Në panairin e librit në Frankfurt të Gjermanisë flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjë.
Skandali është denoncuar nga pjesëmarrës në këtë panair.
Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes Rama. Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë pa djeninë e palës shqiptare./insajderi/ KultPlus.com