Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë për Oscars që do të mbahet gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga vetë regjisori i filmit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
‘Falemnderit dhe urime të gjithëve’, ka shkruar regjisori në njoftim.
Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.
“Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. / KultPlus.com
Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Sarajevës, Zemrën e Sarajevës në kuadër të kategorisë kryesore.
Ndërsa në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.
Filmi përcjellë Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.
“EKZILI është një portret i mprehtë i gjeneratës së integruar të emigranteve, gjenerate kjo që rrallë e shohim në film, të cilët pavarësisht arritjeve personale rrallë lirohen nga ndjenja e të qenit të huaj. Konsiderojmë se ky film flet në mënyrë shumë univerzale, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata që largohen nga vendlindjet e tyre për të gjetur qytete të reja që kurrë nuk u shëndërruan në shtëpi. Ekzili shtyen për një dialog aq të munguar mbi politikat e mikpritjes.” ishte deklarata e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, prodhuar nga Komplizen Film – Gjermani, Ikonë Studio – Kosovë dhe Frakas nga Belgjika.
Komiteti selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve Oscars ishte e përbërë nga kineastë kosovarë: Sevdije Kastrati, Alban Ukaj, Kaltrina Krasniqi, Bujar Kabashi, Doruntina Basha, Ilir Gjocaj, dhe Kreshnik Keka Berisha. / KultPlus.com
Oscari mbetet një ëndërr e madhe për artistët e kinematografisë. Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen publike për propozime me filma të huaja për festivalin më të madh botëror të kësaj fushe, shkruan KultPlus.
Ky konkurs përfshin filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, të cilat konkurrojnë për të përfaqësuar Kosovën në qarqe ndërkombëtare të filmit.
Në edicionin e 93-të të Akademisë Oscar ekzistojnë disa rregulla të cilat duhet të ndjekin aplikantët.
“Filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:
Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD”, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Me t’u përzgjedhur filmi fitues nga QKK për përfaqësim të vendit, do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve .
Afati i fundit për aplikim është 30 shtator, ndërkaq aplikimet mund të bëhen përmes postës elektronike apo përmes asaj fizike./KultPlus.com
Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi se do të shtyjë datën e “Academy Awards” nga 28 shkurti deri në 25 prill 2021.
Në një takim virtual në platformën “Zoom” të bordit të zyrtarëve të përbërë nga 54 anëtarë, ku bëjnë pjesë personazhe të njohur, si Steven Spielberg, Laura Dern dhe Whoopy Goldberg, drejtuesit e Akademisë vendosën se një valë e dytë e mundshme e COVID-19 në vjeshtë dhe dimër paraqet rrezik të madh për organizimin e një ngjarjeje të tillë në shkurt.
Gjithashtu, Akademia ka ndryshuar edhe rregulloren. Për t’u kualifikuar, një film artistik duhet ta ketë datën e lëshimit midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.
Në të njëjtën kohë, grupi njoftoi se do të shtyjë edhe hapjen e planifikuar të Muzeut të Akademisë. / DPA / KultPlus.com
Krahas asaj se, “Honeyland” (Toka e Mjaltë), nuk fitoi Oscar, famë nuk i mungoi aspak. Të gjithë janë krenarë për madhështinë e këtij filmi, për rëndësinë e mesazhit që e transmeton, për fuqinë e tregimeve të pafundme që fshihen në këtë vend dhe për aktorët të cilët dinë sesi këto tregime t’ia përcjellin publikut, shkruan KultPlus.
Ky film i
cili hyri në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe në historinë e nominimeve për
“Oscar”, duke u bërë filmi i parë i nominuar në dy kategori, për Filmin më të
mirë dokumentar dhe Filmin më të mirë në gjuhë të huaj, jo anglisht.
Me gjithë
historinë e tij, “Honeyland” këtë muaj do të shfaqet edhe në Kosovë. “DokuKino”
në Prizren, do të mirëpres filmin më datë 5 mars në ora 19:30
Dokumentari
“Honeyland” tregon historinë e Atixhes, gruaja e fundit që kultivon bletë të
egra në Evropë dhe jeton vetëm me nënën e saj në Maqedoninë qendrore. Ideja
është të tregohet lidhja e njeriut me natyrën dhe prishja e ekuilibrit natyror.
Regjisorë janë Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, produksioni dhe montazhi
janë nga Atanas Georgiev ndërsa kameraman janë Samir Luma dhe Fejmi Dauti.
Në kategorinë e filmave dokumentarëve, Oscar fitoi “Fabrika Amerikane”, ndërsa “Paraziti” i Koresë së Jugut u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, duke fituar katër statuja ari në total. / KultPlus.com
“Sa të këqija ishin çmimet e Akademisë këtë vit?” Trump pyeti në një tubim në Colorado Springs, Kolorado. Turma u përgjigj me boos me zë të lartë.
“Fituesi është një film nga Koreja e Jugut, çfarë dreqin ishte e gjithë kjo?” Pyeti Trump. “Kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut me tregtinë dhe në fund, ata u japin atyre filmin më të mirë të vitit.”
Paraziti bëri histori në Oscar, si filmi i parë jo në anglisht që fitoi fotografinë më të mirë. Çmimet për regjinë më të mirë, skenarin më të mirë origjinal dhe filmin më të mirë ndërkombëtar, shkruan TheGuardian, transmeton KultPlus.
“Ishte mirë? Unë nuk e di. Po kërkoj, si ….. si Gone ëith the ëind, ju lutem? ” tha Trump duke brohoritur me zë të lartë.
Ndërsa “Gone with the wind” tregon historinë e vajzës së një pronari të plantacioneve nga Xhorxhia gjatë dhe pas luftës civile, është kritikuar prej kohësh për përshkrimin e saj të marrëdhënieve midis skllevërve me ngjyrë dhe pronarëve të tyre të bardhë. Romani nga i cili është përshtatur filmi e përshkroi Ku Klux Klan si një “domosdoshmëri tragjike”. Prodhuesit pastaj fshinë epitetet racore pasi aktorët me ngjyrë si rasti i aktores Hattie McDaniel, e cila bëri histori si personi i parë me ngjyrë, fitoi një Oscar për rolin e saj.
Kur “Parasite” fitoi Golden Globe për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, regjisori i tij, Bong Joon-ho, tha: “Pasi të keni kapërcyer pengesën e titrave, do të prezantoheni me shumë filma më të mrekullueshëm.
“Unë mendoj se ne përdorim vetëm një gjuhë: ajo është kinemaja”, shtoi ai. Neon, studioja që shpërndau Parazitin në SH.B.A., iu përgjigj Trumpit në Twitter me këtë deklaratë: “E kuptueshme, ai nuk mund të lexojë”. / KultPlus.com
Nata e ndarjes së çmimeve “Oscars”, të dielën e 9 shkurtit, i kishte pak nga të gjitha.
Yjet arritën të vinin ndryshe e jo vetëm kaq, pasi shumë prej tyre kanë shkaktuar më shumë bujë, transmeton KTV.
Si mund të shkruajë Billie Eilish me këta thonj?
E veshur e gjitha me Chanel, Billie Eilish për të kompletuar “look-un” e saj kishte realizuar thonjtë shumë të gjatë, ndoshta më të gjatët në event.
Me bukë me vete në rast emergjence
Aktorja 10-vjeçare Julia Butters e “Once Upon a Time in Hollywood” ishte siguruar të kishte një sandwich të vogël me vete në çantën e saj 2.500-dollarëshe!
Të ftuar të vegjël, por shumë specialë
America Ferrera dhe Ciara u shfaqën në Tapetin e Kuq me barkun e rrumbullakosur e nuk kishte gjë më të bukur!
Një homazh për Kobey Bryant
Regjisori Spike Lee bëri homazhin më të ndjerë e më të veçantë në Tapetet e Kuq të këtij viti, në nder të basketbollistit Kobe Bryant.
Në kërkim të autografëve
Në ditët e sotme shumica e njerëzve kur takojnë një personazh të famshëm kërkojnë të bëjnë një foto selfie me të. Por disenjatorja Sandy Powell, e nominuar për filmin “The Irishman” donte të kishte sa më shumë autografe të yjeve të pranishëm në ceremoni.
Një protestë e vogël
Ndoshta nuk e dini, por në “Oscars” këtë vit nuk ishte nominuar asnjë grua në kategorinë “Regjisorja më e mirë”. Ndaj Natalie Portman vendosi të protestonte në mungesë të emrave të tyre e zgjodhi t’i shkruajë ato në xhaketën e saj Dior.
Më të vegjlit shkëlqejnë njësoj Roman Griffin Davis dhe Archie Yates patën momentin e tyre në Tapetin e Kuq dhe shkëlqyen njësoj si të mëdhenjtë.
Riciklimi është në modë
Disa prej yjeve zgjodhën të vishnin një veshje të mëparshme, me të cilën kanë parakaluar edhe më herët një Tapet të Kuq
Veshje për çdo stinë
Nëse meshkujt në evente të kësaj natyre u qëndrojnë besnikë kostumeve të zeza ose të bardha, Elton John tërhoqi vëmendjen me xhaketën lejla dhe atletet me ngjyrë të ndryshme
James Corden dhe Rebel Wilson u shndërruan në mace
Aktoret e “The Cats” James Corden dhe Rebel Wilson u ngjitën në skenë me kostumet e tyre në film.
Billy Porter vazhdon të surprizojë
Nëse ka Tapet të Kuq atëherë ka edhe Billy Porter që vesh diçka surprizuese.
Me qenin me vete.
Ndoshta nuk e keni idenë se kush është Charles Annenberg Weingarten por ama qeni i tij me vete në after party-n e Oscars rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. /KTV /KultPlus.com
Akademia e Arteve dhe e Shkencave në Shtetet e Bashkuara do të zbulojë sot nominimet për çmimet Oscar 2019.
Nominimet do të shpallen në Teatrin Samuel Goldwyn në Beverlli Hills të Kalifornisë.
Ngjarja – më e rëndësishmja në industrinë e filmit – do të transmetohet drejtpërdrejt në ueb-faqen e Oscar-ëve dhe në mediat sociale, si Facebook, YouTube dhe Twitter.
Përpara se të vinte deri këtu, kanë ndodhur disa gjëra të papritura.
Shumë shpejt pasi është emëruar nikoqir i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, më 24 shkurt, komediani Kevin Hart është detyruar të tërhieqt për shkak të disa postimeve homofobike në mediat sociale, për të cilat më pas ka kërkuar falje.
Kjo ka bërë që Oscar, vetëm një muaj para ceremonisë së dhënies së çmimeve, të mbetet pa një mikpritës zyrtar.
Parakalimi në Tapetin e Kuq, është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvillon edicionin e 90 të tij.
Totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë, është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollarë, transmeton tch.
Gjithashtu, vlen të përmendet se Dolby Theatre, në Hollywood, paguan rreth 2 milionë dollarë, për të pritur Çmimet Oscars. Edhe statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon disi më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka magjepsur mbrëmë me dukjen e saj në Vanity Fair Oscars, shkruan KultPlus.
Rita Ora e cila këtë të shtunë ka publikuar edhe linjën e saj të modës, po vazhdon të shkëlqej me pamjen e saj nëpër eventet glamuroze. Me një pamje të tillë ajo është prezantuar edhe mbrëmë në ndejën e Vanity Fair Oscars 2018. Ajo mban të veshur një fustan me ngjyrë të kuqe dhe vezullues.
The Vanity Fair Oscars cilësohet si një nga mbrëmjet më të njohura të Hollywood-it, qe mbahet në Beverly Hills. /KultPlus.com
Mbrëmë u mbajt edicioni i 90-të i ceremonisë Oscars 2018.
Kësisoj, si çdo vit edhe kësaj radhe emrat e njohur të Hollywood-it u përkujdesën që të jenë nën fokusin e medieve sa i përket veshjes së tyre, shkruan KultPlus.
Në vijim po sjellim disa fotografi me disa nga veshjet më të mira të kësaj ceremonie për këtë edicion./ KultPlus.com
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë ndryshe i njohur si TIFF, tashmë është festival zyrtar i Akademisë për Çmimin e filmit të shkurtër.
Lajmin për KultPlus, e ka konfirmuar drejtori i këtij festivali Agron Domi, i cili është shprehur shumë i lumtur për këtë lajm që ka ardhur nga Akademia.
“Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare që fituesi i tyre në short category nominohet për Oscar animation, fiction ose documentary. Kjo i jep TIFF, si i vetmi në Ballkan që mund të sugjerojë film të shkurtër për Oscars, një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europian dhe jo vetëm”, ka thënë për KultPlus, Domi.
Pra fituesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që do ta marrë çmimin për Filmin më të Mirë, do të, kualifikohet për shqyrtim në kategorinë e filmit të shkurtër për Oscars./ KultPlus.com
Parku Kulturor “Ali Podrimja” këtë verë riktheu kinemanë në Gjakovë përmes një projekti të kinos së hapur në sheshin publik me po të njëjtin emër – Ali Podrimja, duke organizuar rreth 31 ngjarje, e projektuar 33 filma dhe dokumentarë vendor e të huaj.
Pas mbarimit të sezonit veror, ky projekt në bashkëpunim me Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë sjell dy net filmi në këtë qytet përmes një programi të zgjedhur në bashkëpunim me DokuFest.
Nata e parë, të mërkurën e 25 tetorit ka në program shfaqjen e filmit “Searching for Sugar Man”, fitues i çmimit Oscar, i cilësuar nga plotë kritik të filmit si një përmbajtje mahnitëse në tingujt e muzikës dhe trilerit, me një storie që nuk bën të humbet.
Natën e dytë, të enjten, planifikohet projektimi i “The Act of Killing” me regji të legjendarit botëror Joshua Oppenheimer, film i nominuar për çmimin Oscar dhe i vlerësuar si një kryevepër unike.
Të dy shfaqjet fillojnë nga ora 19:00 dhe zhvillohen në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim
Vokshi” në Gjakovë.
Vlen të theksohet që të hyrat nga biletat simbolike do të shkojnë si donacion për renovimet dhe mirëmbajtjen e Pallatit të Kulturës. / KultPlus.com
Pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku fitoi edhe “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste, filmi “Dita zë fill” i propozuar tashmë nga Shqipëria për Oscars, është zgjedhur zyrtarisht në një tjetër festival shumë të rëndësishëm, përcjellë KultPlus.
Bëhet fjalë për festivalin “Warsaw Film Festival” i cili do të mbahet nga data 13 deri 22 tetor.
Për këtë lajm ka njoftuar regjisori i filmit Gentian Koçi, i cili është shprehur shumë i lumtur që filmi tashmë po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e tij.
“After the world premiere held at Sarajevo Film Festival, we are more than happy to announce that our film, DAYBREAK / DITA ZË FILL, has been officially selected in Competition 1-2, at another very important festival: Warsaw International Film Festival, a full A-category one – next to Cannes, Venice, Berlin, Locarno, San Sebastian, etc. This is another good opportunity to thank all our crew and cast members for their excellent job and professional dedication”, ka shkruan Koçi. / KultPlus.com
‘Memory’ selektohet për të qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në edicionin e 31-të të ‘Edmonton International Film Festival’ i cili do të mbahet nga 28 shtator deri më 7 tetor dhe njëherësh është njëri ndër festivalet kualifikuese për ceremoninë Oscars.
Lajmin për selektim të ‘Memory’ e ka bërë të ditur për KultPlus, vetë regjisori i filmit Ilirjan Himaj, i cili ka treguar se filmi i tij shfaqet më 4 tetor si premierë Kanadeze.
‘Memory’, premierën botërore e pati dhënë në edicionin e 65-të të ‘Columbus International Film + Video Festival’, në Ohio të USA i cili njëherësh është edhe festivali më i vjetër i filmit në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Poashtu ky film i metrazhit të shkurtër i Himajt, ka qenë pjesë i edicionit të 50-të të ‘Humboldt International Film Festival’ në Kaliforni, ku dhe është shpërblyer me dy çmimet kryesore të festivalit, ‘Best of Narrative’ dhe ‘Best of Fest Overall’.
Ndërsa si premierë evropiane ‘Memory’ që sjellë në rolin kryesor Xhevat Qorraj, është shfaqë në ‘Festival Internacionale de Cine de Lanzarote’ festival ky i akredituar nga akademia spanjolle Goya.
Filmi i Ilirjan Himajt, flet për plakun Sylë, i cili del nga shtëpia dhe si pasojë e sëmundjes së alzaimerit nuk arrin të gjejë rrugën e kthimit për në shtëpi.
Producent i këtij filmi është Agron Shala dhe Latif Hasolli ndërsa drejtor fotografie është Latif Hasolli. Filmi është realizuar me vetëfinancim dhe kontribut nga vetë ekipi i tij./ KultPlus.com
‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, filmi i cili premierën e pati në Karlovy Vary, është filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar, shkruan KultPlus.
Ky film, sonte pati edhe premierën në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. Në këtë premierë të pranishëm ishin aktorët e filmit, regjisori por edhe shumë adhurues të filmit e njerëz që deshën të njihen me filmin përfaqësues në Oscars.
Ky film me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.
Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.
‘T’padashtun’ është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez.
Filmi do të shfaqet në Cineplexx për një javë rresht. /KultPlus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës ende nuk ka dalë me diçka zyrtare sa i përket propozimit për filmat e metrazhit të gjatë, në kategori për çmimin për filmin më të mirë të huaj për Oscar, shkruan KultPlus.
Të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës, jo më larg se data 30 shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “AcademyofMotion Picture ArtsandSciences”.
Deri më tani nuk kishte ndonjë film kosovar që ka filluar së shfaquri në kinema. Por këtë rrugëtim e ka filluar filmi “T’padashtun”, me regji të Edon Rizvanollit i cili do të shfaqet për një javë rresht në kinemanë Cineplexx në Prishtinë dhe në Dokukino në Prizren, duke na dhënë edhe një shenjë që ky film do të jetë pjesë e kësaj gare.
Një tjetër film që pritet t’i futet kësaj garë, është edhe filmi “Eho”, me regji të Dren Zherkës por që për shfaqjen e këtij filmi në kinema ende nuk ka diçka konkrete.
Pritet të shihet se cilët filma do t’i hyjnë kësaj gare dhe cili film do të përzgjidhet për të përfaqësuar Kosovën në Oscar. /KultPlus.com
Norvegjia ka publikuar tre filmat të cilët janë në garë nga ky shtet për Oscars të këtij viti. Ndër këta filma është edhe filmi “Hunting Flies”, i regjisorit shqiptar Izer Aliu, shkruan KultPlus.
Lista është publikuar nga Qendra e Kinematografisë së Norvegjisë, aty ku janë publikuar edhe dy filmat e tjerë që janë në garë me filmin e shqiptarit Aliu, siç janë: “Thelma” me regji të Joachim Trier dhe “Jorunn” nga Myklebust Syversens. Këta janë kandidatët për Oscars së këtij viti, ku njëri nga ta do ta përfaqësoj Norvegjinë.
Rikujtojmë se Izer Aliu, së fundi fitoi çmimin si regjisori më i mirë në ceremoninë e Amandas Awards në Norvegji ndërsa tashmë është në përgatitje të filmit tjetër të ri me një kastë aktorësh nga Kosova dhe jo vetëm./KultPlus.com