“Parasite” e shtyn kinematografinë koreane drejt qendrës së skenës botërore

Kur regjisori i “Parasite”, Bong Joon-ho, pranoi “Oscarin” për filmin më të mirë, të dielën, në edicionin e 92-të të “Academy Awards” në Los Angeles, ai sakaq hodhi dritë të re mbi kinemanë ndërkombëtarisht të nënvlerësuar të Koresë së Jugut. Ata që e njohin industrinë e filmit të këtij vendi thonë se është për kohën.

Bong është ftuar në skenë në “Dolby Theater” katër herë radhazi gjatë ngjarjes. Krahas filmit më të mirë, “Parasite” ka fituar çmime për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë origjinal (i bashkëshkruar nga Bong) dhe filmin më të mirë të huaj. Ka pasur një garë të fortë sa i përket filmit më të mirë, përfshirë filmin epik mbi Luftën e Parë Botërore “1917”, i cili prej shumë vetave pritej të merrte çmimin.

“Parasite” ka bërë historinë e filmit duke u bërë filmi i parë joanglisht që ka fituar “Oscarin” për filmin më të mirë. Gjithashtu ai ka shënuar për herë të parë qysh prej vitit 1955 që fituesi i Festivalit të Filmit në Cannes “Palme d’Or” të fitojë edhe çmimin kryesor të “Oscarëve”.

Patrick Brzeski, që mbulon kinemanë koreane për “The Hollywood Reporter”, e ka cilësuar fitoren e Bongut si “kthesë në shumë drejtime”. “Para këtij viti, asnjë film korean nuk është nominuar ndonjëherë për ‘Oscars’ në çfarëdo kategorie”, ka thënë ai për DW-në. “Kritikët dhe dashamirët e filmit prej kohësh e kanë cilësuar këtë si skandal, duke pasur parasysh prurjet e pareshtura të industrisë koreane të filmit të kinemasë risuese e të paharrueshme gjatë 20 e më shumë vjetëve të fundit”.

Nderimet me çmimet “Oscar” për “Parasite” kanë vënë në vend një “lajthim bezdisës”, ka thënë Brzeski, duke shtuar që vendimi i Hollywoodit për të shpërblyer me çmimin e filmit më të mirë mbart edhe rëndësi të gjerë.

“Duke marrë parasysh hakërrimin e vazhdueshëm mbi mungesën e laramanisë dhe përfaqësimit në Hollywood dhe ‘Oscar’, fakti që ‘Parasite’, një film krejtësisht në koreanisht e që sjell një kastë të tërën koreane të cilën shumica e amerikanëve nuk e njohin, fitoi për filmin më të mirë, është një moment i fuqishëm simbolik”, ka thënë reporteri i filmit. “Duke lënë anash çështjet e identitetit, kjo nënkupton gjithashtu se ‘Oscarët’ tani janë më pak çështje mendjengushtësie”, ka shtuar ai. Derisa në vitet e mëhershme një grusht filmash të huaj kanë marrë tundje të kokës, Brzeski beson se “Parasite” ka dëshmuar përfundimisht që “filmat nga çdo anë, në çdo gjuhë, janë tani të aftë të marrin nderimet kryesore të Hollywoodit. Ata më nuk janë të kufizuar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar”.

“Parasite” është një satirë sociale në qendër me dy familje që jetojnë në skaje të kundërta të sistemit klasor në Korenë e Jugut. Bong përdor sensin e tij të humorit dhe suspensën për të vënë në pah ndërveprimet e tyre.

Sipas Brzeskit, përderisa cilësia e kinemasë koreane ka qenë fshehtësi e hapur për më shumë se dy dekada, “Parasite” ka prekur në tel audiencat e gjëra.

Filmi vë në pah disa probleme universale në shoqërinë bashkëkohore, veçanërisht hendekun në zgjerim e sipër midis të pasurve dhe të varfërve. Bong është regjisor i zoti që arrin t’i bëjë dëfryese temat e rënda. Ai është “duke shënuar lirshëm pikë kthese në zhanre të ndryshme klasike: krimin, thrilerin, komedinë e zezë, horrorin, dramën familjare e kështu me radhë”, ka thënë Brzeski.

David Tizzard, profesor asistent në Seoul Women’s University dhe komentator social, ka thënë se fitorja e Bongut ka “zhgrehur një shpërthim të euforisë kombëtare” në Korenë e Jugut.

“Sikundër në vendet perëndimore kur ekipi kombëtar luan në ndonjë garë si Kupa Botërore e Futbollit, jugkoreanët kanë pasur një gëzim kolektiv dhe dhembje në ngjarje si kjo, kështu që i gjithë vendi u bashkua prapa ‘Parasite’”, ka thënë ai për DW-në. “Ata mund të kenë dallime në mendime sa i përket qeverisë, në shtetin dhe ekonominë e Koresë së Veriut, por absolutisht nuk ka asnjë pikëpamje kundërshtuese në këtë”.

Tizzard pajtohet që kinemaja koreane është “nënvlerësuar keqas” nga pjesa tjetër e botës për një kohë të gjatë.

“’Parasite’ ka pasur një vlerësim të madh në vend, dhe tani ka të njëjtin vlerësim në skenën botërore, ndaj mendoj që ky është një rast kur pjesa tjetër e botës po kap atë çfarë ngjan këtu dhe po sheh cilësinë që ekziston në kinemanë koreane”, ka thënë ai.

Distributorët e filmave jugkoreanë pritet të kenë një lulëzim nga fitorja e Bongut. Me një buxhet prej vetëm 11 milionë dollarësh (10 milionë euro; 13 miliardë uonë jugkoreanë), “Parasite” tashmë ka bërë më shumë se 170 milionë dollarë gjithandej globit. “Distributorët e filmit duhet të inkurajohen të kuturusin më shumë në përmbajtje koreane e ndërkombëtare”, ka thënë Brzeski.

Një shpërthim i hershëm i kinemasë koreane erdhi më 2003, me trilerin aksion të regjisorit Park Chan-wook “Oldboy”, i cili më vonë ishte ribërë nga regjisori amerikan Spike Lee. Megjithatë, Brzeski beson se “Parasite” ka etabluar një precedent të ri për më shumë regjisorë jugkoreanë, qofshin meshkuj a femra, si Lee Chang-dong, Hong Sang-soo, Kim Bora, Lim Sun-ae dhe Lee Kyoung-mi, për të bërë fitime të rëndësishme në tregjet ndërkombëtare.

Nëse shfaqet një film në koreanisht para audiencës amerikane ose asaj gjermane, të gjithë filmat e dhënë para shikuesve në gjuhë të tjera përballen me çështjen e përjetshme të qasshmërisë.

Brzeski mendon se Bong e ka shpjeguar më së miri muajin e kaluar gjatë fjalimit të tij teksa pranoi “Golden Globe” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj: “Sapo ta kapërcesh pengesën e gjatë prej një inç të titrave, ju do të njiheni edhe me më shumë filma të mahnitshëm”, kishte thënë regjisori.

Sidoqoftë, reporteri i filmit ka tërhequr vërejtjen kundër deklaratave në hava: “Nuk mendoj që mund të përdoret Bongu për të përgjithësuar krejt filmbërjen koreane, përveçse të thuhet që Koreja bën filma të shkëlqyeshëm, dhe që mbase një pjesë e botës po zgjohet vonë për këtë fakt”.

Duke folur para gazetarëve kur pranoi “Oscarët” e tij, Bong i është rikthyer komentit të tij të janarit për titrat, duke thënë: “Njerëzit tashmë po tejkalojnë këtë pengesë nëpërmjet shërbimeve të streamingut, videove të YouTubes dhe mediave sociale. Në mjedisin që po jetojmë tani, mendoj se të gjithë jemi të lidhur”.

“Prandaj mendoj që natyrshëm po vijmë te dita kur një film i huaj apo jo nuk do të ngrejë kandar, dhe që me shpresë kur një film i huaj fiton të mos bëhet më vonë temë”, ka shtuar ai /Deutsche Welle /KultPlus.com

Nga refugjat tash pjesë e filmit të nominuar për Oscar, aktori shqiptar ndihet i bekuar

Jeta Zymberi

Të rinjtë shqiptarë po shkëlqejnë në skenat botërore, ne së fundmi dëgjuam për një djalë me emrin Mason Alban, sukseset e të cilit në fushën e kinematografisë nuk ishin të pakta. KultPlus ka rënë në kontakt me Masonin që sukseset e tij t’i shpalos edhe para publikut shqiptar të cilët padyshim do të ndihen krenarë, shkruan KultPlus.

Lufta e fundit në Kosovë ka bërë që shqiptarët të shpërngulën me dhunë nga Kosova. I lindur në Vushtrri, Mason Alban është transferuar në Boston në moshën 11-vjeçare si refugjat. Por, Mason e ka shfrytëzuar kohën në mënyrën më të mirë. Ndonëse në një vend të huaj dhe duke pas parasysh vështirësitë, ai ishte i bindur që ëndrrat duhet ndjekur, ka punuar shumë dhe talenti i tij  nuk mbeti pa rënë në sy.

Qysh në moshë të re, arriti të lidhet me disa regjisorë të shkëlqyeshëm në Harvard, ku njëri prej tyre ishte regjisori me famë botërore Peter Sellars.

“Shfaqjen time të parë e bëra në Teatrin A. R. T në Kolegjin e Harvardit. Aty bëmë edhe shfaqje tjera, diçka nga Çehovi dhe nga Shekspiri. Kështu rashë në dashuri me këtë profesion, që për mua ishte terapeutik pas luftës. Në skenë mund të dëgjohej zëri im. Teatrin që është forma më e pastër e demokracisë, e kam mësuar nga Peter Sellars”, ka treguar kështu Mason Alban për hapat e parë në karrierë.

Gjasat që aktori shqiptar të shkëlqejë në këtë rrugë, janë të mëdha. Por, të mëdha janë edhe sfidat duke pas parasysh që konkurrenca është e madhe.

“Është një industri jashtëzakonisht konkurruese, ku janë rreth një milionë aktorë të rinj në vit që i hynë kësaj industrie. Unë kam pasur fat t’i takoj disa menaxherë dhe agjentë që besuan në mua dhe më krijuan mundësi. Kolegji Emerson më ndihmoi shumë, atje munda të aktroj dhe të tregoj talentin tim. Atje më morën në disa klipe dhe filma studentor, kështu m’u hapën mundësitë dhe unë e shfrytëzova njërën nga to. Punova në shumë shfaqje të suksesshme, krahas aktorëve dhe regjisorëve vërtet të talentuar.”

Masoni karrierën e tij e drejton duke punuar pa reshtur dhe pa u lodhur, duke i tejkaluar dështimet dhe refuzimet. Sipas tij, ju duhet të jeni të gatshëm për të sakrifikuar shumë që t’i realizoni ëndrrat tuaja.

“Është sfiduese për të gjithë. Edhe për mua ishte një udhëtim i gjatë. Unë nuk e bëj këtë për të qenë medoemos i famshëm, por e bëj sepse e dua profesionin që e kam. Nëse nuk do ta doja profesionin, çdo gjë rreth tij qoftë pozitive apo negative nuk do t’ia vlente.”

Në EVVY, Mason Alban është emëruar për dy vite radhazi si aktori më i mirë. Ky vlerësim patjetër që ishte një shtysë për të.

“Ky ishte një tjetër afirmim i shkëlqyeshëm për mua. Në të gjitha format e artit ne kemi nevojë për dikë që pajtohet me çmendurinë tonë, në mënyrë që ajo të konsiderohet art. Konfirmimet janë çdoherë thelbësore.”

Por, ajo çka nuk e kemi shpalosur deri tani, është një arritje e jashtëzakonshme e Masonit. Ai është pjesë e filmit “Little Women” i cili u nominuar për Best Picture në Oscar.

Të punosh në një film të tillë dhe me njerëz kaq profesional, padyshim që është diçka e mrekullueshme, ai madje ndihet i bekuar për këtë mundësi që i erdhi falë talentit e përkushtimit në punë.

“U emocionova shumë për dashurinë e Akademisë ndaj  “Little Women”. E ndjeva brenda vetes se ishte diçka meritore. Të gjithë ishin brilantë në atë që bënë dhe kjo ishte vërtet frymëzuese. Të punosh me Saoirse Roman është e mahnitshme sikurse me Greta Gerwig që shfaqin gjenialitetin e tyre dhe të bëjnë të ndihesh i bekuar që punon me ta. Po ashtu edhe me Kathryn Bigeloë. Ishte kënaqësi e madhe për mua të punoja me ta dhe të mësoja aq shumë nga të tjerët. Është nder i jashtëzakonshëm të punosh me një grup të tillë, ku ka njerëz aq të talentuar.”

Regjisorja e filmit “Little Women”, Greta Gerwig ishte një pikë frymëzimi për Masonin.

“Është e mahnitshme dhe e lehtë të punosh me të. Ajo është shumë profesionale dhe kështu e bën punën tuaj të lehtë. Ata kanë një vizion të shkëlqyeshëm dhe e dinë saktë se çfarë duan. Pjesa tjetër varet nga unë që ta shpërfaq vizionin e tyre. Dhe të kesh njerëz super të talentuar rreth vetes për të të ndihmuar të arrini – kjo e bën gjithçka të lehtë dhe mjaft të dobishme.”

Gjithë ky sukses nuk e ka lejuar Masonin të harrojë prej nga vjen. Ai pohon se ka një lidhje emocionale me Kosovën dhe i kënaqet zemra për sukseset e saj.

Ai gjithashtu nuk i refuzon as ftesat nga regjisorët shqiptar. Madje është bërë pjesë e filmit “Adelina” të regjisores Rita Krasniqi.

“Ai është filmi im i parë në Kosovë. Dhe aktualisht është nëpër festivale në të gjithë botën. Ajo është regjisore mjaft e talentuar. Më pëlqen të punoj me regjisore, ato më kanë dhënë mundësi gjithmonë.”

Krejt për fund, Masoni ka dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

“Uroj që ata t’i ndjekin ëndrrat dhe të mos mendojnë se madhështia ekziston jashtë tyre. Ka shumë të rinj të talentuar në Kosovë të cilën mund të fitojnë “Oskar” ose të bëhen çfarëdo që ata duan të jenë. Historikisht ne gjithmonë mendojmë se gjërat e mëdha janë atje tej larg diku. Por për mua dhe shumë kosovarë të tjerë aktor të bën talenti dhe jo Hollivudi. Nëse e ndjen aktrimin, bëhu, se krejt janë atje.” /KultPlus.com

Disenjatorët kosovarë veshin yjet e Hollywoodit në “Oscar 2020”

Edhe këtë vit nuk munguan emrat e disenjatorëve kosovarë në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kinematografisë, njëherësh edhe të industrisë së modës.

Valdrin Sahiti, Dona Matoshi e Drenusha Xharra, janë disa prej kreatorëve tanë të suksesshëm të cilët arritën t’i veshin yjet në këtë ceremoni, me fustanet e koleksioneve të tyre.

Valdrin Sahiti e kishte krijuar një fustan sateni me ngjyrë të kaltër, për personalitetin televiziv dhe aktoren Kristine Cavallari, e cila më pas këtë veshje e kishte kompletuar me një qafore dhe vathë të theksuar prej diamanti.

Image

Dress by: Valdrin Sahiti

Dona Matoshi, e kishte krijuar një fustan të zi kadifeje të ilustruar me gurë të kaltër në kraharorë dhe llëra, duke ia kompletuar veshjen personalitetit televiziv, Blac Chyna, e cila dukej elegante por në të njëjtën kohë edhe seksi, gjatë parakalimit të saj mbi qilim të kuq.

Image

Dress by: Dona Matoshi

Ndërsa, disenjatorja Drenusha Xhara e kishte krijuar një fustan të përkryer sateni me ngjyrë të verdhë, i cili në ceremoninë “Oscar” u vesh nga gazetarja dhe prezantuesja e showbizit, Xixi Yang. Ky model, e shfaqte dekoltenë e Yangut në formë elegante dhe karakterizohej me një prerje të gjatë në njërën anë.

Image

Dress by: Drenusha Xharra

‘Honeyland’ kthehet pa çmim nga ‘Oscar’ por me famë

“Krahas asaj se, “Honeyland” (Toka e Mjaltë), nuk fitoi Oscar, jemi plotësisht të vetëdijshëm për madhështinë e këtij filmi, për rëndësinë e mesazhit që e transmeton, për fuqinë e tregimeve të pafundme që fshihen në këtë vend dhe për shumë aktorët tanë, të cilët dinë sesi këto tregime t’ia përcjellin publikut. Ne jemi të nderuar që jemi nominuar përkrah këtyre filmbërësve të mëdhenj me histori të guximshme, duke iu drejtuar njerëzve në të gjithë botën në gjuhën universale të kinematografisë”, njoftoi ekipi “Toka e Mjaltë” (Honeyland) në faqen zyrtare të filmit nw Facebook, pasi mbaroi ndarja e çmimeve Oscar.

Ata thonë se nuk ishte e parashikueshme që filmi të hynte në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe në historinë e nominimeve për “Oscar”. “Toka e Mjaltë” u nominua në dy kategori, për Filmin më të mirë dokumentar dhe Filmin ndërkombëtar më të mirë

“Kur promovuam filmin në Festivalin e Filmit ‘Sandans’ më shumë se një vit më parë, ne nuk shpresonim që do të arrijmë kaq larg. Falënderojmë të gjithë ata që besuan në filmin tonë të vogël dhe na mbështetën, e veçanërisht falënderojmë distributorin ‘Neon’ për besimin e tyre në fuqinë e kinematografisë dhe tregimit të guximshëm. Së fundmi, ne do të donim të falënderonim yllin tonë kryesor, Atixhe Muratova që na la të hyjmë në botën e saj të mrekullueshme. Filozofia e Atixhes – merr gjysmën, lëre gjysmën – është e thjeshtë, por e thellë. Është mesazhi që çdo audiencë mund të gjejë. Jemi krenarë që jemi lajmëtarët e asaj porosie”, kanë shkruar autorët e “Tokës së Mjaltë”.

Në postimin në Facebook gjithashtu shtohet mesazhi që nga Los Anxhelosi e përcjell protagonistja kryesore e dokumentarit, Atixhe Muratova:

“Jeta ime pas xhirimeve të filmit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani kam shtëpi të re, dhe gjithçka po bëhet gjithnjë e më mirë. Dua që publiku të marrë vetëm një mesazh nga filmi: siç unë ndaj me bletët e mia, gjithashtu dua që të gjithë njerëzit të ndajnë me njëri-tjetrin”, thotë Atixhja.

Në kategorinë e filmave dokumentarëve, Oscar fitoi “Fabrika Amerikane”, ndërsa “Paraziti” i Koresë së Jugut u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, duke fituar katër statuja ari në total. / Flaka / KultPlus.com

Përgatitjet e fundit për “Oscar”

Dritat që do t’i japin hijeshi tepihut të kuq, tashmë janë bërë gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Anëtarët e sigurisë kanë zënë vendet e tyre përreth Teatrit Dolby, para të cilit do të parakalojnë yjet e shumtë të botës së Hollywoodit.

Sivjet, ceremonia e ndarjes së çmimeve mund të përjetojë fitues të shumtë të racës së bardhë, që ka ngjallur edhe një herë debatin për mungesë të diversitetit në ceremoninë më të rëndësishme të vitit, transmeton KTV.

Brad Pitt, Elton John, Charlize Theron, Leonardo DiCaprio, Scarlett Johanssondhe Martin Scorsese janë në mesin e yjeve të nominuar për sivjet.

Të gjithë sytë do të jenë kah çmimi kryesor që pritet të caktohet mes filmave “Parasite”, “1917” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”. /KultPlus.com

Kobe Bryant fitoi edhe ‘Oscar’ për filmin rreth jetës së tij dhe basketbollit

Vdekja e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën, shkruan KultPlus.

Rrjetet sociale janë mbushur me reagime të njerëzve që kanë kujtuar basketbollistin i cili njihet si ndër më të mirët në histori.

Yje të shumta të sportit në botë kanë shprehur po ashtu në rrjete sociale mërzinë për vdekjen e Bryantit, i cili vdiq në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Karriera e tij ishte e mbushur me suksese. Një djalë që bëri histori e të cilën e la pas vetëm në moshën 41 vjeçare.

Bryant që kaloi 20 vjet karrierë në NBA dhe fitoi pesë tituj kampioni, do të mbahet mend për shumëçka në basketboll.

Por, jashtë historisë së suksesit të tij në sport, Bryan do të kujtohet edhe si skenarist i filmit të shkurtër të animuar ‘Dear Basketball’ më të cilin ka fituar çmimin ‘Oscar’ në vitin 2017. Kjo njëherit ishte hera e parë që një sportist profesional del fitues i çmimit ‘Oscar’.

“Dear Basketball” është një film i shkurtër i animuar amerikan i vitit 2017, ky film për skenarist dhe narrator kishte Kobe Bryant, ndërsa ishte drejtuar dhe animuar nga Glen Keane, me muzikë nga John Williams. Filmi bazohet në një letër që Kobe Bryant i shkruajti Tribune The Players më 29 nëntor 2015 duke njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli.

Kujtojmë që pos Bryantit, në aksidentin me helikopter vdiqën edhe persona të tjerë, përfshirë edhe të bijën e Bryantit. / KultPlus.com

Maqedonia për herë të parë në Oscar, “Honeyland” me dy nominime

Akademia amerikane e filmit ka njoftuar që filmi dokumentar “Toka e përmjaltur” është nominuar për çmimin prestigjioz “Oskar”, edhe atë në dy kategori- për film më të mirë dokumentar dhe për film më të mirë të huaj. Bëhet fjalë për sukses historik sepse për herë të parë një film nga Maqedonia do të garojë për “Oskar” në dy kategori.

Në kategorinë dokumentar më i mirë, janë kualifikuar 159 filma nga mbarë bota. “Toka e përmjaltur” është në mesin e 15 më të mirëve ndërsa prej sot, në mesin e pesë filmave që kanë mundësi që të fitojnë “Oskarin”. Në garën për filmin më të mirë të huaj janë paraqitur 91 filma dhe “Toka e përmjaltur” arriti të nominohet për çmimin e madh të filmit.

Dokumentari “Tokа e përmjaltur” tregon historinë e Atixhes, gruaja e fundit që kultivon bletë të egra në Evropë dhe jeton vetëm me nënën e saj në Maqedoninë qendrore. Ideja është të tregohet lidhja e njeriut me natyrën dhe prishja e ekuilibrit natyror. Regjisorë janë Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, produksioni dhe montazhi janë nga Atanas Georgiev ndërsa kameraman janë Samir Luma dhe Fejmi Dauti.

“Toka e përmjaltur”

Jemi të lumtur që kritikët botërorë dhe anëtarët e Akademisë e kanë dëgjuar britmën e planetit, e cila bën jehonë mes kornizave të filmit. Kjo është hera e parë në historinë e Oskareve një film dokumentar të nominohet në dy kategori, që do të thotë se kjo nuk është vetëm një sukses në përmasa historike, por gjithashtu konfirmon se gjuha dokumentare po hyn në epokën e vlerësimit të vërtetë. Filmi bën thirrje për modesti, dhe kur shohim dashuri në sytë e shikuesve, besojmë fuqishëm se mesazhi njihet dhe që modestia është epoka e re, përmes së cilës do të ecim me fat përpara”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit më prestigjioz të filmit do të mbahet në Los Anxheles. Nëse “Toka e përmjaltur” do të fitojë Oscar do të dihet më 10 shkurt. / KultPlus.com

Bujar Alimani rrëfen emocionet pas nominimit të “Delegacioni” për Oscar

Për kineastin shqiptar Bujar Alimanin nuk është hera e parë që filmat e tij nominohen për të përfaqësuar Shqipërinë në akademinë e çmimeve Oscar. Nga “Amnistia” tek “Kromi” e për këtë vit tek filmi “Delegacioni” me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, kineasti Bujar Alimani rrëfen emocionet e nominimit për “ReportTV”.

Ndonëse jeta edhe karriera e tij profesionale është e ndarë mes Shqipërisë edhe Amerikës, regjisori ndalet edhe tek disa nga problematikat më të mprehta të kinematografisë sonë, ndalet tek përpjekjet e artistëve shqiptarë përballë komerciales

“Është një gjë shumë e veçantë, sepse shënohet për herë të tretë, përzgjedhja e filmit tim në nominimet e shtetit për çmimet Oscar. Është një ngjarje shumë e veçantë edhe nga ana personale. Nga ana tjetër mendoj se vet filmi e përfaqëson denjësisht këtë lloj nominimi. Këtë e them pas rrugës që ka bërë filmi, që është konsideruar më shumë se interesant edhe me vlera, nisur edhe nga çmimet që ka marrë, që nga Çmimi i Madh në Festivalin e Filmit në Varshavë”, shprehet Alimani.

Ndonëse krijuesit e mirëfilltë shqiptarë kanë zgjedhur që të mos jenë pjesë e komercialitetit në punën që bëjnë, për ta distribucioni i filmit është një nga problemet më të mëdha, që ka vendi ynë, sa i përket kinematografisë.

“Një problem shumë i madh yni mbetet distribucioni i filmit. ‘Delegacioni’ ashtu si shumë filma tanë shkon deri në katandisjen e një jave në një kinema, ku edhe aty ka pak spektator. Nga ana tjetër, jemi para dilemës që të bëjmë ne ato që do publiku, duke u helmuar në 30 vite apo të punojmë, që publiku të vijë tek ne, duke rezistuar që të bëjmë punë të tilla dinjitoze. Krijuesit shqiptarë kanë përzgjedh që të rezistojnë, duke mos shkuar drejt një kinemaje komerciale. Pasi pas viteve ‘90 ajo që e pësoi më shumë dihet që ishte arti, prandaj mendoj se ajo që duhet që t’i mëshojmë është hallka e industrisë së filmit, distribucioni. Ne që punojmë me filmin e bëjmë vet nga halli, por kudo në botë ekzistojnë industri që e bëjnë këtë. Ndërsa, kinematë ku çojmë filmin, nuk ka asnjë broshurë. Por ka diçka që nuk shkon, pasi ne po shkojmë në kinematë botërore edhe po vlerësohemi, ndërsa këtu jemi në një pikë zero, që ne duhet t’i mëshojmë më shumë”, shpjegon regjisori.

Për Këshillin Miratues të Projekteve në Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ku tre anëtarë janë të huaj edhe dy shqiptarë, Alimani shprehet se: “Mendoj se kjo gjë është e mirë, duhet provuar pse jo. Nëse nuk funksionon, nuk funksionon, pasi ne në një botë eksperimentale jemi. Kosova ka pasur sukses, edhe përherë ka në bordin e saj të huaj. Nuk e di sa mund të cenohet këtu elementët e kinematografisë sonë kombëtare. Pasi ne synojmë kinemanë ndërkombëtare, duke pasur në thelb elementët kombëtarë. Megjithatë, një pjesë e madhe e kineastëve kemi vuajtur përzgjedhjen e bordeve nga shoqatat, prandaj ideja e një unioni e një shoqate të vetme më kineastë, do të mund që të na bënte edhe më të fuqishëm në atë që duam edhe kërkojmë”.

Subjekti i filmit “Delegacioni” është në të njëjtën vijë paralele me përpjekjet e Shqipërisë sot për të çelur negociatat në Bashkimin Europian. E për këtë, Alimani mendon se kineastët tashmë e kanë bërë punën e tyre, duke qenë pararojë e drejtuesve të shtetit.

“Ne mendojmë se kinematografia jonë është në Komunitetin Evropian, ndihem pjesë e një kinematografie europiane. Ndihem i barabartë me shumë kolegë të mi në Europ. Me unë nënkuptoj të gjithë kinesatët, që kanë tejkaluar këtë doganë edhe këtë lloj negociatash. Mendoni se sa i lokalizuar është teatri, piktura edhe muzika në këtë drejtim. Kështu që kinematografia është një tren i madh, që shkon me shpejtësi edhe kap shumë stacione të Europës”.

Kineasti Bujar Alimani është përzgjedhur edhe për të qenë anëtar jurie në Festivalin e Filmit në Varshavë./shqiptarja / KultPlus.com

Kosova me propozim për “Oscar”

Kosova për të gjashtin vit do të propozojë kandidatin e vet për nominim për edicionin e 92-të të çmimeve “Oscar”.

Të martën, Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë filmbërësit e interesuar që t’i dërgojnë propozimet e tyre për konsiderim për çmimin e madh për kategorinë për film në gjuhë të huaj, që mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit në edicionin e 92-të “Academy Awards”.

Ndryshe nga viti i kaluar kur komisioni i QKK-së kishte pasur vetëm filmin “Martesa” si propozim, sivjet gara duket të jetë më interesante. Së paku tri projekte filmike të mbështetura nga buxheti i shtetit mund t’i plotësojnë kriteret për t’u bërë kandidat.

Sipas drejtorit të QKK-së, Arben Zharku, pritjet janë që “gara të jetë më interesantja deri më tani me tre filma të shkëlqyer”.

Duke pasur si kusht për konkurrim të gjitha projektet e metrazhit të gjatë që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë me radhë në kinematë e vendit nga 1 tetori i vitit të kaluar deri më 30 shtator të këtij viti, “Nëntor i ftohtë”, nën regjinë e Ismet Sijarinës, tashmë është filmi i parë që i plotëson kushtet e kërkuara. /Koha.net / KultPlus.com

QKK hap thirrjen për propozime për Oscar

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen për propozime për Oscar.

QKK ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin Oscar për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. Sipas njoftimit të QKK-së, të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova.

“Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2018 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2019 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 15 shtator 2019.

Kushtet e aplikimit i gjeni më poshtë: FOREIGN LANGUAGE FILM AWARD   — Rule Thirteen — fq.16:

https://www.oscars.org/sites/oscars/files/92aa_rules.pdf

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected] Apo përmes postës: Qendra Kinematografike e Kosovës Rruga UÇK Nr. 273 10000 Prishtina Kosova. / KultPlus.com

An Oscar statue stands during a preview for the Governors Ball during the 91st annual Academy Awards week in Hollywood, on California, February 15, 2019. (Photo by VALERIE MACON / AFP) (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

Met Gala që njihet si Oscar i botës së modës, prezanton për herë të parë edhe brendin MANGO!

Për herë të parë në histori, Met Gala – që njihet si Oscar i botës së modës, ka mirëpritur brendin spanjoll MANGO.

Mango ishte e pranishme në ngjarjen më të rëndësishme në botë, në industrinë e modës, me krijimin e një veshjeje të veçantë për Sofía Sanchez de Betak, që është emëruar ambasadorja e brendit.

Në Muzeun legjendar Metropolitan të Artit në New York u organizua kjo ngjarje nga Anna Wintour, Lady Gaga dhe Harry Styles si dhe bashkë-pjesëmarrësja Selena Williams, gjithashtu i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje ishte edhe drejtori kreativ i Gucci-t Alessandro Michele.

Ajo që e veçoi mbrëmjen ishte paraqitja e nocionit të MANGO-s si një fryt i gjallërisë me tone goditëse, pëlhura të ndërlikuara, detaje dhe një ndjeshmëri e veçantë e bazuar në botën teatrale.

Për të dhënë formë dhe artikuluar identitetin e këtij dizajni ekskluziv, Sofía Sanchez de Betak, ka punuar së bashku me stilistin Mimi Cuttrell dhe ekipin e dizajnit Mango për zhvillimin e tij.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Mango. Me këto lloje projektesh ne duam të frymëzojmë klientët tanë dhe t’i tregojmë atyre një anë tjetër të brendit, duke prezantuar përvoja të tjera dhe duke i bërë ato pjesë të pikave historike për MANGO – n”, ka thënë Jan Rivera, Drejtori i Imazhit të Mango -s.

1147421792

Përveç edicionit të kufizuar të modelit të veshur nga Sofía Sánchez de Betak në qilimin e kuq, janë prezantuar edhe koleksione të tjera, të frymëzuar nga tema Met Gala.

Sofía Sanchez ka bashkëpunuar me Mango për më shumë se dy vjet.

E lindur në Argjentinë, ajo është sipërmarrëse, drejtore arti, konsulente e modës dhe disenjatore.

Pasioni i saj për të udhëtuar, bukuria e saj magnetike dhe stili i saj, e kanë bërë atë ikonë të modës. / KultPlus.com

1147421933
1147421794

Banjë, garazh dhe rafte librash: Ku i mbajnë disa prej yjeve botërore statujat e Oscarëve?

 

Disa nga yjet që përmenden në tekst kanë shumë çmime, por ata nuk duan t’i mbajnë ato në vende të dukshme për arsye të ndryshme.

Ueb-faqja amerikane “People” ka mbledhur informacion rreth asaj se ku njerëzit e famshëm i mbajnë Oscarët e tyre.

Penelope Cruz dhe burri i saj, Javier Barden, pohojnë se trofetë e tyre i mbajnë në vende ku gjithkush ka qasje për t’i shikuar.

Penelope Cruz dhe Javier Bardem

“Ata nuk janë të fshehur, përkundrazi, mund t’i shohim ato në qoshe. Nëse nuk shfaqen, ata thjesht mund të shkojnë ta marrin dhe më pas ta kthejnë në vendin ku e kanë marrur”, thotë Javier.

Tom Hanks, aktori me shumë fansa, gjatë karrierës hollivudiane ka fituar dy Oscar. Të parin e fitoi në saje të paraqitjes në filmin e vitit 1994 “Philadelphia” dhe një tjetër për “Forrest Gump”, vetëm një vit më vonë. Aktori ka thënë me modesti se trofetë i mban në një raft në shtëpi ku të gjithë mund t’i shohin dhe të fotografohen me ato.

Tom Hanks

Këtë vit, fituesja e çmimit Oscar për aktoren më të mirë, Olivia Colman, bëri shaka duke e treguar vendin se ku do ta vendos Oscarin – do të thotë në shtrat.

“Bashkëshorti ende nuk di për këtë vendim dhe nuk do të ketë mendje”, tha Olivia përmes të qeshurave.

Olivia Colman

Aktorja Viola Davis thekson se çmimet e fituara i mban në zyre, por me më shumë dëshira do t’i vendoste në garazh po mos ta kundërshtonte bashkëshorti.

Anna Paquin fitoi Oscarët e parë në vitin 1994 kur ishte vetëm 11-vjeçare dhe dëshmi se nuk mendonte për çmimin ishte fakti që aktorja e mban atë pranë çizmeve në fund të dollapit. Ajo nuk dëshiron ta tregojë atë, sepse mendon se miqtë do të ishin të pakëndshëm nëse do ta shikonin.

“Oscarët i mbaj në raft mbrapa librave, sepse është vend shumë i çuditshëm. Madje edhe pasi e kam marrë, nuk e kam vënë atë drejtpërdrejt në raft, por e kam mbajtur të fshehur, mendoj se arsyeja është fakti që e kam marrë në një periudhë të vështirë të jetës sime dhe tani shoqërohet me atë”, tha Gwyneth Paltrow.

Gwyneth Paltrow

Një nga ata që i çmonin veçanërisht çmimet është Goldie Hawn, e cila mban statujën në dhomën e meditimit. Ai i konsideron ato si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe dëshiron që të shih gjatë gjithë ditës.

“Menaxheri im i ruan Oscarët e mi në shtëpinë e vetë sepse unë jam shumë i zënë”, tha Jamie Foxx.

Emma Stone dhe Alicia Vikander bënë të njëjtën gjë, ku Emma statujën e artë e ka dërguar te nëna e saj gjersa Alicia ia dha një miku në Los Angelos. Jennifer Lawrence la shpërblimin mbi pianon e prindërve të saj.

Natalie Portman

Kate Winslet ka deklaruar se Oscarin e mban në banjo. Deklarata shoqërohej nga fakti se gjithkush gjithmonë dëshiron të marrë një shpërblim, ta shpallë atë dhe ta ndjejë atë.

“Ata gjithmonë më pyesin se ku e mbaj atë dhe sa e vështirë është. Kështu që vendosa ta lë mbi guacën e banjës”, tha Kate.

Historia u mbyll me Natalie Portmanin, i cili me buzëqeshje tha se nuk e dinte se ku e ka Oscarin. /Telegrafi/ KultPlus.com

Bleona Qereti elegante në ceremoninë e ndarjes së Oscarëve

 

Mbrëmë u zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Shkencës dhe Filmit.

Pos shumë personaliteteve të huaja si dhe protagonistët fitues të çmimeve të ndryshme, në këtë ngjarje madhore filmike kishte edhe yje shqiptare.

Bleona Qereti ishte prezente në Dolby Theatre të Los Angelesit, ku u zhvilluar edicioni i 91-të i ndarjes së Oscarëve për aktor, filmbërërs dhe filmat.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet tërheqëse.

Ajo kishte të veshur një fustan paska të tejdukshëm dhe ekspozonte këmbët në ndejën e fondacionit të Elton Johnit.

“Oscars 2019. Elton John Aids Foundation”, ka shkruar krahas imazhit të sjell në rrjetet sociale Bleona.Të gjithë fituesit në ceremoninë ‘Oscars 2019’

Ndryshe, aktori më i mirë në rolin kryesor u shpall Rami Malek në saje të paraqitjes në filmin “Bohemian Rhapsody” ndërsa Oscari për filmin më të mirë shkoi tek “Green Book”. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BuR9eeTFFLa/

Cooper dhe Gaga performojnë “Shallow” në Oscar, mrekullojnë publikun (VIDEO)

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 91-të e Akademisë së çmimeve Oscar.

Gjatë tërë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë, por çmimin prestigjioz e vodhi “Green Book” si “Filmi Më i Mirë” ndërsa si “Regjisori Më i Mirë” është zgjedhur Alfonso Cuarón me filmin “Roma”.

Po ashtu, çmimin “Aktori Më i Mirë” e mori Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”, ndërsa “Aktorja Më e Mirë” e mori Olivia Colman me filmin “The Favourite”.

Gjatë ceremonisë, po ashtu, Bradley Cooper dhe Lady Gaga dhanë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow” nga filmi ‘A Stari Is Born”, këngë e cila fitoi çmimin “Kënga Më e Mirë Origjinale”.

Kjo performancë është pritur shumë nga të gjithë adhuruesit e artistëve, dhe ashtu siç u prit edhe nuk zhgënjeu. Të gjithë u mahnitën nga kjo performancë e cila u duartrokit shumë nga të pranishmit. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=4FnveHiDEYk

Pas presioneve të aktorëve dhe regjisorëve, Oscar do të ndajë çmimet gjatë transmetimit “live”

Organizatorët e ceremonisë së çmimeve Oscar fillimisht kishin për synim që t’i ndajnë katër çmime gjatë transmetimit të reklamave, por gjithçka ka ndryshuar pas kundërshtimit të regjisorëve dhe aktorëve.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka “marrë reagime” nga anëtarët e saj dhe se të gjitha 24 çmimet do të jepen në transmetim të drejtpërdrejtë.

Më parë këtë javë, Akademia njoftoi se çmimet për fotografinë më të mirë, instalimin, veshjeve si dhe “make-up” do të ndahen gjatë kohës sa transmetohen reklamat.

Statuja e Oscarit (Foto: Andrew H. Walker/Getty Images/Guliver)

Objektivi ishte që e gjithë ceremonia e ndarjes së çmimeve të përfundoj brenda tri orëve pasi që ka pasur reagime të mëdha të shikuesve se festivali po shndërrohet në komercializëm.

Por, në një letër të hapur, të nënshkruar nga regjisorët, Martin Scorsese dhe Spike Lee, aktorët Robert De Niro dhe George Clooney, si dhe më shumë se 50 emra të tjerë të njohur në Hollywood, Akademia ka bërë që ndryshoj vendimin e marrë muaj më parë.

Ndryshe, 24 trofe presin që t’iu dorëzohen artistëve të ndryshëm në ceremoninë që do të mbahet më 24 shkurt në Dolby Theatre të Los Anelesit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Kësaj radhe pa nikoqir kryesor, ceremoninë e Oscarit do ta udhëheqin 13 personalitete të ndryshme

 

Pas 25 vjetëve do të ketë ndryshime në ngjarjen kryesore të filmit në botë.

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka zbuluar një listë prej 13 aktorëve dhe të famshmëve që do të jenë udhëheqësit e Ceremonisë së 91-të të ndarjes së Oscarëve

Ngjarja e këtij viti do të mbahet për herë të parë pa një mikpritës që nga viti i largët 1989.

Kësaj radhe do të jenë shumë udhëheqë të ceremonisë, ku midis veçohen emra të tillë, si Tina Fey, Whoopi Goldberg, Brie Larson, Daniel Craig, Jennifer Lopez, Chris Evans, Amy Poehler, Maya Rudolph, Charlize Theron, Awkwafina, Amandla Stenberg, Tessa Thompson dhe Constance .

Theksojmë se humoristi amerikan, Kevin Hart hoqi dorë nga roli i tij si përgjigje ndaj mesazheve të vjetra homofobike në Twitter. Dy vitet e fundit u drejtua nga moderaroti dhe shoumeni, Jimmy Kimel.

Ndërkohë, si favoritë për të fituar çmimet kryesore në këtë ngjarje madhore filmike është filmi i regjisorit, Alfons Quarone, Roma dhe “Favorite” i Jorgos Lantimos, i cili fitoi dhjetë nominime për Oscar.

Ndryshe, ceremonia zyrtare e çmimeve amerikane të filmit do të mbahet më 24 shkurt në Teatrin Dolby në Los Angelos. / KultPlus.com

Queen do të performojnë në Oscar

 

Kitaristi legjendar i grupit “Quenn”, Brian May ka hedhur poshtë pretendimet se së bashku me kolegët e bendit të kenë refuzuar të performojë në ceremoninë e “Academy Awards”.

Filmi biografik për grupin “Bohemian Rhapsody” është nominuar në pesë kategori të ndryshme për Oscar, duke përfshirë edhe nominimet për Fotografinë më të Mirë dhe Aktori më i mirë.

Britanikja “Daily Express” më parë këtë javë njoftoi se May dhe Roger Taylor refuzuan që të jenë pjesë e ceremonisë, por që një gjë e tillë u mohua kategorikisht.

“Jo! Ne kurrë nuk kemi refuzuar të performojnë në Oscar. Ne jemi të kënaqur dhe krenar që filmi ka marrë pesë nominime dhe do të jemi atje për ta mbështetur”, shpjegoi May.

Aktori Rami Malek ka fituar tashmë “Globin e Artë” për rolin udhëheqës në këtë film. Në nëntor të vitit të kaluar, May vlerësoi lartë Malekin në rolin e Ferddie Mercuryt.

“Ai është i pabesueshëm. Pa dyshim, ai do të fitoj një Oscar dhe e meriton atë”, kishte thënë May.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve të Academy Awards do të mbahet më 24 shkurt në Los Angeles të SHBA-ve. /KultPlus.com

Brian MayOscars

Filmi i 10 nominimeve Oscar bën që turistë të shumtë të vizitojnë Meksikën

Suksesi i filmit Roma të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, ka bërë që të ndizet një pelegrinazh i vërtetë i fansave drejt rrugëve të qytetit të Meksikos, ku skenat edhe janë filmuar.

Xhirimet e filmit janë kryer mes 2016 dhe 2017, në lagjen Roma sur apo Roma jugore, ku vetë regjisori ka kaluar fëmijërinë.

Kur ka kaluar pak kohë nga premiera e tij dhe filmi meksikan mban tani 10 nominime për ceremoninë e çmimeve Oscar.

Dhe kjo ka bërë që të jenë të shumtë turistët, por edhe gazetarët, që përshkojnë rrugët ku skena të filmit janë realizuar.

“Njerëzit filluan të vinin në dhjetor, ata bënin foto dhe shumë pyetje”, thotë Gloria Monreal.

“Filmi na pëlqeu shumë. U intriguam që në fillim dhe vendosëm të vinim dhe të vizitonim shtëpinë, sepse ishte edhe afër hotelit tonë”, tha Esteban Alvarez, turist.

Shtëpia me numrin 22 në rrugën Tepejit, është më e kërkuara. Ajo mban tashmë edhe një pllakatë ku shkruhet, këtu është filmuar Roma.

Por, kur shkojnë atje fansat edhe mësojnë se kjo nuk është shtëpia e vërtetë ku Cuaron ka jetuar.

Regjisori ka jetuar një derë më tej, në numrin 21, por ndryshimet e bëra nga pronarët e mëvonshëm, kishin qenë shumë të mëdha ndaj edhe regjisori kish zgjedhur shtëpinë e ish fqinjit. Ai kishte rikrijuar më pas fasadën origjinale të shtëpisë së tij, për të filmuar skenat. /Tema / KultPlus.com

Hart tërhiqet nga udhëheqja e ceremonisë së Oscarit

Nuk mbarojnë asnjëherë befasitë që kanë të bëjnë me natën e madhe të çmimeve Oscar.

Vetëm pak ditë pasi kishte zyrtarizuar përfshirjen e tij si prezantues së natën e madhe, aktori komik Kevin Hart njoftoi përmes një postimi në Instagram tërheqjen e tij nga prezantimi i këtij eventi.

Lajmi i bujshëm vjen si pasojë e polemikave në rrjetet sociale mbi disa statuse në Twitter që aktori kishte shpërndarë vite më parë, dhe që ironizonin komunitetin LGBT.

“Nuk dua të shpërqendroj vëmendjen nga një natë që do të festohet nga shumë aktorë të mrekullueshëm. Më vjen keq dhe i kërkoj falje komunitetit LGBT për pandjeshmërinë e fjalëve të mia në të kaluarën”, ka shkruar Hart në Instagram.

Fjalët e akuzuara datojnë në vitet midis 2009 dhe 2011, por me sa duket do ti kushtojnë aktorit të Jumanji dhe Scary Movie ndoshta performancën më të rëndësishme të karrierës së tij, që vetëm një javë më parë cilësonte si “një ëndërr, një nga prioritetet e karrierës time”./A2 CNN / KultPlus.com

Shqipëria përfaqësohet në Oscars me një film rumun

Ka përfunduar edicioni i 16 i TIFF pas një jave kushtuar filmit në vendet kryesore të Tiranës. Shtatë juritë ndërkombëtare vendosën për çmimet në kategoritë përkatëse.

“Bufi i artë”, BEST FEATURE FILM, iu dha filmit “Irina”, me regjisore Nadejda Koseva nga Bullgaria. Me motivacionin e një historie të fuqishme mbi mbijetesën në një mjedis të pakënaqshëm, përmes një personazhi femër, e cila tregon si mund të falim dhe të gjejmë në fund shpresën.

Filmi më i mirë në kategorinë e filmave të shkurtër, i cili kualifikohet edhe për Oscars, u shpall “Everything is Far Away” nga Emanuel Parvu nga Rumania. Rene Eller u shpall regjisori më i mirë me filmin “WE”, raporton Tch.

Çmimi i Audiencës iu dha “Delegacioni”-t nga Bujar Alimani, i cili po ashtu fitoi edhe Çmimin e Medias, por edhe skenarin më të mirë. Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa and Xhevdet Ferri morën një Special Mention për International Feature Competition.

HONORARY LIFE AWARD, i dhënë nga TIFF, shkoi për Michael Glaëogger. Filmi më i mirë debutues shkoi për “In Between” nga Aliyar Rasti, ndërsa çmimi për kinematografinë më të mirë shkoi për Audrius Kemezys, për filmin e tij Breathing into.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve mbyll kështu shtatë ditë me mbi 128 filma të shfaqur dhe me një fokus të veçantë si protestat e 50 viteve më parë nën moton “For another Dream”./KultPlus.com

Tri gra kosovare në garë për çmimin Oscar

Sivjet është vit i veçantë për industrinë e filmit kosovar, pasi që tri regjisore të saj, Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça, mund të jenë pjesë e edicionit të 91 të Çmimeve të Akademisë – Oscar.

Filmi debutues i metrazhit të gjatë i Blerta Zeqirit MARTESA fitoi çmimin FIPRESCI dhe çmimin special të jurisë në festivalin Tallin Black Nights në vitin 2017. Në vitin 2012, po e njëjta e fitoi çmimin e jurisë për filmin e shkurtër KTHIMI në festivalin e filmit Sundance. Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë protagonistët në rrëfimin e një burri që e mban një fshehtësi nga gruaja e tij – është i dashuruar në shokun e tij të ngushtë. Në një intervistë për Hollywood Reporter, duke folur për motivimin e saj për ta shkruar këtë histori, Zeqiri tha: “nuk ka kuptim të ndalohet dashuria”. MARTESA është propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar – kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.


Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt GARDHI u kualifikua duke ngadhënjyer si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit të shkurtër në Palm Springs. Ky film e përcjell një fëmijë të vogël, të cilin e luan Art Lokaj, duke u ballafaquar me veset e familjes së tij të përçudnuar, derisa miku i tij rom e prejt jashtë. Filmi prek mbi temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.


AJO nga More Raça është përzgjedhur si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival. Filmi është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për Oscar. AJO flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.

“Këto tri kualifikime vetëm sa vazhdojnë ta pasqyrojnë trendin e zhvillimit të industrisë kosovare të filmit, derisa po prodhojmë gjithnjë më shumë filma dhe i ndajmë ata me botën. Kemi shpresa të mëdha për atë se çfarë do të sjellë e ardhmja për talentët tanë” tha Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës./KultPlus.com

OSCAR heq dorë nga “filmi popullor”

Para pak kohësh bëri bujë vendimi i Akademisë së çmimeve OSCAR për krijimin e një kategorie të re të quajtur filmi më popullor.

Por tani organizata ka bërë një hap pas, duke lajmëruar se kjo kategori nuk do të përfshihet në edicionin e ardhshëm të çmimeve OSCAR të parashikuar për në 24 Shkurt 2019.

Nuk bëhet fjalë për anulim të kategorisë, por mbase për një pezullim në pritje të një rivlerësimi në të ardhmen.

Drejtoresha ekzekutive e Akademisë, Dawn Hudson, në një deklaratë tha se çështja do të hidhet në diskutim pas reagimeve të shumta mbi kategorinë e re.

Ajo shtoi se në vite ka pasur ndryshime në çmimet OSCAR dhe do të ketë edhe në të ardhmen, por pa prekur trashëgiminë e jashtëzakonshme të 90 viteve të fundit./KultPlus.com

“Martesa” nga Kosova propozohet për OSCARS

‘Martesa’ me skenar dhe regji nga Blerta Zeqiri, fitues i dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Talin, është propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ në OSCARS.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolët kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Kryesuesi i komisionit përzgjedhës Isa Qosja u shpreh: “Filmi i propozuar është një tregim ndryshe nga ato që jemi mësuar apo detyruar t’i shohim tek ne, përmbanë një strukturëdisashtresore dramaturgjike, aktorët i gjallojnë fatet e tyre në mënyrë të natyrshme dhe me mjaft emocione. Regjisura është gati e pavërejtur dhe kjo i jep këtij filmi rrjedhshmëri nëpërceptim të fabulës dhe përjetimit”.

Filmi ‘Martesa’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë./ KultPlus.com

Filmi “Ajo” i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

Filmi Ajo është një nga nëntë filmat finalist në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018. Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente, shkruan KultPlus.

Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurrojnë 2000 filma prej të cilëve nëntë përzgjidhen finalist të festivalit.

“Filmat finalist shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar”, tha regjisorja për KultPlus.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Nw film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story./ KultPlus.com