Çdo vit, gjuhëtarët zgjedhin fjalën e ashtuquajtur më me pa kuptim në gjuhën gjermane, ndërkohë që këtë vit ajo do të jetë e lidhur me koronavirusin.
Por, kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi këtë vit janë përzgjedhur dy fjalë.
Juria ka zgjedhur dy fjalë: Corona-Diktatur (diktatura e koronavirusit) dhe emri i përbërë tipikisht i gjatë gjerman “Rueckfuehrungspatenschaften” (sponsorizimi i kthimit), një term i përdorur në Pakti i ri i propozuar i Komisionit Europian për Migracionin.
E para u shpik nga kritikët e kufizimeve antikoronavirus, në mënyrë që të diskreditonte përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë.
“Sidoqoftë, fakti që kjo frazë është përdorur në protestat demokratike gjatë gjithë pandemisë zbulon se është me natyrë kontradiktore”, thanë ekspertët duke shtuar se pretendimet për një “diktaturë koronavirusi” në Gjermani minojnë realitetin e autoritarizmit në vendet e tjera.
E dyta “sponsorizimi i kthimit” është një sistem i propozuar me të cilin vendet anëtare të BE do të tregonin solidaritetin e tyre duke kthyer migrantë të parregullt në emër të një fqinji të BE-së.
Juria gjermane e konsideroi këtë si “cinike dhe eufemiste”, pasi ajo çiftëzon idenë e dëbimit me idenë përgjithësisht pozitive të sponsorizimit.
Kjo përzgjedhje për gjermanishten daton që nga viti 1991.
Vitin e kaluar, fituesi ishte emri i përbërë “histeri klimatike”. / KultPlus.com