Ndodhën edhe këto në Oscar

Mes arinjve që kishin marrë kokainë, avionëve luftarakë, yjeve që këndonin apo shakave për shuplakën e famshme të Will Smith, në ceremoninë e 95-të të shpalljes së çmimeve Oscar ndodhën edhe të tjera gjëra.

Me shtatë Oscar, komedia e ashtuquajtur e çmendur “Everything Everywhere All At Once” (“Gjithçka, kudo dhe Përnjëherë”) fitoi Oscarin për filmin më të mirë duke u bërë një nga filmat më absurdë që fitoi këtë çmim të madh.

Një përzierje e aksionit, humorit dhe fantashkencës, filmi dukshëm mundi historinë intime të Steven Spielberg “The Fabelmans”, tragjikomedinë “The Banshees of Inisherin” ose “Top Gun: Maverick”.

Por, çfarë ndodhi tjetër?

Fillimet në ajër

Pas paradës së yjeve në tapetin, i cili këtë herë nuk ishte i kuq, por ngjyrë shampanje, çmimet Oscar filluan… në ajër.

Vetëm në 300 metra lartësi nga teatri ”Dolby”, dy avionë luftarakë të marinës amerikane, tip F-18, fluturuan në një shenjë nderimi për filmin “Top Gun: Maverick” dhe heroin e tij, Tom Cruise.

Rihanna dhe Lady Gaga ofrojnë shfaqjen

Superylli Rihanna performoi këngën e saj të nominuar për Oscar “Lift Me Up”.

Himni është marrë nga filmi i Marvelit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe përfaqëson një nderim për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman, i cili luajti te “Black Panther” në filmin e parë.

E nominuar në të njëjtën kategori, Lady Gaga u ngjit në skenë edhe për të kënduar “Hold My Hand”, kompozuar për filmin “Top Gun: Maverick”. E filmuar nga afër dhe thuajse pa grim, këngëtarja nuk u shpall fillimisht në posterin e ceremonisë.

Ndërkohë, Lenny Kravitz siguroi pjesën e homazhit për personalitetet e botës së kinemasë që vdiqën gjatë vitit të kaluar duke kënduar “Calling All Angels”.

Kjo ishte njoftuar më parë nga John Travolta, lotët e të cilit rrodhën kur iu referua Olivia Newton-John, me të cilën luajti bashkë në filmin ”Grease” dhe që vdiq gushtin e kaluar.

Një arushë e rremë që kishte marrë kokainë dhe një gomar i vërtetë

Njëri është ylli ”narkotik” i filmit “Crazy bear” dhe tjetri është shoqëruesi i dashur i yjeve irlandezë të “Banshees of Inisherin”: një ari dhe një gomar janë ngjitur të dy në skenë.

Nëse gomari ishte i vërtetë, ariu mishërohej nga një aktor me një kostum të papërpunuar, i cili ilustron, sipas regjisores Elizabeth Banks, rëndësinë e kinemasë digjitale.

”Pa efektet speciale, ky ari do të dukej kështu”, tha ajo me shaka.

Colin Farrell, i cili luan rolin kryesor në ”The Banshees of Inisherin”, nuk ka munguar t’i dërgojë një puthje gomarit në skenë, i cili megjithatë nuk ishte ai që luante në film.

”Naatu Naatu”, këngë virale, spektakël brilant

Himni marramendës viral ”Naatu Naatu”, nga filmi ‘RRR’, bëri histori të dielën. Ishte kënga e parë nga një film indian që fitoi Oscarin për këngën më të mirë, duke mposhtur peshat e rënda Lady Gaga dhe Rihanna në këtë kategori.

Fitorja pasoi një performancë skenike verbuese dhe energjike nga filmi, e cila i kënaqi yjet e Hollivudit të pranishëm.

Një shuplakë që kumbon ende

Një vit pasi Will Smith doli në skenë për të goditur me shuplakë komedianin Chris Rock, skena ishte në qendër të shumë shakave të dielën.

“Nëse njëri prej jush nuk është i kënaqur me një shaka dhe vendos të goditet, nuk do të jetë e lehtë”, premtoi emcee Jimmy Kimmel, duke iu referuar një hit-i të Will Smith, “Gettin’ Jiggy With It”.

“Nuk kemi marrëzi sonte?”, pyeti Jimmy Kimmel me shaka./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij. / atsh / KultPlus.com

Michelle Yeoh bën histori, e para aziatike që fiton çmimin Oscar si aktorja më e mirë

Michelle Yeoh është aktorja e parë aziatike e cila fiton çmimin Oscar 2023 për aktoren më të mirë. Nata e madhe në kalendarin e sezonit të çmimeve, ka bashkuar emrat më të njohur të Hollivudit, ndërsa Yeoh është bërë gruaja e dytë me ngjyrë e cila fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë, duke ndjekur hapat e Halle Berry në vitin 2022.

Në një fjalim pas marrjes së trofeut, Yeoh deklaroi se ky moment ishte një fener shprese dhe mundësie, teksa dha dhe një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë, duke deklaruar se “Zonja kurrë mos lejoni askënd t’ju thotë se keni kaluar moshën tuaj”.

“Everything Everywhere All at Once”, sipas BBC, ka dominuar çmimet Oscar të këtij viti, duke fituar shtatë çmime duke përfshirë filmin më të mirë në një natë madhore për përfaqësimin aziatik dhe aziatik amerikan.

Fantazia maniake e multiversit, rreth një familjeje të thyer të përfshirë në një aventurë ndërdimensionale, pa gjithashtu fitore për aktoren më të mirë, regjisorin më të mirë , aktorin më të mirë dytësor, aktoren më të mirë dytësore, montazhin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 95-të të Çmimeve të Akademisë. Ishte filmi më i nominuar i natës.

Ke Huy Quan u shpall aktori më i mirë dytësor për rolin e tij në film, duke mposhtur Barry Keoghan dhe Judd Hirsch. Ai është bërë aktori i parë i lindur në Vietnam që ka fituar një Oscar. “Mami, sapo fitova një Oscar!” tha ai me lot. “Ata thonë se histori të tilla ndodhin vetëm në filma, nuk mund ta besoj se kjo po më ndodh mua.”

Ishte hera e parë që aktorë të shumtë aziatikë fituan Oscar në të njëjtin vit.

Jamie Lee Curtis u emërua gjithashtu aktorja më e mirë në rol dytësor për performancën e saj në hitin A24, duke triumfuar ndaj Angela Bassett dhe Kerry Condon. Ky ishte nominimi i parë i aktorit veteran.

Daniels, shkrimtarët dhe regjisorët Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, janë vetëm dyshja e tretë që kanë fituar çmimin Oscar për regjisorin më të mirë. “Ne duam t’ia kushtojmë këtë nënave,” tha Scheinert.

Aktori më i mirë shkoi për Brendan Fraser për rolin e tij kryesor në “The Whale”, duke mposhtur Austin Butler dhe Colin Farrell. Ai falënderoi regjisorin Darren Aronofsky që i dha atij “një litar shpëtimi krijues” pas vitesh rolesh të vogla. Drama përçarëse fitoi gjithashtu për grimin dhe stilin më të mirë të flokëve, pavarësisht kundërshtimit ndaj kostumit të krijuar për ta bërë Fraser të duket sikur peshonte 600 kilogramë.

Epika e luftës gjermane e Netflix-it All Quiet on the Western Front solli katër çmime: film artistik ndërkombëtar, partiturë origjinale, dizajn produksioni dhe kinematografi. Ishte hera e parë që Gjermania fitoi filmin më të mirë ndërkombëtar që nga “The Lives of Others” në 2006.

Sarah Polley fitoi Oskarin për skenarin e adaptuar për dramën e drejtuar nga femra, Women Talking. “Dua të falënderoj Akademinë që nuk u ofendua për vdekje nga fjalët gra dhe që po flisnin duke qenë kaq afër njëra-tjetrës”, tha ajo gjatë fjalës së saj. Polley është vetëm gruaja e nëntë që fiton këtë kategori. /rtsh.al/ KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve të çmimeve Oscar 2023

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, filmi “Everything Everywhere All at Once, është shpallur filmi më i mirë i vitit, përderisa Michelle Yeoh dhe Brendan Fraser, janë shpallur  aktorët më të mirë për vitin 2023, përcjell KultPlus.

Ndërsa Daniel Kwan and Daniel Scheinert, janë shpallur fitues në kategorinë e regjisorit më të mirë dhe piktorit më të mirë.

Nata e mbrëmshme ishte eventi i 95-të me radhë i ndarjes së çmimeve kryesore për film të mbajtur në Los Angelos.

Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të fituesve të çmimeve Oscar 2023.

Filmi më i mirë

Everything Everywhere All at Once – Fituesi

All Quiet on the Western Front

Avatar: The Way of water

The Banshees of Inisherin

Elvis

The Fabelmans

Tar

Top Gun: Maverick

Triangle of Sadness

Ëomen Talking

Aktori më i mirë

Brendan Fraser, The Whale – Fituesi

Paul Mescal, Aftersun

Bill Nighy, Living

Colin Farrell, The Banshees of Inisherin

Austin Butler, Elvis

Aktorja më e mirë

Michelle Yeoh, Everything Everywhere All at Once – Fituesi

Michelle Williams, The Fabelmans

Andrea Riseborough, To Leslie

Ana de Armas, Blonde

Cate Blanchett, Tar

Aktori më i mirë në një rol dytësor

Ke Huy Quan – Everything Everywhere All at Once – Fituesi

Brendan Gleeson – The Banshees of Inisherin

Brian Tyree Henry – Causeway

Judd Hirsch – The Fabelmans

Barry Keoghan – The Banshees of Inisherin

Aktorja më e mirë në një rol dytësor

Jamie Lee Curtis – Everything Everywhere All at Once – Fituesi

Angela Bassett – Black Panther: Wakanda Forever

Hong Chau – The Whale

Kerry Condon – The Banshees of Inisherin

Stephanie Hsu – Everything Everywhere All at Once

Regjisori më i mirë

Daniel Kwan with Daniel Scheinert, Everything Everywhere All at Once – Fituesi

Steven Spielberg, The Fabelmans

Todd Field, Tar

Ruben Ostlund, Triangle of Sadness

Martin McDonagh, The Banshees of Inisherin

Kolona zanore më e mirë

Naatu Naatu, Kaala Bhairava and Rahul Sipligunj (RRR) – Fituesi

Applause, Sofia Carson and Diane Warren (Tell It Like a Woman)

Lift Me Up, Rihanna (Black Panther: Wakanda Forever)

Hold My Hand, Lady Gaga (Top Gun: Maverick)

This is a Life, Son Lux (Everything Everywhere All at Once)

Makijazi dhe flokët më të mira

The Whale – Fituesi

All Quiet on the Western Front

The Batman

Black Panther: Wakanda Forever

Elvis

Kostumografia më e mirë

Black Panther: Wakanda Forever – Fituesi

Babylon

Elvis

Everything Everywhere All At Once

Mrs Harris Goes To Paris

Kinematografia më e mirë

All Quiet on the Western Front – Fituesi

Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths

Elvis

Empire of Light

Tar

Skenari më i mirë origjinalEverything Everywhere All at Once – Fituesi. / KultPlus.com

14 yjet e veshur më mirë në ceremoninë e 95-të të çmimeve ‘Oscar’

Për herë të parë që nga viti 1961, tapeti i kuq i Oscars nuk ishte i kuq; në vend të kësaj, ishte ngjyrë shampanjë.

Jo të gjithë ishin domosdoshmërisht në të, por ndryshimi i ngjyrave nuk kishte efekt në nivelin e pasurisë që yjet sollën në natën më të madhe të veshjes së të famshmëve – me detajet lozonjare rozete dhe fustanet e bardha engjëllore që dominonin.

Lady Gaga kishte veshur një fustan Versace, Rihanna fillimisht u shfaq me një bluzë të Shqiponjave para se të kthehej në një Alaïa me bark, dhe Nicole Kidman nuk mund të dukej më e zjarrtë me një fustan Armani të mbushur me lule me temina dhe një çarje e lartë e këmbës, shkruan Bazaar.

Po ju vendosim përpara, 14 yjet të veshur më mirë në Oscar Awards 2023. / KultPlus.com

Me 7 trofe, “Everything Everywhere All At Once” fiton çmimin Oscar

Me shtatë Oscar, komedia e ashtuquajtur e çmendur “Everything Everywhere All At Once” (“Gjithçka, kudo dhe Përnjëherë”) fitoi Oscarin për filmin më të mirë duke u bërë një nga filmat më absurdë që fitoi këtë çmim të madh.

Një përzierje e aksionit, humorit dhe fantashkencës, filmi dukshëm mundi historinë intime të Steven Spielberg “The Fabelmans”, tragjikomedinë “The Banshees of Inisherin” ose “Top Gun: Maverick”.

“Faleminderit Academy. Faleminderit studio A24. Ju e patë të çuditshmen tonë dhe na mbështetët”, tha producenti i filmit Jonathan Wang teksa merrte statujën e artë.

Ky film i pavarur pati një sukses të papritur në kinema, me më shumë se 100 milionë dollarë të ardhura.

Filmi artistik tregon aventurat e Evelyn Wang, një tregtare kinezo-amerikane – e luajtur nga Michelle Yeoh – e pushtuar nga shqetësimet e saj familjare dhe telashet e saj me taksat.

Në mes të rënies së saj të përditshme, ajo zbulon ekzistencën e universeve paralele dhe befas e gjen veten të ngarkuar të shpëtojë njerëzimin nga një forcë e keqe që rezulton të jetë alter egoja e vajzës së saj lezbike dhe në depresion.

Për ta arritur këtë, ajo duhet të eksplorojë pafundësinë e këtij “multiversi”, në mënyrë që të shfrytëzojë fuqitë e jetës së saj alternative.

A mund të ketë qenë ndryshe ekzistenca ime e shurdhër? Dhe nëse po, me çfarë çmimi? Kërkimi i Evelynit më pas kthehet në terapi familjare, e ndërthurur me një ortek skenash ekscentrike.

Ndërkohë, “All Quiet on the Western Front” (”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”) i Edward Berger fitoi katër Oscar.

Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë) apo TAR.

Aktorja malajziane Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për “Everything Everywhere All At Once”, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin në 95 vjet ceremoni.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një simbol i shpresës dhe mundësisë”, tha ajo me emocion.

“Është histori në lëvizje”, shtoi ajo.

Aktori amerikan Brendan Fraser fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si një profesor obez i izoluar në shtëpi në “The Whale”.

Ish-ylli i filmave të suksesshëm në vitet 1990 si “The Mummy”, ai nënshkruan kështu një rikthim spektakolar pasi kishte rënë në harresë./ KultPlus.com

Andrea Riseborough mbetet e nominuar si aktorja më e mirë për çmimin ”Oscar 2023”

Aktorja Andrea Riseborough ruan nominimin kontrovers për çmimin e madh ”Oscar”, gjë e cila mahniti botën e kinemasë javën e kaluar.

Protagonistja e ”TO LESLIE” nuk do të privohet nga nominimi për aktoren më të mirë, ka vendosur Akademia e Filmit që administron çmimet, pavarësisht se fushata e pazakontë promovuese e filmit ka ngritur shqetësime në bord.

Vendimi është marrë gjatë një takimi ”ad hoc” të organizatës. Nominimi i aktores britanike kishte befasuar Hollywood-in kur u shpallën nominimet më 24 janar.

Kritikët e kishin lavdëruar performancën e Riseborough, por filmi me ‘buxhetin e ulët’ deri më tani ka fituar vetëm 27,000 dollarë në arkë dhe kurrë nuk është promovuar me shumë bujë, siç ndodh zakonisht me produksionet e tjera në garë për Oscars.

Në vend të kësaj, ishte Mary McCormack, gruaja e regjisorit Michael Morris, e cila krijoi një mbështetje të madhe në mediat sociale midis miqve dhe yjeve të famshëm, nga Edward Norton tek Gwyneth Paltrow, tek rivalja e Andreas, Cate Blanchett.

Lëvizja kishte ndezur polemika në Hollywood mes frikës se rregullat e Akademisë kundër lobimit për veten ose përçmimit të rivalëve ishin shkelur.

“Kemi konstatuar se aktivitetet në fjalë nuk shkojnë deri aty sa të revokojnë kandidaturën”, theksoi Akademia.

Megjithatë, sipas akademisë ”asnjë ndryshim nuk do të zbatohet përpara edicionit të 2023 të Oscars më 12 mars”. /atsh / KultPlus.com

British actress Andrea Riseborough arrives for the premiere of ‘ZeroZeroZero(Episodi 1 e 2)’ during the 76th annual Venice International Film Festival, in Venice, Italy, 05 September 2019. The movie is presented out of competition at the festival running from 28 August to 07 September. ANSA/CLAUDIO ONORATI

Publikohen nominimet e “Oscars 2023”

Ceremonia e 95-të e Çmimeve të Akademisë do të mbahet më 12 mars.

Ndërkaq, tashmë është publikuar lista e të nominuarve.

Duke filluar prej këngës më të mirë origjinale, aktori dhe filmi më i mirë, çmimet e Oscars do të ndahen në teatrin Dolby në Ovation Hollywood

Në kategorinë e këngës më të mirë origjinale, janë nominuar dy yje të mëdhenj të pop -it: Lady Gaga për “Hold My Hand” (Top Gun: Maverick) dhe Rihanna për “Lift Me Up (Black Panther: Wakanda Forever).

Më poshtë janë nominimet për çmimet kryesore:

Filmi më i mirë

“All Quiet on the Western Front”

“Avatar: The Way of Water”

“The Banshees of Inisherin”

“Elvis”

“Everything Everywhere All at Once”

“The Fabelmans”

“Tár”

“Top Gun: Maverick”

“Triangle of Sadness”

“Women Talking”

Aktorja më e mirë

Cate Blanchett, “Tár”

Ana de Armas, “Blonde”

Andrea Riseborough, “To Leslie”

Michelle Williams, “The Fabelmans”

Michelle Yeoh, “Everything Everywhere All at Once”

Aktori më i mirë

Austin Butler, “Elvis”

Colin Farrell, “The Banshees of Inisherin”

Brendan Fraser, “The Whale”

Paul Mescal, “Aftersun”

Bill Nighy, “Living”

Regjisori më i mirë

Martin McDonagh, “The Banshees of Inisherin”

Daniel Kwan and Daniel Scheinert, “Everything Everywhere All at Once”

Steven Spielberg, “The Fabelmans”

Todd Field, “Tár”

Ruben Östlund, “Triangle of Sadness” / KultPlus.com