Kanionet e Osumit në Berat janë kthyer në një paketë turistike e mbushur me aventurë, histori, sport dhe trajtime kurative.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në kanionet e Osumit, të cilët përveç rafting po përdorin baltën edhe për trajtime kurative.
“Kanionet e Osumit, një paketë e plotë turistike e mbushur me aventurë, histori, sport dhe trajtime kurative, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj”, shkruan Rama.
Guidat e Beratit tashmë janë përshtatur me kërkesat e turistëve të huaj dhe po e kthejnë natyrën e Kanioneve në një paketë të plotë turistike.
Vitet e fundit Kanionet e Osumit janë kthyer në destinacionin e preferuar për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”./ atsh/ KultPlus.com