Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje publike për blerjen e veprave të artit të artistëve vendor në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përcjell KultPlus.
Kjo thirrje është bërë bazuar në Vendimin me Nr. 11/24, të datës 11.08.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbështetjes dhe promovimit të krijimtarisë vendore bashkëkohore, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike shpall konkurs publik për blerjen e veprave të artit vizual dhe audiovizual për pasurimin e fondit aktual shtetëror të artit.
Artistët në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me vepra nga disiplina të ndryshme të arteve pamore:
Pikturë
Skulpturë
Vizatim
Grafikë
Tekstil
Qeramikë
Dizajn industrial
Art digjital
Video art
Performancë
Instalacion
Të tjera
Për të kuptuar detajet tjera dhe për aplikim ju lutemi të vizitoni linkun e bashkangjitur. / KultPlus.com