Ava Max shkëlqen me kreacion të stilistit kosovar (FOTO)

Ka pak ditë që këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max ka lansuar albumin e saj të fundit “Heaven and Hell” duke marr kështu primatin në toplistat më të njohura botërore. Gjithashtu, albumi është promovuar në “billboard”-et më të mëdha të kryeqyteteve të famshme të botës, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe, Max e ka vërtetuar që asgjë s’mund t’i dalë para, sukseset tashmë janë në anën e saj.

Kujtojmë që Ava Max, vlerësohet shumë edhe për stilin unik. Duke filluar nga flokët, grimi e veshjet, ajo gjithmonë merr vëmendje në paraqitjet e saj.

Por, me një dukje krejt të veçantë ajo vjen në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetet sociale, ku vëmendje mori fustani i saj që është kreacion i stilistit kosovar, Pajtim Rracit.

Rraci këtë kreacion të punuar ekskluzivisht për Ava Max dhe ja ka dërguar stilistit personal të këngëtares Wilford Lenov dhe kështu fustani përfundoi tek Ava.

Rraci ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të kreacionit të tij të veshura nga Ava Max dhe s’kishte si mos të ndjehej krenarë.

Bashkëpunimet e disenjatorëve shqiptarë me artistë botërorë janë në rritje, puna e tyre po merr vëmendje mediale në gazetat më prestigjioze në botë. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFVBwYal5tg/