Panairi i Librit në Torino, interes i shtuar i vizitorëve për Sallonin Shqiptar

Salloni Shqiptar në Torino ka tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjete sociale, foto që përcjellin imazhe të vizitorëve të ndryshëm që ndalojnë në Sallonin Shqiptar të Panairit të Librit që po mbahet në Torino.

“Një shkëmb që i hapet botës përmes letërsisë”, u shpreh Marariti, teksa e cilësoi realizimin e sallonit shqiptare, “një vepër sa arkitekturore dhe artistike nga Matilda Pando dhe Ergys Krisiko”.

“Një punë e palodhur, në një kohë fare të shkurtër, nga vajza e djem në Ministrinë e Kulturës dhe Qendra  Kombëtare e Librit dhe Leximit, me mbështetjen e partnerëve tanë:Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare e Torinos e të tjerë, që na u bashkuan në rrugëtim “përtej paqyrës”, tha Margariti./KultPlus.com

Autorët shqiptarë në Panairin e Librit në Torino

Pasditen e sotme ka nisur eventi më i rëndësishëm i vitit në Europë në fushën e botimeve “Panairi i Librit i Torinos” (Salone Internazionale del Libro).

Një tjetër event gjigand kulturor që merr sërish jetë, pas mbylljeve të dy viteve të fundit për shkak të Covid19.

Nuk mungon as këtë vit prania shqiptare, me një kënd të posaçëm, organizuar nga “Shoqata Qendra e Kulturës Shqiptare”, në Torino.

Si pjesë e programit të Panairit të Librit të vitit 2021, Centro Albanese dhe Fondacioni Vera Nocentini ditën e nesërme prezantojnë librin e autorit shqiptar Arben Dedja “Traktati mjekësor në 19 tregime e 1/2 “ (Whitefly Press). Libri do të prezantohet në prani të autorit si pjesë e Salone Off, më 15 tetor 2021 në orën 20:30 në Sallën e Konferencave të Polo del ‘900, në Corso Valdocco 4 / a, Torino.

Ndërsa me datë 16 tetor, artdashësit e Panairit të Librit do të mund të takojnë autorin Tom Kuka që do të prezantojë “L’Ora del male” librin e tij më të fundit, publikuar nga Besa editrice. / KultPlus.com