Reperi i njohur botëror, Sean Combs, i njohur me emrin artistik Diddy, njihet për sukseset e tij në industrinë e muzikës si reper, tekstshkrues, producent dhe aktor.
P. Diddy gjatë karrierës së tij ka sjell hite të padiskutueshme dhe role të mahnitshme.
Ndërsa në postimin e fundit të bërë në rrjetin social Instagram, ai është shfaqur i veshur me një triko që mban imazhin e këngëtares shqiptare Dafina Zeqiri.
Triko është krijuar për albumin e Dafina Zeqirit për tregun internacional gjatë kohës sa ajo po qëndronte në Amerikë.
Se si ka rënë triko në duart e reperit botëror nuk dihet, po ky fakt e ka lumturuar pafund Zeqirin.
Ajo ka ndarë videon ku Diddy shihet i veshur me imazhin e saj teksa ka shkruar:
“Çfarë e hëne. Diddy ka veshur një nga trikot e mia”. / KultPlus.com