Romani “Të pandarat” i Simone de Beavoir, ishte një tjetër roman që mblodhi adhuruesit e librit në Panairin e Librit që po mbahet në Prishtinë, dhe për këtë libër në panelin e diskutimit ishte vet përkthyesja e këtij libri Diana Çuli, e cila ishte e shoqëruar edhe nga drejtuesit e këtij Panairi, Edon dhe Besian Zeneli, shkruan KultPlus.
Çuli qysh në fillim ka treguar se ky roman është një roman me figurë simbolike të feminizmit dhe barazisë gjinore.
“Është një roman i shkurtë autobiografik, me histori personale, ku dy shoqe të vogla në mes të dy luftërave botërore, Andrea dhe Silvia përballen me paragjykimet, seksizmin, rrethanat e vështira kohore të cilat ishin prezent në atë kohë në Evropë”, u tha mes të tjerash në këtë takim letrar.
Shtjellimi i radikalizmit katolik të familja e Andreas, një familje ekstreme katolike, ku askush nuk guxon të dalë jashtë kontestit fetar dhe trysnia e nënës së Andreas por me butësi, duke e kushtëzuar në mënyre të tërthortë e bëjnë këtë vepër akoma më shumë të dëshiruar për lexim, edukim dhe luftën kundër dhunës, radikalizmit e paragjykimeve në baza gjinore.
Diana Çuli, më pas tregoi se ky libër është libri i tretë me radhë që ka përkthyer nga krijimtgaria e Simone de Beavoir.
“Është libri i tretë i Simones që është përkthyer nga unë. Simone de Beavoir shënoj fillimin e valës së dytë të feminizmit. Një libër që flet për miqësinë dhe barazinë gjinore”, ka shpejguar Çuli.
Diana Çuli është shkrimtare, përkthyese dhe studiuese e njohur e letërsisë shqipe, e vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare
Libri “Të pandarat” u promovua në Afmiteatrin e Pallatit, hapësirë kjo që ka grumbulluar shumë shkrimtarë, përkthyes e lexues në një vend të vetëm tash e sa ditë./ KultPlus.com
Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar Panairi i Librit “Prishtina 2022”, përcjell KultPlus.
Më poshtë gjeni statusin e plotë:
Të dashur lexues,
Të nderuar bashkëpunëtorë, të nderuara media,
Edicionit të shumëpritur të Panairit të Librit, të 22-tit me radhë, i erdhi fundi shumë shpejt. Koha e gjatë që mezi pritëm ta kishim panairin na bëri ta duam aq shumë, ta presim aq shumë, saqë duket sikur ende pa filluar mirë përfundoi. Sa mirë që u rikthye, sa mirë që u ripamë, sa mirë që libri u bë kryefjalë kudo ku flitet shqip për këto gjashtë ditë, por sa keq që u krye kaq shpejt.
Më 2 qershor 2020 planifikohej Panairi i 22-të i Prishtinës. Meqë pandemia, 2 vjet nuk u mbajt. Më 2022 u rikthye ajo që na u mor më 2020. Dhe tanimë, falë rrethanave të jashtme, çdo edicion i panairit do të jetë i njëjtë në numër me vitet e shekullit XXI. Simbolikë pas simbolike…
Më 7 qershor 2022 u hap Panairi i 22-të i Librit “Prishtina 2022”, me ç’rast folën organizatori dhe kryetari i SHBK-së, Edon Zeneli, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, shkrimtari i ftuar nderi i Panairit Claude Arnaud bashkë me shkrimtaren, publicisten dhe gazetaren Klara Buda, shkrimtarja dhe drejtorja e QKL-së, Alda Bardhyli, dhe shkrimtari nga Kosova Agim Vinca.
Në panair qenë të pranishëm mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e më gjerë. U prezantuan mbi 20.000 botime të viteve të fundit e mbi 3.000 botime të reja të botuara nga panairi i kaluar te ky i sivjetmi. U promovuan mbi 30 vepra e autorë, u shënuan përvjetorë të rëndësishëm dhe qenë të pranishëm personalitete kryesore të jetës publike në Kosovë e Shqipëri. Qenë të pranishëm qindra shkrimtarë/e dhe njerëz të fushës. Të gjitha mediat vendore e regjionale e përcollën panairin e librit dhe kjo i dha jehonë të jashtëzakonshme punës së palodhshme të njerëzve të urtë e dijeshumë.
Të dashur lexues,
JU FALEMINDERIT që na dhatë pafund urime, mbështetje, dorështrëngime e përqafime! Faleminderit që ishit pjesë e festës së librit me ne!
Mirë u takofshim vitin tjetër, më 6 qershor 2023, në Panairin e 23-të të Librit “Prishtina 2023”.
Me jurinë në përbërje të Majlinda Ramës, kryetare e jurisë; Reshat Sahitajt, anëtar; dhe Dan Ibrahimit, anëtar, janë ndarë çmimet e panairit kështu si vijon më poshtë:
1. Çmimi për letërsinë për fëmijë, zhanri tregime: DRITË RUHANI, me librin “Në koma”, botuar nga SAS
2. Çmimi për letërsinë për fëmijë, zhanri roman: FATMIR GJESTILA, me librin “Briri i artë shndërrues”, botuar nga EMATHIA
3. Çmimi për vepër kapitale: ALDA BARDHYLI, me librin “Kohë për rrëfim, dialog me Ismail Kadarenë”, botuar nga ONUFRI
4. Çmimi për përkthimin më të mirë, zhanri roman: DIANA ÇULI, me përkthimin “Diaboliket – Barbery d’Aurevilly”, botuar nga PEGI
5. Çmimi për përkthimin më të mirë, zhanri poezi: MIRELA PAPUÇIU, me përkthimin “Voltaikët – Laurent Grison”, botuar nga BUZUKU
6. Çmimi për veprën më të mirë poetike: ALKETA GASHI FAZLIU, me librin “Pikë”, botuar nga ARTINI
7. Çmimi për veprën më të mirë, roman: NAMIK DOKLE, me librin “Kolerë në kohë dashurie”, botuar nga TOENA
8. Çmimi për veprën më të mirë eseistike/kritike: BEHAR GJOKA, me librin “Hejza e Pashkut”, botuar nga BUZUKU
9. Çmimi Autor i vitit i huaj, për: CLAUDE ARNAUD, dhe
10. Çmimi Autor i vitit i letësisë shqipe: SHKUMBIN GASHI. / KultPlus.com
Në ditën e pestë të panairit të librit është bërë ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsinë për fëmijë, përkthime, vepër kapitale.
Çmimin për romanin më të mirë të këtij edicioni, e ka marrë shkrimtari, Namik Dokle për veprën “Kolerë në kohë të dashurisë”, ndërsa autori më i mirë i vitit është zgjedhur Shkumbin Gashi.
Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, ka qenë i ftuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës për të ndarë çmimin për autorin e romanit më të mirë, Namik Dokle.
Ai është ka thënë se Dokle ka dhënë një kontribut të shquar për demokracinë në Shqipëri dhe është një personalitet i sferave të gjithanshëm.
Minxhozi: Dokle, një person i sferave të gjithanshëm
“Një njeri që ka kontribuar shumë për demokracinë në Shqipëri, dhe së fundi e shikoj një djalosh në letërsi, qe e ka lënë politikën, ka botuar katër romane. Ndërsa në udhëtimin e tij si letrar, poet, ka 25 vepra, ku shquhen disa drama të fuqishme që janë vënë në skenë në Shqipëri dhe Kosovë. Jam shumë krenar që kam njohur dhe vazhdoj ta njoh Namik Doklen, një personalitet i sferave të gjithanshëm që ka një simpati nga njerëzit e artit dhe politikës, por tani me një term të ri edhe si shkrimtar”, tha ai.
Ndërsa Namik Dokle këtë çmim ua kushtoi poetëve të pushkatuar dhe të vrarë.
Dokle: Ndjeva kënaqësi dyfishë më shumë sesa do të ndjeja në Tiranë
“U gëzova dhe ndjeva kënaqësi dyfishë më shumë sesa do të ndjeja po ta merrja në Tiranë, sepse mendoj që Kosova po bën një punë të shkëlqyer. Nga viti në vit po rrit kontributin për kulturën kombëtare, jo thjesht për kulturën në Prishtinë apo Kosovë. Romanin për të cilin u nderova u kushtohet poeteve të pushkatuar dhe të vrarë por edhe atyre që janë vrarë shpirtërisht”, u shpreh Dokle.
Në panair morën pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj.
Panairi përkon me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.
Më 2020 dhe 2021 panairi nuk është mbajtur për shkak të pandemisë COVID-19. Panairi i Librit i Prishtinës, krahas atij të Tiranës është panairi më i madh i librit shqip./kp/ KultPlus.com
Panairi i librit në Prishtinë u rikthye pas dy vitesh mungesë. Me moton “Libri mbron mendjen” edicioni i 22-të i panairit mirëpret mbi 100 botues ndërsa do të shënohet edhe me aktivitete të shumta, shkruan KultPlus.
Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, në hapje të këtij panairi tha se ky edicion duhej të mbahej para dy vitesh por për shkak të pandemisë ishte shtyrë. Megjithatë, kujtoi se në ditët e vështira të COVID libri shoqëroi njerëzit dhe shërbente si një dritare për ta shijuar lirinë.
Ai ka shtuar se mbi 100 botues do të prezantojnë mijëra tituj të rinj, libra për çdo moshë, për çdo temë apo interes.
“Për gjashtë ditë, sa zgjatë panairi, Prishtina është kryeqendër mbarëkombëtare e librit shqip. Mbi 100 botues prezantojnë mijëra tituj të rinj të botuar në qarkun kohor mes panairit të vitit 2019 dhe këtij panairi të sivjetmë. Libri është mjet e medium përmes së cilës, mendjet e ndritura komunikojnë me secilin prej nesh. Përmes leximit, ne kuptojmë dhe ne mësojmë, andaj për gjatë këto ditë Pallati i Rinisë bëhet edhe pallati i dijes, sepse këtu grumbullohen të gjitha mendjet më të mëdha të botës”, thotë Zeneli.
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se kjo ngjarje tashmë e ka marrë epitetin të caktuar të ngjarjes të rëndësishme kulturore ku gjithë së bashku mblidhemi për ta kremtuar ditën e librit.
“Ne si Ministri e Kulturës jemi shumë të lumtur që jemi mbështetës të aktiviteteve të këtilla, megjithatë ne gjithë tashmë jemi të pajtimit që mbështetja për librin duhet të kalojë në një nivel tjetër dhe në këtë kuadër, ne po punojmë për një politikë të re të kulturës, për një reformë të re ligjore dhe institucionale ku bënë pjesë edhe veprimtaria botuese. Uroj që ta shijojmë këtë Panair”, thotë Çeku.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se përgjatë viteve panairi i librit në Prishtinë ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore.
“Jam shumë i lumtur që jam sot me ju në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë. Përgjatë viteve, Panairi i Librit në Prishtinë ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore për të pasionuarit pas librit por edhe botuesit. Panairi për mua personalisht është më shumë se sa një ngjarje ku shitet libri dhe ku takohen autorët e publikuesit. Pra, është një ngjarje ku ndahen idetë e reja dhe ku shihet perspektiva e re. Unë kam pas fatin të rritem me libra e mes tyre, kam punuar edhe në Panair për arsye se e kam përkrah babin tim i cili ka qenë pjesë e Panaireve për një kohë të gjatë dhe tek libri kam gjetur magjinë e tij. Libri është një dritare e jashtëzakonshme që na jep mundësinë për të parë e kuptuar botën. Libri na jep mundësi të mendojmë dhe të hapim horizontin tonë”, thotë Zogaj.
Tutje, shkrimtari francez, Claude Arnaud është shprehur i lumtur që ndodhet në Panairin e Librit në Prishtinë.
“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që ndodhem sot këtu mes botuesve, autorëve, përkthyesve dhe gazetarëve në hapjen e Panairit të 22-të të Librit në Prishtinë. Aktualisht në Francë shteti e ndihmon shumë botimin, tek ne ka më shumë shkrimtarë sesa lexues. Zhvillohen kushte të perfeksionimit të shkrimit, por unë besoj se do të ishte mirë të ofrohen kurse leximi, sepse leximi është gjithashtu një art i llojit të vet”, tha ai.
Ndërkaq, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli ka thënë se ky Panair është një ngjarje tejet e rëndësishme ngase neve na lidh me prekjen e bukur të universit njerëzor.
“Rikthimi i Panairit të Librit pas gati dy vitesh mungesë është një ngjarje e rëndësishme që na lidh me prekjen më të bukur të universit njerëzor. E shkuara jonë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë është një pengesë e vazhdueshme me historinë. Sot, tre dekada nga rënia e komunizmit dhe gati 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, mund të shohim dritën që shoqëroi dy vendet tona drejt një çlirimi shpirtëror. Poetët dhe shkrimtarët ishin ata që na orientuan drejt këtij çlirimi”, thotë Bardhyli.
Gjithashtu, shkrimtari dhe poeti Agim Vinca përveçse e vlerësoi lartë këtë edicion të Panairit, ai edhe recitoi një poezi nga libri i tij i parë me poezi që mban emrin “Feniksi”.
“Pas një pauze të imponuar dy vjeçare, Prishtina po i hap sot përsëri dyert e Panairit, dyert e artit dhe të letërsisë, të dijes dhe të kulturës apo dyer që s’kanë mundur t’i mbyllin kurrë asnjë pandemi, asnjë pushtet dhe asnjë pushtues. Fjala shqipe është treguar më e fuqishme se pengesat me të cilat është ndeshur në shekuj, duke i mposhtur ato dhe duke ardhur edhe më e gjallë e më e bukur, sikurse edhe gjuha me të cilën shkruhet”, thotë Vinca.
Krejt në fund, ai interpretoi aq bukur poezinë e tij “E urrej heshtjen” nga libri i tij i parë me poezi “Feniksi”. Kështu, jehona e vargjeve i përcolli tutje të gjithë artdashësit që dalëngadalë po hynin në botën e librit, për t’u përhumbur pas tij me orë të tëra.
Panairi do të mbahet nga 7-12 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë, ndërsa aty do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. / KultPlus.com
Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë. Panairi i 22-të i Librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 12 qershor në orën 18:00. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. / KultPlus.com
Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë. Panairi i 22-të i Librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 12 qershor në orën 18:00. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. / KultPlus.com
Shoqata e Botuesve të Kosovës ka njoftuar se Panairi i Librit në Prishtinë nuk do të mbahet gjatë muajt qershor, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook kjo shoqatë ka njoftuar se edicioni i 22-të do të shtyhet për shkak të situatës pandemike në vend.
Tutje ata kanë njoftuar se janë duke bërë përpjekje që panairin ta mbajnë në muajin shtator ose tetor, konform rregullave të miratuara nga qeveria.
Kujtojmë se Panairi i Librit nuk është mbajtur as vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre të plotë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Të dashur lexues,
U bënë pothuaj 24 muaj qëkur jemi mbledhur së bashku në ambientet e Pallatit të Rinisë në ngjarjen më të madhe të librit në Kosovë, Panairin e Librit…
Vitin e kaluar pllakosi virusi e goditi botën mbarë duke na mbajtur larg fizikisht e, megjithatë, librat ishin aty për të na mbajtur afër personazheve e historive të pafundme të cilat na e bënë dhimbjen më të lehtë e kohën më të çmuar. Mbi të gjitha na e bënë më të lehtë përballjen me rutinën e patëmirë që virusi solli. Na e ruajti shëndetin mendor.
Me keqardhje të madhe njoftuam vitin e kaluar se nuk takohemi dot siç bënim për vite e vite me radhë në fillim qershor. Na munguan pafund takimet mes botuesve, shkrimtarëve, lexuesve, përkthyesve e të gjithë dashamirësve të librit. Menduam se do e tejkalonim me vetëm një vit mungesë por shumë shpejt erdhi qershori i dytë e ne nuk mund të takohemi përsëri. Si rrjedhojë e gjendjes me pandeminë, panairi nuk mbahet dot as këtë qershor.
Urojmë që gjendja të përmirësohet fillimisht për shëndetin tonë, e pastaj edhe për të mundësuar mbajtjen e ngjarjeve kulturore që aq shumë na mungojnë.
Do të përpiqemi shumë që gjatë muajit shtator apo muajit tetor, gjithnjë konform vendimeve në fuqi të Ministrisë së Shëndetësisë, të organizojmë kryengjarjen e librit në Kosovë.
Panairi i 20-të i Librit në Prishtinë mbyllet sot me përmbledhjen e ecurisë së panairit dhe shpalljen e pesë titujve më të kërkuar të autorëve shqiptarë, por edhe pesë titujve më të kërkuar të autorëve të huaj.
Aktivitetet:
Në orën 10.00-10.30
Stenda BUZUKU
Nënshkrime nga shkrimtari francez, François-Henri Désérable, romani “Njëfarë Z. Piekielny”, përkthyer nga Urim Nerguti.
Në orën 11.00-12.00
Salla e promovimeve
Nënshkrime nga Albatros Rexhaj, romani “Kthimi”
Në orën 12.00-13.00
Salla e promovimeve
Nënshkrime nga Flutur Mustafa, “Andje”
Në orën 13:00
SHBK
Konferencë për media
Përmbledhje e ecurisë së panairit dhe shpallja e 5 titujve më të kërkuar të autorëve shqiptarë, si dhe 5 titujve më të kërkuar të autorëve të huaj.
Sot më 5 qershor në Prishtinë, hapet edicioni i 20-të jubilar i Panairit të Librit, shkruan KultPlus.
Panairi i cili mbahet nga 5 deri më 10 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë në kryeqytet, organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Kësisoj, sivjet pritet që në këtë panair të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora ndërsa numri i titujve të rinj sillet rreth 1400-1500.
Në vijim po sjellim të plotë agjendën e Panairit të Librit në Prishtinë, aty ku mysafir special do të jetë shkrimtari francez, François-Henri Désérable i cili vjen në Prishtinë më 7 qershor.
Panairi jubilar, i 20-të, do të mbahet nga 5-10 qershor 2018 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 10 qershor, në orën 18:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.
Hyrja për vizitorë: Gratis!
Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj, rreth 1400-1500. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, dhe në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare:
– 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – VITIT TË SKËNDERBEUT
– 300-vjetori i lindjes së Teodor Kavaliotit
– 200-vjetori i lindjes së Zef Jubanit
– 100-vjetori i lindjes së Tajar Hatipit
– 100-vjetori i lindjes së Vorea Ujkos
– 100-vjetori i lindjes së Spiro Çomorës
– 100-vjetori i lindjes së Pashko Gjeçit
dhe botërore:
– 200-vjetori i lindjes së Turgenjevit
– 100-vjetori i lindjes së Moris Dryonit
– 100-vjetori i lindjes së Solzhenicinit
Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.
SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 7 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në: