Bie shikueshmëria e ceremonisë së Oscar-it

Ceremonia e çmimeve Oscar sivjet tërhoqi audiencën më të vogël televizive të regjistruar ndonjëherë në SHBA.

Sipas të dhënave të rrjetit televiziv ABC, i cili e transmeton drejtpërdrejt ngjarjen, ajo ka pasur 26.5 milionë shikues, krahasuar me 32.9 milionë në vitin 2017, raporton REL.

Këto shifra, megjithatë, nuk përfshijnë shikueshmërinë digjitale.

Edicioni i 90-të i Oscar-it u zhvillua të dielën, ndërsa çmimin për filmin më të mirë e mori drama romantike “The Shape of Water” e regjisorit Guillermo del Toro.

Ceremonia e Oscar-it, ngjarjes më të rëndësishme në industrinë e filmit, transmetohet qysh në vitin 1953, ndërsa audienca matet qysh më 1974.

Arrestohet hajni që ia vodhi statujën e Oscarit aktores e cila u shpall më e mira

Policia në Los Anxhelos ka arrestuar një person i cili dyshohet se ia ka vjedhur trofeun e Frances McDormand, e cila u shpall si aktorja më mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Sipas gazetës “Los Angeles Times”, personi i quajtur, Terry Briant kishte publikuar një video ku shihej duke e puthur trofenë të cilën e kishte vjedhur nga aktorja.

Academy Awards ka shpallur mbrëmë Frances McDormandin “Aktoren më të mirë në rol kryesor”. Ajo ka mposhtur konkurrencën duke iu falënderuar rolit të saj në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Zbulojeni filmin që fitoi Oscarin atë vit kur ju keni lindur (FOTO)

Filmat që fitojnë Oscar, janë kryesisht filma që lënë gjurmë në kinematografinë botërore, por që të lidheni edhe më shumë me këta filma, po sjellim listën e fituesve nëpër vite, ku mund ta bëni edhe filmin tuaj, pasi që do të lidhet me vitin kur edhe keni lindur, shkruan KultPlus.

1929: “Wings”
1929 (po në të njëjtin vit*): “The Broadway Melody”
1930: “All Quiet on the Western Front”
1931: “Cimarron”
1932: “Grand Hotel”
1933: “Cavalcade”
1934: “It Happened One Night”

1935: “Mutiny on the Bounty”
1936: “The Great Ziegfeld”
1937: “The Life of Emile Zola”
1938: “You Can’t Take It With You”

1939: “Gone with the Wind”
1940: “Rebecca”
1941: “How Green Was My Valley”
1942: “Mrs. Miniver”
1943: “Casablanca”
1944: “Going My Way”
1945: “The Lost Weekend”

1946: “The Best Years of Our Lives”
1947: “Gentleman’s Agreement”
1948: “Hamlet”
1949: “All the King’s Men”
1950: “All About Eve”
1951: “An American in Paris”
1952: “The Greatest Show on Earth”

1953: “From Here to Eternity”
1954: “On the Waterfront”
1955: “Marty”
1956: “Around the World in 80 Days”
1957: “The Bridge on the River Kwai”

1958: “Gigi”
1959: “Ben-Hur”
1960: “The Apartment”
1961: “West Side Story”

1962: “Lawrence of Arabia”
1963: “Tom Jones”
1964: “My Fair Lady”
1965: “The Sound of Music”
1966: “A Man for All Seasons”
1967: “In the Heat of the Night”

1968: “Oliver!”
1969: “Midnight Cowboy”
1970: “Patton”
1971: “The French Connection”
1972: “The Godfather”

1973: “The Sting”
1974: “The Godfather: Part II”
1975: “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”
1976: “Rocky”
1977: “Annie Hall”

1978: “The Deer Hunter”
1979: “Kramer vs. Kramer”
1980: “Ordinary People”
1981: “Chariots of Fire”
1982: “Gandhi”

1983: “Terms of Endearment”
1984: “Amadeus”
1985: “Out of Africa”
1986: “Platoon”

1987: “The Last Emperor”
1988: “Rain Man”
1989: “Driving Miss Daisy”
1990: “Dances with Wolves”
1991: “The Silence of the Lambs”

1992: “Unforgiven”
1993: “Schindler’s List”
1994: “Forrest Gump”
1995: “Braveheart”

1996: “The English Patient”
1997: “Titanic”

1998: “Shakespeare in Love”
1999: “American Beauty”
2000: “Gladiator”
2001: “A Beautiful Mind”
2002: “Chicago”

2003: “The Lord of the Rings: Return of the King”
2004: “Million Dollar Baby”
2005: “Crash”
2006: “The Departed”

2007: “No Country for Old Men”
2008: “Slumdog Millionaire”
2009: “The Hurt Locker”
2010: “The King’s Speech”
2011: “The Artist”

2012: “Argo”
2013: “12 Years A Slave”
2014: “Birdman or (The Unexpected Virtue of Ignorance)”
2015: “Spotlight”

2017 Moonlight
2018 The Shape of Water

“The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë

Drama romantike “The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë.

Ceremonia e 90-të e ndarjes së Oscar-it u mbajt të dielën në Los Angelos.

“The Shape of Water”, një film nga regjisori Guillermo del Toro, që flet për një grua pastruese, e cila bie në dashuri me një krijesë të çuditshme të lumit, ka pasur 13 nominime, ndërsa ka fituar katër.

Gary Oldman fitoi Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij si udhëheqësi britanik i kohës së luftës, Winston Churchil, në filimin “Darkest Hour”, transmeton rel.

Frances McDormand, ndërkaq, mori Oscar si aktorja më e mirë për rolin në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Oscari është çmimi më prestigjioz i industrisë së filmit./ KultPlus.com

Ka nisë parakalimi në tapetin e kuq në ceremoninë e Oscars, këtu mund ta ndiqni live (LIVE)

Sonte është mbrëmja e madhe e ceremonisë së Oscar 2018, ku do të ndahen cmimet për më të mirët, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=IOdhC3nofxI

Filmi “The Shape of Water” me regji tw Guillermo del Toro ka marrë gjithsej 13 nominime, shkruan KultPlus.
Fotografia më e mirë:
Call Me By Your Name
Darkest Hour
Dunkirk
Get Out
Lady Bird
Phantom Thread
The Post
The Shape of Water
Three Billboards
Regjisori më i mirë:
Jordan Peele, Get Out
Christopher Nolan, Dunkirk
Greta Gerwig, Lady Bird
Paul Thomas Anderson, Phantom Thread
Guillermo del Toro, The Shape Of Water
Aktorja më e mirë:
Sally Hawkins, The Shape of Water
Frances McDormand, Three Billboards
Margot Robbie, I, Tonya
Saoirse Ronan, Lady Bird
Aktori më i mirë:
Timothee Chalamet, Call Me By Your Name
Daniel Day-Lewis, Phantom Thread
Daniel Kaluuya, Get Out
Gary Oldman, Darkest Hour
Denzel Washington, Roman J. Israel, Esq.
Aktori më i mirë në rol dytësor:
Willem Dafoe, The Florida Project
Woody Harrelson, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Richard Jenkins, The Shape of Water
Christopher Plummer, All the Money in the World
Sam Rockëell, Three Billboards
Aktorja më e mirë në rol dytësor:
Mary J. Blige, Mudbound
Allison Janney, I, Tonya
Lesley Manville, Phantom Thread
Laurie Metcalf, Lady Bird
Octavia Spencer, The Shape of Water
Skenari origjinal:
The Big Sick
Get Out
Lady Bird
The Shape of Water
Three Billboards
Skenari i përshtatur:
Call Me By Your Name
The Disaster Artist
Logan
Molly’s Game
Mudbound
Filmi më i mirë i animuar:
Coco
The Breadwinner
Ferdinand
Loving Vincent
The Boss Baby
Nominimet për këngën origjinale:
Remember Me (from Coco)
Mystery of Love (from Call Me By Your Name)
This Is Me (from The Greatest Showman)
Mighty River (from Mudbound)
Stand Up For Something (from Marshall)
Dokumentari më i mirë:
Faces Places
Icarus
Last Men in Aleppo
Strong Island
Small Enough to Jail
Dokumentari më i mirë i shkurtër:
Edith & Eddie
Heaven is a Traffic Jam
Heroin(e)
Knifeskills
Traffic Stop
Filmi në gjuhën më të mirë të huaj:
A Fantastic Woman (Chile)
On Body and Soul (Hungary)
The Insult (Lebanon)
Loveless (Russia)
The Square (Sëeden)
Make-up & Hairstyling:
Darkest Hour
Victoria & Abdul
Wonder
Montazha më e mirë:
Baby Driver
Dunkirk
I, Tonya
The Shape Of Water
Three Billboards
Filmi me efektet më të mira vizuale:
Blade Runner 2049
Guardians of the Galaxy Vol. 2
Kong: Skull Island
Star Wars: The Last Jedi
War for the Planet of the Apes
Best Original Score:
Dunkirk
Phantom Thread
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi
Three Billboards

Filmi më i mirë i shkurtër:
DeKalb Elementary
The Eleven O’Clock
My Nephew Emmett
The Silent Child
Watu Wote/All of Us
Filmi më i mirë i animuar i shkurtër:
Dear Basketball
Garden Party
Lou
Negative Space
Revolting Rhymes
Zëri më i mirë i miksuar:
Baby Driver
Blade Runner 2049
Dunkirk
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi
Editimi më i mirë i zërit:
Baby Driver
Blade Runner 2049
Dunkirk
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi
Best Costume Design:
Beauty and the Beast
Darkest Hour
Phantom Thread
The Shape of Water
Victoria & Abdul
Kinematografia:
Blade Runner 2049
Darkest Hour
Dunkirk
Mudboud
The Shape of Ëater
Production Design:
Beauty & the Beast
Blade Runner 2049
Darkest Hour
Dunkirk
The Shape of Water
Meryl Streep, The Post

Nominimi direkt për në OSCAR ashpërson rregullat e konkurrimit në Tirana International Film Festival

Tirana International Film Festival (TIFF) këtë vit do të zhvillojë edicionin e 16 në Tiranë. Një event, i cili tashmë është një ngjarje pasi akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë-TIFF, si një nga festivalet zyrtare të saj, që ka atributin e nominimit për “Oscar” për çmimin e filmit të shkurtër.

Për këtë edicion aplikimet janë hapur dhe për drejtorin artistik Agron Domi rregullat për pjesëmarrësit do të jenë dhe më të forta.

“Rregullat e pranimit të filmave këtë vit në TIFF sigurisht që janë më të forta, sepse duhet të jenë dhe filma premiera që nuk janë shfaqur më parë në kinema në Europë, por dhe në Ballkan. Tani ne duhet të kemi rregulla të forta për këtë kategori, sepse i kërkon akademia “Oscar” të tilla kritere dhe duhet të respektojmë ato që përmban ajo. Premiera në kemi pasur dhe më parë, por është fjala tani për premiera evropiane dhe rajonale. Të mos kenë dalë në kinema filmat, janë kushte që vihen nga akademia e çmimeve “Oscar”, tregon drejtori artistik Agron Domi, shkruan Sot News.

Festivali TIFF këtë vit vjen në edicionin e 16 dhe ka filluar vëmendja menjëherë, sipas Domit në tre javë ka pasur qindra aplikime.

“Brenda tre javëve kam marrë 400 aplikime filmash nga shtete të ndryshme. Për industrinë kinematografike kjo është një fat i madh të jetë Shqipëria në këtë zgjedhje”, vijon më tej ai.

Aplikimet për këtë edicion të 16 mbyllen më datë 2 korrik të këtij viti dhe festivali do të zhvillohet në muajin nëntor. Por drejtori artistik Agron Domi këtë herë flet jo vetëm për një garë të fortë në TIFF, por dhe pagesa për aplikimet ka ndryshuar.

“Tani ne jemi me aplikimet dhe me datë 2 korrik mbyllen për të marr pjesë në TIFF. Tashmë do të jetë një konkurrencë dhe më e fortë, megjithëse është rritur çmimi i hyrjes për të aplikuar në TIFF. Të gjithë ata që hyjnë të aplikojnë në TIFF paguajnë një kuotë për pjesëmarrjen. Por ne edhe pse e rritëm këtë vit çmimin e hyrjes sërish është shtuar numri i aplikimeve deri tani, kjo do të thotë që efekti është i madh. TIFF do të vijojë me të gjithë seksionet me filmat në konkurrim siç kanë qenë”, pohon mes të tjerave Agron Domi.


Tirana International Film Festival

Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare, që fituesi i tyre në short category nominohet për “Oscar” animation, fiction ose documentary. Kjo i jep Tirana International Film Festival (TIFF), si i vetmi në Ballkan që mund të sugjerojë film të shkurtër për “Oscars”, një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europianë dhe jo vetëm. Festivali paraqet seksione konkurruese në kategoritë e mëposhtme: Feature (të gjitha zhanret e filmit); Filmi Dokumentar (të gjitha gjatësitë); Fiction ; Animacion; Video Art & Eksperimentale; Filma të studentëve; Filmat shqiptarë. “Filmat në konkurs duhet të kenë përfunduar pas janarit 2017, regjistrimet duhet të dorëzohen deri më 2 korrik 2018”, thuhet në njoftimin e faqes së festivalit. Me këtë zgjedhje nga akademia “Oscar”, TIFF është një mundësi e madhe e kinemanë shqiptare dhe asaj të rajonit. Tirana International Film Festival hyn kështu në një listë prej 85 festivaleve më të rëndësishme të botës, ku Italia për shembull që ka me dhjetëra ka vetëm festivalin e Venecias në këtë listë. TIFF vazhdon të mbetet një festival indipendent, që ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore./ KultPlus.com

Ethet e Oscar po afrohen, është publikuar lista e ngushtë e filmave të huaj

Tashmë është bërë publike lista e ngushtë e filmave që garojnë për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj për cmimin Oscar, shkruan KultPlus.

Në këtyë listë shihen të jenë nëntë filma. Filmat që janë në këtë listë janë: A Fantastic Ëoman, Sebastián Lelio, nga Kili, “In the Fade”, Fatih Akin nga Gjermania, “On Body and Soul” Ildikó Enyedi nga Hungaria, Foxtrot, Samuel Maoz, nga Izraeli, The Insult, Ziad Doueiri nga Libani, Loveless, Andrey Zvyagintsev nga Rusia, Félicité, Alain Gomis nga Senegal, The Ëound, John Trengove nga Afrika dhe The Square, Ruben Östlund nga Suedia.

Në këtë kategori kanë qenë të propozuar filmat shqip: “Dita zë fill”, me regji të Gentian Kocit dhe “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanollit./KultPlus.com

Ky është filmi që është bazuar në romanin e nobelistit Kazuo Ishiguro, i nominuar edhe për Oscar (VIDEO)

Ishiguro shkrimtari britanik, i cili qysh i vogël kishte shkuar nga Britania në Japoni, sapo është shpallur fitues i çmimit prestigjioz Nobel, shkruan KultPlus.

Përpos romaneve që kanë marë çmime të shumta, Ishiguro ka shkruar edhe skenarë për filma dhe për televizione. Mirëpo, romani “The Remains of the Day”, i cili u botua në vitin 1980 dhe ka marë çmimin Man Booker Prize, më pas është shndërruar edhe film, po me të njëjtin titull, dhe sikurse që ka pasë sukses si roman, edhe si film ka bërë jehonë, duke u nominuar edhe për çmimin Oscar. Në këtë film kanë luajtur aktorët e njohur Anthony Hopkins dhe Emma Thompson./KultPlus.com

Matoshi: Do të luaj në një film gjigant (FOTO)

Adriana Matoshi është një prej aktoreve që është duke u piketuar më së shumti prej regjisorëve kosovarë, dhe gjithnjë duke ia besuar rolet kryesore. Filmat “T’padashtun”, me regji të Edon Rizvanollit dhe “Martesa”, me regji të Blerta Zeqirit janë dy filmat e fundit që do të rrugëtojnë nëpër botë, që imazhi kryesor i këtyre filmave është vetë Matoshi. Në një intervistë për KultPlus, vetë Adriana Matoshi ka treguar për ndjesinë e lajmeve të fundit, ku “T’padashtun”, tashmë është propozuar nga Kosova për çmimin prestigjioz Oscar, sikurse “Martesa”, që do të ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë A, në Estoni. Ajo ka treguar se për realizim të roleve jep shpirtin, sikurse që është shprehur të jetë e kënaqur pasi që, deri më tashti ka punuar më regjisorët më të njohur të vendit. Poashtu, Adriana Matoshi ka folur edhe për filmin e radhës që do të xhirohet në pranverë, sipas të cilës, do të jetë një film gjigant.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: “T’padashtun”, është filmi që po synon Oscarin për këtë vit, dhe pikërisht në këtë film luani rolin kryesor, si e pritët lajmin?
Adriana Matoshi:
Si proces i punës nuk ka qenë i gjatë, as një muaj xhirim. Ka qenë një proces mjaftë i vështirë, por që kemi dhënë maksimumin. Po është e çuditshme që gjatë procesit të punës nuk mendoj gjëra të mëdha, ajo çfarë mendoj përgjatë xhirimeve është si të realizohen skenat, si të jenë të besueshme, por asnjëherë për suksesin. Në realizim të rolit të “T’padashtun”, sfidë ka qenë si me i dhënë shpirtë karakterit tim, dhe mendoj që ia kam dalë. Kur e mora lajmin që Kosova e ka selektuar po këtë film për Oscar, natyrisht është një ndjenjë që të bën të ndihesh krenare, por që jep edhe motiv për punën e së ardhmes. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që filmi ka me u pa prej shumë profesionistëve, dhe me prezantimin e këtij filmi, producentë, regjisorë, njerëz të filmit do të njoftohen për së afërmi edhe me vuajtjet e popullit shqiptar, me dhunimet që kanë bërë serbët në gratë e Kosovës dhe me shumë ndjesi të tjera. Po uroj që ky film të kthej vëmendjen ka Kosova, e sa i përket asaj se a do të nominohemi apo jo, është herët të paragjykojmë.

KultPlus: Përpos filmit “T’padashtun”, që po synon Oscarin, këto ditë sa është bërë e ditur se edhe filmi “Martesa”, do të ketë premierën botërore në një prej festivaleve të rëndësishme në botë, poashtu keni rol kryesor në këtë film, e pritje edhe këtë lajm kaq të rëndësishëm për karrierën tuja?
Adriana Matoshi:
E sa i përket filmit “Martesa”, është një proces shumë i gjatë, ndoshta pesë vjet. Bëhet fjalë për një trekëndësh dashurie, por që prekë edhe temën e luftës. Kemi bërë një punë shumë të mirë. Është temë pak tabu sa i përket asaj që e kemi trajtuar në film, por e di që është një film jashtëzakonisht i mirë. Premierën botërore e kemi në një festival të kategorisë A, pikërisht më 28 nëntor, në festën e flamurit ne do të jemi në Estoni, do të shohim më pas se çfarë po na pret. E më pas, ky film do të jepet edhe Cineplexx në Prishtinë, përgjatë muajit dhjetor.

KultPlus: Filmat mund të jenë edhe të suksesshëm, por ndodhë që aktori të mos jetë i kënaqur me rolet, me temën, personalisht sa je e plotësuar me këto dy role?
Adriana Matoshi:
Jam shumë e kënaqur, në të dy filmat rolet e mia flasin shumë, kam pas hapësirë të mjaftueshme që të tregoj veten në anën dramatike, dhe mendoj se dallojnë goxha prej filmave të tjerë. Jam e kënaqur me punën që e bëj, falë talentit por edhe punës, sepse nuk e kursej veten në asnjë moment. Kam pas fatin të bashkëpunoj me regjisorët më të mirë të vendit edhe ata më ngritën në nivelin më të lartë.

KultPlus: Pasi jemi te këta dy filmat e fundit, do të veçoje ndonjërin rol pak më shumë?
Adriana Matoshi:
Kur kemi xhiruar filmin “Martesa”, kjo ka ndodhë para dy viteve, pas tre dite menjëherë kanë filluar xhirimet te “T’padashtun”, më është dashur që nga një rol të kaloj në rolin tjetër dhe kjo ka qenë shumë sfiduese për mua. Prej një karakteri shumë të dashur që e kam pas te filmi “Martesa”, me një temë të dashurisë, më është dashtë të kaloj në një dramë të thellë psikologjike, në një grua që e rritë një djalë që e ka lindë si pasojë e dhunimit nga ana e serbëve. Por të dy rolet kanë specifikat e veta, dhe për të dy rolet kam dhënë shpirtin tim, kështu është e vështirë ti ndaj.

KultPlus: Të dy filmat kanë temë të ndjeshme, sa hezitoni për role të tilla?
Adriana Matoshi:
Fillimisht kur unë e lexoj skenarin e shoh nëse mundem të jap apo prej vetës. Ka pas rast kur një regjisor më ka ofruar një rol për një film, pasi regjisori më ka parë për atë rol, por pasi kam lexuar skenarin unë e kam parë vetën që nuk jam për atë rol dhe e kam refuzuar. Sepse, kam parë që nuk më ka shkuar ai rol, nuk kam qejf të realizoj një rol që nuk ma do shpirti.

KultPlus: Ju jeni një ndër aktoret që keni marrë shumë role kryesore në filmat e fundit që janë realizuar në Kosovë, qoftë këta që tashmë po prezantohen, por edhe filma që janë në proces e sipër, si po arrin ti bindësh regjisorët se ju jeni e duhura?
Adriana Matoshi:
Fillimisht unë kam luajtur në një film të shkurtë te Blerta Zeqiri, dhe ai film ka qenë një vulë që kam arritë të japë më të mirën në atë film. Pastaj edhe më thonë që jam tepër e natyrshme, nuk aktroj, që kjo është shumë e rëndësishme për një aktor të filmit. Nuk rrej për atë çfarë bëj. Nëse ndalemi në jetën tonë, ne si njerëz çdo ditë e bëjmë nga një film, si persona që jetojmë përditshmërinë, dhe pikërisht ky film i duhet vetë filmit. Mua më kanë thënë shumë se më do kamera dhe nuk rrej në kamerë. Por unë jam edhe prej atyre aktoreve që nuk hezitoj të shkoj në audicione.
Kam dëgjuar shumë shpesh që disa aktorë që e vlerësojnë vetën nuk dëshirojnë të jenë pjesë e audicioneve, me idenë e tyre se janë të famshëm, unë nuk mendoj ashtu, audicionet bëhen për aktorë dhe duhet të respektohen nga aktorët.
Pastaj, unë mendoj që kam të gjitha predispozitat që janë favor për një aktore, unë jam nënë, i di ndjenjat e një fëmiu, dhe përvoja e të qenit nënë natyrisht është edhe një pasuri që mund të gërshetohet për mrekulli me profesionin e një aktoreje, por është edhe tjetra se mua jeta më ka sprovuar shumë, dhe krejt këto përvoja natyrisht që mund të ndikojnë edhe në pjesën emotive, kjo përvojë jetësore më ka shërbyer që karakteret e mia të ndërtohen natyrshëm, si në lot, por edhe në gëzime. Dhe pikërisht si rezultat i punës sime, unë në pranverën e vitit të ardhshëm do të jem pjesë e një filmi gjigant, lirisht mund ta quaj ashtu.

KultPlus: Në anën tjetër, gjithë ky sukses nëpër filma të ndryshëm ju i shtuat angazhimeve tuaja edhe me rolin tuaj në serialin “O sa mirë”, pse tu desht seriali?
Adriana Matoshi:
Isha në një periudhë kur kisha nevojë të bëj dicka tjetër, të dalë pak prej roleve të rënda. Seriali më ka ndihmuar që të më njeh edhe një pjesë tjetër e popullit që nuk kanë mundësi me i pa filmat e mi, sepse ata filma jepen kryesisht nëpër festivale. Shfaqjet që i kam pas për dhjetë vjet nëpër teatro, është një pjesë shumë e vogël që i përcjellë, dhe pikërisht ky serial më ka bërë që të prekë një pjesë tjetër të audiencës. Në serial jam tepër e kënaqur, sepse audienca po ma kthen punën time me dashuri, e për me të dashtë sot dikush është goxha problem, dhe jam shumë e lumtur kur shoh reagimin e tyre kur më takojnë.

KultPlus: Dhe për fund, duke pasë parasysh se filmat në të cilët keni luajtur do të prezantohen në shumë shtete, sa beson që po këto role mund të sjellin ndonjë rol të madh në ndonjë projekt të huaj?
Adriana Matoshi:
Jetës kurrë nuk i dihet, pas filmit Babai kam pasë raste që të huajt veç më kanë piketuar, kurse në filmat e ardhshëm jam fytyrë kyçe dhe kam pas hapësirë që të tregoj vetën.
Unë nuk e parashoh të ardhmen time, por unë besoj në punën time, por nëse ndodhë ndonjë mrekulli me qenë pjesë e një filmit huaj, unë e di sigurt që nuk kam me i zhgënjyer. Unë kur jam në rol, harroj që jam edhe nënë, definitivisht harroj, falë mamit tim që është kujdes për fëmijët e mi. Nëse luaj në një film të huaj nuk kam me zhgënjyer as vetën, as familjen e as popullin e Kosovës./KultPlus.com

Shqipëria nominon filmin “Dita zë fill”, për çmimin Oscar

“Dita zë fill”, pati premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste, shkruan KultPlus.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë e “Filmit Më të mirë të Huaj”, në edicionin e 90-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Dita zë fill”, me regji dhe skenar të Gentian Koçit, një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhim i ARTALB FILM në bashkëprodhim me GRAAL FILMS, realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Qendrës Greke të Filmit, Eurimages, Ministrisë Shqiptare të Kulturës, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Bashkisë së Tiranës si dhe SEE Cinema Network.

“Dita zë fill”, pati premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste./KultPlus.com

Zvicra nominon filmin për Oscars (VIDEO)

“Die gottliche Ordnung”, është filmi me skenar dhe regji të Petra Biondine Volpe, që është nominuar nga Zvicra për çmimin prestigjioz Oscar, për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, shkruan KultPlus.

Filmi flet për Norën, një nënë amvise nga fshati, e cila bashkë me miqtë e saj vendosë për të luftuar për të drejtat e grave, ngjarje kjo që është vendosë në vitet e shtatëdhjeta. Filmi deri më tash është vlerësuar lartë nga kritika, duke marrë parasysh edhe çmimet e rëndësishme, tre sosh në festivalin prestigjioz Tribeca.

Lista e të nominuarve për çmimet Oscars do të bëhet më 23 janar të vitit 2018./KultPlus.com

John Bailey presidenti i ri i ‘Oscar’

Organizata profesionale ndërkombëtare ‘The Academy of Motion Picture Arts and Sciences’, e cila ndanë çmimet më të rëndësishme në fushën e artit si ‘Oscar’, ka emëruar presidentin e ri, shkruan Kult Plus.

Kinematografi i njohur amerikan John Bailey, u votua nga 54 anëtarët e bordit dhe u zgjodh president i kësaj akademie për mandat njëvjeçar, duke mposhtur aktoren e njohur amerikane Laura Dern.
Emërimi i John Bailey për president të akademisë së Oscar, zgjoi komente tek publiku, pasi ai nuk ka fituar asnjëherë çmimin Oscar në karrierën e tij filmike.

Për katër mandate njëvjeçare me radhë, president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, ishte Cherly Boone Isaacs, e cila ishte edhe presidentja e parë me ngjyrë në Oscar dhe femra e tretë në historinë 90 vjeçare të kësaj Akademie. /KultPlus.com