Palindromë

Nga – Rrona Jaka

Trupi i pajetë fillon të luftojë përsëri
Litari që ka në fyt i largohet nga qafa 
Asnjëherë s’u shkruan fjalët në letrën 
që kishte vendosur ta linte për mua
Kurse loti i terur ngjallet dhe rrjedh për së larti në sytë e skuqur
Pashpresia kthehet prapë në inat verbues
Ajo ide e tmerrshme i largohet nga koka 
dhe jeta ka ende kuptim 
Fjalët “Je një krijesë patetikë” s’ia thashë kurrë 
Asnjëherë s’i hyra në dhomë me gjithë atë mllef 
Ajo zënka e fundit nuk ndodhi kurrë 
Asnjë nga ato që e bënë ta vriste veten nuk ndodhi. 
Atëherë pse jam këtu? Në gjunjë, 
Fytyre zbardhur duke lexuar ketë letër te lagur nga lotët e trupit që lëkundet pranë meje./KultPlus/