Pamje nga droni tregojnë shkatërrimet që la pas tërmeti i fortë në Turqi (VIDEO)

Një ndërtesë është prishur në Lagjen e Shtëpive të Pleqve Adana.

Një ndërtesë është shembur në lagjen Huzurevleri të Adanasë.

Mbetjet u filmuan me një dron.

Një tërmet 7.8 ballësh ka goditur Turqinë jugore dhe Sirinëku ka shkaktuar shumë dëme dhe numri i viktimave ka arritur në 500.

Në anën tjetër një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në 237, kurse i të plagosurve në 639.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Kurse, zëvendëspresidenti turk ka thënë se deri më tani 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke./ Express / KultPlus.com

Pamje nga droni, qyteti i Bejrutit pas shpërthimit (VIDEO)

Së paku 100 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur është bilanci i shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, më 4 gusht.

I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi, afër pjesës ku ndodhet porti.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha se 2,750 ton kimikate bujqësore ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet. / KultPlus.com