E humbëm edhe këtë mbrëmje. Askush nuk na pa të zënë për dore kur muzgu i kaltër binte mbi botë.
Nga dritarja unë pash’ lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta.
E pastaj, si një monedhë, një copëz dielli u përndez në duart e mia.
Të kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, me atë trishtimin që ti ke njohur tek unë.
Ku ishe ti në atë kohë? Me ç’njerëz? Çfarë fjalësh u thoshe? Oh, pse më ndodh kështu: dashuria shpërthen përnjëherësh, kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri që marr të lexoj mbrëmjeve më ra nga duart dhe te këmbët e mia, si një qen i plagosur, u rrotullua perëndia.
Gjithnjë, gjithnjë sapo vjen mbrëmja ti ikën, deri ku muzgu bredh duke tretur statujat. /KultPlus.com
S’kam qënë ndonjëherë Në Shqipëri n’atë tokë të ashpër e të dashur, n’atë dhe malor barinjsh.
Sot shpresoj të vij si për të kremte, për një të kremte të re, dasmë mbi tokë; pa të vete të shoh si shkëlqen dielli majë krahëve plot muskuj të vargmaleve të tua, si më rritet në mes të shkëmbinjve si zambaku i ri dhe i njomë, kultura, letërsia, që po nis e shtrihet, nderi ndaj bujkut të moçëm, djepi i punëtorit, përmendorja e shquar e vëllazërimit, si merr përpjetë mirësia posi bima e re që lulëzon në vendet e lashta e të varfra.
O Shqipëri e vogël, e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë, teli i kitarës sate ‐ ujë dhe çelik i gjallë – vjen e më t’i shtohet tingullit të historisë, këngës së kohës që s’ka të mposhtur, me një zë bjeshkësh dhe ndërtimesh, aromash dhe bardhësish, këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve, zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve. Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti ndërtimit të jetës mbi tokë.
Kam uri për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tu, dhe shkoj rrugëve i uritur e i heshtur, nuk më ngop buka, agimi me ngasje më çorodit, në kërkim të tingujve të ujshëm të hapave të tu nëpër ditë.
Kam uri për të qeshurën tënde që si lumë rrjedh, për duart e tua në ngjyrë të grurit të pjekur, Për të zbehtën e gurtë të thonjve të tu, Kam uri për lëkurën tënde si bajame e paprekur.
Dua të ha rrufenë e djegur në hijeshinë tënde, hundën kryeneçe të fytyrës tënde të bukur, dua të ha hijen fluturake të qerpikut tënd.
Shkoj e vij i uritur i muzgut nuhatës, ty duke të kërkuar, në kërkim të zemrës tënde ngrohtësi, si një pumë që endet në të Kitrates vetmi. /KultPlus.com
Le të zbulojmë se kush është Pablo Neruda. Historia e një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit XX, i cili. Ka marrë çmimin prestigjioz Nobel për letërsinë.
Pablo Neruda është padyshim një nga personazhet më me ndikim të shekullit XX. Përveç që ishte një pikë referimi e letërsisë së Amerikës Latine, ai ishte politikan dhe diplomat dhe luftoi për Kilin, vendlindjen e tij. Poeti lindi në Parral, me emrin Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, më 12 korrik 1904. Prindërit e tij. José del Carmen Reyes Morales dhe Rosa Neftalí Basoalto Opazo, ishin punonjës hekurudhe dhe mësuese. Nëna e tij vdiq nga tuberkulozi kur Pablo ishte ende fëmijë.
Interesimi i Pablo Nerudës për letërsinë dhe poezinë erdhi me adoleshencën dhe mbi të gjitha falë inkurajimit të poetes Gabriela Mistral, e cila ishte profesorja e tij. Edhe pse babai i tij ishte kundër këtij pasioni, nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeç poeti filloi të botojë shkrimet nën pseudonimin Pablo Neruda. Emri u zgjodh në nderim të shkrimtarit Jan Neruda, me origjinë nga Republika Çeke, dhe për të mos lejuar që babai i tij ta pengonte të realizonte ëndrrën e tij. Në moshën njëzet e tre vjeç, pasi kishte botuar tashmë vëllimin e parë në vargje të quajtur Crepuscolario, Neruda u transferua në Birmani.
Iu desh të lëvizte për të ndjekur një karrierë diplomatike si konsull. Në vitet e kaluara në Azinë Juglindore ai u martua me bankieren holandeze Maryka Antonieta Hagenaar Vogelzang dhe vazhdoi të shkruajë poezi. U kthye në Kili pasi kishte mbajtur rolin e konsullit në Buenos Aires, Barcelonë dhe Madrid. Në vitin 1945 ai u bë senator i Partisë Komuniste të krahinave kiliane të Antofagastas dhe Tarapacás. Për shkak të një mosmarrëveshje me Presidentin Videla ai u detyrua të largohej nga vendi në 1949 dhe të jetonte në mërgim.
Më 21 tetor 1971 ai u bë poeti i tretë i Amerikës së Jugut, pas profesores Gabriela Mistral dhe Miguel Ángel Asturias, i cili u dekorua me Çmimin Nobel për letërsinë. Rreth dy vjet më vonë, kur qeveria e Augusto Pinochet u krijua në Kili, Pablo Neruda vdiq në Santiago de Kili më 23 shtator 1973. Vdekja e tij është ende e mbështjellë me mister: raportet zyrtare thonë se ai vdiq për shkak të një tumori, por shumë besojnë se poeti ishte viktimë e një vrasje të urdhëruar nga Pinocheti. /KultPlus.com
Eja me mua, i thashë, në një vend që askush nuk e di, të ndjesh si regëtin dhimbja e madhe për mua as këngë gondolash, as karafil vetëm një plagë që dashuria la hapur
I them sërish; eja me mua, edhe sikur të vdes dhe askush të mos e shoh hënën kur e pi goja ime dhe gjakun e trëndafilit që mbytet ne heshtje. Eja dashuri, le të harrojmë dhe yllin që nxin prej trishtimit!
Dhe kur dëgjova zërin tënd që tha; Eja me mua, m’u duk sikur u çlirua krejt papritur brenga, dashuria, tërbimi si një tape vere që hapet!
Gajzerët nga thellësitë shpërthyen lart në qiell në gojë unë ndieva sërish shijen e zjarrit të gjakut të karafilave, të gurit dhe plagës.
Nuk është se mendimet më janë mbyllur, Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri… Është e thjeshtë, më mungon kjo, Kjo që adhuroj – Më mungon ti!
Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë, Por vdes morali, para syve të mi… Edhe iluzionet e mia vdesin, Përpara trishtimit – Më mungon ti!
Nuk është se kam harruar, qe për burrat, Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri… Nuk është asnjë nga këto, Por nuk me përgjigjesh, Kur te thërras – Më mungon ti! /KultPlus.com
Është e ndaluar: të qash pa nxjerrë një mësim, të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh, të kesh frikë nga kujtimet…
Është e ndaluar: të mos u buzëqeshësh problemeve, të mos luftosh për atë çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, të mos realizosh ëndrrat…
Është e ndaluar: të mos tregosh dashurinë, të bësh dikë të paguajë per dyshimet dhe humorin tënd të keq…
Është e ndaluar: të mos jesh vetvetja para njerëzve, të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë, të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë, të harrosh të gjithë njerëzit që të duan…
Është e ndaluar: të mos bësh gjërat për veten tënde, të mos kesh besim në vetvete, të mos plotësosh fatin tënd, të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj…
Të mos jetosh çdo ditë sikur të jetë frymëmarrja e fundit…
Është e ndaluar: t’i japësh dikujt më pak nga sa mundesh, të mos ndjesh lumturinë, të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më, të harrosh të kaluarën dhe ta bësh të paguajë me të tashmen…
Është e ndaluar: të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit, të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre, të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij…
Është e ndaluar: të mos besosh historinë tënde, të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty, të mos kuptosh se jeta atë që të jep mund dhe të ta marre prapë…
Është e ndaluar: të mos kërkosh lumturinë, të mos jetosh jetën duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj, të mos mendojmë se mund të përmirësohemi…
Është e ndaluar Të mos mendosh se kjo botë Do mund të ishte e njëjtë pa ty…/KultPlus.com
Poezi nga Pablo Neruda, kushtuar muzës së tij Matildes.
Po kërkoj qetësi Tani më lini vetëm. Mësoni të bëni pa mua.
Unë po mbyll sytë.
Dhe dua vetëm pesë gjëra, Pesë rrënjët favorite.
E para është dashuria pafund.
E dyta është të shoh vjeshtën. Unë s’mund të jem nëse gjethet Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.
I treti është dimri solemn, Shiu që e doja, përkëdheljet E zjarrit në dimrin e egër.
Në vend të katërt, vera Rrumbullake sa një shalqin.
Gjëja e pestë janë sytë e tu. Matilda ime, e shtrenjtë, Unë nuk dua të fle pa sytë e tu, Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua: E jap pranverën Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.
Kjo, miq është gjithë ç’dua. Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.
Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.
Unë jetova aq shumë sa një ditë Ju do të më harroni Do të më fshihni nga dërrasa e zezë: Zemra ime shkoi përgjithmonë.
Por sepse po kërkoj qetësi Mos mendoni se po shkoj të vdes. Përkundrazi: Ndodh që po shkoj të jetoj.
Kështu do të jetë vetëm brenda meje Që gruri do të rritet, Së pari filizat çajnë përmes Tokën të shohin dritën, Se nënë toka është e errët: Unë jam si një pus në ujrat e të cilit Nata lë yjet e saj Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.
Sepse jetova kaq shumë Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.
Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues, Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.
Tani, si gjithmonë, është shpejt. Drita fluturon me bletët e saj.
Më lini vetëm me ditën. Kërkoj lejë të lind./KultPlus.com
Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi çmimin Nobel për letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti kolumbian Gabriel Garsia Markez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.
Kënga Gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë simbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.
Ja një nga poezitë më frymëzuese të tij…
Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë, që nuk rrezikon, që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve, që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën, që është i pakënaqur nga puna, që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr, që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton, që nuk lexon, që nuk dëgjon muzikë, që nuk zbulon hijeshi te vetja e tij.
Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij, që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë, që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq, që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë, që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë kërkon një përpjekje shumë më të madhe se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur do të na bëjë të arrijmë lumturinë më të madhe. / KultPlus.com
S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri, në tokën e ashpër, plot dashuri, peisazheve bjeshkatare me barinj trima. S’kam qenë, po ja që sot kam shpresë të vij ashtu si festat apo dasmat popullore, për të pare i etur diellin e madh që praron fuqishëm muskujt viganë të vargmaleve të saj epikë! Si zambaku i ri dhe i freskët që shpërthen mes shkrepave shpërthen nga gjiri i saj kultura, arti, librat, ndërsa përpara bujkut e punëtorit ngrihet nderimi i epokës, përmendorja e dashurisë e virtuti lulëzon viset e lashta! O Shqipëri e vogël, por sa e fortë! E vendosur e patundur e fjalëmbël. Tingulli i kitarës tënde është i gjallë e i çeliktë e vjen e i shtohet me dinjitet melodive të historisë, këngës së epokës që s’ka të heshtur! Është një zë malesh, ndërtimesh të pafundme e të bardha, kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve plot lule të porsaçelura e erërave e valëve të detit. Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri janë dhurata që po i sjell vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë.
12 Korriku i vitit 1904 është data e lindjes së njërit prej poetëve më të famshëm të shekullit të 20-të, Pablo Nerudës, karriera e të cilit nuk u shua me vdekjen e tij, por vazhdon jehonën edhe në kohën e sotme.
Në një moshë shumë të re hyri në botën e shkrimit, për të vazhduar atë gjer në frymën e fundit. Si një 13 vjeçar, miksoi një sërë stilesh, duke përfshirë poema surrealiste, manifesta politike, epika historike si dhe poema dashurie.
Neruda u shqua si poet, diplomat, politikan si dhe përkthyes në shumë gjuhë të botës, me qëllim të promovimit të gjuhës së tij kiliane.
Veprimtaria e tij poetike u përmblodh në 19 vëllime, shumica prej të cilave u përkthyen në gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Disa nga këto vëllime poetike janë: ‘100 sonete për dashurinë’, ‘Fundi i botës’, ‘Mirëseardhja në atdhe’, ‘Unazat’, “Oda elementare’ dhe ‘Duart e ditës’.
‘20 poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi’ është libri i Neradës i publikuar në moshën 20 vjeçare, me anë të se cilit u konsiderua si një ndër poetët më premtues të rinj të asaj periudhe.
Ndërkaq, kohë me vonë doli në pah edhe libri ‘Deti dhe këmbana’, e njohur ndryshe edhe si kryevepra e Nerudës, brenda së cilës autori krijon një kontradiktë mes së bukurës dhe së keqes, të butës dhe të egrës, vdekjes dhe pathyeshmërisë.
Kujtojmë që viti 1971 e gjeti Neruden si fitues të çmimit Nobel për Letërsi. / KultPlus.com
Lermëni i lumtur të jem këtë herë, asgjë, askujt s’i ka ndodhur asgjëkund nuk kam shkuar, por, ja që i lumtur jam, deri thellë në zemër i lumtur. Eci, fle a shkruaj, çfardo që bëj, i lumtur ndjehem. Më keq se bari lëndinave jam shkelur, lëkura si lëvore peme m’është bërë i shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë, deti si unazë e qarkon jetën time, si tokën, bërë me bukë dhe gurë dhe ajri si kitarrë këndon.
Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je, këndon dhe je kënga. Bota sot më është shpirti këngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është, lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërë i lumtur të jem, të jem i lumtur… sepse jam, sepse marr frymë, merr edhe ti, i lumtur sepse t’i prek gjunjët si trupin e kaltër të qiellit ta prek dhe freskinë e tij. Sot lermëni të jem i lumtur dhe kaq, vetëm o me të tjerë, i lumtur ndjehem me barin dhe rëra e lumtur të jetë me ajrin dhe tokën, të jem i lumtur me ty, me buzët e tua, të jem i lumtur. /KultPlus.com
Ti fillon të vdesësh ngadalë Nëse nuk udhëton, Nëse nuk lexon Dhe nëse nuk i vëzhgon meloditë e jetës Nëse nuk e vlerëson veten. Ti fillon të vdesësh ngadalë Kur e vret vetëbesimin tënd Kur nuk i lë të tjerët më të ndihmu. Fillon të vdesësh ngadalë Nëse bëhesh skllav i zakoneve tua Duke ecur përditë të njëjtat udhë, Nëse nuk e ndërron rutinën tënde Nëse nuk vishesh me ngjyra të ndryshme Nëse nuk u flet të huajve që si njeh. Fillon të vdesësh ngadalë: Nëse u ikë pasioneve tua Dhe emocioneve të tyre trazuara Ato që t’i bëjnë sytë të vezullojnë Dhe zemrën të rrah më shpejt. Fillon të vdesësh ngadalë: Nëse nuk e rrezikon rehatinë për diçka të çastit Nëse nuk shkon pas një ëndrre Nëse nuk e lejon veten Të paktën një herë në jetë Tu shmangësh këshillave të arsyeshme Mos e lërë veten të vdesësh ngadalë, Mos harro të jesh i lumtur! / KultPlus.com
12 Korriku i vitit 1904 është data e lindjes së njërit prej poetëve më të famshëm të shekullit të 20-të, Pablo Nerudës, karriera e të cilit nuk u shua me vdekjen e tij, por vazhdon jehonën edhe në kohën e sotme.
Në një moshë shumë të re hyri në botën e shkrimit, për të vazhduar atë gjer në frymën e fundit. Si një 13 vjeçar, miksoi një sërë stilesh, duke përfshirë poema surrealiste, manifesta politike, epika historike si dhe poema dashurie.
Neruda u shqua si poet, diplomat, politikan si dhe përkthyes në shumë gjuhë të botës, me qëllim të promovimit të gjuhës së tij kiliane.
Veprimtaria e tij poetike u përmblodh në 19 vëllime, shumica prej të cilave u përkthyen në gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Disa nga këto vëllime poetike janë: ‘100 sonete për dashurinë’, ‘Fundi i botës’, ‘Mirëseardhja në atdhe’, ‘Unazat’, “Oda elementare’ dhe ‘Duart e ditës’.
‘20 poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi’ është libri i Neradës i publikuar në moshën 20 vjeçare, me anë të se cilit u konsiderua si një ndër poetët më premtues të rinj të asaj periudhe.
Ndërkaq, kohë me vonë doli në pah edhe libri ‘Deti dhe këmbana’, e njohur ndryshe edhe si kryevepra e Nerudës, brenda së cilës autori krijon një kontradiktë mes së bukurës dhe së keqes, të butës dhe të egrës, vdekjes dhe pathyeshmërisë.
Kujtojmë që viti 1971 e gjeti Neruden si fitues të çmimit Nobel për Letërsi. / KultPlus.com
Lermëni i lumtur të jem këtë herë, asgjë, askujt s’i ka ndodhur asgjëkund nuk kam shkuar, por, ja që i lumtur jam, deri thellë në zemër i lumtur. Eci, fle a shkruaj, çfardo që bëj, i lumtur ndjehem. Më keq se bari lëndinave jam shkelur, lëkura si lëvore peme m’është bërë i shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë, deti si unazë e qarkon jetën time, si tokën, bërë me bukë dhe gurë dhe ajri si kitarë këndon.
Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je, këndon dhe je kënga. Bota sot më është shpirti këngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është, lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërë i lumtur të jem, të jem i lumtur… sepse jam, sepse marr frymë, merr edhe ti, i lumtur sepse t’i prek gjunjët si trupin e kaltër të qiellit ta prek dhe freskinë e tij.
Sot lermëni të jem i lumtur dhe kaq, vetëm o me të tjerë, i lumtur ndjehem me barin dhe rëra e lumtur të jetë me ajrin dhe tokën, të jem i lumtur me ty, me buzët e tua, të jem i lumtur./KultPlus.com
Është e ndaluar: të qash pa nxjerrë një mësim, të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh, të kesh frikë nga kujtimet…
Është e ndaluar: të mos u buzëqeshësh problemeve, të mos luftosh për atë çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, të mos realizosh ëndrrat…
Është e ndaluar: të mos tregosh dashurinë, të bësh dikë të paguajë per dyshimet dhe humorin tënd të keq…
Është e ndaluar: të mos jesh vetvetja para njerëzve, të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë, të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë, të harrosh të gjithë njerëzit që të duan…
Është e ndaluar: të mos bësh gjërat për veten tënde, të mos kesh besim në vetvete, të mos plotësosh fatin tënd, të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj…
Të mos jetosh çdo ditë sikur të jetë frymëmarrja e fundit…
Është e ndaluar: t’i japësh dikujt më pak nga sa mundesh, të mos ndjesh lumturinë, të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më, të harrosh të kaluarën dhe ta bësh të paguajë me të tashmen…
Është e ndaluar: të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit, të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre, të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij…
Është e ndaluar: të mos besosh historinë tënde, të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty, të mos kuptosh se jeta atë që të jep mund dhe të ta marre prapë…
Është e ndaluar: të mos kërkosh lumturinë, të mos jetosh jetën duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj, të mos mendojmë se mund të përmirësohemi…
Është e ndaluar Të mos mendosh se kjo botë Do mund të ishte e njëjtë pa ty…
Të due me gjendjet e mia shpirtnore aq të shumta që humorin ma ndryshojnë sa tash e mbas për çka tashma ti e di aq mirë: për kohën, për jetën, për vdekjen.
Të due s’bashku me at botë që s’e kuptoj hiç s’bashku me ata njerëz që as i marr vesh fare, s’bashku me dyftyrsinë e shpirtit tim, me mospërputhjen e krejt gjesteve të mia, me pamundsinë e shmangies së fatit, me fshehtësitë e dëshirës, me dykuptimsinë e së vërtetës pse edhe kur të them s’të due të due fort, madje edhe kur të tradhëtoj, s’të tradhtoj aspak pse n’thellsinë ma të thellë, çoj përpara mendimin, me të dashtë sa ma shumë
Të due… pa e mendue, njashtu i pandërgjegje, e i papërgjegjshëm n’mënyrën ma spontane njashtu padashtas, e instinktivisht, njashtu me t’shtyme shpirti, çoroditshëm. pse s’kam asnji arsyetim logjik, as të improvizuem me e ngjizë dashninë që ndiej për ty, që lindi mistershëm prej asgjasë, e me magji s’ka zgjidhë asgja, po që për fat, ca nga ca, pak o hiç e ka përmirësue krejt t’keqen time.
Të due, të due njashtu si njaj trupi që s’mendon asgja, si njajo zemra që s’arsyeton asgja, si njajo koka që asgja s’përputh.
Të due njashtu pa e kuptue as vetë pse pa e pyet kurrë vedin pse të due, pa i dhanë asnji randsi faktit pse të due, pa i futë vedit asnji dyshim n’kuptimin pse të due
Të due thjesht pse të due, pa e ditë as vetë pse të due. /KultPlus.com
Kam uri për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tu, dhe shkoj rrugëve i uritur e i heshtur, nuk më ngop buka, agimi me ngasje më çorodit, në kërkim të tingujve të ujshëm të hapave të tu nëpër ditë.
Kam uri për të qeshurën tënde që si lumë rrjedh, për duart e tua në ngjyrë të grurit të pjekur, Për të zbehtën e gurtë të thonjve të tu, Kam uri për lëkurën tënde si bajame e paprekur.
Dua të ha rrufenë e djegur në hijeshinë tënde, hundën kryeneçe të fytyrës tënde të bukur, dua të ha hijen fluturake të qerpikut tënd
shkoj e vij i uritur i muzgut nuhatës, ty duke të kërkuar, në kërkim të zemrës tënde ngrohtësi, si një pumë që endet në të Kitrates vetmi. /KultPlus.com
Le të zbulojmë se kush është Pablo Neruda. Historia e një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit XX, i cili. Ka marrë çmimin prestigjioz Nobel për letërsinë.
Pablo Neruda është padyshim një nga personazhet më me ndikim të shekullit XX. Përveç që ishte një pikë referimi e letërsisë së Amerikës Latine, ai ishte politikan dhe diplomat dhe luftoi për Kilin, vendlindjen e tij. Poeti lindi në Parral, me emrin Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, më 12 korrik 1904. Prindërit e tij. José del Carmen Reyes Morales dhe Rosa Neftalí Basoalto Opazo, ishin punonjës hekurudhe dhe mësuese. Nëna e tij vdiq nga tuberkulozi kur Pablo ishte ende fëmijë.
Interesimi i Pablo Nerudës për letërsinë dhe poezinë erdhi me adoleshencën dhe mbi të gjitha falë inkurajimit të poetes Gabriela Mistral, e cila ishte profesorja e tij. Edhe pse babai i tij ishte kundër këtij pasioni, nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeç poeti filloi të botojë shkrimet nën pseudonimin Pablo Neruda. Emri u zgjodh në nderim të shkrimtarit Jan Neruda, me origjinë nga Republika Çeke, dhe për të mos lejuar që babai i tij ta pengonte të realizonte ëndrrën e tij. Në moshën njëzet e tre vjeç, pasi kishte botuar tashmë vëllimin e parë në vargje të quajtur Crepuscolario, Neruda u transferua në Birmani.
Iu desh të lëvizte për të ndjekur një karrierë diplomatike si konsull. Në vitet e kaluara në Azinë Juglindore ai u martua me bankieren holandeze Maryka Antonieta Hagenaar Vogelzang dhe vazhdoi të shkruajë poezi. U kthye në Kili pasi kishte mbajtur rolin e konsullit në Buenos Aires, Barcelonë dhe Madrid. Në vitin 1945 ai u bë senator i Partisë Komuniste të krahinave kiliane të Antofagastas dhe Tarapacás. Për shkak të një mosmarrëveshje me Presidentin Videla ai u detyrua të largohej nga vendi në 1949 dhe të jetonte në mërgim.
Më 21 tetor 1971 ai u bë poeti i tretë i Amerikës së Jugut, pas profesores Gabriela Mistral dhe Miguel Ángel Asturias, i cili u dekorua me Çmimin Nobel për letërsinë. Rreth dy vjet më vonë, kur qeveria e Augusto Pinochet u krijua në Kili, Pablo Neruda vdiq në Santiago de Kili më 23 shtator 1973. Vdekja e tij është ende e mbështjellë me mister: raportet zyrtare thonë se ai vdiq për shkak të një tumori, por shumë besojnë se poeti ishte viktimë e një vrasje të urdhëruar nga Pinocheti. / bota.al/ KultPlus.com
Të due me gjendjet e mia shpirtnore aq të shumta që humorin ma ndryshojnë sa tash e mbas për çka tashma ti e di aq mirë: për kohën, për jetën, për vdekjen.
Të due s’bashku me at botë që s’e kuptoj hiç s’bashku me ata njerëz që as i marr vesh fare, s’bashku me dyftyrsinë e shpirtit tim, me mospërputhjen e krejt gjesteve të mia, me pamundsinë e shmangies së fatit, me fshehtësitë e dëshirës, me dykuptimsinë e së vërtetës pse edhe kur të them s’të due të due fort, madje edhe kur të tradhëtoj, s’të tradhtoj aspak pse n’thellsinë ma të thellë, çoj përpara mendimin, me të dashtë sa ma shumë
Të due… pa e mendue, njashtu i pandërgjegje, e i papërgjegjshëm n’mënyrën ma spontane njashtu padashtas, e instinktivisht, njashtu me t’shtyme shpirti, çoroditshëm. pse s’kam asnji arsyetim logjik, as të improvizuem me e ngjizë dashninë që ndiej për ty, që lindi mistershëm prej asgjasë, e me magji s’ka zgjidhë asgja, po që për fat, ca nga ca, pak o hiç e ka përmirësue krejt t’keqen time.
Të due, të due njashtu si njaj trupi që s’mendon asgja, si njajo zemra që s’arsyeton asgja, si njajo koka që asgja s’përputh.
Të due njashtu pa e kuptue as vetë pse pa e pyet kurrë vedin pse të due, pa i dhanë asnji randsi faktit pse të due, pa i futë vedit asnji dyshim n’kuptimin pse të due
Të due thjesht pse të due, pa e ditë as vetë pse të due. Përktheu Jozef Radi /KultPlus.com
Është e ndaluar: të qash pa nxjerrë një mësim, të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh, të kesh frikë nga kujtimet…
Është e ndaluar: të mos u buzëqeshësh problemeve, të mos luftosh për atë çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, të mos realizosh ëndrrat…
Është e ndaluar: të mos tregosh dashurinë, të bësh dikë të paguajë per dyshimet dhe humorin tënd të keq…
Është e ndaluar: të mos jesh vetvetja para njerëzve, të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë, të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë, të harrosh të gjithë njerëzit që të duan…
Është e ndaluar: të mos bësh gjërat për veten tënde, të mos kesh besim në vetvete, të mos plotësosh fatin tënd, të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj…
Të mos jetosh çdo ditë sikur të jetë frymëmarrja e fundit…
Është e ndaluar: t’i japësh dikujt më pak nga sa mundesh, të mos ndjesh lumturinë, të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më, të harrosh të kaluarën dhe ta bësh të paguajë me të tashmen…
Është e ndaluar: të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit, të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre, të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij…
Është e ndaluar: të mos besosh historinë tënde, të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty, të mos kuptosh se jeta atë që të jep mund dhe të ta marre prapë…
Është e ndaluar: të mos kërkosh lumturinë, të mos jetosh jetën duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj, të mos mendojmë se mund të përmirësohemi…
Është e ndaluar Të mos mendosh se kjo botë Do mund të ishte e njëjtë pa ty… /KultPlus.com
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Të shkruaj, për shëmbull: “Nata është yjësuar, Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg”.
Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia. E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu. E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të. Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa. Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg.. Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të. Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia. Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua. Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve, Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi, Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj. /KultPlus.com