Shpallet data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars 2025”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet sërish drejtpërdrejt në rrjetin televiziv amerikan ABC.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA njofton se tapeti i kuq i natës më të madhe filmike të Hollivudit për vitin e ardhshëm do të hapet më 2 mars. Ky do të jetë edicion i i 97-të i çmimeve Oscar. 

Vihet re se ceremonia e këtij viti, e cila pati interes të veçantë për shkak të George Lanthimos dhe Alexander Payne, e cila u zhvillua më 10 mars, është ndjekur nga afërsisht 19.5 milionë shikues, një numër i rritur me rreth 4% krahasuar me një vit më parë, ndërsa është hera e tretë radhazi që tregon rritje të shikueshmërisë.

Sipas Variety, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet sërish drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv amerikan ABC.

Afati i fundit i paraqitjes për kategoritë e përgjithshme konkurimit është dita e enjte, 14 nëntor. Votimi paraprak për listat e ngushta në dhjetë kategori do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 dhjetor, ndërsa rezultatet do të shpallen më 17 dhjetor. Votimi për nominimet është caktuar në datat 8-12 janar 2025 me shpalljen zyrtare më 17 janar.

Ceremonia e shkëlqyer e Golden Globes 2025, e konsideruar si një pararendëse e Oscars pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pesëvjeçare me CBS, do të mbahet më 5 janar. /Liberale/KultPlus

Heidi Klum paraqitet në Oscars me fustanin magjik nga Valdrin Sahiti (FOTO)

Disenjatori shqiptar Valdrin Sahiti ka prezantuar punën e tij në ngjarjen e madhe të Oscars, shkruan KultPlus.

Është ylli i njohur Heidi Klum e cila shkëlqeu në këtë mbrëmje me një fustan tejet elegant të krijuar pikërisht nga Valdrin Sahiti.

Veshja me të cilën u prezantua Klum, shfaqte elegancë dhe tërheqtë vëmendjen dhe admirimin nga shikuesit.

Me një prekje të përkryer të detajeve, Sahiti arriti të vë në pah elegancën Heidi Klum në mënyrë të paimagjinueshme.

Ky është suksesi i radhës për disenjatorin shqiptar i cili deri më tani me punën e tij ka prekur skena prestigjioze duke bashkëpunuar me artistët më me nam në botë. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në Oscars, “Oppenheimer” me shtatë çmime, zhgënjen “Barbie”

Ishte një natë për të festuar për Oppenheimer dhe Poor Things pasi të dy filmat ishin fituesi i madh i Oscars 2024.

Është nata më e madhe në botën e filmit dhe, sërish, Oscars nuk zhgënjeu me një sërë fitoresh të mëdha për Oppenheimer dhe Poor Things, me emrin John Cena dhe – sigurisht – performancën e Ryan Gosling të I’m Just Ken.

Ndërkohë, zhgënjimi më i madh ka ardhur nga “Barbie”, filmi më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga tetë nominime, ka fituar vetëm një çmim – dhe atë jo një nga çmimet kryesore.

Kjo është lista e plotë e çmimeve në “Oscars 2024”:

Filmi më i mirë

“American Fiction”https://zeri.info/inarticle.html

“Anatomy of a Fall”

“Barbie”

“The Holdovers”

“Killers of the Flower Moon”

“Maestro”

“Oppenheimer”

“Past Lives”

“Poor Things”

“The Zone of Interest”

Aktori më i mirë në rol kryesor

Bradley Cooper, “Maestro”

Colman Domingo, “Rustin”

Paul Giamatti, “The Holdovers”

Cillian Murphy, “Oppenheimer”

Jeffrey Wright, “American Fiction”

Aktorja më e mirë në rol kryesor

Annette Bening, “Nyad”

Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon”

Sandra Hüller, “Anatomy of a Fall”

Carey Mulligan, “Maestro”

Emma Stone, “Poor Things”

Aktori më i mirë në rol dytësor

Sterling K. Brown, “American Fiction”

Robert De Niro, “Killers of the Flower Moon”

Robert Downey Jr., “Oppenheimer”

Ryan Gosling, “Barbie”

Mark Ruffalo, “Poor Things”

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Emily Blunt, “Oppenheimer”

Danielle Brooks, “The Color Purple”

America Ferrera, “Barbie”

Jodie Foster, “Nyad”

Da’Vine Joy Randolph, “The Holdovers”

Regjisori më i mirë

Justine Triet, “Anatomy of a Fall”

Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”

Christopher Nolan, “Oppenheimer”

Yorgos Lanthimos, “Poor Things”

Jonathan Glazer, “The Zone of Interest”

Kinematografia më e mirë

“El Conde”

“Killers of the Flower Moon”

“Maestro”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Filmi më i mirë ndërkombëtar

“The Teachers’ Lounge”, Gjermania

“Io Capitano”, Italia

“Perfect Days”, Japonia

“Society of the Snow”, Spanja

“The Zone of Interest”, Mbretëria e Bashkuar

Skenari më i mirë i përshtatur

“American Fiction”

“Barbie”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

“The Zone of Interest”

Skenari më i mirë origjinal

“Anatomy of a Fall”

“The Holdovers”

“Maestro”

“May December”

“Past Lives”

Filmi më i mirë ‘live action’

“The After”

“Invincible”

“Knight of Fortune”

“Red, White and Blue”

“The Wonderful Story of Henry Sugar”

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtë

“Letter to a Pig”

“Ninety-Five Senses”

“Our Uniform”

“Pachyderme”

“War Is Over! Inspired by the Music of John & Yoko”

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të gjatë

“The Boy and the Heron”

“Elemental”

“Nimona”

“Robot Dreams”

“Spider-Man: Across the Spider-Verse”

Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtë

“The ABCs of Book Banning”

“The Barber of Little Rock”

“Island in Between”

“The Last Repair Shop”

“Nëi Nai & Wài Pó”

Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë

“Bobi Wine: The People’s President”

“The Eternal Memory”

“Four Daughters”

“To Kill a Tiger”

“20 Days in Mariupol”

Kolona zanore më e mirë

“The Fire Inside” from “Flamin’ Hot”

“I’m Just Ken” from “Barbie”

“It Never Went Away” from “American Symphony”

“Wahzhazhe (A Song for My People)” from “Killers of the Flower Moon”

“What Was I Made For?” from “Barbie”

Partitura muzikore më e mirë

“American Fiction”

“Indiana Jones and the Dial of Destiny”

“Killers of the Flower Moon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Makjiazhi dhe flokët më të mira

“Golda”

“Maestro”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

“Society of the Snow”

Kostumografia më e mirë

“Barbie”

“Killers of the Flower Moon”

“Napoleon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Editimi më i mirë

“Anatomy of a Fall”

“The Holdovers”

“Killers of the Flower Moon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Zërimi/Audio më e mirë

“The Creator”

“Maestro”

“Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One”

“Oppenheimer”

“The Zone of Interest”

Skenografia më e mirë

“Barbie”

“Killers of the Flower Moon”

“Napoleon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Efektet vizuele më të mira

“The Creator”

“Godzilla Minus One”

“Guardians of the Galaxy Vol. 3”

“Mission: Impossible — Dead Reckoning Part One”

“Napoleon”. / KultPlus.com

Sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars

Sot, mbahet edicioni i 96-të i çmimeve Oscars, ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në botën e kinematografisë.

“Oppenheimer” i Christopher Nolan kryeson listën me gjithsej 13 nominime, “Poor Things” i Yorgos Lanthimos me 11 nomnime dhe “Killers of the Flower Moon” i Martin Scorsese me 10 nominime.

Sipas një parashikimi të The Guardian, filmi i realizuar nga Christopher Nolan, “Oppenheimer”, pritet të rrëmbejë çmimet kryesore, duke përfshirë edhe kategorinë “Best Picture” (Filmi më i mirë).

Mediumi britanik The Guardian kategorizoi një parashikim se cilat çmime mund të fitoj filmi më i nominuar “Oppenheimer” dhe si qëndron ky parashikim me filmat tjerë, në dy aspekte. Njëri parashikon se kush do të fitojë çmimin dhe i dyti se kush duhet të fitojë çmimin. Kjo është lista e parashikimeve për disa nominime kryesore:

“Best picture” (Filmi më i mirë)

Do të fitojë : Oppenheimer

Duhet të fitojë: Poor Things.

“Regjisori më i mirë”

Do të fitojë: Christopher Nolan, i filmit Oppenheimer

Duhet të fitojë: Jonathan Glazer, i filmit The Zone of Interest

“Aktori më i mirë”

Do të fitojë: Cillian Murphy, Oppenheimer

Duhet të fitojë: Paul Giamatti për The Holdovers

“Aktorja më e mirë”

Do të fitojë: Emma Stone për rolin e saj në Poor Things

Duhet të fitojë: Emma Stone për rolin e saj në Poor Things

“Aktori më i mirë për rolin dytësor”

Do të fitojë: Robert Downey Jr për rolin e tij në Oppenheimer

Duhet të fitojë: Ryan Gosling për rolin e tij në filmin Barbie

“Aktorja më e mirë në rol dytësor”

Do të fitojë: Da’vine Joy Randolph për rolin e saj në The Holdovers

Duhet të fitojë: Da’vine Joy Randolph për rolin e saj në The Holdovers

“Filmi më i mirë i animuar”

Do të fitojë: The Boy and the Heron

Duhet të fitojë: The Boy and the Heron

“Skenari më i mirë i përshtatur”

Do të fitojë: Jonathan Glazer për filmin The Zone of Interest

Duhet të fitojë: Jonathan Glazer për filmin The Zone of Interest

“Skenari më i mirë origjinal”

Do të fitojë: Justine Triet për filmin Anatomy of a Fall

Duhet të fitojë: Celine Song për filmin Past Lives

Dokumentari më i mirë

Do të fitojë: Mstyslav Chernov për dokumentarin 20 days in Mariupol

Duhet të fitojë: Mstyslav Chernov për dokumentarin 20 days in Mariupol

Filmi më i mirë ndërkombëtar

Do të fitojë: The Zone of Interest

Duhet të fitojë: The Zone of Interest

Dizajni më i mirë i prodhimit

Do të fitojnë: Sarah Greenwood dhe Katie Spencer për filmin Barbie

Duhet të fitojnë: Shona Heath dhe James Price for filmin Poor Things

Kinematografia më e mirë

Do të fitojë: Hoyte van Hoytema për filmin Oppenheimer

Duhet të fitojë: Robbie Ryan për filmin Poor Things

Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve

Do të fitojnë: Kazu Hiro, Kay Georgiou dhe Lori McCoy-Bell për filmin Maestro

Duhet të fitojnë: Nadia Stacey, Mark Coulier dhe Josh Weston për filmin Poor Things

Dizajni më i mirë i kostumeve

Do të fitojë: Jacqueline Duran për filmin Barbie

Duhet të fitojë: Holly Waddington për filmin Poor Things

Kategoria për editimin më të mirë

Do të fitojë: Jennifer Lame për filmin Oppenheimer

Duhet të fitojnë: Thelma Schoonmaker për filmin Killers of the Flower Moon.

Ndërsa, sa i përketë listës së prezantuesve të cilët do të paraqiten në Oscar 2024 janë si në vijim:

Bad Bunny
Americ Ferrera
Mahershala Ali
Brendan Fraser
Ariana Grande
Zendaya
Emily Blunt
Nicolas Cage
Jamie Lee Curtis
Cynthia Erivo
Sally Field
Ryan Gosling
Chris Hemsworth
Duein Xhonson
Michael Keaton
Regina King
Ben Kingsley
Jessica Lange
Jennifer Lawrence
Melissa McCarthy
Matthew McConaughey
Kate McKinnon
Rita Moreno
John Mulaney
Catherine O’Hara
Lupita Nyong’o
Al Pacino
Michelle Pfeiffer
Ke Huy Quan
Issa Rae
Tim Robbins
Sam Rockwell
Octavia Spencer
Steven Spielberg
Mary Steenburgen
Charlize Theron
Christoph Waltz
Forest Whitaker
Anya Taylor-Joy
Michelle Yeoh
Ramy Youssef/KultPlus.com

Ryan Gosling do të interpretojë “I’m Just Ken” në çmimet “Oscar”

Ryan Gosling do të performojë live këngën e nominuar për Oscar “I’m Just Ken” nga filmi “Barbie” në natën e madhe të 96-të të Çmimeve të Akademisë.

Pas disa muajsh pasigurie rreth paraqitjes dhe performancës së Ryan Gosling të “I’m Just Ken” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Variety ka konfirmuar se aktori do t’i bashkohet Mark Ronson në skenën e Oscars.

Aktori kanadez fitoi një nominim për aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e tij si Ken në filmin “Barbie” dhe është nominuar për këngën më të mirë origjinale – për “I’m Just Ken” dhe “What Was I Made For?” nga Billie Eilish.

Mark Ronson, i cili bashkë-shkruan këngën me Andrew Wyatt, kur u pyet më parë nga The Hollywood Reporter nëse donte që kënga të debutonte në Oscars, tha se ai dhe pjesa tjetër e ekipit ” do të donin më shumë se çdo gjë tjetër për Ryan. për të realizuar këngën” dhe zbuloi se për aktorin “ishte ëndrra e tij që në ditën e parë që ishte në studio”.

Nata e fundit e filmit do të zhvillohet më 10 mars, e organizuar për herë të katërt nga Jimmy Kimmel./KultPlus.com

Oscars me çmim të ri nga viti 2026

Një Oscar i ri për kastin më të mirë do të prezantohet nga viti 2026, kanë njoftuar organizatorët e Academy Awards.

Do të jetë kategoria e parë e re konkurruese në ceremoni që kur u shtua filmi më i mirë i animuar në 2002, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Drejtorët e kastit kanë bërë fushatë në vitet e fundit për t’u njohur në mënyrën se si janë zanatet e tjera të filmit si zëri, kostumet, flokët dhe grimi.

Në një deklaratë, drejtuesit e Akademisë thanë se drejtuesit e kastit “luajnë një rol thelbësor në krijimin e filmave”./KultPlus.com

Reagon eksperti i Oscars: Mospërfshirja e “Barbie” në Oscar diskriminim, do të mbahet mend gjatë

Shumë u befasuan nga “mosveprimet e profilit të lartë”, thotë drejtuesi i Turner Classic Movies dhe autori i ’50 Netëve Oscar’, Dave Karger.

Në një artikull të azhurnuar më 25 janar 2024, flitet për mospërfshirjen e Margot Robbie dhe Greta Gerwig në nominimet e “Oscars” për vitin 2024, të cilat sipas ekspertit Dave Karger, nuk do të harrohen lehtësisht.

“Nuk është padyshim një pamje e mirë që anëtarët e Akademisë lanë jashtë Greta Gerwig dhe Margot Robbie për regjinë dhe luajtjen në një film që ka të bëjë kryesisht me atë se sa gratë mbresëlënëse janë shpesh të margjinalizuara,” thotë Dave Karger, prezantues i Turner Classic Movies dhe autor i 50 Netëve Oscar. .

Karger po i referohet Barbie, filmi i arkëtuar që u bë filmi me fitimet më të larta të vitit 2023 pas publikimit të tij në korrik. Komedia siguroi tetë nominime për çmimin Oscar këtë vit, duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor për Ryan Gosling dhe aktoren më të mirë dytësore për America Ferrera.

Por çuditërisht, ylli dhe bashkëproducenti Robbie, 33 vjeç, nuk u njoh në kategorinë e aktores më të mirë dhe Gerwig, 40 vjeç, u la jashtë në mesin e kandidatëve për regjisorin më të mirë.

“Edhe pse ata të dy morën nominime për punën e tyre në Barbie në kategori të tjera, këto dy lëshime të profilit të lartë do të mbahen mend – dhe do të thumbojnë – për një kohë të gjatë”, thotë Karger për PEOPLE.

Filmi “Barbie” mund të ketë vuajtur nga natyra e tij komike, dhe ndoshta nga një paragjykim i akademisë kundër komedive të vërteta dhe në favor të dramave më të rënda. Gerwig ka marrë nominime për regji nga ceremonitë e njohura të çmimeve si: “Directors Guild of America”, “Golden Globes” dhe “Critics Choice Awards” më herët gjatë këtij viti. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Noah Baumbach, janë të nominuar për çmimin “Skenari më i mirë i përshtatur” në “Oscars 2024”.

Nga ana tjetër, Margot Robbie ka siguruar shumë çmime këtë vit për rolin e saj kryesor në “Barbie”, përfshirë nominime në “Golden Globe Awards” dhe “Critics Choice Awards”. Ajo është e ligjshme për një “Oscar” këtë vit si bashkëprodhuese e filmit, pasi ky i fundit është në garë për filmin më të mirë të vitit.

Aktori Ryan Gosling, i cili luan rolin e Ken-it në filmin “Barbie”, shprehu zhgënjimin e tij të fortë që Robbie dhe Gerwig nuk u nominuan në kategoritë përkatëse. Ndërkohë, aktorja America Ferrera, e cila luajti rolin e Glorias në film, tha se ishte “shumë e zhgënjyer” që koleget e saj femra nuk morën nominimet e merituara.

Ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve “Oscars”, e cila do të prezantohet nga Jimmy Kimmel, do të transmetohen drejtpërdrejt të dielën, më 10 mars, direkt nga “Dolby Theatre” në Hollywood, California, duke filluar në orën 7 p.m. / KultPlus.com

Këta janë filmat e Kosovës që as komisioni nuk i dha dritën e gjelbër drejt rrugës për Oscars

Këtë vit, Kosova nuk ka propozuar asnjë film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024. E këtë vendim, anëtarët e komisionin e morën me arsyetimin se nuk kishte prurje adekuate, shkruan KultPlus.

 Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues i përbërë nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada ka konstatuar se veprat në konkurrencë deshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi.

Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova.

Filmat kosovarë të cilët u ofruan për komitetin selektues ishin ‘The Land Within’ nga regjisori Fisnik Maxville, ‘The Albanian Virgin’ nga regjisori Bujar Alimani, ‘I love you more’ nga regjisori Erblin Nushi dhe dokumentari ‘Aktorët e Kanës’ nga regjisori Mentor Spahiu.

Asnjëri nga këto propozime nuk u panë të denjë nga komiteti selektues për të propozuar për garën më të madhe të filmit në botë ‘Oscars 2024’./KultPlus.com

PriFest prezanton filmin përmbyllës të programit kryesor garues

PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – do ta mbyll programin garues të filmit të metrazhit të gjatë në edicionin e 15-të të festivalit, me shfaqjen e filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, të regjisorit Gentian Koçi dhe producente Blerina Hankollari, përcjell KultPlus.

Drejtori i festivalit Fatos Berisha shprehi gëzimin e tij që Programi Garues i filmave Ballkanik do të mbyllet me një koproduksion të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur që sivjet do ta hapim dhe mbyllim programin garues me filma që janë koproduksione me Kosovën”, tha ai. “Për më tepër, këta filma veç se janë dëshmuar me premiera botërore në festivale të kategorisë A”.

Shfaqja e “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” demonstron përsëri përkushtimin e festivalit për të sjellur para publikut filma që festojnë trashëgiminë e pasur kinematografike të rajonit.

Ky film është përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë në Oscars.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është produkt i një bashkëpunimi mbresëlënës ndërmjet Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës. Në film luajnë aktorë të shquar si Edgar Morais, Rafael Morais dhe Drita Kabashi, aktore me origjinë nga Kosova e cila po luan për herë të parë në një film në gjuhën shqipe.

Disa prej aktorëve tjerë nga Kosova që luajnë në film janë Shkumbin Istrefi, Hajat Toçilla dhe Alban Goranci. Producent kosovar i filmit është Liridon Cahani.

Ky film është përkrahur nga Qendrat Kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Filmi e dërgon audiencën në një udhëtim emocional në Tiranën e sotme. Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë në të tridhjetat, që nuk dëgjojnë që nga lindja, jetojnë nën të njëjtën çati. Ana, e dashura e Gëzimit, një vajzë tejet e hareshme, i viziton ata shumë shpesh. Një mbrëmje, Agimi në timon, duke u kthyer në shtëpi bashkë me Gëzimin, kur papritur shikimi i tij turbullohet. Për pak sa nuk ndodh një aksident fatal! Tek okulisti, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje shumë të rrallë gjenetike, ata do të verbohen me shpejtësi të ndryshme, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Të zhytur ngadalë drejt një errësire të heshtur e të padurueshme, në pamundësi për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me botën, me Anën të vetme përkrah tyre, dy vëllezërit duhet të marrin së bashku një vendim të fortë rreth një filxhani kafeje, me këpucë të reja veshur.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” e pati premierën botërore në programin kryesor garues të Tallinn Film Festival.

PriFest ka kënaqësinë ta prezantojë premierën kosovare të “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” në edicionin e 15-të. PriFest do të vazhdojë me përkushtim ta promovojë kinemanë kosovare dhe rajonale, si dhe filmbërësit e saj.

Nga 12 deri më 17 shtator, PriFest do të shfaq një përzgjedhje të shkëlqyeshme të filmave, kështu që ruani datat dhe ejani ta shijojmë së bashku mrekullinë e filmit. / KultPlus.com

QKK-ja hapë thirrjen për propozime për edicionin e 96 të çmimeve OSCARS

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. 

Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023. 

Në periudhën kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë e cila konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release). 

Filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, realizojnë shfaqje publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashta kinemave konsiderohen të jetë (por nuk kufizohet vetëm në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarjet të DVD-ve, shpërndarjet gjatë fluturimeve ajrore, transmetimet në internet etj.

Në linkun e mëposhtëm gjeni detajet e tjera rreth aplikimit:

https://docs.google.com/viewer?url=https%3A%2F%2Fwww.oscars.org%2Fsites%2Foscars%2Ffiles%2F96o_complete_rules.pdf

Propozimet mund t’i dërgoni përmes postës elektronike në: [email protected]

Apo fizikisht në: Qendra Kinematografike e Kosovës
Rruga UÇK Nr. 273
10000 Prishtina
Kosova

Afati i fundit për aplikim është 5 gusht 2023, ora 16:00. / KultPlus.com

“OSCARS 2023”, 18.7 milionë shikime,  tejkalon shifrat e vitit të kaluar

“Oscars 2023” kishte shikueshmërinë më të mirë në tre vjet sipas “Nielsen Company”, e cila deklaroi se ky edicion i Çmimeve të Akademisë grumbulloi 18.7 milionë shikues, duke kaluar ngjarjet e famshme: “Grammy, Emmy dhe Golden Globes”. Sipas raportimeve të mediave të huaja, shikueshmëria ishte nga të rriturit nga mosha 18 deri në 49 vjeç dhe tejkaloi tre ngjarjet e fundit. “Grammy” grumbulloi 12.5 milionë shikues, “Emmys” që u mbajtën në Shtator kishin 5.9 milionë shikues dhe “Golden Globes” morën 6.3 milionë shikime në Janar.

Ceremonia e së dielës po luftonte me “The Last of Us” të HBO -së, i cili kishte finalen e sezonit në të njëjtën kohë me shfaqjen e çmimeve dhe sipas Variety, ajo gjithashtu theu një rekord të vetin duke pasur 8.2 milionë njerëz. Për herë të parë që nga viti 2018, “Oscars” u rrit me 12% nga vlerësimet e vitit të kaluar. Çmimet “Oscar” me shikueshmëri të madhe ishin në vitin 1998 kur “Titanic” fitoi ‘çmimin e filmit më të mirë duke u rrëmbyer në vëmendjen e 55.3 milionë njerëzve, ndërsa shifrat më të këqija ishin në vitin 2021 me 10.4 milionë.

Kush janë personazhet që janë të ndaluar të marrin pjesë në Oscars

Oscars këtë vit do të bashkojë yjet më të shquar në industrinë e argëtimit nën çatinë e Teatrit Dolby, i cili ka qenë vendi i ceremonisë që nga viti 2002. Megjithatë, marrja e një ftese për këtë ngjarje nuk është garanci për çdo personazh të famshëm të Hollywoodit.

Në të kaluarën, disa emra të mëdhenj e gjetën veten të ndaluar të marrin pjesë në Oscars. Will Smith është më i fundit. Aktor goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë Oscars, pasi ai bëri shaka për gruan e Will, Jada Pinkett Smith. Çmimet Oscar njoftuan menjëherë se Will nuk do lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të organizuar nga Akademia për dhjetë vitet e ardhshme.

Richard Gere u ndalua për 20 vjet. Në vitin 1993, Richard denoncoi qeverinë kineze gjatë paraqitjes së tij në Oscars, ku ai duhej të prezantonte vetëm cmimin për Regjinë Artistike. Aktori shprehu zhgënjimin e tij për konfliktin e vazhdueshëm të Kinës me Tibetin dhe sugjeroi që Kina të tërheqë trupat e saj dhe të lejojë Tibetin të jetë i pavarur. Akademia e konsideroi këtë deklaratë shumë të diskutueshme dhe e ndaloi të merrte pjesë në Oscar për dy dekada.

Carmine Caridi, aktori i The Godfather Part II, u bë personi i parë që u përjashtua fare nga Akademia. Në vitin 2004, ai u kap duke prodhuar kopje të ekraneve paraprake të filmave të nominuar. FBI e hetoi aktorin pasi u zbuluan se kopjet e The Last Samurai, Mystic River dhe Master and Commander: The Larg Side of the World ishin gjurmuar tek ai.

Bill Cosby u ndalua pas akuzave për sulm se*sual, ndërsa regjisori Roman Polanski u përjashtua në vitin 2018 pasi ai u akuzua për abuzimiin e një vajze 13-vjeçare. Harvey Weinstein u ndaluanë 2017 pasi u akuzua për  sulm se*suale./Lapsi.al

Tapeti i “Oscars” nuk do të jetë më i kuq

Është hera e parë që po ndryshohet ngjyra e tapetit në ceremoninë e Oscars, dhe mund të thuhet se ky është ndryshimi më i madh, pasi që cdo ceremoni e ngjashme është përcjellë me ngjyrën e kuqe, shkruan KultPlus.

Tapeti i kuq në ceremoninë e Oscars është përdorë qysh prej vitit 1961, kurse java e fundit ka gjete organizatorët me përgatitjet e ceremonisë që do të mbahet të dielën, dhe përgatitjet kanë shpërfaqë edhe ndryshimin e ngjyrës së tapetit të kuq. Tapeti tashmë do të ketë ngjyrën e shampanjës.

Poashtu një ndryshim tjetër është se këtë vit parakalimi në tapet nuk do të jetë vetëm në ambient të hapur, pasi që parakalimi do të përfshijë edhe një pjesë të mbyllur. Organizatorët kanë potencuar se një pjesë do të mbyllet për shkak të kushteve klimatike, por edhe për sesionin e fotografive. Më herët ka pas ankesa se fotografitë nuk kishin shumë hijeshi nën reflektimin e diellit, përderisa ata ishin të veshur për ceremoni të mbrëmjes./ KultPlus.com

Çmimet Oscars refuzojnë për herë të dytë ofertën e Zelensky për t’u shfaqur në ceremoni

Për herë të dytë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet Oscar kanë refuzuar ofertën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të bërë një paraqitje virtuale në televizion.

Zelensky është i njohur për paraqitjet e shpeshta virtuale në disa nga shfaqjet dhe festivalet më prestigjioze në të gjithë Evropën dhe SHBA, duke përfshirë Bursën e Nju Jorkut. Ai u shfaq në të dy festivalet e filmit në Kanë dhe Venecia, si dhe në çmimet Grammy.

Udhëheqësi ukrainas u shfaq në çmimet Golden Globes në janar dhe u prezantua nga aktori amerikan Sean Penn. Zelensky u zotua se Ukraina do të fitojë luftën kundër Rusisë, ndërsa përshëndeti “njerëzit e lirë të botës së lire, ata që u bashkuan rreth mbështetjes së popullit të lirë ukrainas”. Dhe vetëm një muaj më parë, ai bëri një paraqitje virtuale në Festivalin prestigjioz të Filmit në Berlin në Gjermani.

Megjithatë, çmimet Oscar kanë refuzuar, për të dytin vit radhazi këtë herë, t’i ofrojnë liderit ukrainas pak kohë për t’u shfaqur në televizion.

Sipas Variety, agjenti i energjisë WME, Mike Simpson, bëri kërkesën për të përfshirë Zelensky në transmetim, por kjo kërkesë u refuzua./abcnews.al/ KultPlus.com

“Oscars” merr masa për shfaqjen e vitit 2023 pas shuplakës së Will Smith

“Oscar” këtë vit do të shtojë një “ekip krize” në rast se shfaqja e çmimeve tronditet nga një tjetër skandal si ai i shuplakës së Will Smith.

Një ekip profesionistësh të reagimit të shpejtë do të jenë në terren në ndarjen e çmimeve të Akademisë , që do të zhvillohet në Los Anxhelos më 12 mars.

“Për shkak të vitit të kaluar, ne kemi hapur mendjen për shumë gjëra që mund të ndodhin në Oscars”, tha CEO i Akademisë së Shkencave dhe Filmave, Bill Kramer.

“Por këto plane krizash – ekipet dhe strukturat e komunikimit që ne kemi – na lejojnë të themi se ky është grupi që duhet ta mbledhim shumë shpejt. Kështu bashkohemi të gjithë”, tha Kramer.

Masa e re vjen pasi Will Smith doli me famëkeq në skenë në shfaqjen e çmimeve 2022 dhe goditi prezantuesin Chris Rock në fytyrë për një shaka që bëri për Jada Pinkett Smith .

Atë mbrëmje, Smith fitojë çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij kryesor në King Richard.

Gati dy javë pas incidentit, Akademia u mblodh për të diskutuar se si do ta trajtonin situatën. Më në fund u vendos që Smith do të ndalohej të merrte pjesë në Oscars dhe të gjitha ngjarjet e lidhura me Akademinë për 10 vitet e ardhshme .

Pak ditë më parë, Smith i dërgoi një letër dorëheqjes Akademisë, duke e hequr atë nga anëtarësimi në organin e çmimeve Oscars.

Ceremonia e këtij viti do të drejtohet nga Jimmy Kimmel, për të cilin Kramer tha se është një “zgjedhje e sigurt” sepse ai “di si të trajtojë televizionin dhe një audiencë të drejtpërdrejtë”. / KultPlus.com

Filmi gjerman “All Quiet on the Western Front” në garë për 8 çmime në ‘Oscars 2023’

Janë shpallur nominimet për çmimet Oscars 2023. “All Quiet on the Western Front” është filmi më i spikatur në këtë edicion, një produksioni i cili është kandidat për 8 çmime.

Ky produksion gjerman i regjisorit Eduard Berger bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër nga Erich Maria Remarque dhe tregon historinë tronditëse të një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore.

Filmi që pati premierën në shtator të vitit që lamë pas është nominuar në kategoritë: Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Grim, Tingull, Skenar i Përshtatur, Skenar Origjinal, Muzikë Origjinale, Efekte Vizuale, Kinematografi dhe Dizajn Produksioni.

Teksa të tjerë filma janë po ashtu në garën për të rrëmbyer një OSCARS në këtë edicion.

Për fotografinë më të mirë janë nominuar filma si:

“Everything Everywhere All at Once”, “The Fabelmans”, “Babylon”, “Tár, Top Gun: Maverick”. “The Banshees of Inisherin”, “Avatar: The Way of Water”, “Elvis”, “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, “Triangle of Sadness”.

Regjisori më i mirë pritet të ndahet mes emrave:

Steven Spielberg, “The Fabelmans”, James Cameron, “Avatar: The Way of Water”, Daniel Kwan and Daniel Scheinert, “Everything Everywhere All at Once”, Damien Chazelle, “Babylon S.S”. Rajamouli, “RRR”.

Aktori më i mirë mes:

Colin Farrell, “The Banshees of Inisherin”, Austin Butler, “Elvis”, Bill Nighy, “Living”, Brendan Fraser, “The Whale”, Paul Mescal, “Aftersun”.

Aktorja më e mirë mes:

Cate Blanchett, “Tár”, Michelle Yeoh, “Everything Everywhere All at Once”, Michelle Williams, “The Fabelmans”, Viola Davis, “The Woman King”, Margot Robbie, “Babylon”.

95 Academy Awards do të mbahen më 13 mars, në Dolby Teatre, në Los Angeles./euronews.al/ KultPlus.com

epa09851901 An Oscar statue on the red carpet as preparations continue for the 94th annual Academy Awards ceremony at the Dolby Theatre Dolby Theatre in Hollywood, Los Angeles, California, USA, 26 March 2022. The Oscars are presented for outstanding individual or collective efforts in filmmaking in 24 categories. EPA/JOHN G. MABANGLO

Publikohet lista e ngushtë e nominimeve për ‘Oscars’, asnjë film nga rajoni në këtë listë

Ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në në zbulimin e nominimeve për edicionin  e 95-të të çmimeve Oscars, transmeton KultPlus.

Së fundi Academy Awards ka shpallur listën e ngushtë për 10 kategoritë: Film me metrazh të gjatë dokumentar, Film me metrazh të shkurtër dokumentar, Film ndërkombëtar artistik, grim dhe stil flokësh, muzikë (pika origjinale), muzikë (kënga origjinale), Film i shkurtër i animuar, Film i shkurtër me veprim të drejtpërdrejtë, tingull dhe efekte vizuale.

Ndërkaq, filmi kosovar ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, ishte i përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati që propozoi Kosova në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023, por që nuk ka arritur të hyjë në listën e ngushtë të nominimeve.

Çdo listë e ngushtë përcaktohet nga anëtarët e asaj dege përkatëse, me përjashtim të Filmit Ndërkombëtar.

Nominimet për çmimet e 95-ta të Academy Awards do të shpallen të martën, më 24 janar 2023, ndërsa ceremonia e çmimeve Oscars do të mbahet të dielën, më 12 mars 2023, në Teatrin Dolby në Ovation Hollywood dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC dhe në më shumë se 200 territore në mbarë botën.

Në vijim mund të shihni listën e shkurtë të nominimeve për 10 kategori:

Film dokumentar i metrazhit të gjatë

All That Breathes
All the Beauty and the Bloodshed
Bad Axe
Children of the Mist
Descendant
Fire of Love
Hallelujah: Leonard Cohen, a Journey, a Song
Hidden Letters
A House Made of Splinters
The Janes
Last Flight Home
Moonage Daydream
Navalny
Retrograde
The Territory

Film Ndërkombëtar Artistik (Filmat janë rënditur bashkë me vendin nga vijnë)

Argjentina, Argentina, 1985
Austria, Corsage
Belgjika, Close
Kamboxhia, Return to Seoul
Danimarka, Holy Spider
Franca, Saint Omer
Gjermania, All Quiet on the Western Front
India, Last Film Show
Irlanda, The Quiet Girl
Meksika, Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths
Maroku, The Blue Caftan
Pakistani, Joyland
Polonia, EO
Korea e Jugut, Decision to Leave
Suedia, Cairo Conspiracy

Grim dhe stilim flokësh

All Quiet on the Western Front
Amsterdam
Babylon
The Batman
Black Panther: Wakanda Forever
Blonde
Crimes of the Future
Elvis
Emancipation
The Whale

Muzika (pika origjinale)

All Quiet on the Western Front
Avatar: The Way of Water
Babylon
The Banshees of Inisherin
Black Panther: Wakanda Forever
Devotion
Don’t Worry Darling
Everything Everywhere All at Once
The Fabelmans
Glass Onion: A Knives Out Mystery
Guillermo del Toro’s Pinocchio
Nope
She Said
The Woman King
Women Talking

Muzika (Kënga origjinale)

Time” from Amsterdam
“Nothing Is Lost (You Give Me Strength)” from Avatar: The Way of Water
“Lift Me Up” from Black Panther: Wakanda Forever
“This Is A Life” from Everything Everywhere All at Once
“Ciao Papa” from Guillermo del Toro’s Pinocchio
“Til You’re Home” from A Man Called Otto
“Naatu Naatu” from RRR
“My Mind & Me” from Selena Gomez: My Mind & Me
“Good Afternoon” from Spirited
“Applause” from Tell It like a Woman
“Stand Up” from Till
“Hold My Hand” from Top Gun: Maverick
“Dust & Ash” from The Voice of Dust and Ash
“Carolina” from Where the Crawdads Sing
“New Body Rhumba” from White Noise

Film i Shkurtë i Animuar

Black Slide
The Boy, the Mole, the Fox and the Horse
The Debutante
The Flying Sailor
The Garbage Man
Ice Merchants
It’s Nice in Here
More than I Want to Remember
My Year of Dicks
New Moon
An Ostrich Told Me the World Is Fake and I Think I Believe It
Passenger
Save Ralph
Sierra
Steakhouse

Film i shkurtër me veprim të drejtpërdrejtë

All in Favor
Almost Home
An Irish Goodbye
Ivalu
Le Pupille
The Lone Wolf
Nakam
Night Ride
Plastic Killer
The Red Suitcase
The Right Words
Sideral
The Treatment
Tula
Warsha

Tingulli

All Quiet on the Western Front
Avatar: The Way of Water
Babylon
The Batman
Black Panther: Wakanda Forever
Elvis
Everything Everywhere All at Once
Guillermo del Toro’s Pinocchio
Moonage Daydream
Top Gun: Maverick

Efektet vizuale

All Quiet on the Western Front
Avatar: The Way of Water
The Batman
Black Panther: Wakanda Forever
Doctor Strange in the Multiverse of Madness
Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore
Jurassic World Dominion
Nope
Thirteen Lives
Top Gun: Maverick
./ KultPlus.com

Rusia bojkoton çmimet “Oscar”, ndërsa izolimi kulturor po thellohet

Rusia nuk do të paraqesë një kandidaturë për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar të “Oscars” këtë vit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Akademia Ruse të hënën (26 shtator) dhe e raportuar nga AFP, thuhet: “Presidiumi i Akademisë së Filmit të Rusisë ka vendosur të mos nominojë një film kombëtar për çmimin Oscar të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit në vitin 2022”, transmeton KultPlus.

Pavel Chukhray, kryetari i komitetit rus të “Oscar”, dha dorëheqjen të martën e kaluar (20 shtator) në shenjë proteste ndaj bojkotit.

Në një letër të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ai tha se vendimi për të mos dorëzuar një film në Oscar ishte “ilegal” dhe “i marrë pas shpine [të tij]”. “Udhëheqja e Akademisë vendosi në mënyrë të njëanshme të mos nominojë një film rus për nominimin për Oscar”, tha ai.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia ka fituar një herë “Oscar” në 1994 me “Burnt By The Sun” të Nikita Mikhalkov dhe është nominuar gjashtë herë të tjera.

Mikhalkov, i cili drejton Unionin e Kinematografëve Rusë, ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe së fundmi kundërshtoi pjesëmarrjen e vendit në Çmimet e Akademisë.

“Më duket se zgjedhja e një filmi që do të përfaqësojë Rusinë në një vend, i cili aktualisht mohon ekzistencën e Rusisë, thjesht nuk ka kuptim”, tha ai për TASS.

Pak filma të mëdhenj rusë janë shfaqur në qarkun e festivalit këtë vit, megjithëse “Tchaikovsky’s Wife” e Kirill Serebrennikov debutoi në Kanë dhe “Fairytale” e Alexander Sokurov u shfaq premierë në Lokarno.

Nominimet për “Oscar” do të shpallen më 24 janar, ndërsa çmimet do të zhvillohen më 12 mars. /KultPlus.com

Fotografia: Matt Sayles/Invision/AP

Chris Rock refuzon ofertën për të organizuar sërish Oscars-in

Komediani amerikan Chris Rock thuhet se ka refuzuar një ofertë për të organizuar eventin ‘’Oscars’’ të vitit të ardhshëm, shkruan BBC.

‘’Gjatë një shfaqje stand-up të dielën mbrëma në Phoenix, Arizona organizatorët e çmimeve i kishin kërkuar që të kthehej si mikpritës për herë të tretë (ai më parë kishte qenë prezantues në 2005 dhe 2016)’’, bëri të ditur ai.

Në fillim të këtij viti Rock, duke prezantuar çmimin për dokumentarin, u godit në skenë nga aktori Will Smith, menjëherë pas marrjes së çmimit për aktorin më të mirë, pasi Rock bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Gjatë emisionit të tij, Rock dyshohet se e krahasoi pranimin e koncertit pritës me kthimin në një skenë krimi, duke iu referuar gjyqit të vrasjes së OJ Simpson.

‘’Kthimi në Oscar do të ishte si t’i kërkonit Nicole Brown Simpson të “kthehej në restorant”, theksoi Chris Rock.

Në prill, Bordi i Akademisë e ndaloi Smithin nga Oscars ose ndonjë ngjarje të Akademisë për 10 vjet, ndërsa një javë më parë, Smith kishte dhënë dorëheqjen nga akademia. / KultPlus.com

Oscars i kërkon falje aktores pas 50 vitesh

Akademia Oscars i ka kërkuar falje Sacheen Littlefeather, një gruaje vendase amerikane që u përshëndet nga skena gati 50 vjet më parë.

Aktivistja dhe aktorja u shfaq në TV live në 1973 për të refuzuar një Oscar që Marlon Brando fitoi për The Godfather.

Brando refuzoi çmimin për aktorin më të mirë për shkak të keqinterpretimit të amerikanëve vendas nga industria e filmit në SHBA – dhe dërgoi Littlefeather në vendin e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Akademia tha se Littlefeather duroi abuzim “të pajustifikuar” pas fjalimit të saj të shkurtër.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të jetoj për të parë ditën kur do ta dëgjoja këtë”, tha ajo për Hollywood Reporter.

Littlefeather, asokohe 26 vjeçe, u turpërua dhe u shmang nga Akademia Oscars pas fjalimit të saj në çmime.

Fjalimi i saj ishte, thanë organizatorët, deklarata e parë politike në ceremoninë televizive – duke filluar një trend që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Duke u prezantuar në emër të Brandos – i cili shkroi “një fjalim shumë të gjatë” – ajo i tha shkurt audiencës “se ai me shumë keqardhje nuk mund ta pranojë këtë çmim shumë bujar”.

“Dhe arsyet për këtë janë trajtimi i indianëve amerikanë sot nga industria e filmit dhe në televizion në rishfaqjet e filmave, si dhe me ngjarjet e fundit në Gjurin e plagosur,” tha ajo – duke iu referuar një përplasjeje të dhunshme me agjentët federalë, në një vend me rëndësi të konsiderueshme për popullin Sioux.

Brando kishte shkruar një fjalim shumë më të gjatë, por Littlefeather u udhëzua nga ekipi i prodhimit të ceremonisë së çmimit që ta mbante fjalimin në 60 sekonda. / KultPlus.com

Si e mori emrin çmimi Oscar?

Kinemaja lindi zyrtarisht më 28 dhjetor 1895, me shfaqjen e parë nga vëllezërit Lumière – në ”Grand Café” në bulevardin ”Des Capucines”, në Paris, ndërsa Oscar (Çmimi i Akademisë), çmimi më i rëndësishëm dhe më i vjetër kimematografik është rreth 30 vjet më i ri.

Xhaxhai im Oscar

Ishte viti 1927 kur eksponentët e industrisë së filmit amerikan – regjisorë, shkrimtarë, producentë, aktorë, themeluan Akademinë e Arteve dhe Shkencës së Kinemasë.

Në inaugurim, u propozua një çmim vjetor për filmin, regjisorin dhe aktorin më të mirë, i cili, megjithatë, nuk përbëhej nga kupa e zakonshme.

Kështu një drejtor i Akademisë, Cecil Gibbons, vizatoi në mbulesë tavoline një statujë që mbante një shpatë në gjoks dhe realizimi iu besua skulptorit George Stanley.

Legjenda thotë se në ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve në vitin 1929, duke parë statujën e artë, një sekretare e Akademisë, Margaret Herrik, bërtiti “ai duket si xhaxhai im Oscar!”. /focus.it/ KultPlus.com

Will Smith u përjashtua për 10 vjet nga Oscars, vendimi konsiderohet i pamjaftueshëm

Vendimi për të përjashtuar Will Smith nga Oscar dhe ngjarjet e tjera të Akademisë së Filmit është gjykuar si i pamjaftueshëm. Shumë njerëz janë të mendimit se aktorit duhet t’i hiqet çmimi si aktori më i mirë për rolin në filmin “King Richard”  – çmim të cilin e mori pasi goditi me shuplakë Chris Rock.

Aktori tha të premten se e pranonte dënimin nga nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, si kundërpërgjigje ndaj goditjes së Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë. Megjithatë, shumë mendojnë se vendimi nuk ishte mjaft i ashpër. Madje, ka nga ata që mendojnë se aktori duhej akuzuar për sulm.

Famëkeq: Rock u godit me shuplakë nga Smith pasi bëri shaka me kokën tullac të gruas Jada ndërsa prezantonte dokumentarin më të mirë në Oscar të dielën e kaluar

“Nëse ndonjëri prej nesh do ta kishte bërë këtë, do të qëndronim ende në burg duke pritur lirimin me kusht. Vetëm 17 milionë shikues si dëshmitarë!”, shkroi një ndjekës. Nga ana tjetër, burime pranë Chris Rock kanë bërë me dije se komediani nuk ka ndërmend të ngrejë një padi ndaj aktorit.

Kujtojmë që vendimi për ta përjashtuar Smith-in për 10 vjet u mor dje pas një takimi me bordin.

Deklarata e plotë e Akademisë

Çmimet e 94-ta Oscar ishin menduar të ishin një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.

Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam siç duhet situatën në skenë. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për situatën e paprecedentë.

Sot, Bordi i Guvernatorëve thirri një takim për të diskutuar se si t’i përgjigjet më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.

Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.

Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Will Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. /abcnews.al

Will Smith reagon ndaj ndalimit 10-vjeçar të Oscars

Will Smith e ka pranuar vendimin e akademisë së filmave për ta përjashtuar atë nga Oscars për 10 vjet, përcjell KultPlus.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e akademisë,” tha aktori në një deklaratë të marrë nga Fox News Digital të premten.

Akademia njoftoi së fundmi se Smithit iu ndalua të merrte pjesë në Oscars ose në ndonjë ngjarje tjetër të akademisë për 10 vjet pas shuplakës së prezantuesit Chris Rock në ceremoninë e këtij viti.

Vendimi erdhi pas një takimi të bordit të guvernatorëve të akademisë për të diskutuar një përgjigje ndaj veprimeve të Smith. /KultPlus.com

Will Smith përjashtohet nga Oscars për një dekadë

Will Smith është përjashtuar nga Akademia e Oscars dhe çdo ngjarje tjetër e tyre për 10 vjetët e ardhshëm.

Ky vendim vjen pas një takimi me bordin e guvernatorëve të Akademisë për të vendosur fatin e aktorit, pasi e goditi komedianin Chris Rock në Oscars më 27 mars, shkruan The Independent.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi, në fillim të kësaj jave, se do të merrte një vendim në takimin e saj vjetor, në mënyrë që të diskutonte sanksionet për Smithin.

Vendimi parasheh ndalimin e Smithit për një dekadë në çdo ngjarje të Akademisë, personalisht dhe virtualisht.

Ndalimi është “përfshirë, por pa u kufizuar, në çmimet e Akademisë”, sipas Jesse Rodriguez, zëvendëspresident i Editorial & Rezervimit për MSNBC.

Pesë ditë pas shuplakës, Smith dërgoi një dorëheqje zyrtare në Akademi, duke e hequr atë nga anëtarësimi në organin e çmimeve Oscars.

Dorëheqja e Smithit u pranua, por presidenti i AMPAS, David Rubin, komentoi: “Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër zotit Smith për shkelje të standardeve të sjelljes së Akademisë.” / KultPlus.com