri duke shpresuar t’i rikthehen këtij projekti.

Se si do të zhvillohen karakteret e tyre në këtë serial dhe sa do të arrijnë të marrin vëmendjen e publikut çifti shqiptar, mbetet të shihet ën vazhdimin e serialit. / KultPlus.com