Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut.
I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe.
Pak nga jeta e autorit
Eric Arthur Blair (25 qershor 1903 – 21 janar 1950) ishte një romancier, poet, eseist, gazetar dhe kritik anglez i cili shkroi nën emrin e stilolapsit të George Orwell. Vepra e tij karakterizohet nga proza e kthjellët, kritika sociale, kundërshtimi ndaj totalitarizmit dhe mbështetja e socializmit demokratik.
Orwell prodhoi kritikë letrare, poezi, letërsi artistike dhe gazetari polemike. Ai është i njohur për novelën alegorike Ferma e Kafshëve (1945) dhe romanin distopian Nëntëmbëdhjetë Tetëdhjetë e Katër (1949). Veprat e tij jo-fiction, duke përfshirë Rrugën drejt Wigan Pier (1937), duke dokumentuar përvojën e tij të jetës së klasës punëtore në veriun industrial të Anglisë dhe Homage to Catalonia (1938), një rrëfim i përvojave të tij në ushtar për fraksionin republikan të Lufta Civile Spanjolle (1936–1939), respektohen po aq kritikisht sa edhe esetë e tij mbi politikën, letërsinë, gjuhën dhe kulturën. /Liberale.al/KultPlus.com
Njihet si shkrimtari me potencial profeti i romanit distopik “1984”, apo alegorinë “Ferma e kafshëve”. Por, përveçse autor i këtyre romaneve dhe disa librave tjerë të rëndësishëm, ishte para së gjithash një eseist. Me qindra ese të tij të shkruara përgjatë dekadave prekin një larmishmëri të madhe temash, nga letërsia te politika dhe filozofia. Në njërën prej këtyre eseve, “Pse shkruaj”, jep katër arsye të mundshme
(i) Egoizëm i pastër. Një nga arsyet pse dikush fillon të shkruajë mund të jetë dëshira për t’u dukur i mençur, për të qenë temë diskutimi mes të tjerëve, për t’u kujtuar pas vdekjes, për të sfiduar ata fëmijët popullorë që të injoronin kur ti ishe fëmijë. Është mashtrim të pretendosh se ky nuk është një motivim për të shkruar, e madje është një motivim i fortë. Shkrimtarët e kanë këtë karakteristikë të përbashkët me shkencëtarët, artistët, politikanët, avokatët, ushtarët, biznesmenët e suksesshëm – me pak fjalë, me bërthamën e njerëzimit. Pjesa dërrmuese e qenieve njerëzore nuk janë shumë egoistë. Pasi arrijnë në moshën tridhjetë vjeç, shumica braktisin ndjenjën e të qenit individualë – dhe jetojnë kryesisht për të tjerët. Por, ka një pakicë të vogël me dhunti, njerëz që me paramendim janë të vendosur të jetojnë jetën e vet si qëllim në vetvete, dhe shkrimtarët janë në këtë kategori. Shkrimtarët seriozë, më duhet të them, janë në tërësi më vanitozë dhe e shohin veten si qendra e botës më shumë se sa gazetarët, megjithëse janë më pak të interesuar për para.
(ii) Entuziazëm estetik. Perceptimi i bukurisë në botën e jashtme, ose, në anën tjetër, te fjalët dhe radhitja e duhur e fjalëve. Kënaqësia në impaktin e një tingulli mbi një tjetër, në fortësinë e prozës së mirë apo në ritmin e një tregimi të mirë. Dëshira për të ndarë një eksperiencë që dikush ndjen se është e çmuar dhe nuk duhet të humbet. Motivi estetik është shumë i dobët mes shumë shkrimtarëve, por dhe një pamfletist apo shkrimtar librash shkollor do të ketë fjalë apo fraza të parapëlqyera të cilat e joshin atë për arsye jo-utilitare; ose ai mund të ndjehet më mirë mbi tipografinë, mbi gjerësinë e anëve, etj. Çdo libër përtej nivelit të një udhërrëfyesi hekurudhash nuk mund të jetë pa të menduar estetik.
(iii) Impuls historik. Dëshira për të parë gjërat siç janë, dhe për të gjetur faktet e vërteta e për t’i ruajtur ato për përdorim nga brezat pasardhës.
(iv) Qëllim politik. Përdorimi i fjalës ‘politike’ në kuptimin më të gjerë të mundshëm. Dëshira për ta shtyrë botën në një drejtim të caktuar, për të ndryshuar idetë e njërëzve të tjerë mbi llojin e shoqërisë që ata duhet të kërkojnë të kenë. Edhe këtu, nuk mund të ekzistojë një libër pastër i pandikuar apo i paanshëm politikisht. Mendimi se arti nuk duhet të ketë të bëjë fare me politikën është në vetvete një mendim politik. /KultPlus.com
Letërsia botërore ka tituj dhe autorë, të cilët kanë vënë gurthemele të mëdhenj të mendimit dhe shprehjes, të idesë dhe filozofisë, të mesazhit dhe figurshmërisë, alegorisë dhe groteskut… të gjithë atij ansambli vlerash dhe qëllimsishë., Në këtë univers të parrokshëm, “Ferma e Kafshëve” e George Orwell ka ardhur për të mbetur një shënjim të atij misioni të lartë që pena mëton, urtësisht, artistikisht dhe kurajshëm.
“Ferma e Kafshëve” është një novelë alegorike nga George Orwell. Ajo u botua s’pariherë në Angli më 17 gusht 1945. Sipas shkrimtarit, libri reflekton ngjarjet që çuan në Revolucionin Rus të vitit 1917 dhe më pas në epokën staliniste të Bashkimi Sovjetik. Orwell si një socialdemokrat, ishte një kritik i ashpër i Josif Stalin, gjithashtu dhe armiqësor ndaj Moskës, drejtuar stalinizmit. Qëndrim, i cili ishte formuar në mënyrë kritike nga përvoja e tij personale gjatë Luftës Civile Spanjolle. Ai besonte se në Bashkimi Sovjetik ishte instaluar një diktaturë brutale, e ndërtuar mbi një kult të personalitetit dhe i zbatuar nga një sundim terrori. Në një letër drejtuar Yvonne Davet, Orwell e përshkroi librin “Ferma e Kafshëve” si një përrallë satirike kundër Stalinit. Në esse-në e tij “Pse unë shkruaj ” (1946), George Orwell shkroi se “Ferma e Kafshëve” ishte i pari libër, në të cilin ai u përpoq, me vetëdijen e plotë të asaj që po bënte, “për të bashkuar qëllimin politik dhe qëllimin artistik në një tërësi”. “Ferma e Kafshëve” ka fituar statusin si një prej 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze, sipas “Time Magazine. Idenë e këtij libri ai e kristalizoi në kohën kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njërzve të ditur në vendet demokratike”. Për këtë ‘përrallë satirike në fermë’ Orwell u inspirua pasi që e pa një djalë të vogël që e rrahte kalin çdo herë kur ai nuk e merrte drejtimin që i thoshte djaloshi. “E kuptova se nëse edhe kafshët e kuptojnë fuqinë e tyre ne njerëzit nuk do kishin fuqi mbi ta, dhe se njerëzit i shfrytëzojnë kafshët njëjtë si të pasurit që e shfrytëzojnë proletariatin”. Orwell fillimisht kishte shumë vështirësi në marrjen e dorëshkrimit për këtë libër, e kryesisht kjo frikë ishte për shkak të ndjenjave të tij anti-ruse. Libri më në fund u pranua për t’u botuar nga botuesi britanik, Jonathan Cape. Mirëpo edhe kësaj kompanie nuk i’u deshtë shumë për të ndryshuar mendje. Kjo sepse botuesi u kërcënua nga Peter Smollet, një zyrtar i qeverisë ruse. Bota përball këtij libri u nda më dysh. Kritika nuk u kursye ta fshikullojë. E megjithatë ai pati një sukses të padikutueshëm. Ai vërtetë nuk arriti të rrëzonte stalinizmin nga sundimi gjakatar dhe mizoritë që ushtroi ndaj popullit rus, por ama e denoncoi atë botërisht. Si pakkush, ai guxoi të sulmonte me penë një armik dhe një barbar. Gjithashtu ai i dha botës një mësim të vyer. “Ferma e Kafshëve” është alegoria politike më e famshme e shekullit të XX. /KultPlus.com
Nga Platoni deri tek Kamy, 20 thënie mbi të vërtetën.
“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari vetëm sepse ato injorohen.” – Aldous Huxley
“Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar.” – George Orwell
“Më shumë se dashurinë, se paranë, se famën, më jepni të vërtetën.” – Henry David Thoreau
“Kur i tregoni dikujt të vërtetën, bëjeni të qeshet, përndryshe ata do të ju vrasin.” – George Bernard Shaw
“Çdo gjë që e dëgjojmë është një opinion dhe jo fakt. Çdo gjë që e shohim është një perspektiv dhe jo e vërtetë.” – Marcus Aurelius
“E vërteta nuk është gjithmonë e bukur, por ama etja për të është.” – Nadine Gordimer
“Ne jetojmë në një epokë ku nevojat e vetme janë gjërat e panevojshme.” – Oscar Wilde
“E vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë të drejtë.” – Mahatma Gandhi
“Kur e vërteta zëvendësohet me heshtje, heshtja është gënjeshtër.” – Yevgeny Yevtushenko
“Nëse dëshironi të jeni një kërkues real i së vërtetës, është e domosdoshme që të paktën një herë në jetën tuaj të dyshoni, sa më shumë që të jetë e mundur, në çdo gjë.” – Rene Descartes
“Ashtu sikur të gjithë ëndërrimtarët, edhe unë e ngatërroj zhgënjimin më të vërtetën.” – Jean Paul Sartre
“E vërteta është në anën e të shtypurve.” – Malcolm X
“Njeriu mendje lartë më shumë duhet të brengoset për të vërtetën se sa për atë se çfarë mendojnë të tjerët.” – Aristoteli
“Nuk duhet kurrë ta nderoni njeriun më shumë se të vërtetën.” – Platoni
“Idealet të cilat gjithmonë kanë ndriçuar para meje dhe më kanë mbushur mua me kënaqësi janë mirësia, e bukura dhe e vërteta.” – Albert Einstein
“Bindjet janë armiqë shumë më të rrezikshëm të së vërtetës se sa gënjeshtrat.” – Friedrich Nietzsche
“Hipokritët ofendohen nga e vërteta.” – Jess C. Scott
“Nuk është e lehtë të rrish i heshtur atëherë kur heshtja është gënjeshtër.” – Victor Hygo
“Ajo që nuk mund të thuhet mbi të gjitha nuk duhet të heshtet por të shkruhet.” – Jacques Derrida
“Ta thuash të vërtetën është shumë e vështirë dhe të rinjtë rrallëherë janë në gjendje ta thonë atë.” – Leo Tolstoy /filozofia.al / KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Xhorxh Oruell ka lindur në Indi në vitin 1903 ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti, ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që shkollimin e kreu në “Eton College”, duhet theksuar se ndiqte shkollim të cilësisë sipërore. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi të vazhdonte studimet universitare.
Pas përfundimit të kolegjit shkoi në Burmë ku dhe u punësua në Policinë Imperiale të Indisë. Pas disa vitesh u kthye sërish në Angli, pastaj shkoi në Spanjë, së bashku me Eileen, gruan e tij të parë, për të marrë pjesë në luftën civile në anën e republikanëve anti frankoist. Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, ngjarje të cilën e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (i plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarje u kthye në Angli, moment i cili shënon ndryshim të madh në pikëpamjet e tij politike por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.
Xhorxh Oruell, ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Oruelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore, në esenë “Such ëere the Joys” (1968). Oruelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Bruma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A hanging” (1931). Kur Oruelli u kthye në Europë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi” dhe në vitin 1933 ai e mori emrin Xhorxh Oruell, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë, ai përdori si frymëzim përvojat e tij të fundit me varfërinë dhe shkroi “Down and out in Paris and London” (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Burmese Days” (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O’Shaugnessy.
Gjatë viteve ’30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homage to Catalonia”, që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oruelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC – në, Observer – in dhe Tribune – n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945.
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Oruell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente.
Shoqëria është e ndarë në popull, parti e gjerë dhe parti e ngushtë. Jeta dominohet nga mbikëqyrja e shtetit. Por viktimat e shtetit arrijnë të krijojnë simpati për mbikëqyrësin dhe me raste, edhe ta dashurojnë atë. Libri doli në botim më 8 qershor 1949, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme që përbënte numrin më të madh për ndonjë novel (me dallim vetëm të Harry Potter-it, mbi 67 gjuhë). Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit dhe kur u botua në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Oruell lufoi kundër çdo forme shtypjeje.
Ndëshkimi i totalitarizmit fillimisht shprehet në alegorinë e veprës Ferma e kafshëve (1945), një roman që pati popullaritet të gjerë në të gjithë botën, me tone të një shpotie të thekshme që merr shtysë nga ngjarjet e Revolucionit rus dhe tradhtisë që Stalini u bëri idealeve të tij, dhe më pas në utopinë negative të romanit 1984, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe të shtypë individualitetin e qytetarit.
Mes shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell – it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Nuk do të ketë të qeshura veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Në doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,… përjetësisht. Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlershëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e së shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytyrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim…
Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij… përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlershëm me lutjen për të mos e shmangur kurrsesi.
Në vitin 1984, qytetërimi është dëmtuar nga lufta, konflikti civil dhe revolucioni. Airstrip One, një provincë e Oqeanisë, është një nga tre super-shtetet totalitare që sundojnë botën. Në këtë vend imagjinar, pushtetin e ka “Partia” nën ideologjinë e një udhëheqësi misterioz, Big Brother. Partia ekzekuton çdo person që nuk është konformist me regjimin duke përdorur Policinë e Mendimit.
Koha është e trazuar dhe bota nuk gjen më ngushëllim: Nga “Down & Out in Paris and London” në vitin 1933, në “Fermën e Kafshëve” 1945, George Orwell pat përjetuar thellësisht një disharmoni të brendshme në raport me shoqërinë. Dallohej për një fëmijëri ndryshe nga ato të zakonshmet. Që fëmijë mbetej gjithmonë i hipnotizuar prej imagjinatës futuriste të shkrimtarit të famshëm britanik, Herbert George Wells. Por edhe pse pati një jetë të shkurtër, ai arriti të përmbushë ëndrrën e tij. ‘Njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër’, është cilësuar si romani më i famshëm anglez i shekullit të 20-të, një libër zaitgaist, fryma e kohës, i cili shpërfaqi tërësisht vizionin distopik të Oruellit. Ai ishte thellësisht i rrënjosur si në moralin politik të autorit, ashtu edhe në kohën në të cilën ai jetonte, në vitet e pasluftës së dytë botërore.
Temat si, kërcënimi prej totalitarizmit, censura dhe manipulimi i gjuhës, vazhdojnë të ndezin ende sot botën me kërcënime profetike. Njerëzimi në romanin ‘1984’, gjendet në një konflikt të vazhdueshëm, që justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo, ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Winston Smith, një ish-gazetar i punësuar nga autoritetet shteterore, për të rishkruar artikujt e vjetër të gazetave, vendos të rebelohet i pashpresë, kundër shtypjes së “Partisë” dhe diktatorit sundues, Vëllait të Madh.
Revolta e Winstonit nxitet akoma dhe më shumë prej mikeshës së tij, Xhulia, një tjetër disidente, që përdor seksualitetin e saj të shfrenuar për të sfiduar represionin e “Partisë”. Kur marrëdhënia e shkurtër e Winstonit dhe Xhulias zbulohet nga Policia Sekrete, ata i nënshtrohen torturave të pamëshirshme të O’Brajanit në ‘Dhomën 101’. “Nëse doni një foto të së ardhmes”, thotë kjo figurë djallëzore, “përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,… përjetësisht”. Ky epigraf i profecisë së veprës risjell fare shqip, kumtin mbi imazhin e së shkuarës dhe përfytyrimin e të ardhmes po të njëllojtë. Fabula e ‘1984’ është një gjë; idetë e saj janë krejt diçka tjetër.
Libri doli në botim 73 vjet me pare, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme duke shenjuar kështu numrin më të madh për ndonjë novel. Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit, në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Oruell luftoi kundër çdo forme shtypjeje. Sipas fjalëve të një kritiku britanik, Xhorxh Oruell, vlerësuar si “koshienca dimërore e brezit të tij”, u kthye në një lloj shenjtori laik, mishërimi i prozatorit tronditës, të frikshëm e të thellë në të gjithë raportin që ka individi me shtetin dhe në mënyrën sesi sillen regjimet autoritare ndaj individit.
Oruell në romanin “1984”, ka bërë parashikime brilante për atë që do të ndodhte, sidomos në vendet komuniste, duke u kthyer në një ogur paralajmërues edhe për dekada të tjera më pas. Kjo është dhe arsyeja që romani njeh një ribotim të kohëpaskohshëm. /KultPlus.com
Kanë kaluar 68 vjet që kur është botuar vepra më e famshme e Xhorxh Oruellit, dhe duhet thënë se ka patur shumë ndikim. Në fakt, kaq e madhe ka qenë saktësia e saj në parashikimin e të ardhmes, saqë është e vështirë të mos besosh se vetë Xhorxhi shpiku në fakt një makinë të kohës, hodhi një vështrim të shpejtë në jetën moderne dhe më pas u rikthye shpejt në vitin 1949, për ta përshkruar ekzaktësisht ashtu si e kishte parë.
Duke përshkruar jetën nën “Vëllanë e Madh”, romani ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetët tona – duke na ofruar një sërë frazash dhe termash të mirënjohura, duke përfshirë edhe termin e kundondodhur, kur duam të flasim për mashtrimin, survejimin dhe manipulimin e mbështetur nga qeveria: “Oruelliane”.
Ja dhjetë gjëra që ndoshta nuk i dini për këtë libër klasik.
1. Libri u ndalua në BRSS për 40 vjet – nga 1950 deri në 1990, dhe Stalini e dinte që ishte një satirë e bazuar në udhëheqjen e tij në qeverinë totalitare komuniste që ishte nën kontrollin e tij. Megjithatë, ai u ndalua edhe nga Shoqata e Librarive Amerikane për arsye se ishte një “parashikim i zymtë i qeverisjes totalitare dhe censurës”. Në fakt, normalisht njerëzit do të duhej ta lexonin, apo jo?
2. Oruelli kishte planifikuar fillimisht që t’i vendosste ngjarjet e romanit në vitin 1980. Më pas, i shtyu në vitin 1982, përpara se të vendoste përfundimisht për vitin 1984. Ka mundësi që datën finale ta ketë vendosur, duke ndërruar dy numrat e fundit të vitit në të cilin e shkroi: 1948.
3. Në një përkthim në italisht i librit, ora e famshme në reshtin e hapjes thotë “Uno” në vend të “Trembëdhjetë”. Përkthyesi me sa duket arsyetoi që “orët italiane nuk shkojnë deri në trembëdhjetë” dhe supozoi që në vend të kësaj, duhet të rifillonte nga Njëshi – duke mos kuptuar që në fakt, asnjë vend tjetër nuk ka 13 orë. Një tjetër teori alternative thotë se Italia ishte e mësuar me sistemin 24-orësh të kohës kështu që nuk shihte asgjë të pazakontë në orën 13
4. Dhoma e Torturave e Oruellit, ose Dhoma 101, e mori emrin nga një sallë konferencash në BBC, aty ku atij iu desh të zhvillojë shumë takime të lodhshëm.
5. “1984” ishte në vetvete një frymëzim për shumë artistë të tjerë. “Spies” e Coldplay, “Citizens Erased” e Muse, “Testify” e Rage against the machine dhe “2+2=5” e Radiohead janë shembuj të këngëve që janë ndikuar prej romanit. Slogani i fundit në fakt është përdorur edhe nga BRSS për të nxitur kompletimin e planeve 5-vjecarë, brenda vetëm 4 viteve.
6. Xhorxh Oruelli shkruajti pjesën më të madhe të 1984 në shtëpinë e vetmuar në fermë, me emrin Barnhill, që ndodhet në veri të ishullit skocez të Juras. Kur qëndroi aty në kohë të ndryshme mes 1946-ës dhe vitit të vdekjes, 1950, ai njihej me emrin e vërtetë, Eric Blair. 44 vjet më vonë, po në këtë ishull do të ndodhte ngjarja e famshme e djegies së 1 milion stërlinave nga Bill Drummond dhe Jimmy Cauty të “KLF”.
7. Kënga “Under the spreading chestnut tree” ka qenë bazuar në një këngë të vjetër angleze e quajtur “Go no more a-rushing”, e cila kishte fjalë shumë të ngjashme. Kjo e fundit ka qenë një këngë shumë popullore që këndohej nd’anë zjarrit në vitet 1920, ndërkohë që kreu i famshëm i grupit Glenn Miller rregjistroi një version të saj në vitin 1939.
8. Ndërkohë që “1984” i mirëprit nga pothuajse të gjithë kritikët dhe hsikuesit, natyrisht që kishte nga ata që nuk u pëlqeu. Kritiku i Sunday Times, Eduard Shanks shkruajti se romani “thyen të gjithë rekordet e parashikimeve të zymtë”. Me sa duket, nuk i kënaq dot të gjithë.
9. Zbulimet e Eduard Snoudenit në vitin 2013 për survejimin nga ana e NSA në Amerikë treguan se sa saktësisht kishte parashikuar Oruelli të ardhmen e përgjimeve prej qeverisë dhe faktin që Big Brother të sheh gjithmonë. Në javët e para pas zbulimeve, shitjet e 1984 u rritën shtatë fish – ndoshta njerëzit donin të dinin se cfarë do të ndodhte tani në jetët e tyre.
10. Ironia e ironive: ndërkohë që Xhorxh Oruelli po shkruante “1984”, ai vetë po mbikëqyrej nga Dega Speciale e qeverisë britanike. Ishte vendosur nën survejim për më shumë se një dekadë për shkak të veprës së mëparshme “The road to ëigan Pier”, e cila eksploronte varfërinë dhe shtypjen klasore në vitet 1930. Për shkak të prirjeve prosocialiste, “pikëpamjeve të avancuara komuniste” dhe faktit që “vishej në mënyrë boheme”, autoritetet e ruajtënn deri ditën kur vdiq, në vitin 1950. /bota/ KultPlus.com
Kanë kaluar 66 vjet që kur është botuar vepra më e famshme e Xhorxh Oruellit, dhe duhet thënë se ka patur shumë ndikim. Në fakt, kaq e madhe ka qenë saktësia e saj në parashikimin e të ardhmes, saqë është e vështirë të mos besosh se vetë Xhorxhi shpiku në fakt një makinë të kohës, hodhi një vështrim të shpejtë në jetën moderne dhe më pas u rikthye shpejt në vitin 1949, për ta përshkruar ekzaktësisht ashtu si e kishte parë.
Duke përshkruar jetën nën “Vëllanë e Madh”, romani ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetët tona – duke na ofruar një sërë frazash dhe termash të mirënjohura, duke përfshirë edhe termin e kundondodhur, kur duam të flasim për mashtrimin, survejimin dhe manipulimin e mbështetur nga qeveria: “Oruelliane”.
Ja dhjetë gjëra që ndoshta nuk i dini për këtë libër klasik.
1. Libri u ndalua në BRSS për 40 vjet – nga 1950 deri në 1990, dhe Stalini e dinte që ishte një satirë e bazuar në udhëheqjen e tij në qeverinë totalitare komuniste që ishte nën kontrollin e tij. Megjithatë, ai u ndalua edhe nga Shoqata e Librarive Amerikane për arsye se ishte një “parashikim i zymtë i qeverisjes totalitare dhe censurës”. Në fakt, normalisht njerëzit do të duhej ta lexonin, apo jo?
2. Oruelli kishte planifikuar fillimisht që t’i vendosste ngjarjet e romanit në vitin 1980. Më pas, i shtyu në vitin 1982, përpara se të vendoste përfundimisht për vitin 1984. Ka mundësi që datën finale ta ketë vendosur, duke ndërruar dy numrat e fundit të vitit në të cilin e shkroi: 1948.
3. Në një përkthim në italisht i librit, ora e famshme në reshtin e hapjes thotë “Uno” në vend të “Trembëdhjetë”. Përkthyesi me sa duket arsyetoi që “orët italiane nuk shkojnë deri në trembëdhjetë” dhe supozoi që në vend të kësaj, duhet të rifillonte nga Njëshi – duke mos kuptuar që në fakt, asnjë vend tjetër nuk ka 13 orë. Një tjetër teori alternative thotë se Italia ishte e mësuar me sistemin 24-orësh të kohës kështu që nuk shihte asgjë të pazakontë në orën 13 / 1pm.
4. Dhoma e Torturave e Oruellit, ose Dhoma 101, e mori emrin nga një sallë konferencash në BBC, aty ku atij iu desh të zhvillojë shumë takime të lodhshëm.
5. “1984” ishte në vetvete një frymëzim për shumë artistë të tjerë. “Spies” e Coldplay, “Citizens Erased” e Muse, “Testify” e Rage against the machine dhe “2+2=5” e Radiohead janë shembuj të këngëve që janë ndikuar prej romanit. Slogani i fundit në fakt është përdorur edhe nga BRSS për të nxitur kompletimin e planeve 5-vjecarë, brenda vetëm 4 viteve.
6. Xhorxh Oruelli shkruajti pjesën më të madhe të 1984 në shtëpinë e vetmuar në fermë, me emrin Barnhill, që ndodhet në veri të ishullit skocez të Juras. Kur qëndroi aty në kohë të ndryshme mes 1946-ës dhe vitit të vdekjes, 1950, ai njihej me emrin e vërtetë, Eric Blair. 44 vjet më vonë, po në këtë ishull do të ndodhte ngjarja e famshme e djegies së 1 milion stërlinave nga Bill Drummond dhe Jimmy Cauty të “KLF”.
7. Kënga “Under the spreading chestnut tree” ka qenë bazuar në një këngë të vjetër angleze e quajtur “Go no more a-rushing”, e cila kishte fjalë shumë të ngjashme. Kjo e fundit ka qenë një këngë shumë popullore që këndohej nd’anë zjarrit në vitet 1920, ndërkohë që kreu i famshëm i grupit Glenn Miller rregjistroi një version të saj në vitin 1939.
8. Ndërkohë që “1984” i mirëprit nga pothuajse të gjithë kritikët dhe hsikuesit, natyrisht që kishte nga ata që nuk u pëlqeu. Kritiku i Sunday Times, Eduard Shanks shkruajti se romani “thyen të gjithë rekordet e parashikimeve të zymtë”. Me sa duket, nuk i kënaq dot të gjithë.
9. Zbulimet e Eduard Snoudenit në vitin 2013 për survejimin nga ana e NSA në Amerikë treguan se sa saktësisht kishte parashikuar Oruelli të ardhmen e përgjimeve prej qeverisë dhe faktin që Big Brother të sheh gjithmonë. Në javët e para pas zbulimeve, shitjet e 1984 u rritën shtatë fish – ndoshta njerëzit donin të dinin se cfarë do të ndodhte tani në jetët e tyre.
10. Ironia e ironive: ndërkohë që Xhorxh Oruelli po shkruante “1984”, ai vetë po mbikëqyrej nga Dega Speciale e qeverisë britanike. Ishte vendosur nën survejim për më shumë se një dekadë për shkak të veprës së mëparshme “The road to wigan Pier”, e cila eksploronte varfërinë dhe shtypjen klasore në vitet 1930. Për shkak të prirjeve prosocialiste, “pikëpamjeve të avancuara komuniste” dhe faktit që “vishej në mënyrë boheme”, autoritetet e ruajtënn deri ditën kur vdiq, në vitin 1950. /Bota.al/ KultPlus.com