Pablo Picasso dhe gratë, ana e errët e artistit të madh

Më 25 tetor 1881, lindi Pablo Picasso, një nga artistët më të mëdhenj të historisë, themeluesi i kubizmit. Ai hapi studion e tij të parë në moshën 16-vjeçare dhe vdiq në moshën 92-vjeçare, duke lënë rreth pesëmbëdhjetë mijë vepra, përfshirë piktura, vizatime, skica, qeramikë. Fiksimi i tij – përveç artit – ishin femrat, burimi i krijimtarisë së tij.

“Për mua, ekzistojnë vetëm dy lloje të grave: perëndesha dhe lecka”, tha Pablo Picasso. Burri që i donte gratë, ose ndoshta i urrente ato. Në moshën 85-vjeçare, në një intervistë të rrallë televizive, ai tha: “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është dashuria”.

Gjatë gjithë ekzistencës së tij, eksperimentimi i shkëlqyer artistik i piktorit që simbolizon shekullin e njëzetë, shkon paralelisht me udhëtimin e bërë në kufijtë ekstremë të universit femëror. Gruaja, dashnorja, partnerja, frymëzuesja, gruaja për t’u përdorur, intelektualja, muza, modelja. Gratë në zemër të imagjinatës së tij, nga periudha blu dhe rozë deri te kubizmi, nga përvoja e Guernicës te qindra vizatime dhe skica, por edhe gra me të cilat u martua, i tradhtoi, i la, i çmendi.

Gratë me të cilat ai pati përvojat e para seksuale përmes shtëpive publike kur ishte 13 vjeç, së bashku me të atin. Femra të tërhequra nga gjenialiteti i tij, të joshura nga sytë e tij të ndezur nga pasioni. Gratë që kur ishte fëmijë ishin në qendër të një ekzistence unike: doña Maria, nëna që ai adhuronte dhe nga e cila mori mbiemrin, tezja Pepa, motrat Lola dhe Conchita.

“Ndjeshmëria e Picasso-s ndaj grave varionte nga butësia ekstreme në njërën anë deri tek urrejtja e dhunshme në tjetrën. Rruga e mesme ishte e pamundur, nëse jo e egër”, shkroi Patrick O’Brian, një nga biografët e tij.

“Pas Pikasos vetëm Zoti”, tha Dora Maar, një nga perëndeshat e shumta të tradhtuara, e paaftë për të pranuar botën pa të. Edhe ajo, si gjithë të tjerët, është viktima e një ndërthurjeje fatale të trupit dhe shpirtit, mishit të gjallë dhe përfaqësimit në imazh, të rrëmbyer nga një forcë jetike, e cila më pas shndërrohet në të kundërtën e saj. Artisti i madh andaluzian joshi, por nuk ia lejoi vetes, të shihte të tjerët të shndërroheshin në të varur nga Pikaso.

Në vitin 1881, kur u transferua në Paris në moshën 19-vjeçare, talenti i tij ishte i padiskutueshëm, por gjithashtu edhe oreksi i tij i pangopur seksual. Pasioni i tij i parë i vërtetë ishte për modelen Fernande Olivier. Ishte viti 1904, të dy ishin 23 vjeç. Ai i dashuruar marrëzisht nuk donte që ajo të pozonte për të tjerët. Ishin tetë vite intensive, por të mjaftueshme për të shteruar shtytjen erotike të Pikasos, i cili e braktisi papritur të dashurën e tij të parë në vitin 1912. Një histori, ajo e Fernandes, e cila vdiq në vitin 1966 e varfër dhe e vetme, është një ogur i asaj që do të ndodhë në vijim, nga ato që iu afruan shumë piktorit. Por për cilën muzë e la Pikaso modelen? E dashura e re quhej Marcelle Humbert, por ai e quajti atë Evë dhe për artistin ajo ishte perëndeshë e dashurisë.

“Bota fillon tani dhe ti je Eva”, tha ai. Ajo e frymëzoi atë me një seri pikturash që shënuan një kthim në ngjyra të ndritshme, në pointilizëm. “J’aime Eva”, “Ma jolie”, gjejmë të shkruara në shumë prej veprave të tij, sikur të ishte një tatuazh dashurie: një pasion i dëshpëruar dhe i shkurtër, që kur Marcelle vdiq nga tuberkulozi në 1915.

Për Pikason humbja ishte e madhe. Por ndërsa Lufta e Parë Botërore po përparonte në Evropë dhe artisti po punonte në skenografinë e Paradës me muzikantin Erik Satie dhe shkrimtarin Jean Cocteau, për kompaninë “Ballets russes” nga Sergej Djagilev, gjatë një qëndrimi në Romë ai u mahnit nga balerina Olga Khokhlova. Ishte viti 1917. Rusja e ndoqi në Barcelonë dhe më pas në Paris, ai u martua me të vitin e ardhshëm në prani të Guillaume Apollinaire dhe Cocteau. Në një kohë kur arti i tij luhatet midis natyralizmit dhe kubizmit, ai pikturoi “Portreti i Olgës në një kolltuk”. Një martesë që nuk ishte në gjendje të frenonte vrullshmërinë e saj: instinkti erotik u sublimua duke krijuar qindra vizatime grash lakmitare, të rrethuara nga simbole falike apo figura groteske të organeve gjenitale femërore.

Në vitin 1921 lindi Paulo, djali i parë i Pikasos, i përfaqësuar në krahët e nënës së tij në veprat simbolike të pikturës moderne. Dhe ndoshta atëherë Picasso ishte shumë i matur në lidhje me punët e tij dashurore, por teksa shëtiste nëpër bulevard, artisti pa një pamje të re. Ishte Marie-Thérèse Walter, një vazjë e mitur bionde, me sy blu.

“Unë jam Picasso, do të doja të të pikturoja një portret”, i tha ai. Për vajzën, e cila jetonte me nënën e saj dhe nuk e kishte njohur kurrë të atin, transferimi me atë burrë tridhjetë vjet më të madh se ajo ishte i menjëhershëm.

Marie-Thérèse, dashnorja-fëmijë, e portretizuar në piktura të tilla si “Brenda me një vajzë që vizaton”, i riktheu piktorit energjinë e humbur. Picasso filloi të përjetonte një rigjenerim të jashtëzakonshëm të stilit që e çoi në simbolikën e minotaurit dhe krijimin e Guernicës. Marie-Thérèse, e cila pranoi të jetonte në hije pa ndërhyrë në jetën e të dashurit të saj, ishte perfekte për Picasso-n. Por kur ajo i tha se ishte në pritje të një fëmije dhe Olga e mori vesh, nisi ferri. Gruaja e tërhoqi zvarrë piktorin në gjyq dhe ia vulosën të gjitha pronat në emër të saj, përfshirë bojërat, penelat dhe pikturat në punim e sipër.

“Sa herë që ndërroj femrat, duhet ta djeg të parën. Kështu që unë do t’i hiqja qafe dhe nuk do të ishin të gjithë aty për të komplikuar ekzistencën time. Kjo ndoshta do të më rikthente edhe rininë. Gruaja vritet dhe e kaluara që ajo përfaqëson, fshihet”, tha Picasso. Fjalë profetike. Olga, e cila e kishte bërë të jetonte atë që ai e quajti “koha më e keqe e jetës së tij”, vdiq e çmendur 20 vjet më vonë. Edhe Walter nuk kaloi më mirë. Në fakt Pikaso, të cilit Maya e vogël i lindi në 1935, nuk u ngop kurrë.

Në vitin 1936, një grua tjetër i ndryshoi jetën. Ishte Dora Maar, 29 vjeç. Ai e takoi atë në një kafene në Paris. E shkurtër, me kurba, brune, sy blu, ajo ishte e kundërta e Marie-Thérèse dhe përfaqësonte sfidën intelektuale që kërkonte Picasso. Fotografe, elegante, e kulturuar, e pavarur, ajo ishte vajza e një arkitekti kroat, që kishte jetuar në Argjentinë dhe fliste spanjisht. Pa ndërprerë lidhjen me Walter-in, për të cilën ai  gjeti hapësirën për të enjten dhe të dielën edhe për të parë vajzën e tij, Picasso filloi lidhjen me Dorën.

Një histori që zgjati 7 vjet në të cilën artisti gjithmonë e vinte përballë me Marie-Thérèse, duke i detyruar të dy gratë të darkonin së bashku. Ose i ka çmendur nga xhelozia duke i portretizuar në të njëjtën pozë, deri në përplasje fizike. “Vetëm unë e di se çfarë është ai. Është një instrument vdekjeje. Nuk është burrë, është sëmundje”, tha më vonë Dora, e cila në atë kohë u bë subjekti kryesor femëror i pikturave të tij.

Ndërkohë, i tronditur nga Lufta Civile Spanjolle, në vitin 1937 Picasso kishte pikturuar Guernicën, telajon që denonconte masakrën e civilëve në qytetin bask pas bombardimeve ajrore gjermane. Dhe Dora ishte aty, duke fotografuar fazat e veprës në një seri fotosh që janë bërë legjendare. Megjithatë, pak pasi ai e bindi atë të braktiste fotografinë dhe të rifillonte pikturën, duke e detyruar atë të vuante kritikat e tij shkatërruese. Por fati po përgatiste një hakmarrje për Pikason mizor.

Një tjetër grua që shenjoi jetën e tij quhej Françoise Gilot. Një nxënëse e një mikut të tij piktor kur e takoi, në vitin 1944, ai ishte 63 vjeç dhe ajo 22. Ata e gjetën veten të ngatërruar në një dashuri që për Picasson-n përfaqësonte një rinovim të ngarkesës sensuale. Françoise i lindi dy fëmijë të tjerë: Claude (1947) dhe Paloma (1949). Në pikturat e kësaj periudhe u kthyen temat e nënës me fëmijën. Por edhe me Françoise mekanizmi i vëmendjes së pakufishme dhe mizorisë së pashoqe u riaktivizua: kur ishte shtatzënë, Picasso e adhuroi, e refuzoi pas shtatzënive. Tejet xheloz, ai donte që ajo të vishej në mënyrë monastike, duke ndërthurur marrëdhëniet me të tjerët.

“Gratë vinin e shkonin në jetën e tij si xixëllonja të tërhequr nga një fener; i shikonte në telajo, i përdorte seksualisht dhe kur lodhej i hidhte”, tha Françoise, tashmë njëqindvjeçare. Paloma ishte 4 vjeç kur Gilot bëri një gjest të paprecedentë. Ajo u largua nga Picasso, duke i thënë gjithashtu se e urrente pikturën e tij. Nga inati i fiku një cigare në faqe dhe u përpoq ta bindte të qëndronte. Por Françoise nuk u dorëzua dhe u lirua duke u martuar me një tjetër dhe duke botuar Vita con Picasso, librin për të cilin piktori e çoi në gjykatë.

Në moshën 70-vjeçare, gratë nuk ishin një kapitull i mbyllur për Picasso-n. Ai iu afrua atyre, edhe kur ato ishin shumë të reja. Takimi me perëndeshën e fundit u zhvillua në vitin 1954 në rivierën franceze, ku ajo kishte jetuar prej vitesh midis Antibes, Mougins dhe Vallauris, duke krijuar qeramikë. Dashuri me shikim të parë mes vazove me 28-vjeçaren e divorcuar Jacqueline Roque. Për të ai bleu një kështjellë përrallash në Vallauris. Ai u martua me të në vitin 1961, pas vdekjes së Olgës më 1955, nga e cila nuk ishte divorcuar kurrë.

“I pabesi i pashërueshëm”, Pikaso kishte marrëdhënie të tjera. Por Jacqueline kurrë nuk e la atë dhe artistja kaloi periudhën më paqësore të jetës së saj me të. Kur vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, sikur ajo që kishte mbjellë në jetë vazhdonte të prodhonte fruta të helmuara. Në vitin 1975, djali i tij Paulo vret veten. Në 1977 Marie-Thérèse u vetëvar. Në vitin 1986, Jacqueline bëri vetëvrasje me një të shtënë pistolete. Dora, e cila kishte bërë trajtime psikoanalitike, elektroshok, konvertime fetare, vdiq e vetme në vitin 1997, e harruar nga bota, por besnike e një pakti me veten: “Të gjithë menduan se do të vrisja veten pas braktisjes së tij. Pikaso gjithashtu. Arsyeja kryesore për të mos e bërë këtë ishte për t’i hequr atij këtë kënaqësi”. /a2news/ KultPlus.com

Disa pjesë të Pablo Picasso-s në “banjën femërore”

Në Australi, një muze ka zhvendosur veprat e Picasso-s në një banjë femrash, pas ankesës për diskriminim nga një vizitor mashkull, i cili nuk kishte qasje në një ekspozitë të mëparshme ku ato ishin shfaqur.

Dy piktura dhe një vizatim nga Pablo Picasso ishin fillimisht pjesë e instalacionit “Ladies Lounge” të artistes amerikane dhe kuratores së muzeut, Kirsha Kaechele, në Muzeun e Artit të Vjetër dhe të Ri (MONA) në Tasmani.

Kjo vepër arti eksperimentale ishte përshkruar nga muzeu si një “hapësirë ​​jashtëzakonisht luksoze” ku gratë mund të kënaqen me “thithjet dekadente, majat e bukura dhe kënaqësitë e tjera si zonja” të shërbyera nga një shërbëtor mashkull, ndërkohë që ato studiojnë artin në një dhomë të gjelbër të mbuluar me kadife.

Gjykata Civile dhe Administrative e Tasmanisë urdhëroi MONA-n të ndalonte refuzimin e hyrjes për “personat që nuk identifikohen si zonja”, pasi vendosi në prill se shfaqja shkelte Aktin Kundër Diskriminimit të Australisë të vitit 1998.

Kaechele argumentoi në gjykatë se ndalimi i hyrjes për burrat ishte një pjesë e qëllimshme e artit, duke u dhënë atyre një shije të diskriminimit dhe përjashtimit që shumë gra kanë përjetuar gjatë historisë.

Aktualisht, pjesët e Picasso-s janë shfaqur në një banjë të përmirësuar, të quajtur “Dhoma e Zonjave”, e vendosur brenda muzeut, njoftoi Kaechele në një e-mail. /Liberale/KultPlus.com

51 vite nga vdekja e artistit të madh, Pablo Picasso

Sot janë bërë 51 vite nga vdekja e piktorit të njohur, Pablo Ruiz Picasso, i cili ka vdekur në Mougins të Francës.

Picasso ka qenë piktor, projektues grafik, skulptor spanjoll, dhe njihet si pioner i kubizmit. Ai konsiderohet si një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX.

Gjatë veprimtarisë së tij, Picasso ka punuar rreth 15 mijë piktura, grafika, vizatime, plastika dhe qeramika. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Puna e tij ka qenë aq me peshë, aq sa ka edhe ndarje të periudhave kohore në bazë të asaj çka ka krijuar Picasso:

Periudha blu 1901-1904

Periudha rozë 1905-1907

Periudha e influencës afrikane 1908-1909

Periudha e kubizmit analitik 1909-1912

Periudha e  kubizmit sintetik 1912-1919

Picasso u martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Ai u lind më 25 tetor të vitit 1881 në Malaga./KultPlus.com

Pablo Picasso, artisti që influencoi artin e shekullit XX

Sot është datëlindja e Pablo Picasso-s, një nga artistët më të vlerësuar dhe që influencuan më së shumti artin e shekullit të 20-të.

I lindur më 25 tetor të vitit 1881, në Malaga të Spanjës, Picasso arriti majat e suksesit në pikturë, skulpturë, qeramikë, skenografi etj. Së bashku me Georges Braque ai hyri në Historinë e Artit si krijuesi i Kubizmit. Emri i plotë i këtij artisti të shumanshëm ishte po aq i veçantë sa edhe arti i tij:  Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno Crispín Crispiniano María Remedios de la Santísima Trinidad Ruiz Picasso.

Pablo Picasso ishte djali i José Ruiz Blasco, një profesor i vizatimit, dhe Maria Picasso López. Aftësia e tij e pazakontë për vizatim filloi të shfaqej herët dhe shumë shpejt tejkaloi  aftësitë e babait të tij.

Puna e Pikasos, e cila përfshin më shumë se 50,000 piktura, vizatime, gdhendje, skulptura dhe qeramika të prodhuara gjatë 80 viteve, përshkruhet në një seri periudhash të mbivendosura. Periudha e tij e parë e dukshme “periudha blu” filloi menjëherë pas ekspozitës së tij të parë në Paris. Në vepra të tilla si Kitaristi i Vjetër (1903), Picasso pikturoi me tone blu për të evokuar botën melankolike të të varfërve. Periudha blu u pasua nga “periudha e trëndafilave”, në të cilën ai shpesh përshkruante skena cirku, dhe më pas nga puna e hershme e Pikasos në skulpturë. Në vitin 1907, Picasso pikturoi veprën novator Les Demoiselles d’Avignon, e cila, me paraqitjen e saj të fragmentuar dhe të shtrembëruar të formës njerëzore, shkëputi nga arti i mëparshëm evropian. Les Demoiselles d’Avignon demonstroi ndikimin tek Picasso të artit afrikan të maskave dhe Paul Cezanne.

Në kubizëm, i cili ndahet në dy faza, analitike dhe sintetike, Picasso dhe Braque vendosën parimin modern se vepra arti nuk duhet të përfaqësojë realitetin për të pasur vlerë artistike.

Veprat kryesore kubiste nga Picasso përfshinin kostumet dhe skenat e tij për Balet Russes të Sergey Diaghilev (1917) dhe Tre Muzikantët (1921). Eksperimentet kubiste të Picasso dhe Braque rezultuan gjithashtu në shpikjen e disa teknikave të reja artistike, duke përfshirë kolazhin.

Pas kubizmit, Picasso eksploroi temat klasike dhe mesdhetare dhe imazhet e dhunës dhe ankthit shfaqeshin gjithnjë e më shumë në punën e tij. Në vitin 1937, kjo prirje arriti kulmin me kryeveprën Guernica, një vepër monumentale që ngjalli tmerrin dhe vuajtjet e duruara nga qyteti bask i Guernica kur u shkatërrua nga avionët luftarakë gjermanë gjatë Luftës Civile Spanjolle. Picasso mbeti në Paris gjatë pushtimit nazist, por ishte kundër fashizmit dhe pas luftës iu bashkua Partisë Komuniste Franceze.

Puna e Picasso-s pas Luftës së Dytë Botërore është më pak e studiuar se krijimet e tij të mëparshme, por ai vazhdoi të punonte me ethe dhe pati sukses komercial dhe kritik. Ai prodhoi vepra fantastike, eksperimentoi me qeramikë dhe pikturoi variacione në veprat e mjeshtërve të tjerë në historinë e artit. I njohur për shikimin e tij intensiv dhe personalitetin dominues, ai pati një sërë marrëdhëniesh dashurie intensive dhe të mbivendosura gjatë jetës së tij. Ai vazhdoi të prodhojë art deri në vdekjen e tij në 1973, në moshën 91-vjeçare. / atsh / KultPlus.com

Picasso, Pablo; Weeping Woman (Femme en pleurs); Tate; http://www.artuk.org/artworks/weeping-woman-femme-en-pleurs-201236

Vdes djali i piktorit Pablo Picasso

Claude Ruiz Picasso, djali i vogël i artistit spanjoll Pablo Picasso, ka vdekur në Zvicër në moshën 76-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, por nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Claude ishte një fotograf dhe regjisor filmi, i cili gjithashtu menaxhoi pasurinë e babait të tij nga viti 1989 deri në korrik të këtij viti, kur ia dorëzoi përgjegjësinë motrës së tij më të vogël, Paloma.

Claude punoi si asistent i fotografit të famshëm Richard Avedon për gati një vit dhe punoi si fotoreporter për Time Life, Vogue dhe revistën amerikane Saturday Review. Në vitin 2011 iu dha nderimi më i lartë i Francës, Legjioni i Nderit, për punën e tij si artist dhe si administrator i caktuar nga gjykata i pasurisë së babait të tij.

Picasso kishte katër fëmijë. Claude dhe Paloma ishin fëmijët e tij me artisten franceze Françoise Gilot, e cila vdiq në qershor në moshën 101-vjeçare. Djali i tij i madh, Paul, nga martesa me balerinën Olga Khokhlova, vdiq në vitin 1975. Maya, vajza e tij me modelen franceze Marie-Therese Walter, vdiq në vitin 2022.

Picasso ndërpreu kontaktet me Claude dhe Palomën pasi Gilot, ish-gruaja e tij, shkroi një kujtim për jetën e tyre së bashku. Ai u përpoq të parandalonte botimin e librit të saj të vitit 1964, me titull “Jeta me Pikason”.

Në vitin 1970, 22-vjeçari Claude paditi në Francë për t’u njohur si djali legjitim, dhe rrjedhimisht trashëgimtar. Gjykata vendosi në favor të tij dhe Paloma, vëllezërit e motrat u bënë trashëgimtarë të Picasso-s një vit pas vdekjes së tij në 1973.

Pasuria e Pikasos mbetet një nga dinastitë më të pasura në botën e artit. Kur Picasso vdiq në moshën 91-vjeçare në vitin 1973, ai la pas më shumë se 45,000 vepra, mes tyre 1,885 piktura, 1,228 skulptura, 7,089 vizatime, 30,000 printime, 150 libra skicash dhe 3,222 vepra qeramike. Ai la edhe miliona para. Në total, pasuria vlerësohej në 650 milion £ në atë kohë./KultPlus.com

Pablo Picasso – 10 fakte që mbase nuk i keni ditur për “gjeniun e shekullit”

Cila ishte piktura e tij më e shtrenjtë? Cilat ishin pikëpamjet e tij për regjimin e Frankos? Kur nisi të pikturonte? Këtu janë 10 fakte rreth piktorit të konsideruar si “gjeniu i shekullit”.

  1. Sa vepra arti krijoi Pikaso gjatë jetës së tij?

Vlerësimet ndryshojnë dhe varet se si e përcaktoni një vepër arti. Sipas disa burimeve, piktori dhe skulptori spanjoll krijoi rreth 50,000 vepra, që i bie rreth dy në ditë gjatë gjithë jetës së tij si i rritur. Kjo përfshin piktura, printime, ilustrime librash, e të tjera.

Asnjë artist tjetër i brezit të tij nuk ishte kaq produktiv, edhe në pleqëri. Picasso punoi deri në ditën kur vdiq në moshën 91-vjeçare.

  1. Sa vjeç ishte Pablo Picasso kur bëri pikturimin e parë?

Piktura e tij e parë e njohur ishte një pikturë vaji: “El picador amarillo” (Tamavrasësi i Verdhë) ose “El pequeno picador” (Tamaxhiu i Vogël), i frymëzuar nga një vizitë në një ndeshje me dema. Në atë kohë, Pablo Ruiz Picasso ishte vetëm nëntë vjeç. Ai rridhte nga një familje artdashëse dhe i ati gjithashtu ishte piktor.

Picasso lindi më 25 tetor 1881 në Malaga të Spanjës, një qytet me një traditë arti shekullore. Babai i tij jepte mësim në një shkollë arti. Në shtëpi kishte materiale lyerje kudo. Babai i tij e njohu “fëmijën mrekulli” tek ai dhe e përsosi vizatimin e tij akademik qysh herët.

  1. A është trajnuar Pablo Picasso si artist?

Në vitin 1892, Pablo u pranua në Shkollën e Artit në Malaga. Përveç mësimeve normale të shkollës, Pablo përdorte çdo minutë të lirë për të pikturuar dhe vizatuar dhe shpejt u kualifikua për arsimin e lartë.

Pas shkollës së mesme, ai u transferua në akademinë e artit në Barcelonë, dhe menjëherë pas kësaj në Akademinë e njohur San Fernando në Madrid. Por piktori i ri nuk i pëlqeu metodat e mësimdhënies. Pas vetëm gjysmë viti, ai u largua nga instituti dhe që atëherë u bë autodidakt.

Ai shoi etjen e tij për njohuri në muze, sallone dhe studio, studioi teknikat e artistëve të tjerë dhe thithi gjithçka që lindte rreth tij në formën e artit, letërsisë dhe muzikës së re.

  1. Si u bë i njohur me nofkën ‘Picasso?’

Në fillim, Pablo Ruiz Picasso (Picasso është emri i vajzërisë së nënës së tij) ende nënshkuante emrin e tij të plotë në piktura. Nga viti 1900 ai filloi të nënshkruante pikturat e tij vetëm me fjalën “Picasso”. Në atë kohë ai ende jetonte dhe punonte në Barcelonë. Vetëm në vitin 1904 ai u transferua në një studio në Paris.

Më vonë, mbiemri i tij u bë sinonim i artit të madh dhe teknikës së tij gjestike, të guximshme të pikturës dhe vizatimit. Në fillim, pikturat e tij ishin ende me ngjyra të forta dhe pothuajse të bukura. I riu i talentuar spanjoll donte të tërhiqte vëmendjen me çdo çmim. Egoja e madhe e Pikasos e shtyu atë drejt produktivitetit të jashtëzakonshëm.

  1. Cili ishte emri i plotë i familjes së Pikasos?

Picasso vinte nga një familje e klasës së mesme. Me dy motrat e tij më të vogla, Pablo u rrit në një mjedis të arsimuar. Ishte traditë në familje që fëmijëve t’u viheshin shumë emra të shquar. Emri i plotë i Picasso ishte: Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceno Maria de los Remedios Crispiano de la Santisima Trinidad Ruiz y Picasso.

  1. Cilat janë veprat më të famshme të Pikasos?

Me “Demoiselles d’Avignon” Picasso krijoi pikturën e parë kubiste – një stil arti abstrakt – dhe revolucionarizoi historinë e artit. Gratë pa rroba që ai përshkroi nuk shihen më vetëm nga një këndvështrim, por nga disa këndvështrime njëherësh.

Picasso la gjurmë edhe në kryeveprën e tij të dytë, të vitit 1937. Menjëherë pas sulmit nga Legjioni nazist Condor në fshatin e vogël Gernika në Bask, ai ia kushtoi viktimave të sulmit kanavacën gjigante për Panairin Botëror në Paris. Piktura kundër luftës është një protestë kundër totalitarizmit. Picasso nuk donte që ajo të kthehej në Spanjë deri në fund të diktaturës së Francisco Frankos, i cili mori pushtetin në vitin 1939 deri në vdekjen e tij në vitin 1975. Sot është kthyer në Spanjë, i ekspozuar në Museo Reina Sofia në Madrid.

  1. Kur filloi Pikaso të fitonte para me artin e tij?

Nëpërmjet veprave të asaj që tani njihet si “Periudha e tij Blu” dhe “Periudha Rozë” pasuese, e cila zgjati deri në vitin 1904, Picasso u bë gjithnjë e më i njohur si piktor në Paris. Në vitin 1906 ai njohu Henri Matisse, artistin më të rëndësishëm francez të asaj kohe, i cili i dha atij kontakte të shumta.

Nëpërmjet tij, Picasso u takua edhe me Ambroise Vollard, i cili bleu prej tij të gjitha pikturat e “Periudhës Rozë” dhe e bëri të sigurt financiarisht për herë të parë. Më vonë, tregtari gjerman i artit Daniel-Henry Kahnweiler, vetë një personazh i famshëm në botën e artit, bëri disa blerje, duke e ndihmuar Pikason të bëhej një nga artistët më të shtrenjtë të shekullit të 20-të.

Kahnweiler organizoi gjithashtu shitjen e një prej veprave kryesore të Pikasos – pikturës së madhe “Les Demoiselles d’Avignon”. Si rezultat i pasurisë së tij të re, Picasso më në fund mund të përballonte një apartament të ri dhe udhëtime të shumta.

  1. Sa kushton piktura më e vlefshme e Pikasos?

Në vitin 2015 në Nju Jork, “Les Femmes d’Alger” (Gratë e Algjerit) arriti në 164.7 milionë euro, duke e bërë atë një tarifë rekord për çdo pikturë të Pikasos.

Piktura e madhe është e fundit në një seri të pikturuar midis 1954 dhe 1955 u shit në shtëpinë e ankandit Christie.

E gjithë seria u ble në vitin 1956 nga Victor dhe Sally Ganz nga Galerie Louise Leiris në Paris për 2 milionë dollarë.

  1. Sa vjeç ishte Pikaso kur pikturoi pikturën e fundit?

Megjithëse autoportreti i fundit i njohur i Pikasos u përfundua pak më pak se një vit para vdekjes së tij, ai në fakt punoi deri në ditën kur vdiq, në moshën 91-vjeçare, më 8 prill 1973, në vilën e tij Notre-Dame-de Vie në Cote d’Azur.

Atje ai jetoi i izoluar me gruan e tij të dytë Jacqueline, e cila kryesisht e mbrojti atë nga bota e jashtme dhe fëmijët e tij të tjerë, dhe vajza e tyre Katerina. Ai ishte distancuar prej kohësh nga skena e gjallë e artit në Paris dhe qendrat e botës së artit ndërkombëtar, ku po quhej si “gjeniu i shekullit”.

10 Çfarë u la trashëgim Pikaso trashëgimtarëve të tij dhe pasardhësve?

Artistit la pas vetes katër fëmijë nga tri gra të ndryshme dhe tetë nipër e mbesa.

Menjëherë pas vdekjes së Pikasos, shpërtheu një mosmarrëveshje e ashpër ligjore midis trashëgimtarëve. Marrëdhëniet familjare ishin të ndërlikuara. Picasso u martua zyrtarisht dy herë.

Fëmijët e tij nga marrëdhënia e tij me Francoise Gilot – fotografi Claude Picasso dhe stilistja Paloma Picasso – si dhe nipërit e tij nga djali i tij legjitim – Paulo Picasso (1921-1975) – luftuan ashpër për pjesën e tyre të trashëgimisë së madhe.

Në vitin 1976, pasuritë materiale të lëna pas nga Picasso u vlerësuan rreth 696 milionë euro. Kjo përfshinte shtëpi, pasuri të paluajtshme, studio, prona të ndryshme dhe koleksionin privat të artit të Picasso-s me piktura të vlefshme nga artistë me të cilët ai miqësohej ose i admironte shumë, si Matisse, Miro, Modigliani, Cezanne dhe Van Gogh.

Pasuria artistike e piktorit të famshëm spanjoll u vlerësua në një vlerë prej 1.275 miliardë frangash. Kjo përfshinte: 1,885 piktura, 7,089 vizatime, 19,134 grafika, 3,222 punime qeramike, 1,228 skulptura dhe objekte, si dhe 175 libra skicash me rreth 7,000 vizatime, të cilat Picasso shpesh i bënte si skica paraprake të veprave të mëdha.

Pikturat, vizatimet dhe skulpturat e tij u bënë themeli i Muzeut Picasso në Paris, i cili u hap në vitin 1985 – ku edhe sot e kësaj dite turistë nga e gjithë bota vijnë për t’u mrekulluar me veprat e tij të artit./klankosova/KultPlus.com

Veprat e artistit Pablo Picasso, “rigjallërohen” nga Paul Smith

Dizajneri britanik Sir Paul Smith i ka dhënë “një gjallëri të re” veprave të artistit Pablo Picasso në një ekspozitë që ai drejtoi në Muzeun Picasso të Parisit.

Bashkëpunimi i stilistit 76-vjeçar me muzeun vjen pasi institucioni shënon 50 vjetorin e vdekjes së artistit franko-spanjoll.

I njohur për dizajnet ikonë shumëngjyrëshe si vijat dhe majmunët e tij, Smith konceptoi sfonde me modele dhe tekstura që të kujtojnë veprat e Picasso-s, duke i bërë ato të shfaqen në një mënyrë moderne dhe lozonjare.

Pjatat e gjalla qeramike të artistit të lindur në Malaga janë të vendosura kundër pjatave industriale të bardha, ndërsa vepra të njohura nga periudha e kubizmit të Picasso si “Portreti i Dora Maar” dhe “Busti i gruas me kapelë me vija” varen nga muret me vija vertikale me blu dhe tonet e verdha që shkojnë me pikturat.

“Ideja ishte që thjesht të përpiqeshim ta tregonim veprën kudo që të ishte e mundur, në grupe kubizmi, periudha blu ose kronologjikisht në disa raste, dhe më pas t’i jepnim një frymë të re.”

Ekspozita u zhvillua gjatë katër viteve të fundit, me Smith duke marrë frymëzim nga koleksioni i Muzeut Picasso prej rreth 200 mijë pjesë.

“Unë mendoj se është një ekspozitë mjaft optimiste dhe të sjell një lumturi. Është shumë ngjyrëshe. Mendoj se të shohësh një ekspozitë të një artisti që ndërroi jetë para 50 vitesh dhe të emocionohesh edhe këto ditë, është me të vërtetë diçka e bukur.”

Ekspozita do të zgjasë nga 7 Marsi deri më 27 Gusht dhe përmban 152 piktura, skulptura dhe kolazhe të Picasso-s. / Klan News / KultPlus.com

Turne unik nëpër botën erotike dhe artistike të Picasos (FOTO)

Ekzistojnë disa gjëra që nuk do donit t’i thoni, t’i bëni, madje as t’i mendoni para atyre që ndiheni se nuk i njihni mjaftueshëm, por pikërisht gjëra të tilla, të veçanta, mund të ndodhin në një galeri arti. Ju mund ta gjeni veten në këtë lëmsh tekanjoz mendimesh kur jeni përballë Skenës Erotike të Pikasos.

Erotic Scene (1902-3)

Piktura është një autoportret, të cilën artisti e pikturoi kur ishte vetëm 21 vjeç, por ai duket se e imagjinon veten si një djalë më të ri, i shtrirë në një shtrat me duar të vëna pas kokës, derisa një grua e zhveshur rri e përkulur në zonat më erotike të tij.

Tema e Skenës Erotike ishte mjaft e rrezikshme, aq sa Picasso e mohoi për vite të tëra që ishte ai që e pikturoi atë, megjithatë studiuesit pohojnë se ai e bëri atë, dhe nuk është një pikturë aq befasuese nga ai që, në një moshë të re, kishte kaq përvojë seksuale dhe jeta e të cilit do të ishte aq e mbushur me dashuri.

Pa marrë parasysh se cilën periudhë të veprës së Pikasos studion, nga periudha blu që formësoi skenën erotike, përmes viteve kubiste e deri në neoklasicizmin e viteve 1920, dikush mund të tundohet po aq me tregimet e jetës së dashurisë të mjeshtrit të madh, njëlloj si me veprat që ai ka krijuar.

Shikimi i pikturave të tij përmes jetës së tij personale do të na ofronte ende një pamje të pasur të punës së tij, pasi shpesh është vënë re se si një grua e re në jetën e Picassos sinjalizoi një largim të dukshëm në punën e tij.

Konsideroni të bëni një turne në jetën dashurore të Picasso-s, përmes një sekuence të portreteve të tij përrallore – disa të deklaruara si të tilla, disa më të fshehura – që zbulojnë gjendjen shpirtërore dhe dashurinë e tij me ritme të ndryshueshme.

Gjersa ishte në Romë, duke bërë sete për Balet Russes, ai u takua me ishbalerinën Olga Khokhlova; ata u martuan në vitin 1918 dhe marrëdhënia e tij me të përkoi me një kthesë drejt neoklasicizmit në veprën e tij dhe me përfytyrimet e një Epoke të Artë të humbur në Mesdhe. Së bashku ata patën një djalë, Paulo-n, dhe gëzimi i Pikasos për atësinë u shfaq në kompozime që festonin gratë dhe amësinë, si Gruaja në të Bardha (1924). Por artisti shpejt u lodh nga atësia dhe nga gruaja e tij, dhe ndërsa ndjenjat e tij rënduan kontaktin e tij me surrealistët e shtynë atë të prodhonte Koka e një gruaje (1927), një satirë thumbuese e Olgës.


Po atë vit, në moshën 45-vjeçare, vëmendja e Pikasos u tërhoq nga një vajzë 17-vjeçare që takoi në një rrugë të Parisit, Marie-Thérèse Walter. Stili i tij më parë i ftohtë dhe i papasionuar surrealist u ngroh, për të prodhuar imazhe plot diell, erotike të gëzueshme të dashurisë së tij të re, si Ëndrrimtarja (1932). Por përsëri, ndërsa egërsia e tij u zbeh, paleta e tij u ftoh, si në portretet e mëvonshme si Gruaja në gjumë në një tryezë (1936). Dhe, më në fund, siç ishte modeli i tij, Marie-Thérèse u zëvendësua, këtë herë nga fotografja e zjarrtë dhe cerebrale surrealiste Dora Maar.

Woman in White (1924)
 Head of a Woman (1927)
The Dreamer (1932)

Edhe kur Picasso nuk po i pikturonte më gratë e tij, mendimet e tij për to po i jepnin formë veprës së tij: një përrallë apokrife thotë se në Kreshmën e 1930, Marie-Thérèse e re dhe e devotshme u betua për seks dhe Picasso u tërbua aq shumë sa pikturoi një Kryqzim. Ndërsa kjo përrallë është objekt shqyrtimi, ka pak mister pas Njeriut me Lollipop (1938), figurës komike që shfaqet me përshkrimet e tij të shumta të grave të viteve 1920 dhe 1930. Kompozimi tallet me ata që në fund të jetës kthehen në fëmijëri për të gjetur zëvendësues për dashurinë e humbur erotike: këtu është sikur Pikaso pretendon se një fat i tillë nuk do të jetë i tij./ KultPlus.com

Man with a Lollipop (1938)

10 fakte interesante nga jeta e Pablo Pikasos

Më 25 tetor 1881 lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vdiq më 8 prill në vitin 1973).

Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pikaso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste.

U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17-vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955.

Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Pikasos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer.

Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenët pacifist.

Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksionistit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.

Pikaso është pagëzuar Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceon Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso, sipas disa të afërmve të tij. Emri Pikaso i vjen nga e ëma, Maria Pikaso y Lopez. Babai quhet Jose Ruiz Blasco.

2- Ai lindi më herët

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

3- Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

4- Vizatimi i parë i Pablos

Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

5- Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

6- Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

7- A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

8-Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

Në vitin 1009, Pikaso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Pikaso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

9- Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura. Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

10- Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht. / KultPlus.com

141 vjet nga lindja e Pablo Picassos

Sot shënohet 141 vjetori i lindjes së piktorit Pablo Picasso.

Pablo Picasso u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Kudo la gjurmë me sprova t’kurajshme dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Me ç’nuk i mbushi ai të 91 vitet e moshës, deri më 8 prill 1973 kur u shua.

Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e tij të jashtëzakonshëm, se sa vlerat shumëdimensionale, me të cilat ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë. “Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë”, – është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, dhe njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit.

Në punën e tij, çdo gjë përqendrohej te ndjeshmëria, te dëshira, forca dhe hapësira, që i veshi këtij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues. Qëllimi i Pablo Picassos nuk ishte të argumentonte koherencën, por që të arrinte të ndiente nivelin më të lartë të ndjeshmërisë, forcën e shprehisë dhe formën e çartun të artikulimit. /KultPlus.com

Sotheby’s vë në ankand pikturën e Picassos

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s Nju Jork zbuloi përmbajtjen e plotë të serisë së saj të shitjeve të Majit.

Seritë e shitjeve do të prezantojnë rreth 800 lote në gjashtë shitje të ndryshme. Veprat nga Koleksioni Macklowe do të përmbajnë 30 pjesë nga Gerhard Richter, Mark Rothko, Andy Warhol, Sigmar Polke, Willem de Kooning dhe shumë të tjerë.

Ankandi modern, tha kreu i Sotheby’s, Julian Dawnes, do të shfaqë vepra të artistëve të njohur të shekujve XIX dhe XX, duke përfshirë portretin e Marie-Thérèse Walter të Pablo Picasso-s të vitit 1932.

“Vlerësimi për këtë pikturë është sipas kërkesës, por ne presim që ajo të shitet mbi 60 milionë Dollarë. Dhe sigurisht, një pikturë tjetër e vitit 1932 e Marie Torres nga Picasso në shkallë të ngjashme u shit jo shumë kohë më parë, për mbi 100 milionë Dollarë në ankand publik. Pra, ne sigurisht mendojmë se kjo është në shumë mënyra një pikturë shumë më e rëndësishme. Dhe do të jetë shumë emocionuese të shohësh nëse nuk mund të arrijë  një çmim të ngjashëm”.

Pikturat  të tjera që do jenë në shitje përfshijnë një autoportret nga Andy Warhol, një nga veprat e tij përfundimtare, e cila ka një vlerësim prej 15-20 milionë Dollarë, një Mark Rothko i paparë më parë nga viti 1960, me një vlerësim prej 35-50 milionë Dollarë, i Gerhard Richter Seascape, me një vlerësim prej 25-35 milionë Dollarë dhe Le Grand Canal et Santa Maria della Salute të Monet, që vlerësohet të arrijë rreth 50 milionë Dollarë. /KlanNews/ KultPlus.com

Ai ishte nxënës i tmerrshëm: Dhjetë fakte interesante për Pablo Pikason

Më 25 tetor 1881 lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vdiq më 8 prill në vitin 1973).

Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pikaso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste.

U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17-vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955.

Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Pikasos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer.

Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenët pacifist.

Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksionistit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.

Pikaso është pagëzuar Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceon Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso, sipas disa të afërmve të tij. Emri Pikaso i vjen nga e ëma, Maria Pikaso y Lopez. Babai quhet Jose Ruiz Blasco.

2- Ai lindi më herët

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

3- Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

4- Vizatimi i parë i Pablos

Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

5- Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

6- Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

7- A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

8-Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

Në vitin 1009, Pikaso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Pikaso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

9- Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura. Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

10- Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht. 

Pablo Picasso: Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën

E kam të vështirë ta kuptoj rëndësinë që i jepet fjalës “kërkim“ në lidhje me pikturën moderne. Simbas meje, në pikturë, kërkim nuk do të thotë asgjë. Të gjesh: ky është problemi. Askujt nuk mund t‘i zgjojë kureshtje një njeri që vështron ngultazi përtokë, duke kërkuar kuletën që rastësia mund ta ketë hedhur në rrugë. Kush gjen diçka, nuk ka rëndësi se çfarë, edhe nëse kërkimi i asaj gjëje s’ishte qëllimi i tij, ai po që na zgjon kureshtjen, pse jo dhe admirimin.

Më kanë akuzuar se kam kryer shumë mëkate: por akuza më e rreme është se unë paskam si qëllim kryesor të punës sime prirjen për të kërkuar. Kur pikturoj, qëllimi im është të tregoj atë që kam gjetur dhe jo atë që po kërkoj. Në art qëllimet nuk janë të mjaftueshme dhe, siç themi ne në Spanjë, dashuria duhet të tregohet me vepra dhe jo me argumente. Vlerë ka ajo që bëjmë dhe jo ajo që synojmë të bëjmë.

Të gjithë e dimë se arti nuk është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën, së paku të vërtetën që na është dhënë të kuptojmë. Artisti duhet të dijë mënyrën me të cilën do t’i bindë të tjerët për të vërtetën e gënjeshtrave të tij. Nëse nëpërmjet punës së tij ai arrin të na tregojë vetëm faktin se ka kërkuar dhe rikërkuar mënyrën e realizimit të gënjeshtrave të tij, ai kurrë nuk do mund të arrijë diçka.

Shpeshherë ideja e kërkimit e ka nxjerrë pikturën nga udha, ndërsa artistin e ka bjerrë nëpër stërhollime mendore. Ndoshta ky ka qenë gabimi kryesor i artit modern. Shpirti i kërkimit i ka helmuar ata që nuk i kanë kuptuar plotësisht të gjithë elementët pozitivë dhe përmbyllës të artit modern dhe i ka bërë të përpiqeshin të pikturonin të padukshmen, pra të papikturueshmen.

Ata flasin për natyralizëm dhe kundërvënie ndaj pikturës modene. Do më pëlqente të njihja ndokënd që ka parë një vepër arti natyrale. Natyra dhe arti, duke qenë dy realitetet krejtësisht të ndryshme, nuk mund të jenë e njejta gjë. Nëpërmjet artit ne shprehim konceptimin e asaj që natyra nuk është.

Velázques na ka përcjellë shëmbëlltyrën e njerëzve të epokës së tij: pa dyshim që ata ishin ndryshe nga ç’i ka pikturuar ai, por ne nuk mund të konceptojmë Filipin IV ndryshe nga ç’e ka pikturuar Velázques. Edhe Rubens ka bërë një portret të të njejtit mbret, por duket tjetër njeri. Ne besojmë në atë që ka pikturuar Velázques sepse ai na bind me të drejtën e pushtetit.

Qysh nga origjina, nga primitivët, veprat e të cilëve janë qartësisht të ndryshme nga natyra, dhe deri tek artistë si David, Ingres, e deri dhe Bouguereau, të cilët besonin se e pikturonin natyrën ashtu siç është, arti ka qenë përherë art dhe jo natyrë. Dhe nga pikëpamja e artit nuk ka forma konkrete apo abstrakte, por vetëm forma, të cilat s’janë gjë tjetër veçse gënjeshtra bindëse. Nuk ka dyshim se këto gënjeshtra janë të nevojshme për pjesën tonë mendore, sepse pikërisht përmes tyre ne mund të krijojmë këndvështrimin tonë estetik mbi jetën.

Kubizmi nuk është i ndryshëm nga asnjë shkollë tjetër e pikturës. Për të gjitha shkollat janë të përbashkëta të njejtët parime e të njejtët elementë. Fakti se për shumë vite kubizmi nuk është kuptuar, dhe ka ende sot ka njerëz të cilët nuk arrijnë ta shohin, nuk do të thotë kurrgjë. Unë nuk di të lexoj në anglisht. Një libër në anglisht për mua është një libër i bardhë. Por ama kjo s‘do të thotë se gjuha angleze nuk ekziston. Përse duhet të qortoj ndokënd, veç vetvetes, nëse nuk arrij të kuptoj diçka rreth së cilës nuk di kurrgjë?

Shpesh dëgjoj të shqiptohet fjala evolucion. Më kërkojnë të shpjegoj se si evoluon piktura ime. Për mua, në art nuk ka të shkuar apo të ardhme. Nëse një vepër arti nuk mund të jetojë përngahera në të tashme, nuk duhet të merret në konsideratë. Arti i grekëve, i egjiptianëve, i piktorëve të mëdhenj që jetuan në kohë të tjera, nuk është art i së shkuarës. Mbase sot është më i gjallë nga ç’ka qenë ndonjëherë. Arti nuk evoluon vetvetiu, idetë e popujve ndryshojnë e bashkë me to ndryshojnë edhe mënyrat e shprehjes. Kur dëgjoj të flitet për evoluimin e ndonjë artisti, më duket sikur njerëzit e shikojnë atë në këmbë midis dy pasqyrave që riprodhojnë shëmbëlltyrën e tij në sasi të panumërt- e që kundrojnë edhe shëmbëlltyrat vijuese të pasqyrës tjetër si të ardhmen e tij- teksa shëmbëlltyra e tij e vërtetë ndodhet në të tashme.

Ndryshimi nuk do të thotë evolucion. Nëse një artist ndryshon ekspresionin e tij, kjo do të thotë se ai ka ndryshuar vetëm mënyrën e tij të të menduarit, gjë që mund të jetë për më mirë ose për më keq. Mënyrat e shumta që kam përdorur unë nuk duhet të konsiderohen si një evolucion apo si shkallë që çojnë drejt një ideali të panjohur të pikturës. Gjithë ç’kam bërë ka qenë gjithnjë për të tashmen, me shpresën e të mbeturit përherë në të tashmen.

Kur kam gjetur diçka për të shprehur, e kam bërë pa menduar për të shkuarën apo të ardhmen. Nuk besoj se në mënyrat e mija të ndryshme kam përdorur elementë rrënjësisht të ndryshëm; nëse objektet që kam dashur të shpreh më kanë propozuar mënyra të ndryshme ekspresioni, unë nuk kam ngurruar fare t’i përdor. Unë nuk kam bërë as eksperimente e as prova. Kur kam diçka për të thënë, e them në mënyrën që më duket më natyrale. Motive të ndryshme kërkojnë në mënyrë të pashmangshme metoda të ndryshme ekspresioni. Kjo nuk do të thotë evoluim apo ecje përpara, por përshtatje e idesë që duam të shprehim me mënyrat e shprehjes së kësaj ideje.

Arti kalimtar nuk ekziston. Në historinë kronologjike të artit ka periudha që janë më pozitive dhe më të plota se të tjerat; kjo do të thotë vetëm se ka periudha në të cilat ekzistojnë artistë më të mirë se në periudhat e tjera. Nëse historia e artit do mund të paraqitej në mënyrë grafike, ashtu siç veprohet me digramat që shënojnë ndryshimet e temperaturës së të sëmurit, do viheshin re të njejtat linja që ulen e çohen, duke provuar kështu që në art nuk ka ngjitje dhe përparim, por shënohen do lloj uljesh e ngritjesh si në çdo tjetër fushë. E njejta gjë ndodh edhe në punën individuale të një artisti.

Shumë njerëz mendojnë se kubizmi është një art kalimtar, një eksperiment që nuk mund të sjellë rezultate të mëtejshme.  Ata që mendojnë kështu nuk e kanë kuptuar. Kubizmi nuk është një farë apo fetus, por art që trajton një shkallë formash parësore, dhe kur një formë realizohet shfaqet aty për të jetuar jetën e saj. Një lëndë minerale që ka një formë gjeometrike nuk është bërë për qëllime kalimtare; ajo është aty për të mbetur dhe mbetur përherë në formën e saj; nëse duam të zbatojmë në art ligjet e evolucionit dhe të transformizmit, atëherë duhet të pranojmë që gjithçka është kalimtare. Por, në të kundërt, arti nuk hyn në këto absolutizma filozofike. Në qoftë se  kubizmi ishte art kalimtar, unë jam i bindur se e vetmja formë që do mund ta pasonte kishte për të qenë një formë tjetër e kubizmit.

Janë bërë përpjekje për ta shpjeguar kubizmin nëpërmjet matematikës, trigonometrisë, kimisë, psikanalizës, muzikës, e kushedi ç’gjëje tjetër. E tërë kjo s’ka prodhuar send tjetër përpos letërsi, për të mos thënë “pa kuptim“, dhe ka sjellë rezultatin e keq të verbimit të njerëzve përmes teorive.

Kubizmi ka qëndruar përherë brënda kufinjve të pikturës, duke mos mëtuar kurrë të dalë jashtë saj. Vizatimi, piktura dhe ngjyra janë mirëkuptuar dhe përkushtuar në kubizëm po me të njejtin shpirt dhe mënyrë siç janë mirëkuptuar në shkollat tjera. Kohërat tona mund të jenë të ndryshme sepse ne kemi ndërkallur në pikturë objekte dhe forma të panjohura më parë, kemi hapur sytë mbi gjithë çfarë na qarkon, e edhe mendjen.

Formës dhe ngjyrës u kemi dhënë kuptimin e tyre të veçantë gjer ku kemi arritur ta shohim. Në objektet tanë ruajmë harenë e zbulimit, kënaqësinë e së papriturës; vetë objekti ynë duhet të jetë një burim vëmendjeje. Por ç’dobi ka vallë të flasim rreth asaj që bëjmë, në një kohë kur të gjithë mund ta shikojnë, nëse duan?

Pablo Picasso

Përktheu: Shpëtim Kelmendi /KultPlus.com

49 vjet nga vdekja e Pablo Picassos

Sot shënohet 49 vjetori i vdekjes së piktorit Pablo Picasso.

Pablo Picasso u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Ç’mos ishte ai. Kudo la gjurmë me sprova t’kurajshme dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Me ç’nuk i mbushi ai të 91 vitet e moshës, deri më 8 prill 1973 kur u shua.

Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e tij të jashtëzakonshëm, se sa vlerat shumëdimensionale, me të cilat ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë. “Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë”, – është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, dhe njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit.

Në punën e tij, çdo gjë përqendrohej te ndjeshmëria, te dëshira, forca dhe hapësira, që i veshi këtij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues. Qëllimi i Pablo Picassos nuk ishte të argumentonte koherencën, por që të arrinte të ndiente nivelin më të lartë të ndjeshmërisë, forcën e shprehisë dhe formën e çartun të artikulimit. /KultPlus.com

Pablo Picasso, piktori që i revolucionarizoi artet figurative

Pak artistë kanë pasur staturën dhe trashëgiminë që la pas Pablo Pikaso, piktori i famshëm që futi stilin e artit të njohur si Kubizëm, dhe emri i të cilit u bë sinonim i kryeveprave të shprehjes artistike. Ja çfarë duhet të dini mbi jetën dhe veprën e artistit të mirënjohur:

Arti i Pikasos përfshinte më shumë sesa thjesht përdorimin e bojës

Gjatë karrierës së tij legjendare dhe mijëra veprave të artit, Pikaso përdori shumë më tepër sesa bojën dhe penelin. Ndër mjetet dhe stilet e përfshira në krijimin e artit të tij, siç ishin skulpturat, përfshihen edhe gurët e detit, makinat-lodër, qeramika, blloqe gurësh, pirunj etj.

Preferonte më shumë veprat e artit sesa shkollimin tradicional

I lindur në Malaga të Spanjës më 25 tetor 1881, fati i Pablos dukej i parashkruar. Babai i tij ishte Hoze Blasko, një mësues arti. Ndaj, që në moshë të re Pikaos u mor me art, kur ishte 13 vjeç, ai kishte tejkaluar aftësitë artistike të babait të tij, teksa nisi të injorojë edukimin e tij formal, në mënyrë që të mund të vizatonte në fletoren e tij.

Edhe Shkolla e Arteve të Bukura në Barcelonë, të cilën Pikaso e përfundoi në moshën 14-vjeçare, nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur interesin e tij. Ai doli në rrugë, duke skicuar peizazhe. Në Akademinë Mbretërore të San Fernandos në Madrid, ai i braktisi sërish leksionet, duke bredhur rrugëve për të përvetësuar jetën reale. Nxitjet e tij eksperimentale dhe heqja dorë nga mësimet konvencionale do të diktonin edhe veprën e tij.

Pikturat e “Periudhës blu”, burojnë nga tragjedisë e jetës së tij

Edhe pse eksperimentoi me stile të ndryshme arti gjatë karrierës së tij, ajo që bie më shumë në sy është e ashtuquajtura “Periudha Blu”. Historianët e artit kuptojnë me këtë term vitet 1901– 1904, kohë që sipas tyre solli një ndryshim të dukshëm në veprën e Pikasos, me skenatë zymta të problemeve vetjake të artistit, duke përfshirë varfërinë.

Veprat e saj periudhe karakterizohen nga përdorimi i shpeshtë i blusë dhe jeshiles. Besohet se ndryshimi erdhi pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë, Karlos Kazagemas. Nga ajo periudhë e errët vepra më e njohur është“Kitaristi i moshuar”. “Periudha blu” u pasua nga “Periudha e trëndafilit”e viteve 1904–1906, e cila dukej se e çliroi Pikason nga depresioni, duke sjellëvepra më shumëngjyrëshe si “Familja Saltimbankes”, “Akrobati” dhe “Arlekini i ri”.

Arritja më e madhe e tij është futja e rrymës së Kubizmit në artet figurative

Në vitin 1905, Pikaso u njoh me piktorin francez Zhorzh Brake, qënë atë kohë po eksperimentonte me pikturat polikromatike dhe të stilizuara të peizazhit. Së bashku, ata eksploruan mbi atë që u bë i njohur si Kubizëm, ose praktikën e aplikimit të formave gjeometrike – dhe jo vetëm kubeve – tek subjektet e veprave të tyre, për të përforcuar natyrën dydimensionale të artit. Ky stili i ka rrënjët në skulpturat tradicionale afrikane (si maskattribale) dhe piktorët post-impresionistë si Pol Sezan. Portreti i pesë prostitutave i vitit 1907 i Pikasos me titull “Les Demoiselles d’Avignon”, cilësohet si piktura e parë kubiste në botë.

“Guernika”mund të jetë vepra e tij më e famshme.

Pikaso jetonte në Paris në vitin 1937. Pranverën e atij viti, bombarduesit gjermanë dhe italianë e rrafshuan qytetin e Guernikës në Spanjë, gjatë Luftës Civile që kishte prekur këtë vend. Duke përdorur një kanavacë të madhe, e cila ishte më shumë murale sesa një pikturë, Pikaso realizoi tablonë me titull “Guernika”, e cila përdorte imazhe të forta si një dem dhe një nënë të pikëlluar për të përshkruar pasojat e luftës.

Në fillim ajo u ekspozua në pavionin spanjoll të Panairit Botëror të Parisit të vitit 1937. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara dhe u ekspozua në Muzeun e Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut. Sot mund të shihet në Muzeun Kombëtar që ndodhet në Madrid.

Pikturoi autoportrete për më shumë se 70 vjet

Një mënyrë për të përcaktuar interesat dhe aftësitë e Pikasos në qasjen e tij artistike është ekzaminimi i autoportreteve të tij. Të kompozuara nga mosha 15 vjeç deri në moshën 90 vjeç, ato pasqyrojnë stilet e tij gjithnjë në ndryshim. Ai skicoi shumë prej tyre që përpara se të kalonte në stilin e tij të “Periudhës Blu”. Më pas pasuan autoportrete në stilet e kubizmit dhe neoklasicizmit.

Pati 4 fëmijë, të cilët i trashëguan veprat e tij

Ai pati 4 fëmijë me 3 gra të ndryshme. Me balerinën Olga Koklova, pati një djalë, Paulon, i lindur në vitin 1917. Me modelen Maria-Tereza Valter, pati vajzën Maja, e lindur në vitin 1935. Me piktoren Fransuazë Zhilo, pati djalin tjetër Klod në vitin 1947 dhe vajzën Palomanë vitin 1949. Paulo vdiq në vitin 1975, duke lënë si trashëgimtarë fëmijët e tjerë të Pikasos,dhe dy fëmijët e tij.

Vdekja e Pikasos i parapriu njërës prej periudhave të tij më krijuese

Besohet se Pikaso krijoi më shumë vepra gjatë 4 viteve të fundit të jetës së tij sesa në çdo periudhë tjetër kohore, duke përqafuar një qasje më ambicioze dhe abstrakte dhe madje duke pikturuar veprën “Piktori i Ri” në vitin 1971, një imazh i Pikasos dekada më i ri. Ai vdiq në Francë më 8 prill 1973 në moshën 91 vjeçare nga një atak kardiak.

Emri i tij i plotë përmbante 23 fjalë

Emri i plotë i Pablo Picasso-s në fakt ishte Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Martiri Patricio ClitoRuíz y Picasso. Ky emër kaq i gjatë bazohet në emrat shenjtorëve dhe të afërmve të ndryshëm, dhe pjesa fundore “Picasso” vjen nga nëna e tij, Maria Pikaso.

Thënie të famshme të Pablo Pikasos:

“Duhet shumë kohë për t’u bërë i ri”.

“Bota sot nuk ka kuptim, ndaj pse duhet të pikturoj fotografi që ata i bëjnë në studio”.

“Nuk ka art abstrakt. Gjithnjë duhet ta nisni me diçka konkrete. Më pas mund të hiqni të gjitha gjurmët e realitetit”.

“Piktura është profesioni i të verbërve. Ai nuk pikturon atë që sheh, por atë që ndjen, atë që itregon vetes për atë që ka parë”. /bota.al/ KultPlus.com

Pablo Picasso dhe gratë, ana e errët e artistit të madh

Më 25 tetor 1881, lindi Pablo Picasso, një nga artistët më të mëdhenj të historisë, themeluesi i kubizmit. Ai hapi studion e tij të parë në moshën 16-vjeçare dhe vdiq në moshën 92-vjeçare, duke lënë rreth pesëmbëdhjetë mijë vepra, përfshirë piktura, vizatime, skica, qeramikë. Fiksimi i tij – përveç artit – ishin femrat, burimi i krijimtarisë së tij.

“Për mua, ekzistojnë vetëm dy lloje të grave: perëndesha dhe lecka”, tha Pablo Picasso. Burri që i donte gratë, ose ndoshta i urrente ato. Në moshën 85-vjeçare, në një intervistë të rrallë televizive, ai tha: “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua është dashuria”.

Gjatë gjithë ekzistencës së tij, eksperimentimi i shkëlqyer artistik i piktorit që simbolizon shekullin e njëzetë, shkon paralelisht me udhëtimin e bërë në kufijtë ekstremë të universit femëror. Gruaja, dashnorja, partnerja, frymëzuesja, gruaja për t’u përdorur, intelektualja, muza, modelja. Gratë në zemër të imagjinatës së tij, nga periudha blu dhe rozë deri te kubizmi, nga përvoja e Guernicës te qindra vizatime dhe skica, por edhe gra me të cilat u martua, i tradhtoi, i la, i çmendi.

Gratë me të cilat ai pati përvojat e para seksuale përmes shtëpive publike kur ishte 13 vjeç, së bashku me të atin. Femra të tërhequra nga gjenialiteti i tij, të joshura nga sytë e tij të ndezur nga pasioni. Gratë që kur ishte fëmijë ishin në qendër të një ekzistence unike: doña Maria, nëna që ai adhuronte dhe nga e cila mori mbiemrin, tezja Pepa, motrat Lola dhe Conchita.

“Ndjeshmëria e Picasso-s ndaj grave varionte nga butësia ekstreme në njërën anë deri tek urrejtja e dhunshme në tjetrën. Rruga e mesme ishte e pamundur, nëse jo e egër”, shkroi Patrick O’Brian, një nga biografët e tij.

“Pas Pikasos vetëm Zoti”, tha Dora Maar, një nga perëndeshat e shumta të tradhtuara, e paaftë për të pranuar botën pa të. Edhe ajo, si gjithë të tjerët, është viktima e një ndërthurjeje fatale të trupit dhe shpirtit, mishit të gjallë dhe përfaqësimit në imazh, të rrëmbyer nga një forcë jetike, e cila më pas shndërrohet në të kundërtën e saj. Artisti i madh andaluzian joshi, por nuk ia lejoi vetes, të shihte të tjerët të shndërroheshin në të varur nga Pikaso.

Në vitin 1881, kur u transferua në Paris në moshën 19-vjeçare, talenti i tij ishte i padiskutueshëm, por gjithashtu edhe oreksi i tij i pangopur seksual. Pasioni i tij i parë i vërtetë ishte për modelen Fernande Olivier. Ishte viti 1904, të dy ishin 23 vjeç. Ai i dashuruar marrëzisht nuk donte që ajo të pozonte për të tjerët. Ishin tetë vite intensive, por të mjaftueshme për të shteruar shtytjen erotike të Pikasos, i cili e braktisi papritur të dashurën e tij të parë në vitin 1912. Një histori, ajo e Fernandes, e cila vdiq në vitin 1966 e varfër dhe e vetme, është një ogur i asaj që do të ndodhë në vijim, nga ato që iu afruan shumë piktorit. Por për cilën muzë e la Pikaso modelen? E dashura e re quhej Marcelle Humbert, por ai e quajti atë Evë dhe për artistin ajo ishte perëndeshë e dashurisë.

“Bota fillon tani dhe ti je Eva”, tha ai. Ajo e frymëzoi atë me një seri pikturash që shënuan një kthim në ngjyra të ndritshme, në pointilizëm. “J’aime Eva”, “Ma jolie”, gjejmë të shkruara në shumë prej veprave të tij, sikur të ishte një tatuazh dashurie: një pasion i dëshpëruar dhe i shkurtër, që kur Marcelle vdiq nga tuberkulozi në 1915.

Për Pikason humbja ishte e madhe. Por ndërsa Lufta e Parë Botërore po përparonte në Evropë dhe artisti po punonte në skenografinë e Paradës me muzikantin Erik Satie dhe shkrimtarin Jean Cocteau, për kompaninë “Ballets russes” nga Sergej Djagilev, gjatë një qëndrimi në Romë ai u mahnit nga balerina Olga Khokhlova. Ishte viti 1917. Rusja e ndoqi në Barcelonë dhe më pas në Paris, ai u martua me të vitin e ardhshëm në prani të Guillaume Apollinaire dhe Cocteau. Në një kohë kur arti i tij luhatet midis natyralizmit dhe kubizmit, ai pikturoi “Portreti i Olgës në një kolltuk”. Një martesë që nuk ishte në gjendje të frenonte vrullshmërinë e saj: instinkti erotik u sublimua duke krijuar qindra vizatime grash lakmitare, të rrethuara nga simbole falike apo figura groteske të organeve gjenitale femërore.

Në vitin 1921 lindi Paulo, djali i parë i Pikasos, i përfaqësuar në krahët e nënës së tij në veprat simbolike të pikturës moderne. Dhe ndoshta atëherë Picasso ishte shumë i matur në lidhje me punët e tij dashurore, por teksa shëtiste nëpër bulevard, artisti pa një pamje të re. Ishte Marie-Thérèse Walter, një vazjë e mitur bionde, me sy blu.

“Unë jam Picasso, do të doja të të pikturoja një portret”, i tha ai. Për vajzën, e cila jetonte me nënën e saj dhe nuk e kishte njohur kurrë të atin, transferimi me atë burrë tridhjetë vjet më të madh se ajo ishte i menjëhershëm.

Marie-Thérèse, dashnorja-fëmijë, e portretizuar në piktura të tilla si “Brenda me një vajzë që vizaton”, i riktheu piktorit energjinë e humbur. Picasso filloi të përjetonte një rigjenerim të jashtëzakonshëm të stilit që e çoi në simbolikën e minotaurit dhe krijimin e Guernicës. Marie-Thérèse, e cila pranoi të jetonte në hije pa ndërhyrë në jetën e të dashurit të saj, ishte perfekte për Picasso-n. Por kur ajo i tha se ishte në pritje të një fëmije dhe Olga e mori vesh, nisi ferri. Gruaja e tërhoqi zvarrë piktorin në gjyq dhe ia vulosën të gjitha pronat në emër të saj, përfshirë bojërat, penelat dhe pikturat në punim e sipër.

“Sa herë që ndërroj femrat, duhet ta djeg të parën. Kështu që unë do t’i hiqja qafe dhe nuk do të ishin të gjithë aty për të komplikuar ekzistencën time. Kjo ndoshta do të më rikthente edhe rininë. Gruaja vritet dhe e kaluara që ajo përfaqëson, fshihet”, tha Picasso. Fjalë profetike. Olga, e cila e kishte bërë të jetonte atë që ai e quajti “koha më e keqe e jetës së tij”, vdiq e çmendur 20 vjet më vonë. Edhe Walter nuk kaloi më mirë. Në fakt Pikaso, të cilit Maya e vogël i lindi në 1935, nuk u ngop kurrë.

Në vitin 1936, një grua tjetër i ndryshoi jetën. Ishte Dora Maar, 29 vjeç. Ai e takoi atë në një kafene në Paris. E shkurtër, me kurba, brune, sy blu, ajo ishte e kundërta e Marie-Thérèse dhe përfaqësonte sfidën intelektuale që kërkonte Picasso. Fotografe, elegante, e kulturuar, e pavarur, ajo ishte vajza e një arkitekti kroat, që kishte jetuar në Argjentinë dhe fliste spanjisht. Pa ndërprerë lidhjen me Walter-in, për të cilën ai  gjeti hapësirën për të enjten dhe të dielën edhe për të parë vajzën e tij, Picasso filloi lidhjen me Dorën.

Një histori që zgjati 7 vjet në të cilën artisti gjithmonë e vinte përballë me Marie-Thérèse, duke i detyruar të dy gratë të darkonin së bashku. Ose i ka çmendur nga xhelozia duke i portretizuar në të njëjtën pozë, deri në përplasje fizike. “Vetëm unë e di se çfarë është ai. Është një instrument vdekjeje. Nuk është burrë, është sëmundje”, tha më vonë Dora, e cila në atë kohë u bë subjekti kryesor femëror i pikturave të tij.

Ndërkohë, i tronditur nga Lufta Civile Spanjolle, në vitin 1937 Picasso kishte pikturuar Guernicën, telajon që denonconte masakrën e civilëve në qytetin bask pas bombardimeve ajrore gjermane. Dhe Dora ishte aty, duke fotografuar fazat e veprës në një seri fotosh që janë bërë legjendare. Megjithatë, pak pasi ai e bindi atë të braktiste fotografinë dhe të rifillonte pikturën, duke e detyruar atë të vuante kritikat e tij shkatërruese. Por fati po përgatiste një hakmarrje për Pikason mizor.

Një tjetër grua që shenjoi jetën e tij quhej Françoise Gilot. Një nxënëse e një mikut të tij piktor kur e takoi, në vitin 1944, ai ishte 63 vjeç dhe ajo 22. Ata e gjetën veten të ngatërruar në një dashuri që për Picasson-n përfaqësonte një rinovim të ngarkesës sensuale. Françoise i lindi dy fëmijë të tjerë: Claude (1947) dhe Paloma (1949). Në pikturat e kësaj periudhe u kthyen temat e nënës me fëmijën. Por edhe me Françoise mekanizmi i vëmendjes së pakufishme dhe mizorisë së pashoqe u riaktivizua: kur ishte shtatzënë, Picasso e adhuroi, e refuzoi pas shtatzënive. Tejet xheloz, ai donte që ajo të vishej në mënyrë monastike, duke ndërthurur marrëdhëniet me të tjerët.

“Gratë vinin e shkonin në jetën e tij si xixëllonja të tërhequr nga një fener; i shikonte në telajo, i përdorte seksualisht dhe kur lodhej i hidhte”, tha Françoise, tashmë njëqindvjeçare. Paloma ishte 4 vjeç kur Gilot bëri një gjest të paprecedentë. Ajo u largua nga Picasso, duke i thënë gjithashtu se e urrente pikturën e tij. Nga inati i fiku një cigare në faqe dhe u përpoq ta bindte të qëndronte. Por Françoise nuk u dorëzua dhe u lirua duke u martuar me një tjetër dhe duke botuar Vita con Picasso, librin për të cilin piktori e çoi në gjykatë.

Në moshën 70-vjeçare, gratë nuk ishin një kapitull i mbyllur për Picasso-n. Ai iu afrua atyre, edhe kur ato ishin shumë të reja. Takimi me perëndeshën e fundit u zhvillua në vitin 1954 në rivierën franceze, ku ajo kishte jetuar prej vitesh midis Antibes, Mougins dhe Vallauris, duke krijuar qeramikë. Dashuri me shikim të parë mes vazove me 28-vjeçaren e divorcuar Jacqueline Roque. Për të ai bleu një kështjellë përrallash në Vallauris. Ai u martua me të në vitin 1961, pas vdekjes së Olgës më 1955, nga e cila nuk ishte divorcuar kurrë.

“I pabesi i pashërueshëm”, Pikaso kishte marrëdhënie të tjera. Por Jacqueline kurrë nuk e la atë dhe artistja kaloi periudhën më paqësore të jetës së saj me të. Kur vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, sikur ajo që kishte mbjellë në jetë vazhdonte të prodhonte fruta të helmuara. Në vitin 1975, djali i tij Paulo vret veten. Në 1977 Marie-Thérèse u vetëvar. Në vitin 1986, Jacqueline bëri vetëvrasje me një të shtënë pistolete. Dora, e cila kishte bërë trajtime psikoanalitike, elektroshok, konvertime fetare, vdiq e vetme në vitin 1997, e harruar nga bota, por besnike e një pakti me veten: “Të gjithë menduan se do të vrisja veten pas braktisjes së tij. Pikaso gjithashtu. Arsyeja kryesore për të mos e bërë këtë ishte për t’i hequr atij këtë kënaqësi”. /a2news/ KultPlus.com

140 vjet nga lindja e Picassos

Pablo Picasso u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues.

Ç’mos ishte ai. Kudo la gjurmë me sprova t’kurajshme dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Me ç’nuk i mbushi ai të 91 vitet e moshës, deri më 8 prill 1973 kur u shua.

Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e tij të jashtëzakonshëm, se sa vlerat shumëdimensionale, me të cilat ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë. “Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë”, – është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, dhe njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit.

Në punën e tij, çdo gjë përqendrohej te ndjeshmëria, te dëshira, forca dhe hapësira, që i veshi këtij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues. Qëllimi i Pablo Picassos nuk ishte të argumentonte koherencën, por që të arrinte të ndiente nivelin më të lartë të ndjeshmërisë, forcën e shprehisë dhe formën e çartun të artikulimit. /KultPlus.com

Edhe tetë vepra të tjera të Pikasos për dashamirët e pikturës

Tetë vepra të tjera të Pablo Picasso-s kanë mbërritur në muzeun që mban emrin e tij, në zemër të Parisit dhe që strehon koleksionin më të rëndësishëm botëror të veprave të piktorit të madh.

Dhurimi i veprave u bë nga vajza e tij, Maya.

Njëra nga veprat, bardhezi, nga viti 1938, u paraqit në shtyp në prani të ministres franceze të Kulturës, Roselyne Bachelot dhe ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire.

E titulluar “Fëmija me lëpirëse i ulur nën një karrige”, vepra kubiste përfaqëson me siguri Maya-n fëmijë, e fshehur nën mobilie, si për të shprehur një parandjenjë ogurzezë, atë të luftës botërore që ishte gati të shpërthente, siç shpjegohet edhe nga një nip i artistit, Olivier Widmaier Picasso.

Koleksioni përfshin gjashtë piktura dhe dy statuja, njëra prej të cilave, “Venus del Gas”, e krijuar nga Picasso në 1945 dhe një tjetër, polineziane, tipike për skulpturat antropomorfike të ishujve Marquesas të shekullit XIX, të cilin artisti e mbajti me xhelozi në studion e tij, së bashku me një libër skicash.

Më e vjetra nga pikturat në koleksion është një portret klasik i babait të Picasso-s, “Don Jose Ruiz”, gjithashtu piktor, i datës 1895.

Më e fundit, një vepër kubiste, “Koka e një njeriu”, e bërë nga Picasso në verën e vitit 1971.

Pranë saj është “Studio për një muzikante mandoline”, bardh e zi në vaj, një portret i Emilie Marguerite Walter (e quajtur “Mémé”), vjehrra e Picasso-s, një vepër e realizuar në vaj dhe laps në kanavacë.

Pastaj, “El Bobo”, vepër në vaj, e frymëzuar nga Nano i Velasquez dhe i vitit 1959, si edhe një album që përfshin disa studime për “Déjeuner sur l’Herbe”, e frymëzuar nga vepra e famshme e Edouard Manet.

Tetë veprat do të paraqiten në tërësi për publikun në prill 2022./ /ervo/KultPlus.com

Gjendet në Athinë një pikturë e vjedhur e Picassos

Një pikturë e artistit Pablo Picasso, e cila ishte vjedhur nëntë vite më parë gjatë një plaçkitjeje në një galeri të artit në Greqi, tashmë është gjetur.

Të hënën, policia në Athinë tha se piktura “Koka e Gruas” është gjetur bashkë me një pikturë tjetër të vitit 1905 të piktorit holandez, Piet Mondrian.

Këto dy piktura dhe një tjetër ishin vjedhur gjatë një plaçkitjeje në Galerinë Kombëtare të Athinës në vitin 2012, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Agjenia Reuters, duke cituar një burim anonim të policisë, raportoi se një burrë grek është arrestuar, pasi pikturat u gjetën në një kanal në periferi të qytetit.

Piktura e vjedhur e Picassos i ishte dhënë dhuratë Galerisë Kombëtare nga vetë artisti në vitin 1949. Pasi e kishte pikturuar një dekadë para se ta jepte dhuratë, ai kishte thënë se pikturën po ia jepte Greqisë si mirënjohje për rezistencën kundër Gjermanisë naziste.

Pritet që zyrtarët grekë të mbajnë një konferencë për gazetarë më vonë të martën rreth gjetjes së këtyre pikturave. / Gazeta Express / KultPlus.com

Piktura e vitit 1932 nga Pablo Picasso do të dalë në ankand

Piktura e Pablo Picasso-s “Femme Assise Près d’une Fenêtre Marie-Thérèse” (Gruaja Ulur Afër Një Dritare), do të dalë në ankand për 55 milionë dollarë.

Vepra është një portret i dashurisë në adoleshencë dhe “muzës së artë” e realizuar në vitin 1932, në një pikë kritike në karrierën e Pablo Picassos.

Ajo do të ofrohet në mbrëmjen e shitjes së arteve të shekullit të 20-të nga Christie në New York më 11 maj, me një vlerësim prej 55 milionë dollarë.

E gjatë pesë metra,“Femme Assise Près d’une Fenêtre” për herë të fundit doli në ankand në shkurt të vitit 2013, kur u shit për 44.8 milionë dollarë./ KultPlus.com

Picasso: Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën

E kam të vështirë ta kuptoj rëndësinë që i jepet fjalës “kërkim“ në lidhje me pikturën moderne. Simbas meje, në pikturë, kërkim nuk do të thotë asgjë. Të gjesh: ky është problemi. Askujt nuk mund t‘i zgjojë kureshtje një njeri që vështron ngultazi përtokë, duke kërkuar kuletën që rastësia mund ta ketë hedhur në rrugë. Kush gjen diçka, nuk ka rëndësi se çfarë, edhe nëse kërkimi i asaj gjëje s’ishte qëllimi i tij, ai po që na zgjon kureshtjen, pse jo dhe admirimin.

Më kanë akuzuar se kam kryer shumë mëkate: por akuza më e rreme është se unë paskam si qëllim kryesor të punës sime prirjen për të kërkuar. Kur pikturoj, qëllimi im është të tregoj atë që kam gjetur dhe jo atë që po kërkoj. Në art qëllimet nuk janë të mjaftueshme dhe, siç themi ne në Spanjë, dashuria duhet të tregohet me vepra dhe jo me argumente. Vlerë ka ajo që bëjmë dhe jo ajo që synojmë të bëjmë.

Të gjithë e dimë se arti nuk është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën, së paku të vërtetën që na është dhënë të kuptojmë. Artisti duhet të dijë mënyrën me të cilën do t’i bindë të tjerët për të vërtetën e gënjeshtrave të tij. Nëse nëpërmjet punës së tij ai arrin të na tregojë vetëm faktin se ka kërkuar dhe rikërkuar mënyrën e realizimit të gënjeshtrave të tij, ai kurrë nuk do mund të arrijë diçka.

Shpeshherë ideja e kërkimit e ka nxjerrë pikturën nga udha, ndërsa artistin e ka bjerrë nëpër stërhollime mendore. Ndoshta ky ka qenë gabimi kryesor i artit modern. Shpirti i kërkimit i ka helmuar ata që nuk i kanë kuptuar plotësisht të gjithë elementët pozitivë dhe përmbyllës të artit modern dhe i ka bërë të përpiqeshin të pikturonin të padukshmen, pra të papikturueshmen.

Ata flasin për natyralizëm dhe kundërvënie ndaj pikturës modene. Do më pëlqente të njihja ndokënd që ka parë një vepër arti natyrale. Natyra dhe arti, duke qenë dy realitetet krejtësisht të ndryshme, nuk mund të jenë e njejta gjë. Nëpërmjet artit ne shprehim konceptimin e asaj që natyra nuk është.

Velázques na ka përcjellë shëmbëlltyrën e njerëzve të epokës së tij: pa dyshim që ata ishin ndryshe nga ç’i ka pikturuar ai, por ne nuk mund të konceptojmë Filipin IV ndryshe nga ç’e ka pikturuar Velázques. Edhe Rubens ka bërë një portret të të njejtit mbret, por duket tjetër njeri. Ne besojmë në atë që ka pikturuar Velázques sepse ai na bind me të drejtën e pushtetit.

Qysh nga origjina, nga primitivët, veprat e të cilëve janë qartësisht të ndryshme nga natyra, dhe deri tek artistë si David, Ingres, e deri dhe Bouguereau, të cilët besonin se e pikturonin natyrën ashtu siç është, arti ka qenë përherë art dhe jo natyrë. Dhe nga pikëpamja e artit nuk ka forma konkrete apo abstrakte, por vetëm forma, të cilat s’janë gjë tjetër veçse gënjeshtra bindëse. Nuk ka dyshim se këto gënjeshtra janë të nevojshme për pjesën tonë mendore, sepse pikërisht përmes tyre ne mund të krijojmë këndvështrimin tonë estetik mbi jetën.

Kubizmi nuk është i ndryshëm nga asnjë shkollë tjetër e pikturës. Për të gjitha shkollat janë të përbashkëta të njejtët parime e të njejtët elementë. Fakti se për shumë vite kubizmi nuk është kuptuar, dhe ka ende sot ka njerëz të cilët nuk arrijnë ta shohin, nuk do të thotë kurrgjë. Unë nuk di të lexoj në anglisht. Një libër në anglisht për mua është një libër i bardhë. Por ama kjo s‘do të thotë se gjuha angleze nuk ekziston. Përse duhet të qortoj ndokënd, veç vetvetes, nëse nuk arrij të kuptoj diçka rreth së cilës nuk di kurrgjë?

Shpesh dëgjoj të shqiptohet fjala evolucion. Më kërkojnë të shpjegoj se si evoluon piktura ime. Për mua, në art nuk ka të shkuar apo të ardhme. Nëse një vepër arti nuk mund të jetojë përngahera në të tashme, nuk duhet të merret në konsideratë. Arti i grekëve, i egjiptianëve, i piktorëve të mëdhenj që jetuan në kohë të tjera, nuk është art i së shkuarës. Mbase sot është më i gjallë nga ç’ka qenë ndonjëherë. Arti nuk evoluon vetvetiu, idetë e popujve ndryshojnë e bashkë me to ndryshojnë edhe mënyrat e shprehjes. Kur dëgjoj të flitet për evoluimin e ndonjë artisti, më duket sikur njerëzit e shikojnë atë në këmbë midis dy pasqyrave që riprodhojnë shëmbëlltyrën e tij në sasi të panumërt- e që kundrojnë edhe shëmbëlltyrat vijuese të pasqyrës tjetër si të ardhmen e tij- teksa shëmbëlltyra e tij e vërtetë ndodhet në të tashme.

Ndryshimi nuk do të thotë evolucion. Nëse një artist ndryshon ekspresionin e tij, kjo do të thotë se ai ka ndryshuar vetëm mënyrën e tij të të menduarit, gjë që mund të jetë për më mirë ose për më keq. Mënyrat e shumta që kam përdorur unë nuk duhet të konsiderohen si një evolucion apo si shkallë që çojnë drejt një ideali të panjohur të pikturës. Gjithë ç’kam bërë ka qenë gjithnjë për të tashmen, me shpresën e të mbeturit përherë në të tashmen.

Kur kam gjetur diçka për të shprehur, e kam bërë pa menduar për të shkuarën apo të ardhmen. Nuk besoj se në mënyrat e mija të ndryshme kam përdorur elementë rrënjësisht të ndryshëm; nëse objektet që kam dashur të shpreh më kanë propozuar mënyra të ndryshme ekspresioni, unë nuk kam ngurruar fare t’i përdor. Unë nuk kam bërë as eksperimente e as prova. Kur kam diçka për të thënë, e them në mënyrën që më duket më natyrale. Motive të ndryshme kërkojnë në mënyrë të pashmangshme metoda të ndryshme ekspresioni. Kjo nuk do të thotë evoluim apo ecje përpara, por përshtatje e idesë që duam të shprehim me mënyrat e shprehjes së kësaj ideje.

Arti kalimtar nuk ekziston. Në historinë kronologjike të artit ka periudha që janë më pozitive dhe më të plota se të tjerat; kjo do të thotë vetëm se ka periudha në të cilat ekzistojnë artistë më të mirë se në periudhat e tjera. Nëse historia e artit do mund të paraqitej në mënyrë grafike, ashtu siç veprohet me digramat që shënojnë ndryshimet e temperaturës së të sëmurit, do viheshin re të njejtat linja që ulen e çohen, duke provuar kështu që në art nuk ka ngjitje dhe përparim, por shënohen do lloj uljesh e ngritjesh si në çdo tjetër fushë. E njejta gjë ndodh edhe në punën individuale të një artisti.

Shumë njerëz mendojnë se kubizmi është një art kalimtar, një eksperiment që nuk mund të sjellë rezultate të mëtejshme.  Ata që mendojnë kështu nuk e kanë kuptuar. Kubizmi nuk është një farë apo fetus, por art që trajton një shkallë formash parësore, dhe kur një formë realizohet shfaqet aty për të jetuar jetën e saj. Një lëndë minerale që ka një formë gjeometrike nuk është bërë për qëllime kalimtare; ajo është aty për të mbetur dhe mbetur përherë në formën e saj; nëse duam të zbatojmë në art ligjet e evolucionit dhe të transformizmit, atëherë duhet të pranojmë që gjithçka është kalimtare. Por, në të kundërt, arti nuk hyn në këto absolutizma filozofike. Në qoftë se  kubizmi ishte art kalimtar, unë jam i bindur se e vetmja formë që do mund ta pasonte kishte për të qenë një formë tjetër e kubizmit.

Janë bërë përpjekje për ta shpjeguar kubizmin nëpërmjet matematikës, trigonometrisë, kimisë, psikanalizës, muzikës, e kushedi ç’gjëje tjetër. E tërë kjo s’ka prodhuar send tjetër përpos letërsi, për të mos thënë “pa kuptim“, dhe ka sjellë rezultatin e keq të verbimit të njerëzve përmes teorive.

Kubizmi ka qëndruar përherë brënda kufinjve të pikturës, duke mos mëtuar kurrë të dalë jashtë saj. Vizatimi, piktura dhe ngjyra janë mirëkuptuar dhe përkushtuar në kubizëm po me të njejtin shpirt dhe mënyrë siç janë mirëkuptuar në shkollat tjera. Kohërat tona mund të jenë të ndryshme sepse ne kemi ndërkallur në pikturë objekte dhe forma të panjohura më parë, kemi hapur sytë mbi gjithë çfarë na qarkon, e edhe mendjen.

Formës dhe ngjyrës u kemi dhënë kuptimin e tyre të veçantë gjer ku kemi arritur ta shohim. Në objektet tanë ruajmë harenë e zbulimit, kënaqësinë e së papriturës; vetë objekti ynë duhet të jetë një burim vëmendjeje. Por ç’dobi ka vallë të flasim rreth asaj që bëjmë, në një kohë kur të gjithë mund ta shikojnë, nëse duan?

Pablo Picasso

Përktheu: Shpëtim Kelmendi / KultPlus.com

Prapa punës gjeniale të Picassos fshehët një kaos i madh

“Ju jeni ata çfarë mbani”, tha artisti dikur. Ai ishte i rrethuar gjithmonë nga një rrëmujë e madhe, duke e ditur që edhe sendet e lodhshme dhe të perëndishme të njerëzve të tjerë mund të kishin një interes artistik.

Ai grumbulloi gjithçka, që nga gazetat e vjetra, copëza letre mbështjellëse, zarfe të përdorura, deri tek paketat e duhanit, biletat e autobusëve dhe peceta letre. Kur grumbujt e letrave të tij mbushnin tavolinën, ai do t’i kapte ato të gjitha dhe do t’i largonte përkohësisht nga vendi.

Në kohën kur vdiq në 1973, në moshën 91-vjeçare, ai kishte grumbulluar mijëra copa të ndryshme letre, të cilat dolën edhe në ekran në Royal Academy në Londër si pjesë e një ekspozite kushtuar pasionit të tij për letrën. Treqind vepra arti dhe gjëra nga koleksioni i tij, tregonin për vizionit e tij si artist.

Studiot e artistëve të tjerë ishin rrallë aq kaotike sa ato të Picassos. Villa e tij në Kanë, ishte e mbushur me sende – letra, kuti dhe kavanoza me bojë që ishin në çdo hapësirë të dhomës madje edhe në karrige.

“Ai ishte shumë i vetëdijshëm për mbajtjen dhe regjistrimin e gjërave, kështu që unë mendoj se kjo ishte pjesë e përcaktimit të vetes së tij”, tha bashkëkuratorja e ekspozitës Picasso dhe Paper.

Në vitin 1914, paketimet e duhanit dhe gazeta ishin ndër materialet që ai përdori për të krijuar kolazhet e tij. Ai kishte një marrëdhënie midis materialit dhe objektit që përfaqësonte në pikturën e tij.

Femmes à leur Picasso (1937-38) ishte një kolazh i krijuar me letër muri të prera.      

Për shumë artistë, letra ishte thjesht një bazë mbi të cilën hartoheshin idetë përpara se t’i paraqesësh ato përfundimisht. Për Picasson, letra nuk ishte vetëm për hartim, as thjesht një mjet për t’i dhënë fund. Me Femme à leur (1937-8) ai demonstroi sesa efektiv mund të ishte kolazhi në një shkallë të madhe.

Gjërat që Picasso la pas dokumentojnë ekzistencën e tij si artist i rrallë. Ato janë mendimet, gjysmë mendimet dhe shpërqendrimet nga të cilat bënë që të të rriten idetë e tij dhe kështu këto ide të shndërrohen në vepra të mëdha. /KultPlus.com

Ai ishte nxënës i tmerrshëm: Dhjetë fakte interesante për Pablo Pikason

Më 25 tetor 1881 lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vdiq në vitin 1973).

Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pikaso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste.

U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17-vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955.

Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Pikasos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer.

Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenët pacifist.

Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksionistit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.

Pikaso është pagëzuar Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceon Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso, sipas disa të afërmve të tij. Emri Pikaso i vjen nga e ëma, Maria Pikaso y Lopez. Babai quhet Jose Ruiz Blasco.

2- Ai lindi më herët

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

3- Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

4- Vizatimi i parë i Pablos

Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

5- Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

6- Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

7- A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

8-Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

Në vitin 1009, Pikaso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Pikaso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

9- Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura. Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

10- Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht. 

Zbulohen dhjetë vepra të panjohura të Pikasos, ishin fshehur në një bodrum në Iran

Gjatë viteve 1970, perandoresha e Iranit, nxiti hapjen e një muzeu të artit modern. Në vitin 1979, kur ajo dhe bshkëshorti u arratisën nga vendi për shkak të demonstrative popullore, veprat e artit u fshehën me shpejtësi në bodrumin e muzeut. Kjo ishte një kthesë e trishtueshme  e ngjarjeve për admiruesit e artit.

Koleksioni i tablove, ishte një nga më të mëdhatë të artit të pasluftës nga Perëndimi. Pas heqjes së këtyre pjesëve, galeritë e artit nisën të shfaqnin propagandë revolucionare. Kohët e fundit, procesi i rinovimit të muezut, çoi në një zbulim të jashtëzakonshën. Kuratorët njohën dy piktura të piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso.

Ndërsa ata po punonin në dhomat e magazinimit në bodrumin e godinës, u shfaqën 10 Pikaso të panjohura. Kjo u pasua nga një skicë e harruar e Marsel Dyshamp, një tjetër zbulim me vlerë.

Për herë të parë ndër dekada, shumë nga veprat e fshehura do të shfaqen sërish. Këto përfshijnë veprat e reja të Pikasos, skicën e Dyshamp, veprat e Endi Uarol si dhe disa artistëvea iranianë, në një ekspozitë të përzier perëndimore dhe të Lindjes së Mesme. / bota.al/ KultPlus.com