Këtë të enjte, të premte dhe të shtunë, datat 4-6 prill, zhvillohet “Panairi i Librit të Ri, të Vjetër dhe të Përdorur”.
Shtëpia Botuese ‘Pika pa Sipërfaqe’ organizon panairin në rrugën “Çerçiz Topulli” mbrapa rrugës së Barrikadave, nga ora 10 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.
Do ketë, si gjithmonë, libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera, me çmime të lira; libra të vjetër me çmime të reja, dhe librat e Pikës me zbritje. / KultPlus.com
Sapo është hapur edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në pjesën e amfiteatrit, me fillim nga 11:00. Në këtë panair të librit u ekspozuan rreth 2,000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur duke filluar nga fusha e letërsisë, e gjuhësisë, e historisë, e etnologjisë, e etnografisë, e antropologjisë, e filozofisë, e eseistikes, e estetikës, e filmit si dhe e teatrit, shkruan KultPlus.
Bashkëpunimi dhe bashkë-organizimi i Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ka sjell edhe hapjen e ekspozitës “Të ndarë”, por të pashkëputur dhe hapjen e ekspozitës me dokumente arkivore “Dhimitër Pasko”.
Në stendat e këtij panairi u organizua “Dita e dhurimit të librit” dhe u bë pranim-dorëzimi i librave të dhuruar nga individë, shtëpi botuese, OJQ, për bibliotekat e shkollave të komunës së Prishtinës. Me shpresën se këto ngjarje kulturore të shtohen edhe nëpër qytetet e tjera të Kosovës në vitet e ardhshme, u bë hapja zyrtare e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.
Të pranishëm ishin drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj si dhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.
“Këto janë dy ekspozita që duken në dukje nuk janë fort mirë por kanë lidhje shumë. Të ndarë ne jemi sepse kështu erdhën rrethanat dhe shqiptarët e bënë kompromisin e tyre të madh në ditën që u shpall Pavarësia e Kosovës. E bënë kompromisin e mos arritjes së idealit që realisht doli në pah si vlera jonë kombëtare por këtë duhet ta kthejmë si fitore”, thotë Bido.
Sipas tij, është një kompromis i fitores së jetës dhe jo idealit e sidomos sot kur tendencat vlojnë duke prodhuar identitete të veçanta.
“Kjo ekspozitë rrëfen më së miri se për çfarë luftoi Isa Boletini dhe nëse ai do të shihte flamurin verdhë e blu, nuk do t’i pëlqente. Ne jemi gjithnjë bashkë me Agjencinë e Arkivave të Kosovës”, ka thënë Bido.
Kjo ngjarje është organizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Drejtorisë së Kulturës të Komunës së Prishtinës.
Ndërsa me fillim nga ora 13.00, në sallën e konferencave të “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, është organizuar edhe përurimi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare”.
Kurse, të shtunën me fillim nga ora 11:00, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, në “Art Centër”, organizohet tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Z. Emini.
Po ashtu, duke filluar nga ora 14:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet ora poetike “Dritë mbi plagë”. Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”. Ndërsa, nga ora 15:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet tryeza për romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti. Flasin për librin shkrimtarë, studiues, kritikë, publicistë, ish-të burgosur në Burgun e Dubravës (përjetues të masakrës). Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Eskadronët e vdekjes”. / KultPlus.com
Edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, do të hapet këtë të premte në sheshin “Zahir Pajaziti”, në pjesën e amfiteatrit, në orën 11.00.
Në këtë panair të librit do të ekspozohen rreth 2 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, do të hapen dy ekspozita dhe do të organizohen diskutime me autorë dhe botues dhe ora letrare “Dritë mbi plagë”, ka njoftuar ndihmës organizatori i panairit, Berat Armagedoni.
Ky është programi i edicionit të tretë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.
Hapja e panairit
E premte, 16 dhjetor 2022
(Dita e parë e panairit të librit)
Me datë 16 dhjetor 2022, me fillim nga ora 11.00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nis edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. Në këtë panair të librit do të paraqiten rreth 2 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur nga fusha e letërsisë, e gjuhësisë, e historisë, e etnologjisë, e etnografisë, e antropologjisë, e filozofisë, e eseistikes, e estetikës, e filmit, e teatrit etj. Po me rastin e hapjes së panairit, në bashkëpunim dhe bashkorganizim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, në orën 11.20 hapim ekspozitën Të ndarë, por të pashkëputur dhe ekspozitën me dokumente arkivore Dhimitër Pasko.
E premte, 16 dhjetor 2022
(Dita e parë e panairit të librit)
Me datë 16 dhjetor 2022, me fillim nga ora 13.00, në sallën e konferencave të “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, në bashkëpunim dhe bashkorganizim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, përurojmë librin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare”. Flasin për librin: Bedri Islami, Shaban Sinani, Muhamet Mavraj, Abdulla Azizi.
E shtunë, 17 dhjetor 2022
(Dita e dytë e panairit të librit)
Me datë 17 dhjetor 2022, me fillim nga ora 11.00, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, në “Art Centër”, organizojmë tryezën “Drama shqipe”, me të ftuarit prof. dr. Haqif Mulliqi dhe prof. ass. dr. Emin Z. Emini.
Moderatore: Alketa Gashi Fazliu
E shtunë, 17 dhjetor 2022
(Dita e dytë e panairit të librit)
Me datë 17 dhjetor 2022, me fillim nga ora 14.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizojmë orën poetike “Dritë mbi plagë”.
Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Dritë mbi plagë”.
Me datë 17 dhjetor 2022, me fillim nga ora 15.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizojmë tryezën për romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti.
Flasin për librin shkrimtarë, studiues, kritikë, publicistë, ish-të burgosur në Burgun e Dubravës (përjetues të masakrës).
Të pranishmëve do t’u dhurohet nga një ekzemplar i librit “Eskadronët e vdekjes”.
Moderatore: Alketa Gashi Fazliu
E diel, 18 dhjetor 2022
(Dita e tretë e panairit të librit)
Me datë 18 dhjetor, me fillim nga ora 12.00, në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizojmë tryezën shkencore “Sfidat e botuesve”. Të ftuar botues nga Kosova.
E diel, 18 dhjetor 2022
(Dita e tretë e panairit të librit)
Me datë 18 dhjetor, me fillim nga ora 10.00-12.00, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me këtë Agjenci, organizojmë punëtorinë “Shërimi i materialit arkivor”.
E diel, 18 dhjetor 2022
(Dita e tretë e panairit të librit)
Me datë 18 dhjetor, me fillim nga ora 10.00-15.00, në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, në stendat e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, organizohet “Dita e dhurimit të librit” dhe bëhet pranim-dorëzimi i librave të dhuruar nga individë, shtëpi botuese, OJQ. për bibliotekat e shkollave të komunës së Prishtinës.
Ndihmëtarë materialë për organizimin e panairit: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com