Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterbury, Connecticut ka njoftuar se edhe këtë vit do të realizoje festivalin e kulturës shqiptare, panairin më të madh të kulinarisë tradicionale shqiptare.
Ky aktivitet i cili këtë vit feston 15 vjetorin e tij do të mbahet në datat 25 dhe 26 shtator dhe ka në fokus promovimin e gatimeve tradicionale shqiptare.
Gjatë këtyre viteve kanë qene pjesë e këtij manifestimi kulturor shqiptar më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.
Siç kanë njoftuar edhe më herë organizatorët, eventi do të organizohet në përputhje me rregullat anti-covid.
Eventi i përvitshëm përfshin aktivitete kulturore, muzikë dhe kuzhinë shqiptare. Përmes këtij aktiviteti, komuniteti shqiptar prezanton kulturën, muzikën, traditat dhe ushqimet e autentike shqiptare në komunitetin amerikan të Greater Waterbury, SHBA./ diasporashqiptare/ KultPlus.com