Sot, janë bërë 12 vite nga rënia e ortekut të borës në Restelicë të Dragashit.
Më 11 shkurt 2012, orteku i borës u mori jetën 10 anëtarëve të familjes Reka në Restelicë të Dragashit, përderisa një vajzë e vogël e quajtur Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte e vetmja që u nxjorrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.
Orteku i borës rrënoi 16 shtëpi të familjes Reka, të cilat gjendeshin në majën më të lartë të fshatit Restelicë.
Forcat e Sigurisë së Kosovës, atë kohë, organizuan aksionin e shpëtimit në kushte të vështira atmosferike si shkak i borës së madhe në tërë territorin e vendit./ KultPlus.com